MUZIKA QË SHËRON

Muzika dhe vendi i saj në mjekësi

Ē’ėshtė terapia muzikore?
Terapia muzikore pėrkufizohet si pėrdorimi i muzikės apo strategjive tė lidhura me muzikėn, nėn kujdesin e njė muzikoterapisti, pėr tė motivuar dikė pėr qėllime jomuzikore. Muzikoterapistėt pėrdorin aftėsitė dhe trajnimin e tyre muzikor pėr tė sjellė ndryshime pozitive nė aftėsitė fizike, komunikuese, shoqėrore dhe nė gjendjen emocionale tė njerėzve.

Muzika dhe vetite e saja sheruese Muzika ka disa cilėsi interesante. Ajo tėrheq apo pėrqėndron vėmendjen, duke stimuluar dhe vėnė nė pėrdorim shumė pjesė tė trurit. Muzika ėshtė e lehtė pėr t’u asimiluar nga truri dhe sigurin kėnaqėsi. Nė vitin 1944 mjeku Edgar Kejs, i njohur pėr tė shėruarit e mijra pacientėve nėpėrmjet metodave psikoterapeutike, i cituar prej revistės “Fountain” (dhjetor 2002), do tė thoshte se muzika ėshtė ilaēi i sė ardhmes. Dhe nė tė vėrtetė, provat e dokumentuara tregojnė se forca e muzikės mund tė pėrdoret pėr tė shėruar trupin, pėr tė forcuar mendjen dhe pėr tė ēliruar shpirtin krijues. Artikujt e botuar nė gazeta e revista tė shumta shkencore na sjellin raportime dramatike tė mėnyrave se si mjekėt, muzikantėt dhe profesinalistėt e shėndetėsisė pėrdorin muzikėn pėr tė trajtuar e kuruar gjithēka, si kanseri, presioni i lartė i gjakut, dhimbja kronike, disleksia dhe ēdo sėmundje mendore. Gjatė lindjes sė fėmijės, muzika mund tė ndikojė nė uljen e frikės tek nėna dhe mund ta ndihmojė organizmin e saj qė tė ēlirojė endorfinėn, e cila ėshtė qetėsuesi natyror i dhimbjeve fizike, duke ulur, nė kėtė mėnyrė, nė mėnyrė tė ndjeshme nevojėn e anestezisė.

Ekspozimi ndaj tingullit, muzikės dhe vibrimeve tė tjera akustike mund tė ketė ndikim gjatė gjithė jetės nė sjelljen e pėrditshme, nė rezultatin pozitiv gjatė mėsimit e studimit etj., sepse njė ekspozim i tillė stimulon tė mėsuarit dhe kujtėsėn, si dhe forcon aftėsinė e tė dėgjuarit.

Njėmijė vjet mė parė...
Njėmijė vjet mė parė, mjekėt e Lindjes ishin tė parėt qė pėrdorėn risitė e teknikave terapeutike, tė cilat sot vazhdojnė tė vlerėsohen si bashkėkohore. Ata trajtonin sėmundjet mendore duke duke i vensour pacientėt nė sanatoriume, nė tė cilat kėta tė fundit i nėnshtroheshin teknikave tė terapisė muzikore. Nė lokalitetin e Fezit, nė Marok, njė azil pėr tė sėmurėt mendore ishte ndėrtuar qyėsh nė shekullin VIII e.s. Azile tė ngjashme ishin ngritur, gjithashtu, edhe nė Bagdad, nė vitin 705, nė Kairo, nė vitin 800, si dhe nė Damask e Halep nė vitin 1270. Nė kėto azile tė sėmurėt trajtoheshin me angazhim nė punė, me obiate, banjo uji, si dhe me ekspozimin ndaj terapisė sė mbėshtetur nė melodinė. Kore tė veēanta dhe banda muzikore luanin ēdo ditė nė instrumenta muzikore dhe kėndonin, si dhe ofronin shfaqje tė thjeshta komike.

Nė vitin 1284 Malik el-Mensur Sejfedin Kalavuni ndėrtoi nė njė spital nė Kairo, e reja mė e veēantė e tė cilit ishte muzika e lehtė qė mbushte nė pjesėn mė tė madhe tė kohės mjediset ku ndodheshin tė sėmurėt. Nė tė njejtėn kohė, tregues profesionistė historish dhe anekdotash punonin pėr tė argėtuar tė sėmurėt. Edhe muezinėt e xhamisė qė ndodhej nė spital, pėrpara recitimit melodik tė thirrjes pėr nė rituale, ishin porositur qė tė kėndonin kėngė me karakter fetar, nė mėnyrė qė tė ndikonin pozitivisht tek pacientėt dhe t’i bėnin ata qė tė harrojnė dhimbjet. Ky spital i lashtė vazhdon tė shėrbejė ende sot nė qytetin e Kajros.

Vetitė shėruese
Terapia e muzikės humbi pėr mė shumė se 1000 vjet si nė Lindje, ashtu edhe nė Perėndim, por nė tridhjet vjetėt e fundit Perėndimi ka treguar njė interes tė jashtėzakonshėm nė pėrdorimin e terapisė sė muzikės pėr tė trajtuar nėj numėr tė madh sėmundjesh fizike e psikike. Askush nuk e di me saktėsi se si shėron muzika, por ėshtė fakt se truri ynė i pėrgjigjet mė sė miri ndikmit tė tingujve.

Dr. Kliv Robins, bashkėthemelues i qendrės sė terapisė muzikore “Nordoff-Robbins” nė universitetin e Nju Jorkut, nė librin e tij “Terapia muzikore pėr fėmijėt handikapatė”, thotė: “Muzika ka njė lidhje tė brendshme me strukturėn neurologjike tė trurit dhe funksionin muskular tė organizmit njerėzor. Nė njė nivel joverbal, muzika aktivizon mendjet tona, intrigon vėmendjen tonė dhe duket se ndihmon tė rregullojė disa funksione tė trupit.” Ai tregon se si e trajtoi njė fėmijė tė sėmurė nga paraliza cerebrale me terapinė e muzikės nė mėnrėy qė ta bėnte atė tė pėrfitonte ekuilibrin fizik, tė koordinojė lėvizjen e gjymtyrėve dhe tė komunikojė. Nėpėrmjet kėsaj, ai kishte arritur tė ketė sukses pėr ta motivuar mė mirė dhe pėr ta bėrė mė tė motivuar atė fėmijė gjatė kurimit.

Gjetja e melodisė apo kėngės sė saktė duket se arrin tė funksionojė nė shumė forma. Ajo na shpėrqendron nga dhimbjet, na pėrmirėson gjendjen shpirtėrore, na ringjall kujtimet e vjetra dhe na nxit trupin pėr t’iu pėrgjigjur pozitivisht ritmit. Muzika ėshtė vlerėsuar pėr njė kohė tė gjatė pėr ndikimin e saj qetėsues, por hulumtimet mė tė fundit tregojnė edhe pėr forcėn e saj pėr tė rigjallėruar e mbajtur organizmin nė shėndet tė mirė. Tingujt qetėsues, nga meloditė e Tibetit e Azisė sė largėt e deri tek simfonitė e Beethovenit, po studjohen shkencėrisht nė parandalimin e ftohjes e rrufės, lehtėsimit tė vėshitrėsive tė punės dhe madje edhe nė ēlirimin e hormoneve kundėr plakjes. Njė studim ka treguar se pacientėt qė i nėnshtrohen operacioneve pasi tė jenė qetėsuar duke dėgjuar muzikė e marrin veten mė shpejt dhe ndjejnė mė pak dhimbje se pacientėt e tjerė. “The International Journal of Arts Medicine” tregon se fėmijėt qė i nėnshtrohen trajtimit tė sėmundjeve nė njė spital a qendėr mjekėsore ku personeli i spitalit u flet dhe u kėndon kėngė atyre, e marrin veten dhe dalin nga spitali mesatarisht tri ditė mė shpejt se fėmijėt e tjerė.

Kėrkimet mė tė fundit nė fushėn e terapisė muzikore tregojnė se truri ynė i pėrgjigjet muzikės njėlloj sikur ajo tė ishte ilaē. Muzika mund tė rregullojė shumė funksione tė organizmit, tė sinkronizojė aftėsitė motore, tė stimulojė mendjen dhe, madje, tė na bėjė mė tė mprehtė e mė tė zgjuar. Sipas Suzan Harderit, e cila ėshtė lektore e Departamentit tė Mjekėsisė Shoqėrore nė Shkollėn Mjekėsore tė Harvardit, “nuk ekziston ndonjė recetė e caktuar e ndonjė pjesė muzikore tė veēantė qė mund ta bėjė dikė tė ndjehet mirė apo tė qetėsohet. Gjithēka varet nga shijet personale, nga llojet e kujtimeve, ndjenjave dhe shoqėrimeve tė ideve qė pjesa muzikore sjell nė mendje. Disa njerėz qetėsohen mė tepėr nėpėrmjet muzikės klasike, tė tjerė mund tė preferojnė bluzin humoristik. Ēelėsi ėshtė nė individualizimin e zgjedhjeve tuaja muzikore.”

Depresioni
Kėrkimet e kryera nė Shkollėn Universitare Mjekėsore tė Stenfordit kanė dhėnė disa rezultate interesante.
Tek njė grup prej 20 vetėsh mes moshave 61 dhe 86 vjeēare gjendja shpirtėrore u pėrmirėsua dhe depresioni ra pasi ata dėgjuan muzikė familjare, tė zgjedhur nga ata vetė, ose me ndihmėn e muzikoterapistėve, ndėrsa zhvillonin njė numėr ushtrimesh e teknikash per uljen e stresit. Njė tjetėr grup kontrolli qė, gjatė tė njejtave ushtrime, nuk ishte nė shoqėrinė e muzikės, gjatė 8 javėve tė periudhės sė studimit nuk tregoi asnjė pėrmirėsim.

Pagjumėsia
Njė studim i Shkollės sė Infermierisė nė Universitetin e Luisvilit solli pėrfundimin se 24 nga 25 persona qė kishin probleme tė mėdha me pagjumėsinė, arritėn tė flenė mė gjatė apo t’i zerė gjumi mė shpejt pas dėgjimit tė muzikės sė llojit Nju Eixh. Muzika e pėrdordorur nė kėtė rast duhet tė jetė e qetė dhe e rrjedhshme, ndėrsa goditjet ritmike duhet ose tė mos ekzistojnė, ose tė jenė shumė tė rralla. Pėr tė arritur rezultat ėshtė i nevojshėm edhe evitimi i kafesė apo ēajit pas ngrėnies sė darkės. Edhe pėrdorimi i telefonit apo tė shikuarit e televizorit pas orės
9:00 tė darkės ėshtė e rėndėsishme qė tė evitohen. Muzika duhet tė vijė duke u qetėsuar e zbutur sa mė shumė qė koha e gjumit afrohet. Edhe pasi tė jemi shtrirė, mund tė vazhdojmė tė dėgjojmė muzikė tė lehtė nga njė aparat audio me njė ēelės tė butė e jo tė zhurmshėm tė ndezjes dhe fikjes. E gjithė kjo ėshtė mirė tė shoqėrohet me frymėmarrje tė thellė.

Stresi
Muzika lufton Stresin Shumė studime kanė treguar se meloditė e largojnė ankthin dhe pėrmirėsojnė si presionin e gjakut, ashtu edhe ritmin e rrahjeve tė zemrės nė kushte stresi. Tė ulurit apo tė shtrirėt nė njė pozicion tė rehatshėm dhe tė dėgjuarit e njė melodie tė lehtė instrumentale do tė ishte shumė i pėrshtatshėm pėr t’u qetėsuar pas njė dite stresuese. Pas pak minutash dėgjimi, janė tė kėshillueshme edhe disa ushtrime qetėsuese fizike.

Dhimbja
Njė shkollė mjekėsore e universitetit tė Jejlit ve nė dukje se tė sėmurėt qė dėgjojnė muzikė gjatė njė procedure kirurgjikale pa anestezi kanė mė pak nevojė pėr obiate apo qetėsues nga dhimbjet nė krahasim me pacientėt e tjerė.
Muzikoterapistėt thonė se shqetėsimi fizik dhe dhimbjet pas operacionit mund tė lehtėsohen nėpėrmjet melodive tė lehta dhe ritmeve qetėsuese.

Dėmtimet e trurit
Samuel Uong, i cili ėshtė njė mjek i trajnuar nė Harvard, luan instrumenta muzikorė dhe pėrdor muzikėn pėr pėrimirėsimin e gjendjes sė pacientėve me dėmtime nė tru.
Ai ėshtė, njėkohėsist, edhe dirigjent i Filarmonisė sė Hong Kongut dhe Orkestrės Simfonike tė Honolulusė. “Kur truri ėshtė i prekur nga goditjet,” thotė ai, “mbetet njė hapėsirė e dėmtuar mendore dhe muzika ndėrotn njė “ure” qė lejon pacientin tė krijojė lidhjen me botėn e jashtme. Studimi i mjekėsisė kanė ndikuar edhe nė punėn time me muzikėn dhe mėsimi i muzikės ka thelluar rolin tim nė shėrimin e pacientėve.”

Sipas studimeve tė bėra nė vitin 1996 nė Universitetin Shtetėror tė Kolorados, dėgjimi i muzikės me ritėm tė ndjeshėm dhe tė rregullt ka njė ndikim pozitiv dhe organizues nė trurin e tė sėmurėve qė vuajnė nga simptomat e sėmudnjes sė parkinsonit.

Kujdes nga muzika e rėndė!
Nė tė njejtėn kohė, ėshtė provuar nga studimet se muzika e rėndė me tinguj mbi nivelin 90 decibel shkakton stres dhe dėmtime tė rėnda tė veshit. Prof. Pirs Xh. Houard, drejtor i Qendrės pėr Studime tė Zbatuara Kognitive nė Sharlot tė SHBA, thotė: “Muzika shumė e rėndė krijon njė gjendje abnormale fizike, tė ngjashme me shndėrrimet dhe varėsinė qė sjellin pėrdorimi i alkoolit apo drogės.” Nė kėtė mėnyrė, ėshtė mirė qė sidomos tė rinjtė, tė tregojnė kujdes nė muzikėn qė zgjedhin pėr tė dėgjuar apo qė u sugjerohet pėr arsye tėrėsisht komercialiste, si dhe tė evitojnė ambjente si diskotekat apo ato lokale ku luhet muzikė nė tinguj shumė tė lartė.

shkruan:
Edvin Cami
Copyright www.agimi.com 2002