|
Maqedonia rrezikohet nga 170 000 armë ilegale
Numri i përgjithshëm i armëve të grumbulluara vitin e kaluar, konkretisht 7571 copë armë tytash, nuk përputhet aspak me numrin e dhënë nga organizatat dhe ekspertë të armatimit, se ka 170 000 sosh që gjenden në duart e qytetarëve. Për këtë parashihet edhe të ketë edhe një aksion për grumbullimin e armatimit ilegal
Shkup, 12 maj - Ndonëse fushata publike për grumbullimin e armëve ilegale në Maqedoni gjatë vitit të kaluar, konkretisht nga fillimi i fazes së parë më 1 nëntor e deri në përfundim të fazës së tretë, më 15 dhjetor të vitit 2003 ishte sadopak e sukseshme dhe duke e pasur parasysh se në Maqedoni në duart e qytetarëve gjinden më tepër se 170 000 armë ilegale, aksioni për grumbullimin këtyre armëve duhet të jetë aksion afatgjatë që don të thotë aksioni i sipërpërmendur të vazhdojë edhe më tej.
Edhe përkundër asaj se gjatë fushatës së kaluar, disa nga armët të cilët u grumbulluan, armë të cilët kishin vlerë historike dhe kulturore ato me të padrejtë u adresuan në adresë të Ministrisë së Kulturës.
Kjo dëshmohet nga vet deklaratat e Trupit Koordinativ të cilët në fillim të aksionit thanë se armët me vlerë historike do të shkatërrohen së bashku me armët tjera të grumbulluara gjatë kësaj fushate.
Gjithë ky ndryshim u bë pasiqë dorëzuan mbi 200 armë antike të cilët tashmë gjinden në muzeje të ndryshme dhe një pjesë e madhe e tyre në Ministrinë e Kulturës.
Sidoqoft, ekspertët e armëve mendojnë se aksioni duhet të vazhdojë edhe më tej sikur në vendet tjera të Ballkanit.
Armët ilegale - kulturë e qytetarëve
“Kohën e fundit, sidomos pas luftës në Maqedoni problem të madh paraqet armatosja e popullsisë civile. Si pasojë e gjithë kësaj ishte pa mëdyshje konflikti i vitit 2001 që ka ndikuar në armatosjen e madhe të popullatës civile në Maqedoni”, deklaroi Xhabir Deralla, koordinator kryesor i organizatës qytetare “Civil”.
Organizata qytetare “Civil” gjatë kohës së zbatimit të aksionit për grumbullimin e armëve ilegale vitin e kaluar ishte njëra ndër organizatat e cila e ka mbështetuar dhe ka zhvilluar kampanjën në lidhje me dorëzimin e armëve.
“Kultura e mbajtjes së armëve si duket në Maqedoni por edhe në Ballkan është në rritje sipër. Ne duhet të tregojmë dhe ti motivojmë qytetarët që ti dorëzojnë armët duke i pasur parasysh rreziqet që sjellin ato”, theksoi Deralla.
Gjatë vitit 2002 në Maqedoni ka pasur 65 vrasje kurse nga ato 45 kanë qenë vrasje me armë zjarri, kurse viktimat kanë qenë kryesisht të moshës 18 deri në 45 vjet.
Me fillimin e grumbullit të armëve ilegale, në vitin 2003 ky numër i viktimave dukshëm u zvoglua sa i përket vrasjeve.
Pa marë parasysh të vërtetat statistikore, krimi me dhunë është ndodhi e rëndomtë dhe armët e zjarrit tani janë më të dukshme dhe më lehtë për përdorim sot në Maqedoni, duke shtuar pasigurinë dhe perceptimin e gjërë që zbatimi i ligjit nuk mundëson mbrojtje adekuate të qytetarëve të saj.
“Një grup i qytetarëve armët i mbajnë si mbrojtje personale, grupi i dytë si mbrojtje kolektive kurse ai i fundit si mbrojtje nga institucionet respektivisht nga policia dhe ushtria”, ka thënë Deralla duke e përmendur shembullin e disa vendeve ku përjetuan krizën e vitit 2001.
Mungojnë mjete për zbatimin e aksionit në tërë rajonin e Maqedonisë
Programi për Zhvillim Ndërkombëtarë (UNDP) ishte aktori kryesor në kontrollin e armëve të dorëzuara. Ajo kishte bërë edhe plan-programin e grumbullimit dhe shkatërrimit të armëve. UNDP gjithashtu ka qenë në veçanti aktive në këshillimin e Qeverisë gjatë përgatitjes së ligjit për amnistimin e armëve duke përfshirë këtu vetëdijësimin, organizimin e vëzhguesve ndërkombëtarë për pikat e grumbullimit dhe finansimin e lotarisë që u ofrua për stimulim.
“Aksionet e tilla duhet të jenë afatgjate. Nuk është e mundur që armët të grumbullohen mbrenda 45 ditëve. Mirëpo, vetë ideja për një aksion të armëve është për tu përshëndetur”, deklaroi Allen Lapon.
Sipas tij, primare është që ligji për amnestimin e armëve të respektohet dhe të bëhet edukimi i qutetarëve rreth dorëzimit të armëve.
Mirëpo, ky aksion do të fokusohet vetëm në disa vende për shkak se siç morëm vesh, grumbullimi i armëve në 123 pika kontrolluese do të kushton shumë të madhe të hollash.
Ndryshe, UNDP së bashku me Qeverinë e Maqedoni participoi drejtë për së drejti në realizimin dhe mbështetjen e kapmanjës për grumbullimin e armëve ilegale ku edhe e finansoi realizimin e këtij aksioni në aspektin teknik.
Ministri i Punëve të Brendshme, Hari Kostov, atëbotë pasi përfundoi aksioni pat deklaruar se Maqedonia do t'i përkase shtetit policor.
Që abstrakti të jetë edhe më i madh, ai propozoi që armët ilegale të cilët gjenden në duart e qytetarëve të hudhen në ndonjë vend dhe më pastaj të lajmërohet policia për vendin e ndodhjes së armëve.
Kjo sipas tij do të mbronte identitetin e qytetarit i cili ka vendosur të dorëzojë armën pas përfundimit të aksionit.
“Qeveria duhet të analizojë akisonin e grumbullimit të armëve ilegale dhe të sjell vendim për vazhdimin e këtij aksioni gjatë gjatë së cilit u grumbulluan 7571 copë armë tytash”,deklaroi Gëzim Ostreni, ish-kryetar i Trupit Koordinativ për grumbullimin e armëve ilegale në Maqedoni.
Sipas Ostrenit, Qeveria e Maqedonisë duhet të sjellë vendim për vazhdimin e këtij aksioni sepse siç tha ai, “numër i madh i armëve gjendet në duart e qytetarëve”.
Ndërkaq, aksioni për grumbullimin e armëve ilegale vitin e kaluar u realizua nëpër tërë rajonin e Maqedonisë, në 123 pika grumbulluese.
Aksioni filloi të zbatohet në tri faza që nga 1 nëntorë e deri më 15 dhjetor vitit 2003. Gjatë tërë aksionit për dorëzimin dhe grumbullimin e armëve jolegale u grumbulluan gjithsej 7 571 copë armë tytash dhe 100 219 copë municion të kalibrit të ndryshëm. |