SHEKULLI I 21-të, ËSHTË KOHA DHE MOMENTI PËR SHQIPTARËT TË FITOJNË TË DREJTAT E TYRE

Në njërën prej qëndrave më të populluara me shqiptarë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nju Jork, ku së bashku me rrethinat e tija, mendohet, se ka rreth 150 mijë shqiptarë etnikë, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga presidenti i saj ish kogresisti republikan e Nju Jorkut Xhozef DioGuardi, dhe këshilltarja e çështjeve Ballkanike, Shirli Klojs-DioGuardi, zhvilloi të dielën, në mbrëmje, në një prej mjediseve të Sheraton Hotel, një debat publik, me kongresistin demokrat Tom Lantosh. Ky, takim, i paralajmëruar më parë, u ndoq më vëmëndje nga një grup bashkëkombasish, kryesishtë, antar të bordit, drejtues të Ligës Qytetare, politikan , gazetar, biznesmen, dhe njërëz të fushave të ndryshme. Në takim, merrnin pjesë edhe përfaqësues të disa organizatave dhe shoqatave komunitare. Debati publik, në formë dhe ne paraqitje, ishte një vazhdimësi të përpjekjeve të këtij ligjëvënësi, në planë të parë, i cili, në bashkëpunim me Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, siç është bërë e ditur, kanë bashkëngjitur punën e tyre, në lidhje të ngushtë edhe me miq të tjer në ligjëvënsin amerikan, e komunitet, për të ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve, në Kosovë, Kosovën Lindore(Preshevë-Bujanovc -Medevegje) Mal të Zi, FYROM(IRJM) dhe çështjen Çame.


LQSHA: Mision në Gjurmimim të Fakteve, mbi të drejtat e lirit e mohura e të shkelura të shqiptarve, kryesishtë, në Mal të Zi

DioGuardi, moderatori i ketij takimi, duke çelur debatin, kërkoi një minut heshtje për të nderuar të gjithë rënët e kombit tonë. Më pas, ai, ftoje në tribunën e debatit, Delegacionin e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, që së bashku me Kongresmenin Tom Lantosh, paradokohe, ata ndërrmorën një Mision në Gjurmimim të Fakteve, mbi të drejtat e lirit e mohura, e të shkelura të shqiptarve, kryesishtë, me direktsion Malin e Zi. Për, këtë qëllim, tha ai, ne, prej 31 korrikut, deri më 4 gusht 2003, me mbështetjen e Shoqatës Patriotike të Krajës dhe Shoqatën Ana e Malit, zhvilluam takime me popullsnë shqiptare në Mal të Zi, së bashku me Kongresistin Tom Lantosh dhe bashkëshorten e tij, Anet Lantosh.

Kështu, tha ai, "Delegacioni ynë, ishte në zbatim të një plani, të Ligës Qytetare, për të filluar prej shqiptarve në Mal të Zi, ndërkombëtarizimin e gjendjes së shqiptarëve në keto treva. Kjo, sipas DioGuardit, ka si pikënisje punën tyre, rreth problemeve të shqiptarve në këtë trevë, në një plan të tyrin te nisur në më shumë se një vit më parë, në Uashington DC. Dhe, siç u'a kemi bërë të njohur, më parë nëpërmjet medias, thotë; DioGuardi, neve, nga ky udhëtim në tervat shqiptare, nuk na u desh shumë kohë e pune për të gjetur të vërtetën. Sepse, siç do t'a shihni edhe nëpërmjet filimimeve, te cilat ne i realizuam atje, shumë shpejt ne zbuluam, se përpjekjet e shumicës sllave malazeze të sponsorizuara nga ai rregjim, për ta përzënë nga vendi ose për ta asimiluar popullsinë shqiptare, në Mal të Zi, nuk është një temë e historisë, por një realitet bashkëkohor dhe tronditës, problem serioz që kërcënon vetë ekzistencën e shqiptarëve në Mal të Zi."


Cloyes DioGuardi: Lantosh, është "i përkushtuar emocionalisht dhe intelektualisht"

Zonja Shirley Cloyes DioGuardi, e cila është Këshilltare e Çështjeve Ballkanike e LQSHA, para, se t'i jepte fjalën zotit Lantosh, tha se ", Lantosh është "i përkushtuar emocionalisht dhe intelektualisht" për ta ndihmuar popullin shqiptar në Malin e Zi. Ai, tha, ajo, është zotuar që "t"i trajtojë problemet e tyre në nivelet më të larta në Uashington DC, pra, dhomën e përfaqësuesve - Kongresin Amerikan."Kongresmeni demokrat i Kalifronisë, Tom Lantosh, është i gatshëm për të ndërkombëtarizuar Çështjen e Shqiptarëve në Mal të Zi, mendon, ajo. Për këtë arsyeje, sipas saj : dy ishin dhe qëllimet kryesore të ketij udhëtimi, të tyre në Mal të Zi. E para: ishte, të shikonin, para së gjithash, kushtet në të cilat shqiptarët e Malit të Zi, jetojnë sot, dhe e dyta, dhe më e rëndësishmja ishte: për ta sjellë informacion e nxjerr nga kjo vizite, në Kongresin e SHBA-s. Kështu, e filloi fjalën e saj zonja Cloyes-DioGuardi, bashkëshortja e presidentit të Ligës Qytetare. Ajo, duke vijuar me tej me disa të dhëna kokrete rreth të drejtave dhe lirive të mohurara ose të shkeluara nga rregjimi serbo-malazes, për shqiptarët e kësaj treve në detaje argumetoj nje realitet.

Tom Lantosh, është ligjëvënës demokrat, i Kalifornisë, ai është me origjinë hebreje, i mbijetuari nga kampet e çfarrosjes - Holokausiti. Lantosh, i cili sapo mbushi të 70 vjetët, dhe ato pati nderin t'i festoj, në vendlindjen e tij Hungarinë, vinte në këtë debat me shqiptarët e Amerikës, të organizuar nga Liga Qytetare,dje, në Nju Jork, nga një takim ndërkombëtar zhvilluar, ditete me pare në kryqytetin e Francës-Paris nga UNESCO, ku, ai, së bashku me gruan e Parë amerikane zonjën Laura Bush, udhëhoqën Delegacionin amerikan, në këtë pjesmarrje pas 6 vjeteve, të bojkotit amerikan që i kishn bërë në shënjë proteste ndaj kësaj organizate, lidhur me antigonizmat e medha qe kane egzistuar midis SHBA- DHE UNESCO-s .


Lantosh: I kënaqur të takohem përsëri me ju !!!

Që në fillim të fjalës së tij zoti Lantosh, shprehu kënaqësinë, që takohej me shqiptarët, dhe konfirmojë edhe një herë angazhimin e tij maksismal ndaj çështjes shqiptare, në të gjitha trojet etnike. Me këtë rastë tha ai: "Dëshiroj të theksoj se jamë shumë i kënaqur që takohem përsëri me ju, me ju miqët e mijë shqiptaro - amerikan . Gjithmonë, i sinqertë me ju dhe çështjen tuaj, njeriu si unë, arrinë që në një moshtë të till, kurr, nuk mendon më të mësojë shumë me një udhëtim , por t'i besoj një realiteti, të cilin e pashë tek shqiptarët në Mal të Zi. Arsyeja e ktij realiteti më shtyu mua dhe bashkëshorten time, megjithse, unë ftohem në shumë vende të botës, si demokratë i madh dhe si përfaqësues amerikan i Komitetit për Mardhënjet me Jashtë, në shtëpinë e përfaqësueseve, t'i refuzojë, këto ftesa , me të vetmin qëllim, sepse, kësaj rradhe vendosa, të shkoj në Mal të Zi, në krye të një delegacioni të udhëhequ,r nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike Shirley Cloyes, dhe, persidentin e saj ish kongresmenin Josph J DioGuardi.

Dua të shprehem para jushë se:"për, këtë punë që kamë bërë dhe po bëjë, me ju, as në një moment, nuk e kamë ndier lodhjen , por, kamë ndier një kënaqësi të veçantë, që kamë pasë më shumë kohë të njohë pikërishtë atë vend, të cilin ne edhe e vizituam. Lantosh, vijojë duke thënë, se; kamë lexuar dhe kamë mësuar shumë për gjëndjen e shqiptarve, në Mal të Zi, ndërsa, kur e pashë vet, ajo, më hapi syt të shohë të vërteten, që unë tani duhet të bëjë çështë e mundur dhe të mos ndalem për asnjë çastë, deri sa në atë vend të ndryshojë gjendja, e shqiptarve, të cilët jetojnë në Mal të Zi".

Për këtë jamë edhe i nxitur që unë, pradokohe me anë të një letër shkruar t'i drejtohem edhe kreut malazes Gjukanoviqit, t'i kërkoj atij dhe Qeverisë së tij, më shumë të drejta për shqiptarët në Mal Të Zi. Kështu, që unë do të vazhdojë t'i qëndrojë kësaj çështje, sepse, ajo është çështje, e cila në shumë pikpamje, lidhet, edhe me punën time 20 vjeçare, anemban globit, ate qe une i jame perkushtuar me jeten time, Mbrojtjen të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.


Një jetë në Mbrojtje të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut......

Eksperienca, ime me të drejtat e njeriut në Botë, më ka mësuar se të gjithë, ata, që mohojnë të drejtat e liritë e njeriut, megjithse kritikohen ose ju tërhiqet vrejtje, ata,përsëri menodojnë se ne do të tërhiqemi dhe ata, do të vazhdojnë rrugën e tyre të shkeljes dhe mohmit të të drejtave të njerëzve. Dhe, një shembull i shkëlqyeshëm me këtë fakt ka qënë edhe gjatë udhëtimit tim më të fundit në Azi, kur u takova me Dalai Laman, udhëheqësin e Tibeitit dhe e solla atë të marrë marri pjesë në 20 vjetorin, e krjimit të Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut, në Kongresin Amerikan.

Megjithatë, të vazhdojmë me çeshtjen shqiptare, çështjen tuaj. Çështja shqiptare në Ballkan, është si dy gjëra në pamje të jashtme duken sikur janë kundra ndaj njëra tjetërës, por, po të mendosh për një çastë do të shohësh se ato nuk janë të tilla ,por është e njëjta gjë. Dhe, këto gjëra janë çështjet e shqiptarve, në të gjitha viset shqiptare, në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Preshevë, Medvegje e Bujanovc, të lidhura së bashku, me Pavarsinë e Kosovës.

Gjërat që po provojmë ne, të fitojmë e të bëjmë për çështjen shqiptare, ato, dihet se duan më shumë punë edhe nuk bëhen menjeher ..... Të jemi të ndergjegjëshëm, thotë Lantosh, se kjo gjë nuk bëhet as automatikishtë, pasi, ç'do antar i kongresit ndjek politikën e vetë. Çështja e shqiptarve, tnai nuk është më e larta në axhendën e politikës. Janë hapur probleme të të tjera, edhe më të rëndësishme se sa problemi i shqiptarve: Iraku, Afganistani, marrëdhënjet amerikane me Europën, Rusinë, Kinën, Kolumbinë e Koren e Veriut.


Lantosh: "në se ndodh një gjë e till, ajo, do të jetë një gabim i madh !?!

Por është shumë e rëndësishme, për shqiptarët në komunitetin shqiptarë në SHBA-s, të lidhin vete aktivtetin dhe veprimtarinë e tyre, për çështjen shqiptare, sepse , me të gjitha problemet që ka Amerika, sot, ju duhet të tregoni vendosmëri për realizmin e dëshirave tuaja.

Tom Lantosh, ligjëvënësi demokrat, i Kalifornisë, në suazën e shumë shqetësimeve, të cilat, ai mori prësipër të trajtojë në këtë debat, tha, ndër të tjera, se; një gjë shumë e rëndësishme për shqiptarët, është :"Dje, gazeta The New York Times, shkruante : Serbia dhe Mali i Zi, kërkojnë të futen në aleancë me kualicionin ndërkombëtar, në luftën kundra terrorizmit. Duke, dërguar rreth 1000 trupa, në Irak, Afganistan ose Liberi. "Unë, tha Lantosh, do të them se në se ndodh një gjë e till, ajo, do të jetë një gabim i madh, pasi, që serbia me këtë qëndrim kërkon që para Botës, të ulë imazhin e keq të Sërbisë në Botë.

Këtij lloj qëndrimi do një përgjigje te fortë qe duhet të j'a japë vetë komuniteti shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sepse, sipas Lantosh, ka ardhur koha, për të treguar vete -veten shqiptaret, me aksione dhe jo fjalë për shqiptarët, por vepra që do të tregojnë se Amerika, ka vetem nje shok dhe mik të vërtet në luftën kundra terrorizmit, ne Ballkan, dhe ata jeni vetem ju, jeni ju shqiptarët.

Komuniteti Shqiptar - Amerikan, në SHBA-s, por edhe shqiptarët kudo në trojet e tyre, duhet të jetë gadi të përkrahin dhe të mbështesin me të gjitha kapacitetet, dhe shpirt luftën ndërkombëtare kundra terrorizmit. Unë, edhe nje here ju faleminderojë për vëmëndjen dhe pjesmarrjen, ndersa ju premtojë se do të punojë vazhdimishtë për çështjen shqiptare, Do të punojë se , per te vetmin qellim se shqiptarët , kanë të drejt dhe se tani ka ardhur dhe koha që në shekullin e 21-të, shqiptarët të fitojnë të drejtat e tyre.

nga:
Beqir Sina
BOTA SOT
Copyright www.agimi.com 2002