TË PARABURGOSURIT E SHUTKËS KANË PARALAJMËRUAR VAZHDIMIN E GREVËS

Përkundër insistimeve të Avokatit të Popullit

Nuk bëhet e ditur se në mesin e grevistëve të paraburgosur në burgun e Shutkës gjendet edhe Goran Stojkov, gjeneral i njësitit “Luanët” dhe njëri ndër personat e dytw të akuzuar për vrasjen mizore të klandestinëve pakistanez dhe indianit

Shkup, 27 maj - Avokati i Popullit, Branko Naumovski i ka vizituar grevistët e paraburgosur në burgun e Shutkës në Shkup, grevë e cila ka filluar nga e dita e shtunë e këtij muaji. Për shkak të pakënaqësisë dhe ngadalsimit të hetimeve nga ana e gjykatave të Maqedonisë si dhe kohëzgjatja e madhe e masave gjatë paraburgimit, afër 40 të paraburgosur kanë filluar të mbajnë grevë urie me qëllim që ta alarmojnë sistemin e gjyqësisë për padrejtësitë dhe mllefin e tyre. Këtë e ka konstatuar edhe Avokati i Popullit i cili të enjten ka qëndruar në mesin e grevistëve të burgosur. “Në grevën e cila po manifestohet me refuzimin e ushqimit janë të përfshirë afër 40 veta, kurse një pjesë tjetër është solidarizuar me grevistët që don të thotë se numri edhe më tej do të rritet”, ka thënë njeriu i parë i Avokati Popullor. Bëhet e ditur se në mesin e grevistëve të paraburgosur gjenden edhe të akuzuarit e rastit “Vreshtat e Reshtakut”. “Në grevë nuk është i përfshirë edhe Goran Stojkov, gjeneral i njësitit “Luanët” dhe njëri ndër të akuzuarit e vrasjes barbare të klandestinëve pakistanez”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Avokati i Popullit. Në këtë komunikatë gjithashtu thuhet se grevistët rregullisht janë nën kujdesjen e mjekur të burgut dhe se deri më tani nuk është paraqitur ndonjë problem shëndetësor tek të paraburgosurit. Grevistët i kanë bërë me dije Avokatit të Popullit se arsyet e grevës janë si rrjedhojë e vendimeve gjyqësore dhe se kjo grevë nuk ka të bëjë me tretmanin e rojtarëve apo gjendjen në përgjithsi të burgut . Avokati i Popullit i ka informuar të paraburgosurit se nuk ekziston ndonjë ligj formal i cili do të mund t'i komentojë vendimet e gjyqësisë në përgjithsi dhe se një gjë e tillë do të zbehte imazhin e pavarësisë së vendimeve gjyqësore ndaj të paraburgosurve. Avokati i Popullit gjatë bisedës me grevistët, nuk ka arritur që ti bind ata për ndaljen e grevës. Ata kanë paralajmëruar se greva do të ndalet atëherë kur gjyqësia do të mendojë për fatin e të paraburgosurve të cilët siç kanë theksuar “për shkak të jokorektësisë së gjyqësisë, shumica e të paraburgosurve të pafajshëm vuajnë dënime me nga disa vite”. Ndërkohë, për grevën e të paraburgosurve në burgun e Shutkës janë të njoftuar të gjitha instancat përgjegjëse shtetërore mirëpo deri më sot asnjëri nga këta përfaqësues nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me grevën e urisë në burgun e Shutkës. Ndryshe, gjashtë klandestinët dhe një indian u ekzekutuan në mars të vitit 2002 në vendin e quajtur “Vreshtat e Reshtakut” në Shkup. Sulmi i “suksesshëm” atëbotë ishtë bërë me urdhër të ish ministrit të Punëve të Brendëshme Lube Boshkovski, i cili për rastin në fjalë u zbulua nga kolegu i tij Hari Kostov, njeriu i parë i policisë në Qeverinë e LSDM-së. Boshkovski arritit të largohet nga vendi vetëm pak orë pasi Gjykata Supreme e Maqedonisë kishte lëshuar fletëarrestin kundër tij.


Gratë e Ballkanit pajtohen me kuotat e përfaqësimit në institucionet shtetërore

PROGRAMI "GRATË MUND TA ARRIJNË ATË" REZULTOI ME SUKSESE TË MIRA

“Strategjia e programit ‘Gratë mund ta arrijnë atë' është në pajtim me strategjinë e lëvizjës ndërkombëtare të grave. Gratë më së miri dijnë ta ruajnë paqen dhe të kontribojnë në të”, tha Sonja Llokar, përfaqësuese e partisë popullore të Norvegjisë.

Vedat Memedaliu

Shkup, 27 maj - “Gratë janë të edukuara për bashkëpunim ndërkufitar dhe ato pa dyshim duhet të pozicionohen në sferën e politikës gjithpërfshirëse në rajon por edhe më gjërë”, deklaroi Liljana Popovska, nënkryetare e ansamblesë në Maqedoni në një konferencë të organizuar nga Bashkësia e Grave në Maqedoni (BGM).

“Gratë mund ta arrijnë atë” ishte tema e programit në të cilën u bisedua për të arriturat e femrës në ndryshimet e klimës politike duke përfshirë këtu shkallën e arsimit, shëndetësisë dhe ndryshimet e brendshme të vendit.

“Gjithashtu ky program është një project për rritjen e kapaciteteve, të forcës lëvizëse dhe t'i tejkalojnë kufijtë e psikologjisë në ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë demokratike”, theksoi Safka Todorovska, kryetare e BGM-së.

Femrat siç deklaruan pjesëmarëset, janë të kënaqur me kuotat e përfaqësimit të grave në zgjedhjet locale.

Programin ‘gratë mund ta arrijnë atë' ka filluar të realizohet në vitin 2002 në gjithsej 13 shtete ku ndihma financiare është dhënë konkretisht nga Qeveria e Norvegjisë.

“Strategjia e programit ‘Gratë mund ta arrijnë atë' është në pajtim me strategjinë e lëvizjës ndërkombëtare të grave. Gratë më së miri dijnë ta ruajnë paqen dhe të kontribojnë në të”, tha Sonja Llokar, përfaqësuese e partisë popullore të Norvegjisë.

Në këtë konferencë, të pranishme ishin edhe përfaqësueset e grave nga Shqipëria dhe Kosova.

“Programi në fjalë, në Kosovë ka filluar të praktikohet nga viti 2001 me të cilin program kemi arritur suksese të mëdha sa i përket pozicionimit të gruas në sfera të ndryshme. Kemi organizuar mbi 40 seminare me gratë të sferave të ndryshme e sidomos jemi fokusuar në politikën e gjithëmbarshme”, deklaroi Vjollca Krasniqi, përfaqësuese e grave nga Kosova.

Kuota e prfshirjes së grave në Kosovë sipas Krasniqit është 30 përqind.

“Kuota prej 30 përqind do të mundësojë që femra kosovare të përfshihet në politikë dhe të udhëheqë me sfera të ndryshme duke u pozicionuar në zgjedhjet locale konkretisht në postin e kryetarit”, tha Vjollca Krasniqi.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Nora Malaj, theksoi se Shqipëria në krahasim me vitet e kaluara ka filluar ta përmirsojë politikën e saj reth përfaqësimit të grave në institucionet e larta shtetërore.

“Me ligjet e reja femra shqiptare ka mundësinë të pozicionohet në politikën e saj por pse jo edhe gjithë shoqëria jo vetëm gratë”, theksoi ajo.

Ndryshe projketi “Gratë mund ta arrijnë atë”, në Shqipëri ka filluar të praktikohet nga viti 2001.

“Veprimtaria e këtij programi është fokusuar në trajnimin e 1500 fermrave për udhëheqjen e politikës. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e nevojës për zgjedhjet lokale.

Jemi në fazën e aprovimit të ligjit për barazi gjinore, ligj i cili tregon nivelin pozicional të grave në politikë dhe shpresojmë që së shpejti të miratohet duke na mundësuar udhëheqje të drejtëpërdrejtë të politikës rajonale në Shqipëri”, theksoi përfaqësuesja e Shqipërisë.

Ndërkohë, programi “Gratë mund ta arijnë atë”, ka rezultuar me një takim dy ditor në mes përfaqësuesve të grave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sërbia, Bosnjë dhe Hercëgovinë , Mali i Zi në të cilin takim, përfaqësueset e vendëve të lartëpërmendura kanë mundur të këmbejnë mendime lidhur me përfaqësimin e drejtë të gruas në institucionet shtetërore.

shkruan:
Vedat Memedaliu
Copyright www.agimi.com