SHQIPTARËT MË SHUMË JASHTË TROJEVE SE SA NË TROJET E TYRE:

NUMËROHEN RETH 15 MILJON SHQIPTARË NË TË GJITHE BOTËN

Duhet pasë parasysh se ky rezultat është gjetur në një faqe elektronike dhe nuk ka prova për ndonjë regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa të dhëna të cilat janë të besueshme, athere, duhet të merret edhe në konsiderat se vërtet janë 15 miljon shqiptarë . Patjetër këtu në këtë numër bëjnë pjes shumë shqiptar që i përkasin origjinës së shqiptarve nga ata që ne sot i njohim, si të asimiluar. Megjithatë, le ti referohemi këtyre fakteve
dhe të nxjerrim një numër më të saktë ndoshta.

Të dhënat e ofruara tregojnë se Shqipëria ka mbi 3 milion banorë, në Kosovë numërohen rreth 2 milion shqiptarë, në FYROM numërohen rreth 800 mijë shqiptarë. Mali i Zi numëron rreth 40-50 mijë shqiptarë. Gjeografia e vend-ndodhjes së shqiptarëve jashtë trojeve të tyre patjetër që duhet të fillojë me Turqinë. Turqia zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjes gjeografike të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë se sa Shqipëria dhe Kosova bashkë. Të kthyer plotësisht në shqiptaro-turq, ata sipas statistikave janë diku aty afër të regjistruar, sipas të dhënave zyrtare të shtetit turk,rreth 5 milion qytetarë shqiptaro-turq me origjinë shqiptare. Një tjetër vend nga ku ka shqiptarë shumë nga tat të herëshimit janë dhe shqiptarët e Greqisë të cilët grekërit i quajnë Arvanitasit Ata janë vendosur në rrethinat e Athinës dhe përgjatë shtrijes së kufirit me Shqipërinë dhe numërohen në mbi 1 milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptaro folëse. Arbëreshët që gjenden në jug të Italisë, kryesisht në Sicili dhe Kalabri. ata llogariten në mbi 100 mijë Ndërsa, në Egjipt numërohen rreth 200 familje me origjinë shqiptare. Nga vendet e quajtura të lindjes së largët ose Misiri i nojuhur tek shqiptarët është edhe Siria Pas largimit nga Egjypti shumë shqiptarë u vendosën në Siri, aty numërohen rreth 550 familje.
Duke vazhduar pastaj me ata shqiptarë që janë të vendosur në Bullgari. Shqiptarët janë të përqëndruar kryesisht në Sofje dhe Pllovdiv dhe kapin shifrën e 52 mijë vetëve. Në Rumani numërohen rreth 20 mijë. Në Kroaci ështe i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacisë. Janë gjithashtu rreth 12 mijë shqiptarë në Slloveni. Numërohen 12 mijë shqiptarë edhe në Ukrainë, ku janë evidentuar gjithsejet 7 fshatra te banuara nga shqiptarë. Por ende nuk është llogaritur numri i tyre në Argjentinë një vend tjetër ku janë ngulitur shqiptarët dhe kryesishtë ata të perzier me emigratët italianë që erdhën këtu nga jugu i italisë pra janë shumica arbëreshë. Shqiptarët e argjentinës konsiderohen komuniteti më i organizuar.dhe kanë ruajtur shumë traditën dhe historinë e jane diku aty rreth 50 mijë.. Australiia megjithse një vend i madh për emigrantët , por shqiptarët nuk e kanë preferuar shumë . Aty numërohen rreth 26 mijë shqiptarë, të vendosur në rrethinat Viktoria dhe Brisben. Afrika e Jugut është vendi ndoshat që ka më pakë shqiptarë aty janë vendosur thuhet në Kejp Taun rreth 15 familje .Vendi më i preferuar dhe nga më të populluarit kohët e fundit kryesishtë janë SHBA-ës. Një kuriozitet thotë se "shqiptarët e kanë zbuluar Amerikën", kjo duket bëhet për të treguar se sa janë të dhënë shqiptarët pasë emigrimit për në Amerikë. Sot, këtu flitet se gjenden mbi 500 mijë shqiptarë, shifër kjo që kurr nuk ka mundur të bëhet zyrtare pasi që ka munguar një inisiativë zyrtare që ta bëjë një gjë të tillë. Por gjithmon statistikat i referohen kryesisht dhe qëndrave nga më të banuarat me shqiptarë. Ata janë të instaluar në Çikago, Detroit, Miçigam, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio, dhe Kanada( konsiderohet komuniteti me intelektual). Një vend kryesorë në largimin e shqiptarve të kohëve të fundit ku janë të vendosur shqiptarët konsiderohet Greqia me rreth 500 mijë shqiptarë, Gjermania ka rreth 350 mijë shqiptarë përfishirë këtu edhe ata të trojeve etnike. Në Itali reth 300 mijë dhe në Zvicër rreth 180 mijë kryesisht shqiptarë të trojeve etnike. Në Angli 40 mijë, Belgjike rreth 40 mijë, Një numër më të vogël shqiptaresh gjen pothuajse në çdo vend evropian, por tani më nuk ka cep të botës që nuk gjenë shqiptarë, ky studim me titull "Etapat historike të shpërnguljes së shqiptareve".

shkruan:
BEQIR SINA
New Jork
©2002 RTV Zëri i Kosovës
Copyright www.agimi.com 2002