| Këshilli organizativ i KGSHK konsideron se Shkupit do t'i kthehet rëndësia historike
Kuvendi i parë i Vlorës i mbajtur më 18 dhe 19 qershor të vitit 2002 ishte nën organizimin e patronatit të ish-presidentit të Shqipërisë, Rexhep Mejdanit, ndërsa Kuvendi i Prishtinës i mbajtur më 27 dhe 28 qershor të vitit të kaluar ishte nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit.
Ndërkohë, Kuvendi i GSHK-së që do të mbahet në Shkup do të jetë nën patronatin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti
Shkup, 9 qershor - Kuvendi i tretë me radhë i Grave të Shquara të Kombit (KGSHK) do të mbahet ditën e enjte dhe të premte në qytetin e Shkupit.
Këtë e bëri të ditur Këshilli organizativ i këtij Kuvendit në një konferencë për shtyp, të martën në lokalet e Teatrit Kombëtar në Shkup.
“Do të jenë të ftuara gra eminente nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët, duke mos i përjashtuar edhe ato nga diaspora”, bëri të ditur Gjylimsere Kasapi, koordinatore e Këshillit organizativ të KGSHK-së.
Ajo me këtë rast i bëri të ditur edhe emrat e personaliteteve të cilët do të marrin pjesë në këtë kuvend.
Nermine Vlora Falaski, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Flora Brovina, Edi Shukriu, Sanie Grashi, e shumë të tjera nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Presheva e Bujanovci dhe diaspora do të jenë pjesëmarëse direkte në këtë kuvend.
“Nga 120 sa presim të vijnë në KGSHK, 10 mesiguri do të të jenë më të njohura. Emrin Gua e Shquar e Kombit mund ta ketë edhe një nënë që ka humbur djalin e saj në luftë për të drejtat e kombit, njejtë sikurse një grua që mund të ketë marrë tituj të lartë shkencor”, theksoi Kujtime Kica, anëtare e Këshillit organizativ të KGSHK-së në Shkup.
Sipas saj, kontributin që e jep një grua shqiptare për kombin e saj është me dimenzione të gjëra shoqërore.
Kasapi gjithashtu e sqaroi edhe përbërjen e Këshillit organizativ për të cilën tha se “në këtë përbërje marrin pjesë gra nga e gjithë hapsira ku veprojnë shqiptarët”.
Ndërsa, koordinatore e këtij Kuvendi për Shqipërinë është deputetja Magbule Çeço, për Kosovën, humanistja Flora Brovina.
“Ndërkohë, Konkresi i tretë grave të shquara shqiptare, ishte planifikuar të mbahet në Sicili të Italisë, mirëpo meqë vitin e kaluar Kongresi u mbajt në Prishtinë kësaj rradhe u sollë vendimi që ky kongres të mbahet edhe në Shkup”, theksoi Drita Alimi anëtare e Këshillit të KGSHK-së.
Koordinatorja Kasapi, në këtë konferencë bëri të ditur se shpenzimet e këtij Kongresi do ti mbulojë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nën patronatin e së cilit edhe do të realizohet Kuvendi. |