TOLERANCA FETARE NDËR SHQIPTARËT NË KOSOVË - SHEMBULL MË I MIRË NË EVROPË DHE BOTË

Te shqiptarët në përgjithsi, e te ata të Kosovës në veçanti, toleranca fetare gjithmonë ka qenë për çdo lakmi. Bile, është shembull më i mirë në Europë. Këtë tolerancë fetare, armiku serbo-okupator, është munduar në vazhdimësi ta prishë, përmes formave të ndryshme të veprimit të tij. Kështu, serbët kanë prishur shpesh herë varrezat katolike dhe ortodokse, dëmtuar ndonjë kishë, për t’i akuzuar më vonë shqiptarët e besimit musliman si “autor” të këtyre akteve vandale. Synimi i tyre ka qenë gjithnjë, për të marrë këtë si pretekst, që të intensifikojë propaganden e vet antishqiptare, vepra të cilat, i bënte vetë pushteti serb.
Këto raporte të mira ndër shqiptarë të besimit katolik e musliman, nuk u prishen asnjëherë edhe pse përpjekjet e këtij armiku ishin përherë evidente.
Kemi raste të shumta, të tolerancës fetare në të kaluarën ndër shqiptarë të besimit musliman dhe katolik në Kosovë, që nuk mund të gjesh askund tjetër në Evropë. Kështu p.sh. në të kaluarën, përkatësisht në vitin 1913, kur brigadat serbo-malazeze kishin pushtuar Rrafshin e Dukagjinit, duke bërë masakra të tmerrshme dhe detyruar shqiptarët e besimit katolik dhe musliman të ndërronin fenë dhe të bëheshin ortodoksë, për t’u sllavizuar më lehtë, në atë kohë, ushtria serbo-malazeze kishte tubuar në Gjakovë shqiptarët e besimit katolik në një anë dhe të besimit musliman në anën tjetër, për t’i pushkatuar, mbase nuk donin të ndërronin fenë e tyre. Dhe, për këtë alarmohet ipeshkvi katolik nga Prizreni imzot Lazer Mjeda, i cili shkon dhe ndërhyn shpejt tek komandanti malazez, duke i thënë, se po nuk i lëshove do të alarmojë Europën, për këtë gjenocid dhe etnocid të paparë.
Ndërkaq, komandanti malazez, i thotë Ipeshkvit të Kosovës imzot Lazër Mjeda këto fjalë: “Ja ku i ke, merri katolikët tuaj!” Mirëpo, Ipeshkëvi Mjeda, i përgjigjet komandantit kriminel malazez, se: “Edhe muslimanët janë të tij, sepse të gjithë janë shqiptarë”. Dhe, më në fund, ai detyrohet t’i lirojë të gjithë ata shqiptarë të pafajshëm.
Pastaj, të marrim rastin e vitit 1914, kur në kohën e Austro-Hungarisë, në Gjakovë, duhej të ndërtohej një kishë për nevojat e shqiptarëve të besimit katolik, tribuni i madh popullor, Bajram Curri, i thotë Konsullit austriak: “Ne shqiptarët e komunitetit musliman në Gjakovë, i kemi 18 xhami, zgjidhe njerën prej tyre ta bëjmë kishë”.
Së këndejmi, në Kosovë ka pasur raste deri vonë, kur nën një kulm shtëpie kanë jetuar dy familje, përkatësisht dy vëllezër, njëra e besimit katolik dhe sto-tjetra e besimit musliman, ku toleranca fetare ka qenë për çdo lakmi, sepse gjatë muajit të Ramazanit, femrat e shtëpisë së besimit katolik, kanë qendruar pa gjumë gjatë natës, për t’ua përgatitur “syfyrin”, antarëve të familjes së besimit musliman.
Përveç kësaj, në Kosovë, në shumë vendbanime të përziera muslimano-katolike, besimtarët katolikë nuk kanë mbajtur derra, për hir të familjeve të besimit musliman. Gjatë sundimit të Perandorisë Otomane, ka pasur raste në Kosovë, kur ky pushtues, i ka luftuar e djegur familjet e njohura katolike, konkretisht familjen Paloka nga Gurakoci, të Komunës së Burimit (Istogu), ndërsa familja Osmanaj nga Prekalla e po kësaj komune, e ka strehuar dhe mbajtur me bujari këtë familje të madhe të besimit katolik.
Përveç kësaj, në Kosovë, populli shqiptar i besimit musliman, i ka ruajtur manastiret dhe kishat, duke i konsideruar ato si objekte të shenjta fetare, si dëshmi e kulturës, tolerancës dhe e civilizimit të popullit shqiptar në Evropë.
Përveç këtyre shembujve të tolerancës fetare dhe të mirëkuptimit vëllazëror, duhet theksuar, patjetër edhe disa raste, kur unë si gazetar dhe pjesëtar i besimit katolik, kam shkuar në rajonet e Kosovës, ku, nuk ka fare pjesëtarë të besimit katolik, si fjala vjen në Drenicë, Llap e gjetiu, në të cilat vende më është bërë respekt më i theksuar vëllazëror, pse i takoja një besimi tjetër fetar.
Kjo tregon, se populli shqiptar, i besimit musliman në Kosovë nuk ka paragjykime fetare, por radhitet ndër popujt më të civilizuar në Ballkan e Evropë. Kjo tolerancë dhe respekt fetar, mbështetet në vetëdijen e lartë kombëtare, kujtesën katolike dhe në tipin e muslimazimit, të qemalizmit panturk, përkatësisht të Ataturkut tribunit popullor, strategut të mrekullueshëm ushtarak e vizionarit largpamës edhe në aspektin e tolerancës fetare.
Kjo vlerë fetare dhe frymë demokratike e ka fillin qysh nga koha e Reformastorit të Turqisë Moderne Mustafa Kemal Ataturkut, kur një general francez, duke u tërhequr pas kapitullimit me ushtrinë e tij i thotë atij: “Ja tani po tërhiqem dhe do të bisedojmë si miq. Do të jap një porosi, që të mos e harrosh: “Nëse dëshiron ta ruash Turqinë nga shkatërrimi, luftoje fundamentalizmin”. Dhe gjatë gjithë kohës së sundimit të tij në Turqi dhe pasuesve të tij me Kushtetutën laike, e ka luftuar fondamentalizmin islamik, saqë fanatikët fetarë i kanë shpifur Ataturkut, se gjoja ai kërkon të konvertojë popullin turk në fenë katolike.
Prandaj, në Kosovë toleranca e mrekullueshme fetare, e ka burimin dhe vijimsinë nga ky vision largpamës mbi tolerancën e trashëguar nga Turqia ataturke, e jo e “hazbullahëve” fanatikë dhe e një sekti tjetër ekstremifanatik arabo-islamik e sponsoruar nga Arabia Saudite, e quajtur VEHABISTE.
Së këndejmi, ky grypacion fetar, tejet i rrezikshëm, që është paraqitur kohët e fundit edhe në Kosovë, është në kundërshtim flagrant me vetë filozofinë e jetës fetare muslimane në Kosovë, sepse ky sekt fetar, dëshiron të kultivojë këtë ideologji ekstreme fetare fanatike, duke sjellur deformime në sferën shpirtërore dhe aplikimin kuranor, bile dhe në lëmin e arkitekturës, duke mos e pranuar as stilin e ndërtimit arkitektonik të objekteve fetare, përkatësisht të xhamive, që i takojnë stilit te arkitekturës turko-islamike gjë që është në kundështim me vetë qënien e jetës së kultivuar të besimit musliman me shekuj në Kosovë.
Imponimi i sekteve të tjera fetare, si ajo e Vehabizmit Radikal Islamik, që predikon një luftë të hapur shfarosëse kundër të gjithë atyre, që mendojnë e veprojnë ndryshe nga ata, është në kundërshtim edhe me vetë qënien e jetës muslimane ndër shqiptarët e besimit musliman në Kosovë, por njëkohsisht, edhe të besimit katolik dhe të besimeve të tjera, që kultivohen në Kosovë.
Prandaj, para faktorit politik shqiptar në Kosovë, shtrohet si detyrë imediate, që këto dukuri negative të imponuara e sponsorizuara nga jashtë, pas luftës në Kosovë, të luftohen ashpër dhe të ndalohen rreptësisht, sepse ato i shkojnë për shtati vetëm armikut të popullit shqiptar dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me vetë qënien e jetës fetare dhe kulturore të besimit musliman në Kosovë.
Nëse luftohet kjo dukuri e tillë ekstremiste fetare Vehabiste, toleranca fetare në Kosovë edhe më tutje do të jetë shembulli dhe dëshmia më e mirë civilizuese dhe e kulturës më të lartë evropiane që posedojnë shqiptarët në Kosovë dhe në trojet e tjera të veta etnike në përgjithësi.

nga:
Tomë PALOKA
8 janar 2004
TN (Nju Jork)
Copyright www.agimi.com 2002