SHQIPTARËT DHE TURQIT EDHE MË TEJ FAMILJET I SUNDOJNË ME TRADITAT E VJETRA

Në Maqedoni akoma funksionon koncepti patriarkal i familjes

Bazuar në të dhënat e anketës së fundit të BGM-së në lidhje me konceptin e lindjes dhe konceptin familjarë, shqiptarët dhe turqit janë të parët të cilët në udhëheqjen e familjes funskionojnë traditat e vjetra ku plaku e ka fjalën kryesore në shtëpi

Shkup, 14 qershor - Bashkësia e Grave të Maqedonisë (BGM) të martën e ka promovuar raportin me titull “Koncepti i lindjes në mjediset rurale të Maqedonisë” në të cilën janë përfshirë analizat e marrdhënieve në mes të burrit dhe gruas në familje. “Hetimet vetëm se e kanë vërtetuar atë se në Maqedoni edhe më tej funksionon koncepti patriarkal. Gratë në mjedisët rurale kanë rol reproduktiv dhe se punët në familje janë të ndara në punët e meshkujve dhe të grave”, deklaroi Biljana Bejkova, drejtoreshë e NVO - qendrës gjatë promovimit të raportit për konceptet e lindjes. Ajo gjithashtu ka theksuar se të dhënat e kësaj analize mund të shfrytëzohen edhe në drejtim të zgjidhjes së problemeve të gruas me burrin duke e rritur edhe vetëdijen e lindjes dhe sensibilizimit në mjediset rurale. Në këtë anketë janë përfshirë qyteti i Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Probishtipit dhe Strugës me nga 1000 burra dhe gra të moshave të ndryshme. Qëllimi kryesor i kësaj analize sipas organizatorëve ishte që të grumbullohen të dhënat sistematike dhe precize për problemin e lindjes dhe ndarjes së punës në mjediset rurale. Sipas ndarjes etnike të të anketuarve, 73.3 përqind janë maqedonas, 16.3 përqind shqiptarë, 3.9 përqind serb, 2.6 përqind turq dhe 2.2 përqind romë. “Nga hetimet shifet se në familjet rurale akoma dominojnë traditat e vjetra familjare. Është interesant fakti që edhe përkundër arsimit të lartë të disa grave apo statusi i punës së saj nuk mundet të ndikojë në ndonjë vendim familjar. Kjo sidomos është vërejtur tek shumica e familjeve shqiptare dhe ato turke ku më i moshuari i asaj familje është personi numër një i cili vendos për të gjitha ndodhitë”, tha Bejkova. Raporti i kësaj ankete gjithashtu ka treguar se edhe gratë e këtyre mjediseve mendojn njejtë sikur burrat dhe nuk shprehin interesim në lidhje me vendimet e familjes dhe të japin idetë e tyre dhe të inkuadrohen në normat familjare vendimarëse.

Ndërkohë, anketa në fjalë ka hetuar edhe lidhjet martesore si dhe çkurorëzimet për vitin e kaluar.

Në vitin e kaluar janë lidhur gjithasejt 14.402 lidhje martesore që është për 0.8 përqind numër më i vogël në krahasim me vitin 2002.

Nga ky numër, përqindje më të madhe paraqesin lidhjet martesore.

Nga gjithsejt lidhjet martesore në vitin 2002, 93.2 përqind gratë martohen për herë të parë kurse 90.7 përqind burrat martohen për së pari herë.

Në lidhje të dytë martesore, meshkujt marrin pjesë me 8.6 përqind kurse femrat me 6.5 përqind nga numri i përgjithshëm i lidhjeve martesore.

Numër më të madh apo 42.2 përqind e martesave te gratë janë të lidhura në moshë prej 20 e deri në 24 vjet kurse tek meshkujt prej 25 e deri në 29 vjet me gjithsej 38.4 përqind.

Vitin e kaluar në Maqedoni janë çkurorëzuar 1.405 lidhje martesore. Numri më i madh i çkurorëzimeve janë bërë nga grupet prej 25 deri në 29 vjet për gratë, kurse për meshkujt prej 30 deri në 34 vjet që korespondojnë me 24.2 përqind

shkruan:
Vedat Memedaliu
Copyright www.agimi.com