NGA 187 VRASJE NGA PASLUFTA, ZBULOHEN VETËM 75 AUTORË

Edhe përkundër hetimeve të policisë dhe gjykatave në Maqedoni

Edhe përkundër aktiviteteve të policisë për kapjen e autorëve të 187 vrasjeve, MPB deri më tani ka arritur të kapë vetëm 75 autorë të tyre kurse vrasësit e tjerë akoma mbeten të panjohur për organet e drejtësisë së Maqedonisë

 

Në Maqedoni janë të evidentuara gjithsej 187 vrasje edhe atë vetëm prej periudhës së pasluftës. Nga gjithsejt këto vrasje vetëm 75 kanë arritur të zbulohen nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Pikërisht, sipas raportit të policisë, numri më i madh i vrasjeve është kryer në Maqedoninë Perëndimore gjegjësisht në Tetovë dhe qytetet tjera si ai i Gostivarit, Kërçovës, mandej një numër i vrasjeve klasike edhe në Shkup.

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, në Maqedoni janë kryer 8 vrasje me çka tri janë zbuluar dhe autorët e vrasjeve tashmë vuajnë dënimet nëpër burgjet e Maqedonisë.

Gjithashtu, në priudhën gjatë muajit maj të këtij viti në Maqedoni janë kryer edhe 12 vrasje tjera, numër ky që përputhet me numrin e majit të vitit të kaluar, vrasje për të cilët policia akoma i vazhdon hetimet e saj.

Tetova këtu e zen vendin e parë në lidhje me vrasjet për të cilët policia nuk disponon me informacione të plota.

Vrasjet më së shumti janë të kryera nga veturat në lëvizje.

Një vrasje e tillë gjatë këtij viti është evidentuar edhe në Kumanovë dhe një në Gostivar.

Ndërsa, sipas mënyrës së vrasjeve, shumica prej tyre janë kryer me armë zjarri duke përfshirë këtu armë të lehta dhe pushkë automatike përderisa të tjerat janë kryer me armë të ftohta, gjegjësisht me thikë dhe sopatë.

Vrasjet me armë të ftohta sipas statistikës dhe emrave të autorëve, janë qytetarë nga etniteti maqedonas.

Nga rastet e realizuara deri më tani, motivet për vrasjet sipas këtij raporti janë qërimi i hesapeve në mes grupeve të ndryshme si dhe vrasjet gjatë tentimeve për plaçkitje të personave apo objekteve të ndryshme.

 

Hajnat më së shumti e gjuajnë Shkupin

Gjithashtu gjatë muajve të kaluar të këtij viti, në tërë territorin e Maqedonisë janë evidentuar gjithsej 120 plaçitje të dhunshme prej të cilëve 75 vetëm se janë zbuluar nga policia.

Numri më i madh i vjedhjeve, 86 sosh, janë bërë në rrethinën e Shkupit, 17 në Tetovë dhe Strugë, pastaj në Koçanë, Kumanovë, Gostivar dhe Sveti Nikolë të paraqitur nga një vjedhje e stilit të rëndë me kërcënime fizike.

Numri më i madhë i vjedhjeve të lehta sipas raportit të policisë është evidentuar në Shkup ku arrin numrin 28 vjedhje të kryera në hapsira të hapura konkretisht vjedhje ndaj kalimtarëve të rastit.

Shumica e plaçkitjeve është kryer me kërcënime dhe me forcë fizike që përshinë numrin gjithsejt në 21, ndërsa shtatë prej tyre janë bërë me përdorimin e mjeteve të forta metali.

Si rezultat i plaçkitjeve të lartëpërmendura, 12 persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Përndryshe, më të rrezikuara nga hajnat janë pompat e benzinës, pastaj këmbimoret e ndryshme dhe objektet afariste.

 

Vetëvrasjet shënojnë numrin më të madhë se sa vrasjet

Gjatë vitit të kaluar, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 145 vetëvrasje të stileve të ndryshme. Në 115 raste, vetvrasjet i kanë kryer gjinia mashkullore kurse 30 raste janë regjistruar tek femrat. Vetërasësit kryesisht janë persona të moshës mbi 25 vjeçare. Sipas raportit të policisë të njejtat janë të kryera me varje, 72 prej tyre, pastaj 32 janë me armë zjarri, me hemikali të ndryshme janë 14, kërcime nga lartësitë e mëdha janë 12, e kështu me radhë.

Motivet në të shumtën e rasteve kanë të bëjnë me sëmundjet psikike (50), sëmundjet e ndryshme të pashërueshme (39) dhe grindjet familjare (18) e kështu me radhë.

 

Të pazbuluara vrasjet ndaj fëmijëve të posalindur

 

Në Maqedoni janë të regjistruar katër vrasje ndaj fëmijëve të posalindur.

Një vrasje e tillë ka ndodhur në Gostivar kur në një deponi të bërlloqeve, në një kuti është zbuluar një fëmijë i posalindur i gjinisë femërore.

Pastaj në Veles, në tunelin e lagjes “Tunel” është gjetur një fëmijë i ndrydhur dhe i mbështjellë me najlon të zi.

Në Kumanovë poashtu, në rrugën “Tode Mendol”, në afërsi të një shtëpie është gjetur e vdekur një foshnjë e posalindur e gjinisë femërore e mbuluar me një pako kartoni.

Edhe përkundër tentimeve të policisë për kapjen e autorëve të vrasjeve të fëmijëve të posalindur, mbeten enigmë edhe më tej prindërit e tyre.

Ndërkohë, një rast tjetër është evidentuar në stacionin e policisë në Kratovë, ku personi me iniciale D.K. (43) është lajmëruar në polici ku ka konfirmuar vdekjen e rëndomtë të vajzës së tij të posalindur.

Mirëpo pas analizave mjeksore që janë kryer ndaj foshnjës është konstatuar se e njejta është ndrydhur deri në vdekje nga i ati i tij i sëmurë mentalisht.

shkruan:
Vedat Memedaliu
Copyright www.agimi.com