ME LULE KUNDËR DROGËS

Petrit Grezda, drejtor i Asociacionit Ndërkombëtar në Luftë Kundër Drogës dhe Narkobiznesit-Kosovë

Petrit GrezdaAsociacioni Ndërkombëtar në Luftë Kundër Drogës dhe Narkobiznesit në Kosovë është regjistruar për herë të parë vitin e kaluar, si degë e asociacionit ndërkombëtar që me karakter është joqeveritar dhe joprofitabël. Asociacioni ndërkombëtar kundër drogës zhvillohet përmes programeve të veta të ndryshme të cilat janë të shtrira në 54 shtete. Ai eshtë i përbërë nga katër shtylla, mbi të cilat është ndërtuar edhe dega kosovare e tij. Shtylla e Parë nënkupton databazën e kompiluar në bashkëpunim me ministritë e shëndetësive të vendeye respektive dhe informacioneve: sa është numri i të rinjëve të varur nga përdorimi i narkotikëve, cila është mosha e tyre, në çfarë gjendja sociale janë dhe cilat janë rrethanat që i kanë bërë të jenë të varur nga narkotikët. Duke i mbledhur, analizuar dhe studiuar këto të dhëna, asociacioni, në bashkëpunim me ministri dhe partenerë të ndryshëm, përcaktojnë programin e rehabilitimit dhe socializimit të tyre. Petrit Grezda, udhëheqës i Asocacionit Ndërkombëtar në Luftë Kundër Drogës dhe Narkobiznesit në Kosovë, thotë se dega e këtij asociacioni në Kosovë do të përpiqet që programet e ndryshme të rehabilitimit dhe socializimit t'ia përshtasë rrethanave dhe kushteve konkrete këtu.
"Kushtet nuk janë të njëjta për një narkoman në Gjermani dhe për një narkoman në Kosovë". Shtylla e Dytë nënkupton dërgimin e narkomanëve për shërim në spitale dhe qendra rehabilitimi. Shtylla e Tretë parasheh realizimin e projektit ,për punësimin dhe socializimin e të rehabilituarve. Shtylla e Katërt i takon orientimit politik. Asociacioni Ndërkombëtar në Luftë Kundër Drogës dhe Narkobiznesit në Kosovë ka filluar projektin me slloganin "Me lule kundër drogës".

Urbania: Në çfarë projekti po punoni aktualisht?


Petrit Grezda: Ne kemi filluar më një program të Qeverisë Holandeze, i cili ka një vlerë kapitale prej 5.860.000 eurosh. Presim që më 14 prill Qeveria Holandeze ta aprovojë këtë kredi. Ky projekt ka slloganin "Me lule kundër drogës". Ky projekt përbëhet nga një cikël i mbyllur. Fillon me ndërtimin e objektit nga Qeveria Holandeze dhe vazhdon pastaj me prod-himin e luleve të cilat eksportohen në Holandë. Pas pagimit të kësaj kredie, objekti i mbetet personit në tokën e të cilit është ndërtuar ai, me kusht që të eksportojë lule me të njëjtin qëllim edhe për njëzet vjet të tjera, sepse për aq kohë është garancioni i bankës holandeze. Pos këtij projekti të parë, ne kemi edhe projekte të tjera, për shembull, ushqimi ekologjik. Ta zëmë, në shishet e ujit mineral të shkruhet sllogani: "Përdoreni ujin në vend të narkotikut". Në kuadër të ushqimeve ekologjike pastaj kemi prodhimin e grurit e të misrit, në forma ekologjike pa përdorimin e pesticideve. Më e rëndësishmja është se këto prodhime do të përdoren si ushqim në qendrat ku do të rehabilitohen këta persona. Me organizime të ndryshme në media, koncerte, ekspozita, mbrëmje letrare, do të organizojmë tubime bëmirëse, ku një pjesë e madhe e fitimeve do të shkojnë në Ministrinë e Shëndetësisë për çeshtjen e narkomanëve dhe rehabilitimit të tyre.

Urbania: A planifikoni të ndërtoni qendër rehabilitimi për narkomanët në Kosovë?


Petrit Grezda: Ne kemi biseduar me Ministrinë e Shendetësisë, por për shkaqe tashmë të njohura ne jemi detyruar t'i ndërpresim bisedimet. Me emërimin definitiv të ministrit, do t'i vazhdojmë ato bisedime. Ne si asociacion kemi ofruar që 50 përqind të vlerës së k'ëtij objekti ta financojmë ne, ndërsa pjesën tjetër ta financojë Ministria e Shëndetësisë. Të gjitha programet janë të një cilësie amerikane, sidomos programet e shërimit, të cilat më së shumti kanë treguar rezultate në këtë fushë.

Urbania: Kur do të fillojë zbatimi i këtyre projekteve?


Petrit Grezda: Projektet nuk kanë filluar të realizohen për shumë arsye, jo për shkakun tonë, por nga faktorë tjerë. Por, ne nuk kemi hequr dorë. Do të shkojmë deri në fund. E dimë se Ministria e Shëndetësisë është jashtëzakonisht e interesuar për këtë çështje. Kosovës i mungon një qënder rehabilitimi, për të cilën ka shumë nevojë. Rinia kosovare (mosha jomadhore, 12-16 vjeç) është mjaft e implikuar në narkomani dhe në narkobiznes. Kjo nuk është fshehtësi. Ne, gjithashtu, jemi në kontakt me neuropsikiatër, të cilët janë të specializuar në këtë fushë. Ata janë të interesuar që të ndihmojnë permes programeve dhe projekteve të ndryshme për të cilat ata mendojnë se janë më frytëdhënëse.

Urbania: Si mendoni ta bindni rininë që të largohet nga narkomania?


Petrit Grezda: Me anë seminaresh, konferencash e aktivitetesh të ndryshme. Në këtë mënyrë mendojmë se do t'ia dalim ta bindim rininë që të largohet nga kjo rrugë e keqe, e cila, për fat të keq, po rritet çdo ditë e më shumë.

Urbania: Pse nuk keni dalë më heret në opinion?


Petrit Grezda: Nuk kemi dëshiruar të dalim deri më tash, sepse kemi dashur që të dalim me një rezultat të prekshem, me një program të tillë si ky që do të realizohet me datën 14 të këtij muaji. Nuk jemi njerëz që dëshirojmë të flasim shumë, sepse kjo fushë nuk duron shumë fjalë, por kërkon punë shumë të madhe.

Urbania: Kur do të bëhet promovimi i asociacionit?


Petrit Grezda: Mendojmë se që nga fillimi i muajit maj ta bëjmë një seminar ndërkombëtar, në të cilin do të thirren Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Punës dhe e Përkrahjes Sociale, si dhe policia. Do të kërkohet që këto të ndihmojnë në këtë çështje.

Urbania: Kush është duke financuar?


Petrit Grezda: Financimi momental po bëhet prej biznismenëvë kosovarë. Kemi menduar se, asociacioni ynë duhet ndihmuar vullnetarisht nga biznisi vendas, me donacione qytetare si dhe me aktivitete kulturore me qëllime humanitare. Po ashtu, kemi vënë kontakt me Zyren Amerikane dhe Holandeze, të cilat kanë shprehur dëshirë që me donacione të qeverive të tyre të ndihmojnë në këtë çështje.
Prej financuesve momentalë kosovarë është NIC HOLDING, në krye me Naser Kelmendin, i cili më së shumti po e ndihmon asociacionin.

shkruan:
ASDREN GASHI
© jàva
Copyright www.agimi.com 2002