|
Gjenerata e Re Shqiptare në Amerikë, fton në një
projekt të madh gjithë rininë studentore shqiptare,
në Botë. Ide, e cila ka si qëllim që të
gjithë këta të rinjë të kthehen në
vend-lindje dhe me përvojën e tyre të fituar në
vënde të ndryshme (shkollat e qyterimit) të japin
ndihmesen e tyre në qendrueshmerine e vendit, në institucionalizimin
e Demokracisë dhe spatrimin e korrupsionit, që ka gllaberuar
çdo qelizë të Qeverisë së Republikës
së Shqipërisë.
Gjenerata e Re Shqiptare "New Albanian Generation (NAG)”
organizata e të rinjëve shqiptarë në botë
me qëndër në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës ka intensifikuar aktivitetin e saj. Me një
dashamirësi të madhe ata po ju bëjnë thirrje
të gjithë rinjëve shqiptarë në mërgim,
se sapo kanë marrë "dorë" një projekt
që të regjistrojë të gjithë studentat shqiptarë
kudo që ndodhen nëpër botë. Kështu, që,
teknollogjia moderne i bënë të gjithë studentet
pa asnjë harxhim të registrohen duke klikuar butonin Register
e cila ndodhet në faqen e kësaj organizate, krahun e majtë
të "dritares" elektronike dhe plotësoni formën
e cila do të vonojë jo më shumë se dy minuta.
Gjenerata e Re Shqiptare "New Albanian Generation" do
t’u jet mirënjohës për këtë regjistrim
dhe u falenderon për bashkpunimin tuaj.
Zotëri Shkëlqim Berisha, kryetar i Gjeneratës së
Re Shqipëtare për këtë nisme i tha gazetës
kombëtare Bota Sot, në SHBA-s se "…në
bazë të projekteve të njëpasnjëshme që
organizata e re rinore në Mërgim, ka ndërrmarë
kohët e fundit, NAG i ka vënë si detyrë vetes
se erdhi koha që të fillohet me një nga programet
më të mëdhaja dhe te respektueshme”.
Berisha tha "Fjala është për mundësimin
e kthimit të sa më shumë studentëve Shqipëtarë
nga të gjitha trevat, në vëndlindje pas mbarimit
të universiteve ose të studimeve pasuniversitare. Ideja
është hedhur nga unë fillimishtë, si kryetari
i kësaj organizate, dhe, gjeti nga të gjithë anëtarët
e Bordit, kolegeve të mi në kryesi në një nga
mbledhjet e Bordit drejtues, mbeshtetje të plotë. Duke
pasur parasyshë kushtet e emigracionit të madh që
ka kapluar shqiptarët, sidomos gjatë këtyre viteve
të fundit, është vënë re se shumë
të rinjë shqipëtarë, kanë filluar studimet
Universitare në Mërgim. Disa kanë marrë bursa
nga Shqipëria disa kanë ikur si refugjatë, por kanë
arritur të fillojnë studimet dhe është bërë
një numër shumë i konsideruar që po mbarojnë
këto studime, jashtë Shqipërisë.
Sipas tij, duke u nisur nga kushtet jashtëzakonisht shumë
të vështira, që po kalon vendi jonë në
të gjitha drejtimet lindi kjo ide, e cila ka si qëllim
që të gjithë këta të rinjë të
kthehen në vend-lindje dhe me përvojën e tyre të
fituar në vënde të ndryshme(shkollat e qyterimit)
të japin kontributin e tyre në stabilizimin e vendit,
në institucionalizimin e Demokracisë dhe spatrimin e korrupsionit,
që ka Gllaberuar çdo qelizë të Qeverisë
së Republikës së Shqipërisë.
Në këtë mënyrë tha Berisha "Duke
qënë se do të arrijmë të kthejmë një
numër të konsideruar në vendin tonë, do të
arrihet të shikohen rezultatet e para shumë shpejt, pasi,
këta të rinjë e kanë parë Demokracinë
dhe kapitalizmin drejtëpërdrejtë dhe e kanë
provuar dhe shijuar duke ditur se çdo të thotë
të jeshë një shtet me të vertet demokratë.
Këta të rinjë shumë shpejt do të ingranohen
në shoqëri ose parti të ndryshme dhe do të japin
ide e tyre në të gjitha fushat. Këta të rinjë
do të arrijnë të marrin poste drejtuese në të
gjitha instancat shtetërore dhe do të japin kontributin
e tyre në çdo lloj projekti apo programi.
Këtë lloj mënyre të vepruarit zotëtri
Berisha nuk e quajti mburrurje, por tha ai studentët shqipëtarë
po shkëlqejnë në shumicën e shkollave e fakulteteve
të Botës, me rezultatet e sjellje të shkëlqyera
jo vetëm në studime por edhe në jetën përditëshme
sociale. Kemi studentë e studente në të gjitha drejtimet
që patjetër do të ndihmojnë veten, familjen
e Shqipërinë, me shumë projekte të financueshme
dhe asistencë teknike.
Megjithatë sipas tij një problem që lindi në
këtë mbledhje, të Bordit Drejtues, ishte se : të
gjithë studentët janë mëse të lumtur, që
të kthehn në vendin e tyre, për të dhënë
kontributin e vet në çdo aspekt, por sa është
i gatshem Shteti Shqipëtarë që ti stimulojë
këta intelektualë të rinjë me vende pune? sa
janë të gatëshme partitë Politike, që të
afrojnë e stimulojnë këtë korpus të ri
mendimi, këtë Gjeneratë të Re që po lë
gjurmët e veta, në këtë mijëvjeçarë
të ri në vendet më të mëdhaja të Botës
demokratike, duke e filluar nga vendi kampion i lirisë e demokracisë
në Botë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai vijoi duke thënë se këtë shqetësim
apo problem si t'a quajme, u arrit që të fillojë
ky program me hapin e parë që është fillimi
i regjistrimit të studentëve. Me pas do të fillojmë
të ngrejmë një fond, të cilin do ta përdorim
për çdo student që do të kthehet në vëndin
tonë pas përfundimit të studimeve. Dhe me pas do
ti mbështesim dhe përkrahim në punën e tyre
për reformimin e shtetit tonë dhe vendosjen perfundimtare
të demokracisë. Ky projekt është marrë
përsipër nga kordinatori i organizatës Gjenerata
e Re Shqipetare për bashkëpunim me studentët zotëri
Roland Neza. Me anë të gazetës suaj e medias shqiptare
tha zotëri Shkëlqim Berisha, kryetarë i Gjeneratës
së Re Shqipëtare, iu bëjmë thirrje të gjithë
studentëve Shqipëtarë në Mërgim, që
të regjistrojnë emrin e tyre në faqen tonë të
internetit në domain(faqen elektronike) në adresen "www.NewAlbanianGeneration.com"
tek logoja - Register. Ju bëjmë thirrje të gjithë
organizatave të tjera Shqipëtare Politike, Jo Politike
Rinore dhe të gjitha drejtimeve që të ndihmojnë
sadopak në finalizimin e këtij projekti.
Per ilustrim shfrytezohet faqja: www.NewAlbanianGeneration.com
|