KRIZAT QË DO TË VIJNË

Droga quhet “Hymka”, narkotik i lëngshëm që merret në mënyrë intravenoze, shumë i popullarizuar ndër të rinjtë ukrainas. Arsyeja e popullaritetit të saj është e thjeshtë: është efektive dhe e lirë.
Për gjashtë vjet me radhë Alona Matrayera, motër mjeksore 26 vjeçare dhe nënë e një djali 8 vjeçar, ka përdorur hymkën disa herë në javë.
Këtë e bënte edhe burri i saj. Matrayera thotë se ajo gjithmonë ka përdorur gjilpëra të pastra. Por, në pranverën e kaluar, testi tregoi se ishte infektuar nga virusi HIV.

“Kurr nuk kam menduar se do të ndodhte diç e keqe”-thotë Alona, e cila tani është e shtrirë në klinikën e mjekimit të SIDA-s në spitalin e ODESSA-s.
Edhe burri i saj është infektuar nga virusi HIV, por nuk dëshiron të shtrihet në spital.
“Ai është jashtë, duke injektuar drogë në trupin e tij”-thotë Matrayera.
Për popujt e ish-Bashkimit Sovjetik duket se epoka e sidës vetëm se ka filluar.
Tani atje është sikur në vitet e tetëdhjeta në SHBA dhe Evropë, kur SIDA sapo kishte filluar të prekte vetëdijen qytetare.
Në Ukrainë, Rusi dhe vendet tjera të ish BRSS, injorimi i sidës është gjë normale, por kjo nuk do të jetë kështu edhe në të ardhmen. Vitin e kaluar zyrtarët bellorusë kumtuan se gjysma e narkomanëve që marrin drogën me gjilpëra, numri i të cilëve sillet rreth 7000, janë infektuar vetë me virusin HIV.
Në portin e Detit të Zi, në qytetin Odessa, gjatë vitit 2003, janë evidentuar rreth 7000 të infektuar me virusin e SIDA-s që do të thotë gati gjysma e 13000 të infektuarve në të gjithë shtetin. E tërë kjo dallon shumë nga statistika e vitit 95 kur janë regjistruar vetëm 34 raste të infektimit me HIV.
Në Rusi situata është edhe më alarmante. “Ky është vetëm fillimi”, thotë Oleg Penin, mjeku kryesor në repartin për SIDA-n të qytetit Odessa.
“Në vendin tonë ku mbretëron një krizë e madhe ekonomike, me shtim të madh të papunësisë dhe me përdorim të madh të drogave, vetëm edhe sida na mungonte”.
Rritja e shpejtë e numrit të të sëmurëve në ish BRSS është vështirë të ndalet, sepse asnjëra nga këto vende nuk ka mundësi mjeksore për trajtim adekuat të sindromit.
Në SHBA u nevojitën më shumë se dhjetë vjet për edukimin masiv të popullatës dhe miliona dollarë që numri i të infektuarve të SIDA-s të stabilizohet.
Sot Rusia është aq e dobët ekonomikisht sa që nuk ka para të paguaj ushtarët, apo pensionet, e lërë më të formojë fond për luftë kundër SIDA-s.
“Duket sikur qëndrojmë në plazh dhe presim që nja valë e madhe të vijë drejtë nesh”, thotë një shkencëtar rus i mjeksisë.
“Ne e dimë, e shohim por skemi çka të bëjmë”.
Lena është një punëtore 27 vjeçare e një banke në Moskë, e cila thotë se ajo ishte tronditur kur vitin e kaluar kuptoi se ajo kishte sifilisin, edhe pse ajo gjatë vitit të kaluar pati më shumë se 10 partnerë, me të cilët nuk kishte përdorur kondomë.
Lena nuk e din se nga cili prej tyre e kishte marrë sëmundjen.
“Unë kam dalur vetëm me persona të respektuar moskovitë. Kurrë nuk kam menduar se ndonjëri prej tyre do të më infektonte”-thotë Lena.
Edhe tash ajo nuk don që të ndryshojë mënyrën e jetës.
“Unë as tash nuk përdor kondomë”, thotë ajo, edhe pse për shërim ka shpenzuar më shumë se 1000 dollarë, që është katër rroga të saj.
“Kemi vetëm një jetë për të jetuar, njerëzit sëmuren nga sëmundje të ndryshme, kështu e ka jeta”, shton Lena.
Personat që kërkojnë ndihmë pranohen nga spitalet e pajisura dobët dhe me personel që nuk është i informuar mbi metodat e reja për luftë kundër sidës.
Shumica e spitaleve ruse nuk kanë mundësi materiale që të sigurojnë barërat e reja kundër SIDA-s, të cilat tani përdoren në SHBA.
Shumë zyrtarë mjekësorë privatisht thonë se mungesa e parapërgatitjes, në kuptim të pamundësisë për ndihmë, do ta bëjë Sida-n të rrezikshme aq sa është gjithkund.

përgaditi:
Vedat
MEMEDALIU
Copyright www.agimi.com 2002