|
Karl Poperi, sociologu i njohur amerikan,
në mënyrë gjeniale ka konstatuar se shoqëritë
moderne duhet të jenë të hapura, jo vetëm në
kontekstin aktual, por edhe në relacion me ardhmërinë.
Rezoluta 1244 është një vendim që pengon hapjen
e perspektivave të ardhmërisë
Ligjet për nga natyra e vet mëtojnë të vendosin
rregull, kontrollin ne relacionet e ndryshme shoqerore, mes individit
dhe shtetit, mes shteteve etj. Ato ne vete ngerthejne nje interes
nga i cili dikush perfiton me shume e dikush me pak, ne varesi nga
te qenit faktor, nje standard, nje deshmi qe flet per stadin e zhvillimit
te nje qyteterimi. Aristoteli, njeri nder mendjet me te ndritura
logjike njerëzore, ne kohen e tij pati thene nje mendim qe
vlon nga inkoherenca logjike: “Te gjithe njerezit jane te
barabarte, pos roberve dhe grave”. Kjo inkonzistence logjike
shpjegohet me ndikimin e parezistueshem te standardeve ideologjike
te kohes se tij. Megjithate, historia e njerezimit eshte e pershkruar
me tendencen qe keto rregulla dhe ligje te jene sa me koherente
dhe ne perputhje me drejtesine, me postulatet morale, qe nenkupton
domosdoshmerine e universalizimit te parimeve.
Antropologet kane konstatuar se ligji ka filluar te aplikohet ne
shoqerite e para njerezore per te garantuar paprekshmerine e nje
interesi dominant. Bie fjala, nje fis gjuetaresh per te siguruar
mbijetesen sulmonin nje fis bujqish dhe u grabisnin te korrat. Ata
e bejne nje veprim te tille disa here, derisa gjeniu primitiv nuk
ofron idene e marreveshjes: bujqit te pranojne vullnetarisht t'u
dorezojne grabitqareve nje perqindje te prodhimeve per kembim te
sigurise se tyre. Kjo marreveshje eshte forma e pare e instalimit
te ligjit. Se kendejmi, ligjet ne thelb sanksionojne nje interes
konkret, ndonese shoqerite e zhvilluara i kane kufizuar, i kane
zbutur keto interesa duke i harmonizuar ato. Mirepo ende sot e kesaj
dite ligjet dhe format e ndryshme te tyre si rezolutat, vendimet,
etj. ngerthejne ne vete kete dimension te interesit. Eshte e qarte
se interesi shpeshhere nuk perputhet me realitetin e as me parimet
e etikes.
Bera kete hyrje per te kundruar nga nje kend me real Rezoluten
1244 te OKB-se. Kjo rezolute sanksionon nje varg interesash qe dhunojne
sa realitetin, po aq edhe parimet qe duhet te jene universale.
Rezoluta 1244 trajton Kosoven si pjese perberese të Jugosllavise,
duke legjitimuar nje kohe kur me mjete te dhunes eshte imponuar
nje interes, eshte dhunuar nje realitet. Kosova u be pjese e Jugosllavise
me aneksimin e dhunshem te Serbise ne vitin 1918, kur u themelua
Jugosllavia e pare. Ne ate kohe kur me dhune formoheshin shtetet,
legalitetet e reja, legjitimohej ekspansionizmi, dijetaret dhe politikanet
e spikatur, te brengosur nga universalizimi i ketij parimi johuman
u kundervune me nje parim tjeter, qe me vone do te jete fundamenti
kryesor per themelimin e OKB-se: me te drejten per vetëvendosje,
çlirim, dekolonizim etj.
Bartes kryesore i ketij parimi qe synonte ta kufizoje perdorimin
e dhunes, ta parandaloje ekspansionizmin, kolonizimin ishte presidenti
amerikan Oudrou Uilson. Me vone themeluesit e OKB-se perqafuan kete
parim si postulat te veprimtarise se tyre, duke legalizuar dhe legjitimuar
ne kete menyre te drejten e popujve per çlirim dhe dekolonizim.
Qe nga ajo periudhe sa e sa shtete jane formuar duke kontestuar
legalitetin paraprak te vendosur me dhune dhe e afirmuan legalitetin
e ri te bazuar mbi vullnetin, mbi te drejten e patjetersueshme te
popujve per vetëvendosje.
Se kendejmi, Rezoluta 1244 eshte vendim paradoksal qe mohon parimin
kryesor mbi te cilin jane ngritur themelet e OKB-se, ate te vetëvendosjes,
te çlirimit, te dekolonizimit.
Por, pse u soll ky vendim nga ana e OKB-se? Pergjigjen nuk mund
ta gjejme ne realitetin dhe as ne parimet fundamentale te OKB-se,
por thjesht ne fushen e real-politikes, ne politiken e vazhdueshme
te krijimit te balanceve mes fuqive te medha.
Nje kohe te gjate faktori rus ka sponsorizuar ekspansionizmin e
shteteve sllave ne Ballkan. Kjo politike eshte e vazhdueshme qe
nga periudha e sundimit otoman e deri ne diten e sotme, kur ata
e perdorin te drejten e vetos, jo per t'i mbrojtur parimet sublime
njerëzore, por interesat e zhveshura gjeopolitike, gjeostrategjike
apo kulturore.
Nga ana tjeter, ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se nuk mund te
nxjerre rezolute tjeter, qe do te sanksiononte te drejten e popullit
te Kosoves per vetëvendosje nga frika e precedentit. Kina dhe
Rusia frikesohen nga precedenti kosovar per arsye te interesave
te tyre ne Çeçeni,Tibet apo Tajvan. Ne kete menyre
me brengosje konstatohet degjenerimi i misionit te OKB-se. Shtrohet
pyetja a u themelua kjo organizate per te humanizuar boten, apo
per te qene nje instrument i ri per mbrojtjen e interesave te shteteve
te medha, te cilat pastaj ofrojne sherbimet e tyre per sponsorizime
te interesave te vogla?
Trajtimi i Kosoves si territor i Jugosllavise sipas rezolutes 1244
eshte legjitimim i ekspansionizimit, i hegjemonizimit, i kolonializimit
dhe dhunes se vazhdueshme, qe i nderkembin parimet per mbrojtjen
e lirive dhe te drejtave te njeriut e që ne vitin 1999 perfundimisht
mori trajten e nje politike gjenocidale.
Rezoluta 1244 permban ne vete kete interes ekspanzionist serb,
kete sponsorizim, qe kjo çeshtje ne nje kohe te gjate gezon
nga Rusia, por edhe nga interesat tjera anësore, si frike nga
precedenti etj.
Rezoluta 1244 instalon nje parim inkoherent dhe segregues: “Te
gjithe popujt e Jugosllavise dhe etnitetet konstituive te saj jane
te barabarta, pos shqiptareve dhe Kosoves”.
Ky interes nje kohe filloi te fshihet prapa percaktimeve per respektim
te legalitetit, por ne kete pike medoemos duhet hapur çeshtja
e zanafilles se legaliteteve serbe mbi disa hapesire ku ata kane
imponuar sundimin e tyre. Zanafilla e ketyre legaliteteve eshte
e dhunshme. Kosoven e aneksuan me dhune, ashtu si me dhune krijuan
nje legalitet te ri ne nje pjese te Bosnje-Hercegovines qe e pagezuan
Republika Serbska. Natyrisht se keto nderhyrje brutale fshihen me
vellon e nje propagande mitike qe perhap bindjen se ne Kosove mbrohet
historia e tyre, nderkaq ne Bosnje realiteti i tyre. Eshte fakt
se serbët kanë ndertuar nje mit lidhur me Kosoven, por
histori ne te nuk kane. Edhe realitetin historik te Kosoves edhe
ate etnik ne Bosnje ata e krijojne artificialisht me propagande
dhe dhune. Asnje levizje politike, asnje kryengritje nuk eshte organizuar
ne territorin e Kosoves per te ndertuar Serbine moderne. Keto procese
jane zhvilluar ekskluzivisht jashte territorit te Kosoves dhe kjo
eshte krejtesisht e kuptueshme nese merret parasysh fakti se ne
vitin 1906 ne Kosovë ka pasur vetem 6 % serbë. Ç'eshte
e verteta, ata ne Kosovë kane nje histori te bujshme, ate te
periudhes jugosllave, te kolonizimit, te spastrimit etnik, te popullarizimit
artificial. Nderkaq, perpjekjet shqiptare per krijim te shtetit
modern te pavarur shqiptar, zanafillen e vet e kane ne territor
te Kosoves.
Pra, rezoluta 1244 krahas faktit se legalizon nje te drejte qe
zanafillen e vet e ka ne dhune dhe vazhdimisht me dhune eshte perpjekur
ta ruaje kete te drejte, ajo, nga ana tjeter dhunshem mohon nje
fakt historik dhe nje realitet aktual.
Keto vendime duhen analizuar dhe kuptuar vetem nga ky kend i real-politikes,
i respektimit te faktoreve kanoses dhe jo i parimeve te legalitetit,
apo te atyre mbi te cilet jane ngritur dhe ndertuar themelet e OKB-se.
Ne pergjithesi ne fushen e se drejtes nderkombëtare haset
nje kontradikte mes dy parimeve qe metojne te vendosin rregulla
ne marredheniet e ndersjella mes popujve dhe shteteve, përmes:
1 - parimit te vetëvendosjes, se drejtes per çlirim,
dekolonizimet, dhe
2 - parimit te mondryshueshmerise se kufijve
Parimi i pare ka force inherente, per nga natyra eshte i pandryshueshem.
Askush nuk ka te drejte t'i imponoje nje populli zgjedhen, sundimin,
keqtrajtimin qe perkufizohet me perpjekje per gjenocid. Te gjithe
pajtohen me faktin se liria eshte e drejte absolute e njeriut dhe
e popujve. Eshte e qarte dhe e dokumentuar se serbet ne vazhdimesi
ua mohuan shqiptareve te drejten per liri, barazi dhe drejtesi,
por jo vetem kaq. Ata hartonin projekte te detajuara se si t'i shperngulin
kosovaret me dhune ose t'i shfarosin teresisht. Njeriu trishtohet
duke lexuar elaboratet gjenocidale te akademikeve te formatit te
Çubrilloviqit, Andriqit dhe te tjereve per shfarosjen e shqiptareve.
Rezoluta 1244, e hartuar dhe votuar nen presionin e sponsorëve
te hegjemonizmit, te ekspansionizmit serb, mjerisht nuk e perfilli
kete parim inherent, te patjetersueshem, por i dha perparësi
parimit te dyte, atij teknik, qe nuk ka permbajtje inherente, por
qe flet per modalitete se si nuk mund te ndryshohen apo te ndryshohen
kufijte e shteteve.
Duke mbeshtetur parimin e dyte, jo vetem qe nuk u perfill realiteti
faktik dhe historik kosovar dhe parimet e se drejtes nderkombëtare,
mbi te cilat jane formuar Kombet e Bashkuara, por thjesht nuk u
mor parasysh as konteksti aktual historik. Ne kohen kur u ndryshuan
kufijte e me se 20 shteteve ne kampin ish-komunist dhe me gjere,
dikush kembengul qe ky parim te zbatohet pikerisht ne Kosove. Pse?
Per shkak te legalitetit, legjitimitetit, realitetit historik, aktual?
Gjithsesi jo! Shkaku eshte shume me banal se diskurset akademike
per legalitetin. Shqiptaret si faktore nuk mund t'i kanosen askujt
dhe as te prishin ekuilibrat mes fuqive te medha, kauza e tyre e
drejte nuk ka protektore.Ata deri me tani u mbeshteten nga faktori
demokratik nderkombëtare mbasi ishin objekt i nje politike
gjenocidale, por jo me shume. Rezoluta 1244 nuk merr parasysh fillet
e kesaj politike, aneksimin e Kosoves, ekspansionizimin serb, kolonizimin
serb te Kosoves, shpernguljen e shqiptareve, krijimin e nje legaliteti
me dhune.
Prandaj nuk duhet harruar se ligjet, rezolutat shpeshhere sanksionojne
nje interes nje raport, nje standard, nje inkoherence qe perfill
peshen e faktoreve e shume me pak realitetet faktike dhe parimet
sublime te drejtesise etj.
Procesi historik ka treguar se ligjet, qe sanksionojne vetem interesat
dhe jane ne kundershtim me parimet e barazise, lirise, perspektivave
behen pengese per procesin historik.
Karl Poperi, sociologu i njohur amerikan, në mënyrë
gjeniale ka konstatuar se shoqëritë moderne duhet të
jenë të hapura, jo vetëm në kontekstin aktual,
por edhe në relacion me ardhmërinë. Rezoluta 1244
është një vendim që pengon hapjen e perspektivave
të ardhmërisë.
(Marrë nga numri i fundit i revistës "New Balkan
Politics") http://www.newbalkanpolitics.org.mk
|