NJË SY DHE DY VËSHTRIME

O ju njerëz krenarë, frenoni krenarinë tuaj, gjeni të vërtetën në veten tuaj mbisundoni mbi të dhe bëni të lumtur veten tuaj, që edhe njerëzit për rreth të jenë të lumtur

Gjendja e njeriut në të vërtetë është e mrekullueshme. Atij as nuk i jepet as nuk i diktohet forma e jetës siç mund ti diktohet pemëve forma e të qenit.

Kësisoj , njeriut i duhet ta zgjedh formën e vet në çdo rast, është pra detyrimisht i lirë. Si zakonisht njeriu ka më tepër prirje nga e keqja sesa nga e mira.

Gjithësecili synon të sundoj dhe nuk ka njeri që nuk ka qenë shtypës po që se i është dhënë rasti. Të gjithë ose pothuajse të gjithë janë të gatshëm ti flijojnë të drejtat e të tjerëve për ineresat vetjake.
Në zanafillën e shoqërisë ekziston forca e egër dhe e shfrenuar, pastaj vjen ligji , me fjalë të tjera prap forca por e përcaktuar në disa trajta. Çdo gjë në jetë mund të jetë e mirë ose e keqe , varësisht nga ajo se për çka e përdorim dhe  çfarë të mirash nxjerrim nga ajo. Parimi për këtë është se vetëm individët ndjehen përgjegjës.

Kolektivat u shpikën për të bërë gjëra për të cilën individi nuk e ka guximin.

Pikërisht për këtë të gjitha komunitetet dhe shoqëritë janë njëqind herë më të sinqerta dhe më mësimdhënëse mbi natyrën e njeriut sesa vet individi i cili është tepër i dobët për të shprehur guximin e aspiratave të tij.
Njerëzit të cilët ishin njëkohësisht fisnik dhe të ndershëm arrijnë ta hyjnizojnë shtetin me të cilin pastaj ato karakterizoheshin dhe përparuan në mënyrën më të dukshme. Këtu llogaritet edhe ndërgjegja politike dhe fuqia e mendimit të shoqërisë ku mund të shifet pra përfaqsuesi i një populli në mesin e shoqërisë njerzore.
Ne, nuk i besojmë atyre që gjithmonë kanë tendenca të theksuara të dënojnë.

Janë njerëz të fisit dhe prejardhjes më të ulët që në fytyrë iu dallohet se janë xhelat dhe spiunë. Nuk besojmë në njerezit e mëdhenjë të caktuar nga providenca (shumica e politikaneve të famshëm kanë fituar popullaritet për shkak të disa rrethanave të cilat edhe vet nuk i kanë pritur). Nuk i besojmë edhe  të gjithë atyre që flasin për drejtësin e tyre .Vërtet në shpirtin e tyre nuk mungon vetëm mjalti. E çmoj njeriun, lufta e të cilit fillon në vet atë. Kemi nevojë për një shoqëri civile që t'i bëjë presion dhe oponencë pushtetit dhe jo të bëjë, siç bën kjo e sotmja, aleancë me të edhe kur ky punon krejt në kundërshtim me interesat e shoqërisë.

Kemi nevojë për sindikata të tjera, që të jenë një bashkim punëtorësh për të mbrojtur të sotmen dhe të ardhmen e interesave të tyre dhe jo për aleatë pushtetarësh për fitime personale. Nuk kemi nevojë për trazira dhe shtabe të krizave dhe gjëra të ngjashme si këto. K uptohet se arsyetimi ndaj tërë këtyre kërkesave është: i dimë të gjitha,por a mund të bëhen këto? Këto gjëra tingëllojnë utopike apo idealiste, kurse realiteti është diçka tjetër.
Por në një shoqëri të shëndoshë ka një raport mes idealit dhe realitetit: ai që realiteti tenton drejt idealit, kurse ideali tërheq realitetin duke krijuar kështu edhe besimin në të ardhmen. Një shoqëri që pretendon se jeton realitetin pa ideale është një shoqëri që jeton pa besimin në të ardhmen dhe një destinacion i tillë atë shoqëri e shpien në vdekje.
Por, ne mbi pemën e së ardhmes tonë do ta ngremë çerdhen tonë, vetëm ose bashkërisht, mirë ose keq, por një e është e sigurtë, shqiponjat do të na e sjellin ushqimin me sqepat e tyre. Vërtet ky nuk është ushqim për të poshtërtit.

Do t'ju dukej zjarr ajo që do ta hamë ne dhe do t'ju digjej gjuha e goja.

Lumturia jonë për shpirtërat e tyre shpellë e acartë, e akullt do të duket një ditë.
Edhe një sugjerim për të gjithë juve: ai që nuk dëshiron  të vdesë nga etja mes njerëzve  duhet të mësojë të pijë nga të gjitha gotat, e ai që donë të mbetet i pastër mes njerëzve, duhet të dijë të lahet edhe me ujë të ndotur sepse lehtë është të jetohet në këtë ujdhes të madhe –Tokë , por uji që e rrethon është i rrëmbyeshëm dhe vlon.

shkruan:
Fatmir Zymberi

Student i vitit të
tretë, Fakulteti
Juridik dhe student
i vitit të dytë,
Fakulteti Filozofik,
Universiteti i Tetovës

Copyright www.agimi.com