SA KOSOVARË DO TË VOTOJNË SIVJET ?

Zakonisht në shtetet që kanë përvojë të gjatë demokratike, në fund te mandatit qeverisës së cdo garniture politike, është bërë traditë që përveq organizimit të takimeve dhe debateve me qytetarë të organizohën edhe analiza të ndryshme shkencore e mediatike me qëllim të shqyrtiit dhe rishqyrtimit të ish ofertave dhe kërkesave për mandatet e reja zhvillimore dhe opinioneve “pro et contra” diskursit apo Qeverise në fjale, në mënyre që përafersisht të diagnostifikohën pozicionet dhe ristartimet e reja që serisht insistojne të involvohen ne fushatat e reja. Shtrohet pyetja a ka mundësi që edhe në Kosovë të fillojë të ndodhë një gjë e tillë?

Ciniku, shlirshem do thoshte prerazi, jo! Se ne Kosove nuk ka opozite te mirefillet dhe se është e natyrshme të veprohet kështu! Naivi, apo i painformuari, do thoshte; Po mire, kjo është funksionale, ngaqe te gjithe “delet jane ne numer”, kurse ujku është I ngimë?! Vertete cili ka te drejte? Por te analizojme, njeherit interesimin e opinionit i cili i armatosi pushtetaret tanë me “fuqi racionale”, siq do thoshte Weberi.

Interesi pra, që të parashikohën sa më përafërt rezultatet e plausibilitetit, nëpër vendet e ndryshme, (posaqërisht në ato postkonfliktuoze) sa është një cështje e admirueshme dhe falenderuese, aq është edhe kontestuese dhe mjaft problematike. E admirueshme dhe falenderuese ngaqë, rezultatet (cfardo qofshin ato) paralajmëruese, diskurseve të ndryshme politike që tentojnë të hyjnë në spiralën e garës paraelektorale, gjithënjë synojnë t'ua tërheqin vrejtjen atyre, mbi; potencialin e mundshëm votues te vendit, pastajë shkallën e animimit të tyre trupit elektoral gjatë dhe pas fushates elektorale. Ndersa, është kontestuese dhe problematike, ngaqe shumica e kompanive qe mirren me kete problematike sensitive, veshtire e kane te ruajne integritetin dhe sovraniteti e vete pa rene nen kurthat premtuese te diskurseve dhe lidereve dhe partive te ndryshme politike

Ne Kosove, bie fjala mjeshtria e hulumtimit te opinionit publik përkundër disa tentativave që të ngritet niveli I sofistikimit dhe I profesionalizmit ne mbledhjen e “fakteve”, ende është një zanat i panjohur për hulumtuesit tane shkencor, ndersa për diletantët në parti politike, media dhe OJQ-ët që pretendojnë të mirren me këtë cështje shumë serioze dhe përgjegjëse, as qe mund te flitet per ndonje kualitet te ri të shënuar në këtë drejtim.

Në vendet përëndimore e sidomos në SHBA , egzistojnë agjensione dhe grupe të tëra ekspertësh (shkencor) të cilët mirren me thellësinë e sjelljeve, pastajë ecajaket e verdiktit te vendit gjatë dhe pas situatave zgjedhore. Në këtë drejtim do të thoshnim se; natyra komplekse e hulumtimeve të kësisojta e sidomos sjelljes apo qëndrimeve të verdiktit në situatat parazgjedhore, do të mund të reduktohej apo identifikohej në një kalkulim të vetëm dhe të mundshëm; “Cila vote, për cilin subjekt dhe në cilën kohë ”, ashtu siq po veprojnë aktualisht hulumtuesit amerikan ne prag te zgjedhjeve presidenciale.

Sipas kësajë skeme, pjesa e pare e sentences “ cila vote, për cilin subjekt ”,ka të bëjë parasëgjithash me strukturën; socioekonomike, sociokulturore dhe ate demografike të trupit votues, pastaj me konstatimin e karakteristikave specifike të votuesve të partive të ndryshme.

Pjesa e dytë e sentences (“ në cilën kohë”), si duket eshtë me e vështirë për t'u diagnostifikuar, meqë duhet dëshmuar për c'shkak votuesit përcaktohën vazhdimisht vetëm për njërën parti politike (siq është rasti me Kosovën), ku më pastaj do të hulumtoheshin shkalla e stabilitetit si edhe preferencat tyre në situatat para dhe pas zgjedhjeve. Pra fjala është për referencat që kanë të bëjnë me natyrën e asajë që mediat e quajnë opinioni public qytetar. Por që është në esence opinioni public qytetar? Definimi më i shkurtër sociologjik për opinionin qytetar do të mund të përmblidhej se ai: është një tiran vulgar, i parespektueshëm dhe anonim, që në mënyrë të kujdesshme përpiqet të ia bëjë të paknaqshme jetën (e politikanit sidomos) e secilit që nuk është i kënaqur të jetën e njeriut mesatar…”.

Në rastin e zgjedhjeve të sivjetme, me rastin e daljes së dy diskurseve të reja politike, asajë ORA dhe ARD-s, duket se më në fund po artikulohet një opcion i ri me konotime qytetare që nuk ka forte primesa të premtimeve madhore siq ndodhi në të gjitha zgjedhjet e mëhershme në Kosovë. Por, duket që problemi më I madhë në promovimin e këtijë diskursi të ri do të pasojë në pamjaftushmërinë e katapultimit të tij në opinionin e gjërë, edhe atë shkaku i dy komponentave shumë të rendësishme: kohës tejet të shkurtër dhe mungesës së institucionit të infrastructures qytetare (jo partiake si gjertani!) .

Animimi i referencave qytetare në kushtet dhe rrethanat në të cilat gjindet aktualisht niveli I emancipimit politik I elektoratit Kosovar, do të thoshnim mund të bëhet jo edhe aq nga mediat, ku jo rrallë here gjatë fushatës paraelektorale në Kosovë ka ngja që redactorët dhe gazetarët e ndryshëm (pa kurrfarë ndergjegje profesionale!?) këto referenca i kanë “eksploatuar” apo më mire me thënë I kanë keqinterpretuar (!?)si pjesë të qëllimeve të tyre jo edhe aq politike sa atyre senzacionale dhe rritjes së rejtingut të tyre medial, sa nga “kontaktet e drejtëpërdrejta” ku mund dhe duhet të brymoset kjo e vetëdije e re në Kosovë

Dukurinë e rritjes së përgjegjësisë qytetare duhet ta përcjellë transparenca dhe fleksibiliteti I shoqërisë për t'i identifikuar e mëpastajë edhe për t'i luftuar dukuritë ngulfatëse për qytetarin e ri të Kosovës. Nga partite pushtetare, me përjashtim të AAK-së, as LDK-ja e as PDK-ja nuk kanë shprehur gjertani interesime që ta joshin qytetarin (përkatësisht votuesin potencial) me oferta konkrete që shkojnë në favore të kësajë përgjegjësie. Duket që zgjedhjet e sivjetme do të dëshmojnë definitivisht për këtë thyerje, ngaqë kemi përshtypje se “tregimet” për “pavarësinë e Kosovës”, “demokracinë”, “lirinë” “integrimet ne Europë”, e “bla bla-t” tjera, nuk do të pijnë më “ujë” në animimin e votuesëve dhe në dalje në zgjedhje . Mirëpo, në anën tjetër ende egziston ajo pjesa “ militante” e aderuesve partiak, të cilët për shkaqe të sipërpërmendura vështirë e kanë shkurorëzimim me karizmën e lidershipit. Analizat sociologjike tregojnë që kjo masë amorfe sillet ende dikund ka 60%-63% dhe se sërish sipas këtyre indicatorëve do të votojë për partinë që ka votuar edhe në zgjedhjet e mëparshme.

Masa më kritike e verdiktit të sivjetëm Kosovar duket se është ajo e ashtuquajtur “masa e abstenuesëve ” nga zgjedhjet e mëparshme që sillet dikund kah 43%-46%. Prej këtij korpusi potencial të votuesëve të sivjetëm, analizat sociologjike tregojnë se vetëm 10%-14% prej tyre do të mund të infektohen me karremin e “ofertës”qytetare, pra kjo përqindje e elektoratit kosovar qëndrimet e tyre është e gatshme t'i akomodojë me kohën e fushatës elektorale.

Tipi apo korpusi tjetër I votuesëve që ne e kemi identifikuar si korpus “ dilematik” që sillet dikund kah 16%-22% i “abstenuesve”, është tipi më akomodiv. Ky tip, në essence në kosovë, në bazë të tri pale analizave të procesit zgjedhor deri në momentin e fundit nuk përcaktohet për asnjë ofertë të bërë gjatë fushatës elektorale. E duket që edhe sivjet kështu do të ndodhë. Në këtë analizë, harrohet shpeshëherë për një korpus apo tip tjetër që rrall apo fare hiq nuk zëhet në gojë, e që në rastin tone është identifikuar si tipi I “abstenuesve fanatic”. Kjo kategori, që sillet dikund kah 5%-10% të potencialit votues, në asnjë pale zgjedhje të gjertanishme nuk ka treguar as interesimin më të vogël për të dale te kutiat e votimit. Arsyet janë të shumta për këtë “sjellje” të tyre kështu është vështirë për t'i identifikuar, por jo edhe e pamundur. Duket që tipit të fundit do t'i shtohet numri I anëtarësisë dhe si të tillë, në zgjedhjet e sivjetme do të kemi “lëvizje” më të shkujdeshme në drejtim të korpusi të tipit të abstenuesve. Eshtë evidente fakti që rënie (proporcionale) do të kenë LDK-ja dhe PDK-ja, por në anën tjetër edhe opcioni I diskursit qytetar për të cilin po flasim që po ngritet si pasojë I inercionit dhe I paknaqësisë së përgjithëshme me të gjitha të “arriturat” e gjertanishme, vështirë e ka të pushtojë ndonjë hapsirë të rendësishme vendimarrëse në Parlamentin e ri të Kosovës.

Sot, botëkuptimi mbi opinionin public qytetar, e ka humbur prefiksin e “vullnetit të popullit” ngase thjesht mes mendimeve (përshtypjeve, qëndrimeve, qëllimeve) të qytetarëve dhe pushtetit egzekutiv të shoqërive të ndryshme është ndërtuar një rrjetë e tërë e ndërmjetsuesve,siq janë; partitë politike, mjetet masovike të komunikimit (shtypi, radio,Interneti e sidomos TV-ja!), parlamenti dhe format tjera të komunikimit publik.

Por për t'i parashikuar në mënyrë të sukseshme sjelljet e zgjedhësve Kosovar, kemi pershtypje se një numër konsiderueshem I tyre qëndrimin e tyre qytetar lidhur me lideret dhe partite politike ne zgjedhjet e sivjetme do ta shprehin dhe ndërtojne fuqishem ekskluzivisht nga ndikimet sociale. Ky qëndrimi I yne bazohet në hulumtimin e bërë pas ngjarjeve të marsit, të cilat e adresuan këtë reference si dominuese tek qytetarët e Kosovës.Andaje, politikajt dhe partite politike Kosovare, sivjet duhet të llogarisin shumë ne përmbajtjen e premtimeve të tyre para zgjedhësve, ngaqë edhe në Kosove sipas gjitha parametrave po depërton më në fund ndërgjegjësimi qytetar, ku vetem oferta per gjera konkrete (punesim te rinjeve, privatizim me te shpejt, etj) do të mund t'I ushqente interesimet dhe animimin e tyre

Zgjedhjet e sivjetme, poashtu do të dëshmojnë se diskursi i mitizimit te lidereve partiak po shpenzohet dhe se ne vend të tij dalnagadal por sigurt po inaugurohet diskursi i interesit qytetar, atij familjar dhe sidomos i atij të ekspertëve. Dhe shprehur me gjuhën sociologjike koha e diskurseve qytetare si koncepte globalizuese në zgjedhjet e sivjetme po futet në garën e animimit dhe senzibilizimit të verdiktit Kosovar. Kjo frymë gjithësesi do të fus një kualitet të ri në legjitimimin dhe ndërtimin e demokracisë në Kosovë, një frymë të re të garimit demokratik në këtë periudhë të kaosit, tranzicionit dhe integrimeve të reja globalizuese dhe cka është edhe më e rendësishme edhe një përgjegjësi të re sistemore. Andajë sa me shpejt që qytetarët e Kosovës të kuptojnë këtë ndërgjegjësim aq më shpejt do të qytetarizohet Kosova me komunitetet e saja politike, etnike, e sociale.

nga:

Fadil Maloku
Sociolog
Copyright www.agimi.com