KUJT I DUHET PAVARËSIA E KOSOVËS

Në një takim siq u kualifikua nga ana e mediave, “të jashtëzakonshëm” të elitës së UNMIK-ut, të mbajtur në Shën Naum të Ohrit para ca javësh, nga ana e Zv. Administratorit të Kosovës Charles Brayshaw, në Agjenden e vetë për diskutim kishte ngritur nje cështje interesante që rrallëherë apo asnjëherë gjerë më tani aq publikisht nuk ishte bërë për opinionin Kosovarë dhe ate ndërkombetarë!

Tërë kësajë, kur t'I shtohet edhe fushata e tërbuar aktuale që është duke e ushtruar Serbia ndajë Kosovës, në prag të asajë që po I quajnë herë bisedime e herë dialog për “cështje praktike”, atëherë kuptimi për të diskutuar në mënyrë kaq “transparente” nga ana Administratës së UNMIK-ut, për një problematicë siq është ai I synimit të Kosovarëve për ta rrumbullaksuar identitetin e vetë shtetërorë të ndarë nga Serbia, dyshojë të jetë bërë për shkaqe të të konsumit të Administratës së UNMIK-ut , për të cilën siq cekëm u bisedua në shën Naum.

Por, për cka ishte në të vërtetë fjala? Takimi në fjalë, në agjendën e vetë kishte shtruar për object diskutimi temën (që diskursi politik shqiptar në Kosovë asnjëherë se hjek prej goje) lidhur me mënyrat se si do të mund të shtohej jointeresimi i kosovarëve për Pavarësinë e Kosovës, duke e vënë në një analogji Kosovën me Luksemburgun si shtet dhe anëtar të BE dhe NATO-s!?

Kjo çështje shtruar(kështu dhe në këtë kohë e vendë!?) nga ana e Administratës së UNMIK-ut, në mënyrë gjysëm të hapur për opinionin e gjërë, do të duhej të bëhej interesante për analiza, komentime dhe debate publike nëpër media jo vetëm Kosovare, edhe për një fakt tjeter, që do të thoshnim është I rëndesishëm për momentin, pra ate të natyrës së ofertave të dy palëve në konflikt

Në të vërtetë, ky Projekt I UNMIK-ut, që konsiston në hulumtimin e strategjive të reja për ta zhveshur argumentin e ofertës së kosovarëve (lexo ; opcionin e pavarsisë që ishte konstant në këto 10 vitet e fundit), apo thenë më butë për ta zbritur interesimin e tyre nga kjo ofertë që serbëve u duket edhe këtyre ditëve maksimale, (a në essence është optimale, sepse maksimale është ajo e bashkimit kombëtar –pra Shqipëria Etnike) për dallim nga ai për të cilin në vitet '90-ta supozohej se ishte vetëm një strategji i ish regjimit dhe e politikës Serbe, ngaqë pretendonte gjoja ruajtjen pozicionit të vetë të pabarabart (lexo; kolonialist) në ish federatën Jugosllave, e që arrijti efekte të kundërta me qëllimin e adresuar dhe të identifikuar më heret, është një Projekt I vonshëm dhe kujtojë shumë I gabueshëm për t'u ndërmarr.

Arsyet janë të natyrave të shumta, për cka me siguri do të nevojitej një elaborim më I gjatë dhe më argumentues, që në këtë rast nuk është object I fokusimit tone. Por ne, me një fjali po e përmendim vetëm nje. Ky Projekt, bjen ndesh me Rezolutën 1244!

Por cka është më interesante në tërë këtë Projekt, është porosia që tash del edhe si obligim që e paska marr Administrata e UNMIK-ut mbi vete, për ta ridiagnostifikuar jo vetëm shkallën e nivelit të (jo)interesimit të Kosovarëve për opcionin e pavarësisë së Kosovës, por edhe shqyrtimin decidiv të mekanizmave të cilët domosdo do duhej ta shtonin mointeresimin e shqiptarëve për synimin e ngulitur jo me vite por me dekada të tëra në etnopsikologjinë e tyre.

Por a duhet dhe a janë te informuara së pari mediat, pastajë diskursi ynë politikë,e në fund edhe opinioni I gjërë demokratik? Në këtë kontekst, kam përshtypjen që të trija këto diskurse as që kanë treguar dozë interesimi për këtë Projekt nga ana e UNMIK-ut.Apo ndoshta, Ekspertët e UNMIK-ut, vërtetë kanë ardhë në përfundim (që pak e besojë!) se momenti për të filluar animimin e opinionit Kosovar, për neutralizimin e synimit për pavarësinë e Kosovës është mu ky tanim.. Ngaqë, si mund të spjegohet që në të njejtën kohë paralelisht, fuqizohën edhe apetitet e estabilishmentit actual politik serb, siq ngjau këtyre ditëve në Parlamentin e tyre, ku u debatua frikshëm për Kosovën dhe të ardhmën e sajë.

Tekefundit, ciniku do të thoshte se ata e kryejnë punën e tyre e cila lidhet me interpretimet e Rezolutës 1244, për një”autonomi substanciale” , siq u përmend nga goja e Coviqit dhe dhe ministrit të Mbrojtjes Mihajlovic.

Kjo indeferencë, siq do ta quaja e sidomos mediave dhe diskursit tone politikë, na sinjalizon ose për paaftësinë e tyre për të qenë në trend të zhvillimeve aktuale dhe atyre që na presin, ose dobësinë për të iu kundërvë keqinterpretimeve të gjuhës së sofistikuar diplomatike që me vete bartë si Rezoluta 1244 (të cilën diskursi politik serb është duke e shfrytëzuar maksimalisht) ashtu edhe Korniza Kushtetuese.

Opinioni I gjërë Kosovar ka të drejtë të pyes dhe të informohet drejtë lidhur më këtë çështje aspak të (pa)këndshme, sidomos për ata pjesë të opinionit e cila debatet dhe bisedat lidhur paragjykimin e synimit të kësajë shoqërie, përpiqet t'I vëjë në shtratin e Prokrustit UNMIK-ian.

Administrata e UNMIK-ut, në anën tjetër, dorën në zemër po e bënë punën e vetë (duke diagnostifikuar situata te reja te krijuar pas këtyre viteve të pasluftës tek opinioni Kosovar) ashtu siq e obligojnë qendrat e vendosjes. Por, në anën tjetër shtrohet pyetja tjetër cfarë bëjnë Ekspertët tanë, Parlamenti I Kosovës, Qeveria, Akademia, shoqëria Civile, etj, me diagnostifikimin dhe qartësimin e asajë cfarë në të vërtetë duam ne si shoqëri demokratike. Askush, me sa dij gjerë më tani nuk ka dal me ndonjë Projekt të përpunuar në detaje, të na e sqaroj neve si qytetarë të Kosovës se cfarë fitojmë dhe cfar humbim ne Kosovarët me Pavarësinë e Kosovës.

Ciniku, sërish do të rezononte me logjiken e mësipërme. Si mund të humbin ne si shoqëri me Kosovën e Pavarur? Gjerësa, realisti.Po cfarë na duhet një Kosovë e pavarur, pa investime pa ekonomi te zhvilluar, pa vende te reja të punës për armatën e të papunëve që do rritet ende pas procesit të privatizimit, pa përkrahjen e miqëve, etj.

Mëtej, a është bërë ndonjëherë (ndoshta është duke u bërë?!) ndonjë kalkulim më I përafërtë, lidhur me lëvërdinë; ekonomike, politike, strategjike, etj që do të mund ta kishte Kosova, me pavarësinë e sajë?

Apo, mitin mbi “Kosovën e dëshiruar, si të pavarur”, e kemi ndërtuar vetëm si synim abstract pa ndonjë; argument, lëvërdi e mbulesë të forte ekonomiko- politike? Popujt seriozë, të gjitha këto I konsiderojnë si pjesë të interesit kombëtar, dhe me xhelozi të madhe I ndërtojnë. Është e habitshme, qe synimi për “Pavarësin e Kosovës” , edhe me tej shpërdorohet për qëllime ditore, pa menduar fare se “cështja e pavarësisë” është cështje e interesit tone kombëtar.

Një cështje tjetër, që poashtu kërkon përgjigje është edhe ajo se, cfarë në të vërtetë synohet me “Kosovën e hapur, dhe të pavarur”? Administrata e UNMIK-ut, duke e investiguar këtë fenomen tek Kosovarët, ajo kujton ta marr edhe të drejtën për të vendosë për uljen e këtij synimi, gjë që nga të gjitha këndëvështrimet është I gabuar.

UNMIK-u, poashtu e bënë këtë punë edhe për shkak se e dine që shoqëria Kosovare, nuk e ka arritur në asnjë periudhë kohore të qenësimit të vetë, shkallën e nivelit kritik të dëshirës për ta njëmendësuar këtë synim për pavarsi, sikurse bie fjala e kanë bërë serbët e Bosnjes, të cilët prej hiqëgjë, ia dolën të bëhen me shtet të tyre!Por të shohim, se me cfarë finesash tanim pretendohet të konsumohet kjo ide nga Administrata e UNMIK-ut.

Tani, nga goja e zv. administratorit Z.Brajshaw në Shën Naum, kjo çështje vetem sa bëhet në mënyrë pakëz më të sofistikuar, ngaqë ajo tanim pretendon të hulumtojë jo vetëm mënyrat se si do të mund të shtrihej dhe konsumohej në niveli qytetar, por edhe metodologjinë që do ta ndihmonte atë në të ardhmën.

Tendenca për të tentuar zhvirgjërimin e synimit të shqiptarëve të Kosovës mu tani edhe kaq hapur, për mendimin tim nuk do të ishte edhe gjithaq e rekomandueshme;

E para: Kosova si vend I fundit I rajonit që eshte duke e provuar procesin e tranzicionit permes kriterit të privatizimit, e presin problemet e natyres sociale, ekonomike, por jo ndoshta edhe aq të asajë juridike e politike.Trazirat e mundshme (dhe te inskenuara ) locale ne periudhen qe po hyjmë janë teren ideal për ta shtuar (e jo për ta zvogëluar) edhe më tej besimin e opinionit kosovar për pavarsinë e Kosovës. Prap, ciniku do të thoshte se energjia e brendshme e të paknaqurëve së bashke me kasten politike kosovare, shumë lehtë do te mund të pozicionoheshin në drejtim te ruajtes së asaj që qe fituar me voten e qytetarëve, e jo tendencave që do të ua rrezikonin privilegjet e fituara pikërisht me iluzionin e sipërpërmendur.

Së dyti, qytetarët Kosovarë së bashku me elitën (pjesen dërmuese nga nivelet lokale) e tyre, ende jane te animuar me inponimin e sundimit monoentik e minoritar te ngelur nga ish regjimi komunist sllav, ku diskursi politik shqiptar ishte opozitë jodemokratike, ngaqë thjesht ishte I privuar nga konsumi I institucioneve egzistuese të regjimit disktatorial serb.

Së treti, referencat e asajë që Z. Brayshaw, e definon si “të menduar deshiror”, jane pasoje direkte jo vetëm e frustrimit 10 vjeqar te udhehequr nga diskursi pacifist, por edhe të përvojës do të thoshja të një të rezonuari dhe një etnopsikologjie tonën patriarkale, se shpresa është e fundit që vdes!

E katërta, kjo tendencë do t'I minonte edhe ashtu të brishta raportet ndëretnike në Kosovë, të cilat janë pjesë shumë e rendësishme e dialogut serbo-shqiptar që do të duhet të fillojë në këtë vit.

Shikuar kështu, dhe nga kjo distance kohore “të menduarit dëshiror”, të shqiptarëve të Kosovës do te thoshja bëhet pengesë serioze ne drejtim te realizimit te synimit (poashtu te ndertuar nga I njejti diskurs) për pavarësi.

Tani synimi për pavarësi do të duhej te relativizohej jo në përmbajtje e cila do duhet te pasurohej me elemente te diskursit të ri demokratik, por në formë e cila duhet te zhveshet nga premtimet pa mbulesë.

Esenca e ndryshimit të çasjes prej formes ne drejtim të përmbajtjes se ketij synimi apo te “menduarit dëshiror”, qendron mu në zhvendosjen e vëmendjes e opinionit te gjërë kosovarë kah standardet, korniza kushtetuese, Rezoluta 1244, bisedat për qështje praktike me Serbinë, në mënyrë që në një faze tjetër më thellë të përvojës demokratike dhe eliminimit të shkaqeve që e kanë penguar realizimin e këtij synimi, qështja e pavarësisë të relativizohet gjerë në atë masë sa që një ditë edhe të shkulet fare nga agjenda e synimit kolektiv të Kosovarëve.

Por çështja është, për Administratën e tanishme, si të krijohet disponim I opinionit indeferent ndaj diskursit te pavarsisë? E Jo si të prolongohet qështja e definimit të statusit definitive të Kosovës. Cilat kritere duhet përdorur ne kete drejtim?Cilat mund te jene pasojat e cilat shkaqet.Te gjitha këto qështje paraprakisht do duheshin studiuar mirë e mire.Referencat e zv.Brajshaw nderlidhen me benificionet qe dalin nga asociimi me Evropën. Pra shtrohet pyetja sa do te mundë te fitojë Kosova e sa Serbia kur dihet starti I seciles me ofertat e tyre ekonomike, politike, ushtarake, dhe ato të inxhinieringut njerëzorë. Serbia si gjithënje e prirur per shantazhe gjerë në zgidhje të statusit definitiv të Kosovës do ta përdor ate si mjet presioni për te përfituar nga asociimi me Evropë e sidomos Amerikën.

Kosova në këtë drejtim me ofertën e saj ende fatëpajtuese përdorimin e vetëvehtës nuk mund ta abuzojë, për të bërë presione te ndryshme mbi të tjerët, e aq më pak mbi Serbinë, ngaqë edhe nuk ka nevojë. Në anën tjeter ajo edhe ashtu nuk vendos për problemet kyqe, ngaqë UNMIK-u është adresa që qendrat e vendosjes ende e preferojnë kur është fjale për vendime me peshë rajonale. Poashtu, nje qështje tjeter që është zënë në gojë nga ana e zv. Brajshaw, është edhe ajo e “planit te detajuar per arritjen e standardeve”.

Është e vertete se shqiptart ende vuajnë nga sindromi I të “menduarit dëshiror” gjë qe është përcjellur edhe ne periudhen e pasluftes sidomos kur aludohet te bisedohet për statusin e Kosovës me palen serbe. Mirëpo në anën tjeter ata mund te orientohen në këso lloj kërkesash edhe për shkak se:
A).Ata asnjëherë gjatë dy dekadave te fundit nuk jane sprovuar me te menduarit dhe logjiken pragmatike, me veprimet konkrete institucionale dhe me marrjen e përgjegjësisë politike, siq kanë bërë dhe po bëjnë tani pas luftës.

B).Së dyti kosovarët me elitat (pjesen dërmuese ne nivele lokale) e tyre të identifikuara me votën e verdiktit, nuk mund të paraqesin asfarë rreziku, për UNMIK-un, ngaqë thjesht, atyre qështjet madhore të realizimit të synimit të pavarësisë, as që u është lënë hapsirë e vendimarrjes. Thënë më thjesht, pavarësia e Kosovës, apo “të menduarit dëshiror”, siq u quajt në takimin e Shen Naumit, për fazën e tanishme nëpër të cilën është duke ecur Kosova as që paraqet ndonjë rrezikë as për sigurinë dhe stabilitetin e regjionit, e as për Administratën eUNMIK-ut. Sepse, Rezoluta 1244 së bashku me Standardet para statusit, janë bërë një ecje aq e natyrshme, saqë edhe të “menduarit dëshiror” do të ishte I tepërt! Atëherë, shtrohet pyetja.Kujt në të vërtetë I duhet “pavarësia” e Kosovës? Këtu Zv.Kryeadministratori, ka plotësisht të drejtë!

(Autori është Drejtor i- IDERK-ut)

 

nga:

Fadil Maloku
Sociolog
Copyright www.agimi.com 2002