|
Zoti Kryetar,
Çka dëshiron populli i Kosovës? Javën e kaluar
vizitova Ferizajin, qytetin e tretë përkah madhësia
në Kosovë, Pejën, që gjendet rrënzë
maleve dhe Mitrovicën që shtrihet buzë lumit Ibër.
Në Ferizaj një bukëpjekës nga një Ndërmarrje
shoqërore e bukës më pyeti për: “një
punë të sigurtë”. Një student më
tha: “dua ti vie fundi korrupcionit në mënyrë
që të mos kem nevojë të paguajë për
një vend në Univerzitet”. Në Pejë, një
tregtar mu lut që “ta mund krimin”. Në Mitrovicë,
një mësues nga rradhët e komunitetit minoritar më
tha: “Dua të lëviz nëpër Kosovë pa
pasur frigë”. Pra e tëra ishte rreth vendeve të
punës, sigurisë dhe respektit për multi etnicitetit.
Shumë politikanë e dinë këtë dhe janë
duke punuar shumë nëpër Institutet e Përkohshme
anemban Kosovës. Megjithatë, brengosem se të tjerët
në Prishtinë po bëhen më shumë agresiv
për statusin dhe kompetencat lidhur me statusin dhe nuk koncentrohen
sa duhet në çështjet bukës dhe djathit.
Në të njejtën kohë, Kryeministri Zoran Djindjic
në Beograd tani e ka ndryshuar kursin duke kërkuar gjithashtu
një Rezolutë të hershme të statusit të
Kosovës dhe kërkon kthimin e Shtetit serb në Kosovë.
Gjersa komuniteti ndërkombëtar koncentrohet në standardet,
në atë se çka dëshiron populli, politikanët
përqëndrohen në statusin e Kosovës.
Në bashkëveprim me ndryshimin e pikëpamjes në
Beograd, kemi parë dy lëvizje të kundërta nga
serbët e Kosovës. Është mirë që Koalicioni
Kthimi do të kthehet në Kuvend pas disa muaj bojkotimi.
Interesat e serbëve më së miri mund të përfaqësohen
përmes institucioneve legjitime.
Lëvizja e dytë, një hap unilateral i ndërmarrë
nga të tjerët për të krijuar Unionin e komunave
serbe në veri të Kosovës, ka pasur ndikim të
damshëm në këto interesa. Ky Union bazohet në
mono-etnicitet. Ai nuk e ka vleftën ligjore por e destabilizon
punën e Këshillit të Evropës rreth decentralizimit,
që duhet të filloj punën e vet në Kosovë
këtë të hëne.
Zoti Kryetar,
Si do t’i qaset UNMIK-u sfidave të vitit 2003 në
dritën e këtyre zhvillimeve? Siç e dini, shumëçka
është arritur në 12 muajt e fundit. Komuniteti Kosovar
dhe ndërkombëtar mund të mburret me këtë.
Por ne duhet të shkojmë përpara. Prandaj, këtë
vit ne mendojmë të përqëndrohemi në:
- standardet
- Tri prioritetet: vendet e punës, sigurinë dhe shumë-etnicitetin
e mirëfilltë
- Bartjen e kompetencave
- Nisjen e dialogut të drejtpërdrejt Prishtinë-Beograd,
dhe
- Përgatitjen për integrimin Evropian.
I. Përqëndrimi tek standardet
Për arsye të ndryshme dhe me pikëpamje të
ndryshme lidhur me atë se çfarë duhet të jetë
zgjidhja, duket se tani në Prishtinë dhe Beograd disa
pajtohen me “së pari standardet”. Por, në
të vërtetë, ajo që shihet në terren është
përmirësimi i cilësisë së jetës –
duke dhënë rezultate për standardet ose pikësynimet.
Misioni i Këshillit të Sigurimit e pa këtë vetë
gjatë vizitës së paradokohshme të tij. Kjo poashtu
shihet nga raporti tre mujor i Sekretarit të Përgjithsëm,
i cili ishte në Kosovë në muajin nëntor.
Por, një gjë duhet ta kemi të qartë që
të gjithë: Përqëndrimi ynë tek standardet
në asnjë mënyrë nuk i përjashton bisedimet
e drejtpërdrejta mes Prishtinës dhe Beogradit. Përkundrazi,
dialogu me Beogradin është njëri prej tetë pikësynimeve.
Ashtu siç e tha Sekretari i Përgjithshëm, bisedimet
për çështjet e interesit të ndërsjellë
duhet të fillojnë sa më parë që është
e mundur.
Z. Kryetar,
Materiali të cilin e keni para vetes është paraparë
të shërbejë si tregues themelor kundrejt të
cilit prej tash e tutje në çdo tre mujor do të
mund të matet përparimi drejt pikësynimeve. Ai jep
një përmbledhje të mënyrës se si mendojmë
ta operacionalizojmë procesin.
Meqenëse ekziston një pajtueshmëri e përgjithshme
përkitazi me qëllimet, institucionet e Kosovës ende
nuk janë angazhuar me elanin e mjaftueshëm sa i përket
pikësynimeve. Disa politikanë shqiptarë të Kosovës
kanë pohuar se Kosova tashmë i ka arritur standardet.
Një zyrtar i lartë ka deklaruar publikisht se Kosova “ka
shkuar më larg se qeveritë e rajonit” në qasjen
e saj për kthimet, të drejtat pronësore dhe lirinë
e lëvizjes.
Natyrisht, standardet që duhet arritur duhet të jenë
reale dhe të shihen karshi të arriturave në rajon.
Do të ishte e padrejtë që Kosova të krahasohet
me Zvicrën për shembull. Megjithatë, ashtu si u theksua
nga misioni i Këshillit të Sigurimit në dhjetor,
Kosova edhe më tej është larg pasjes së institucioneve
vërtetë demokratike dhe një shoqërie ku minoritetet
mund të marrin pjesë tërësisht.
Ne qartazi nuk presim nga institucionet të veprojnë
në sferat në të cilat ato nuk kanë instrumente.
Por, personalitetet publike mund dhe duhet të mbahen përgjegjëse
për një përpjekje të vazhdueshme në avancimin
e vlerave të shtetit ligjor për shembull. Nga to presim
që të deklarohen kundër krimit, të heqin dorë
prej deklaratave ekstremiste dhe të kërkojnë nga
populli që të bashkëpunojnë me policinë
dhe gjykatat. Tolerimi në heshtje i krimit dhe korrupsionit
duhet ndalur.
Me ndihmën tuaj, unë shpresoj se ne mund t’i bindim
liderët politikë dhe shoqërinë Kosovare që
të shohin pikësynimet si një sfidë pozitive.
Institucionet e Kosovës duhet të jenë gati për
këtë. Ato duhet të kuptojnë se vetëm përmbushja
e këtyre standardeve do t’i jepë Bashkësisë
Ndërkombëtare besimin se Kosova është gati për
vetëqeverisje substanciale. Poashtu, përmbushja e këtyre
standardeve është e domosdoshme për të mënjanuar
shkaqet për ndonjë konflikt të ardhshëm –
dhe që Kosova të bëhet një shoqëri normale
evropiane.
Më lejoni poashtu të theksoj se ka shumë politikanë,
personalitete publike dhe gazetarë në Kosovë të
cilët janë shumë përkrahës të këtij
drejtimi. Vizioni i tyre është mjaft inkurajues.
II. Prioritetet për vitin 2003
Strategjia e UNMIK-ut është përqëndrimi në
standardet të cilat janë të nevojshme për një
jetë normale në Kosovë, në atë që
populli e do në të vërtetë. Unë do të
ndalem në prioritetet për vitin 2003:
Së pari, Krimi: Shkalla e përgjithshme e krimeve të
rënda ka shënuar rënie të madhe në vitin
2002. Numri i vrajseve në vitin e kaluar ka qenë sa gjysma
në vitin 2001 dhe shkalla e zbulueshmërisë së
vrasjeve është ngritur në 80%. Sidoqoftë, në
ndërrimin e moteve Kosova është goditur nga një
valë dhune dhe vrasjesh. Brenda katër javësh shpërthyen
tri autobomba. Gjatë muajit të kaluar u shënuan një
numër i vrasjeve të disa personaliteteve të njohura.
Disa prej viktimave kanë qenë dëshmitarë të
gjykimeve në Hagë ose të rasteve të krimit të
organizuar.
Askush nuk është mbi ligjin. Ne jemi duke intensifikuar
sulmet tona mbi krimin e organizuar, korrupsionin dhe dhunën
me motive politike ose etnike. Pjesëtarët e Shërbimit
Policor të Kosovës do t’i përdorin shkathtësitë
e tyre të reja për të marrë pjesë në
pjesët më të ndieshme të luftës kundër
krimeve të rënda dhe krimit të organizuar. Ata do
të kontribojnë me njohuritë e tyre lidhur me rrjetat
kriminele në Kosovë dhe rajon. Të enjten e kaluar
në stacionin policor në Pejë, unë e pash se
kjo mund të funksionojë. Poashtu jam i kënaqur që
Guardia di Finanza italiane tani ka filluar me punë në
Njësinë e për Hetime Financiare të sapoformuar
për luftimin e korrupsionit dhe mashtrimeve financiare.
Së dyti, Ekonomia: Papunësia vazhdon të jetë
brenga kryesore. Por, vendet e punës mund të krijohen
vetëm duke tërhequr investimet. Dhe investimet do të
vijnë vetëm kur investuesit do të kenë besim
se paratë e tyre nuk do të humben. Kjo do të ndodh
vetëm atëherë kur ata do të mund të kenë
siguri në sistemin ligjor, besim në institucione dhe kur
ekziston liria e lëvizjes dhe zbatohen të drejtat pronësore.
Me fjalë tjera, kur të plotësohen standardet e një
shoqërie demokratike funksionale.
Bashkë me qeverinë, unë do të mundohem të
bëj gjithçka që është e mundur për
të zhvilluar sistemin ligjor, institucionet dhe bazat për
të drejtat pronësore që janë të nevojshme
për të ndërtuar besimin tek investuesit. Çelësi
i tërë kësaj do të jetë procesi i privatizimit.
Ne poashtu duhet që afaristëve t’ua bëjmë
të lehtë investimin në Kosovë. Për këtë,
ne do të hapim një zyrë ku investuesit do të
mund të kalojnë me lehtësi nëpër procedurën
e regjistrimit dhe kushteve ligjore. Një zyre për investime.
Së treti, Shunë-etniciteti: Unë jam i brengosur
lidhur me politikën e hartuar në bazë të interesave
etnike nga radhët e shqiptarëve dhe serbëve të
Kosovës si dhe nga Beogradi.
Nuk mund t’i lejojmë strukturat paralele të veprojnë.
Kjo është po ashtu arsyeja pse e kemi themeluar Administratën
e UNMIK-ut në Mitrovicë më 25 nëntor dhe tash
po nisim me Shërbimin Policor të Kosovës në
pjesën veriore të qytetit. Duhet të bëhet edhe
më shumë. Sidoqoftë, pas tre vjet e gjysëm që
nuk kemi dëgjuar asgjë nga andej pos Rojeve të Urës,
bashkësia ndërkombëtare tash e ka kontrollin.
Beogradi na ka ndihmuar në çështjen e Mitrovicës
por në fushat tjera vazhdon të përkrah strukturat
paralele, duke vepruar në baza njëetnike. Edhe pse insiston
se Kosova është pjesë e Sërbisë, në
fakt Beogradi përqëndrohet vetëm në 10% të
popullatës së Kosvës.
Mirëpo, komuniteti shqipatar shumicë në Kosovë
po ashtu ka dështuar në atë që të marrë
në dorë trajtimin e interesave të komunitetit serb
dhe pakicave tjera. Pakicat ende keqtrajtohen. Pakicat ende frigohen
të lëvizin lirisht nëpër Kosovë. Shpesh
nuk kanë qasje në arsim, kujdes shëndetësor,
shërbime publike dhe vende pune. Ne në UNMIK po punojmë
shumë që t’i krijojmë kushtet për shtimin
e numrit të kthimeve. Në vitin 2003 do të mundësohen
më shumë kthime. Por të drejtat e pakicave dhe kthimet
duhet të përkrahen edhe nga Institucionet e përkohshme
me ndarje buxhetore dhe programe konkrete.
Kosova duhet të dëshmojë se është duke
krijuar një shoqëri shumetnike në të cilën
secili kosovar, pavarësisht nga origjina etnike, mund të
jetojë në siguri e dinjitet.
III Bartja e kompetencave
Është gjë e mirë që Kuvendi dhe institucionet
tjera dojnë të marrin mbi vete përgjegjësi.
Jam i gatshëm që deri në fund të këtij
viti t’ua dorëzoj Institucioneve të përkohshme
të gjitha kompetencat të cilat ligji më lejon t’i
dorëzoj. Mirëpo, institucionet duhet të aarijnë
suksese në përmbushjen e pikësynimeve dhe të
dëshmojnë se janë të pajisur për t’i
trajtuar përgjegjësitë e shtuara – dhe me të
vërtetë të arrijnë suksese.
Komunat tashmë kanë më shumë se dy vjetë
përvojë në udhëheqjen e çështjeve
lokale. Së shpejti do të jemi në gjendje që
komunave më të suksesshme t’ua dorëzojmë
krejt kompetencat ekzekutive dhe të tërhiqemi në
funksion monitorues e mbikqyrës.
Në nivelin qendror, UNMIK po i kryen rishikimet e asaj se
me çfarë efikasiteti kemi kaluar në fakt kompetencat
në fushat e transferuara. Po ashtu do të mundohemi që
bashkërisht me Institucionet e përkohshme të gjejmë
se cilat fusha tjera mund të transferohen sivjet. E mandej
së bashku me to do të shohim se si mund të kryhet
ky transfer më për së mbari.
Parimi ynë do të jetë fuqizimi efektiv. Po është
me rëndësi që transferimi i pushtetit të mos
ndodh ashtu që Bashkësia ndërkombëtare thjesht
të hjekë dorë nga strukturat politike të Kosovës,
duke e lënë anash 1244shin. Ende nuk është bërë
një vjet prej se është themeluar Qeveria. Ende mungojnë
kontrollet dhe bilanset në mes të ekzekutivit, legjislativit,
gjyqësorit dhe mediave. Mbrojtja e pakicave është
ende e dobët në të gjitha institucionet. Vet Qeveria
ka kërkuar përkrahjen tonë të vazhdueshme. Përkundër
gabimeve tona – natyrisht që UNMIK-u bën gabime-
ende i duhemi Kosovës.
Përveç kësaj, ka disa gjëra të caktuara
të cilat nuk mund t’i bart plotësisht tek institucionet
vendase. Kam mandatin të shërbejë si garantues i
të drejtave të barabarta të pakicave dhe trajtimin
e tyre të mirë. Së bashku me KFOR-in jam përgjegjës
për sigurinë dhe rendin civil. Dhe do ta mbaj pushtetin
mbi marrëdhëniet me jashtë.
***
Nuk besoj se viti 2003 është koha që më në
fund të zgjidhet statusi i Kosovës. Por është
koha që të vehen themelet për proceset politike që
në fund do ta përcaktojnë statusin. Dialogu mes Prishtinës
e Beogradit mbi çështjet praktike me interes të
përbashkët është në vetvete i domosdoshëm
dhe do të ndihmoj në tejtimin e dialogut politik. Në
fakt, paragrafi 11 (e) i Rezolutës 1244 me jep mandatin që
të promovoj një proces të tillë.
Është me rëndësi kyçe që Këshilli
i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që përfaqëson
tërë Bashkësinë ndërkombëtare, të
mbajë udhëheqësinë mbi Kosovën derisa të
plotësohet synimi kryesor i parashtruar në Rezolutën
1244. Në të njejtën kohë, Kosova po ashtu duhet
të pregatitet për procesin e integrimit në Evropë
së bashku me fqinjët e vet në rajon.
Pritet që Bashkësia Evropiane të ravijëzoj
një strategji më energjike karshi Ballkanit në samitin
e saj në Selanik më 21 qershor. Në letrën e
tij drejtuar Kryesisë greke dhe asaj të ardhshme italiane,
Kryetari i Komisionit Romano Prodi fton ‘për një
përkushtim edhe më të madh politik’ të
BE-së dhe një perspektivë “ të qartë
dhe të saktë’ anëtarësimi. Në një
takim të përfaqësuesve ndërkombëtar të
rajonit me Përfaqësuesin e lartë Havier Solana dhe
Komisionerin Kris Paten javën e kaluar në Bruksel, të
gjithë pamë se kjo është qenësore për
arritjen e suksesit.
Mirëpo, çfarëdo angazhimi i Bashkësisë
ndërkombtare duhet të përcjellet me angazhim të
njejtë të partnerëve tanë vendas në përmbushjen
e standardeve – standardeve të një shoqërie
funksionale demokratike.
Z. Kryetar,
Të përfundoj: Çka pra dojnë njerëzit
në Kosovë? Cilat janë prioritet tona? Vende të
punës, siguri dhe shumetnicitet. Kjo është esenca
e standardeve. Këtë e don Bashkësia ndërkombëtare.
Dhe këtë e dojnë njerëzit e Kosovës.
|