ROLI I FESË NË KRIJIMIN E IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR

“Pellazgët kishin zakon t'u flijonin perëndive cdo gjë, sikurse e mësova në Dodonë, dhe nuk kishin për ta ndonjë emër, pasi nuk i ka dëgjuar njeri t'i thërrisnin me emra. Ata i thirrnin në përgjithesi si perëndi...” (1)

Kjo pjesë e shkëputur nga shkrimet e filozofit grek Herodoti tregon për fenë politeiste që kishin pellazgët, të parët e ilirëve.

Ilirët sipas shkrimeve historike janë pasardhësit kryesor të pellazgëve. Krahas shumë adeteve, zakoneve, kulturës në përgjithësi edhe besimi në perënditë ishte transmetuar nga pellazgët tek ilirët. Ashtu siç thotë Herodoti për pellazgët, një shkrimtar i lashtë thotë për Ilirët: “Thonë se këta i nderojnë shumë perënditë, se janë të drejtë dhe shumë mikpritës...” (2)

Nga këto që u thanë më sipër tregohet se sikur pellazgët ashtu edhe ilirët i përkisnin besimit pagan, përkatësisht besimit në shumë perëndi. Roli i kultit të gjarpërit ka qenë mjaft i madh tek ilirët, atë e konsideronin si mbrojtës të luftërave si dhe mbrojtës të të vdekurve. D.m.th. Paganizmi ka qenë religjioni i ilirëve pa marrë parasysh ndikimin e grekëve dhe besimeve të tyre.

Në shekujt e parë të erës sonë, si në shumë vende tjera filloi përhapja e krishterimit. Fillimi i shek. të IV shënon një kthesë më të madhe në këtë drejtim. Në këtë kohë krishterimi filloi të dominoj mjaft shumë në Shqipëri madje edhe në krahinat e thella malore. Në këtë kohë u krijuan edhe peshkopatat e para të cilat ishin nën varësinë e Papës së Romës.

Vlenë të përmendet se në këtë kohë nga detyrimet e shumta që kishin njerëzit për kishën, në një mënyrë u detyruan edhe të diferencohen nga ajo. Këtë e shfrytëzoi Ariusi, një dijetar i kohës i cili filloi predikimin e Arianizmit (një besim i ri). Mirëpo kjo shpejt u ndalua nga kisha e Romës, përkatësisht nga vetë Konstandini i Madh që organizoi Kuvendin e Niceas vetëm për këtë qështje.

Ndonëse në vitin 730 filloi e ashtuquajtura “lufta kundër ikonava” dhe shkaktoi një rrëmujë në mes të të krishterëve, Kisha e Ilirikut e shfrytëzoi këtë rast dhe u bashkua me Patrikanën e Konstandinopojës.

Në vitin 1054 kur edhe ndodh ndarja e kishës (në atë Katolike dhe Ortodokse) filloi “lufta për shtrirje sa më të gjërë nëpër territore”. Në këtë aspekt ndër trojet shqiptare kishte ndikime të shumta nga të dy palët. Pjesa jugore nën ndikimin e kulturës bizantine mbeti me ritin ortodoks, ndërsa pjesa veriore (përfshirë Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë) edhe pse nën ndikimin shumë të madh të shtetit serb të Rashkës, e ruajti besimin katolik të përkrahur nga Papa.

Në shek.e X filloi të përmendet emri Arbër – Arbëresh. Kjo është edhe koha e formimit të Despotatit të Artës si një njësi administrative e vetëqeverisur. Në këtë kohë kishin filluar luftimet e muhamedanëve dhe kristianeve, pra ishte koha e kryqëzatave.

Gjatë kësaj kohe, për shkak së arbërshët përkatësisht shqiptarët nuk kishin ndonjë fuqi ushtarake, ato vetëm shfrytëzoheshin nga vendet e “koalicionit” (vendet që kishin inicuar formimin e kryqëzatave) për të depërtuar nëpërmes rrugës Egnatia deri në lindje.

“Po të jet se Shqipnija nuk merr ndihmë, atëherë mbrenda pak vjetëve popullata kristiane do të bjerrët krejt nga shkaku i mungesës së peshkopëve dhe priftqrinjëve...” (3)

Nga kjo letër e dërguar Papës nga një prift shqiptar shihet për rrezikun që i kanosej popullatës shqiptare të konfesionit katolik, nga “muhamedanët” përkatësisht nga Perandoria Osmane.

Nga shek. i XV kur edhe fillon pushtimi i Shqipërisë nga Perandoria Osmane, fillon edhe përhapja e fesë Islame tek shqiptarët. Islami në viset shqiptare ishte përhapur në mënyrë shumë të ngadalshme. Kryengritjet që organizoheshin nga shqiptarët, edhe pse organizoheshin për qëllime të caktuara gjithmonë ato shtypeshin dhe përfundonin tragjikisht saqë thuhej: “Cdo kryengritje që shtypej kishte si pasojë kthimin në fenë muslimane të ma tepër shqiptarëve, këtë e banin me shpresë se mund të shpëtonin një thermi të lirisë që ishte për ta ma e shtrenjtë se jeta” (4)

“Atje kishte 600 shtëpi banorësh pa dallim muslimanë, katolik dhe ortodoks. Muslimanët për nga numri ishin më shumë se katolikët dhe ortodoksët” (5) Këtu tregohet për Tivarin ku edhe ishte Kryepeshkopata, mirëpo pas vitit 1610 ky ishte bilanci i konvertimit në fenë e re.

Shek. XVII besohet të jetë koha kur shqiptarët në masë të madhe kalojnë në fenë islame.

Nën ndikimin e iluministëve, filloi lëvizja e quajtur Rilindja Kombëtare, në programin e saj përfshiheshin: clirimi i Shqipërisë nga Perandoria Osmane, formimi i shtetit shqiptar, mbrojtja e tokave shqiptare nga rreziku i copëtimit, përhapja e arsimit dhe e kulturës në gjuhën amtare dhe zhvillimi ekonomik i Shqipërisë. Fakti që shqiptarët kishin tri fe të ndryshme bëri të domosdoshme që parulla kryesore e Rilindjes të jetë: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Nga kjo kronologji shihet qartë kalimi dhe konvertimi i shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre në fe të ndryshme. Ajo që vërehet më së shumti në shpjegimet e mësipërme është se gjithmonë ndërrimi i fesë është bërë nën presion ose për shkaqe të ndryshme. D.m.th. feja pati një rol të caktuar në kohë të caktuar, por, A pati ndikim feja në krijimin e identitetit kombëtar shqiptar?

Formimi i kombit shqiptar është një qështje mjaft e ndërlikuar dhe brenda përbrenda studimeve që janë bërë ka kundërshtime majft të mëdha. Bazuar në kohën e fillimit të formimit të kombeve (shek. XIX) dhe në disa analiza të bëra thuhet se “Shqipëria para se të krijohet si komb është krijuar si kulturë”, duke nënkuptuar lëvizjen kulturore të periudhës së Rilindjes Kombëtare (6)

Mirepo në anën tjetër bazuar në faktorët që determinojnë formimin e kombit sipas një studimi thuhet se aty rreth shek. X-XI kur edhe fillon të përmendet emri ARB Ë R, mund ta gjejmë zanafillën e formimit të kombit shqiptar. Sipas këtij studimi, shkak i kësaj janë vetë faktet historike, emri arbër përkatësisht ARB Ë RI përmendet në dokumentet zyrtare të kohës së Bizantit.

Në shek. XVIII filloi të përdoret përkatësisht të zavendësohet emri Arbër/Arbëri me emrin Shqiptar/Shqipëri, ky ishte emërtim i përbashkët për të gjithë shqiptarët e të gjitha besimeve fetare. A nuk mjafton që ky fakt të tregoj për ekzistimin e kombit shqiptar edhe më herët?

Vetëdija kombëtare ishte mbi besimin fetar, ja se cka thotë një udhëtar anglez kur viziton Shqipërinë gjatë vitit 1808: “Banorët e provincave të tjera të Turqisë pyetën se c'janë, ata përgjigjen “jemi muhamedanë” ose “jemi të krishterë”, ndërsa banori i këtij vendi përgjigjet “unë jam shqiptar” (7)

Nga kjo shihet fare mirë se vetëdija kombëtare ishte prezente edhe para formimit të kombit-shtet (viti 1912).

Studime të tjera të formimit të kombit shqiptar lidhen me periudhën e Rilindjes Kombëtare. Nga kronologjia e mësipërme shihet se programi i Rilindjes përfshinte të gjitha “kushtet” apo të gjithë faktorët që e determinojnë formimin e kombit.

Në këtë kohë, shqiptarët i përkisnin tri konfesioneve fetare, dhe secili nga këto kishte ndikime të shumta. Këto ndikime shkuan aq larg saqë në Lidhjen e Prizrenit u tentua të formohej një organizatë Islamike Ballkanike, ose në anën tjetër Kisha ortodokse greke kishte ndikim shumë të madh në pjesën jugore të Shqipërisë. Për ti ikur këtyre ndikimeve jo rastësisht parulla e Rilindjes u bë “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Të hedhim një vështrim në këto tri periudha historike: Periudha e ARB Ë RIS Ë , periudha SHQIP Ë RIS Ë (periudha kur fillon të përmendet emri Shqiptar/Shqipëri, shek. XVIII) dhe periudha e RILINDJES KOMB Ë TARE, këto periudha historike të cekura më lart si zanafillë e formimit të kombit shqiptar kanë tipare të ndryshme. Gjersa në periudhën e ARB Ë RIT feja pati ndikim shumë të madh në formimin e kombësisë shqiptare, në periudhen e SHQIP Ë RIS Ë kjo u zvogëlua dukshëm, dhe vijmë deri tek RILINDJA ku kjo vërehet shumë pak. Shkaku i kësaj mund të jetë se në kohën e Arbërit ishte vetëm një fe (katolicizmi), ndërsa në periudhat e mëvonshme (Shqipërisë dhe Rilindjes) kemi tri fe.

Nga e gjithë kjo që u tha më sipër mund të konkludojmë se roli i fesë në krijimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar është shumë i madh dhe i pazëvendësueshëm por gjithmonë kemi parasysh faktin që ky rol varion shumë nga periudha në periudhë.
_____________________________________________________

(1) Historia e popullit shqiptar, f. 8

(2) Historia e popullit shqiptar, f. 13

(3) Tajar Zavalani - Histori e Shqipnis, f. 141

(4) Tajar Zavalani – Histori e Shqipnis, f. 141

(5) Bajrush Ahmeti – Perandoria Osmane dhe përhapja e Islamit në trojet shqiptare dhe në viset fqinje, f. 99

(6) Gaz. Rilinjda, 15 shkurt 1997

(7) Kasem Biçoku – Falangat që rrezikojnë kombin shqiptar, f.25

shkruan:

Petrit Tahiri
student në
Universitetin
e Prishtinës


EMail
Copyright www.agimi.com