Kur në Itali mbretëronte Demokracia e Krishterë, mafia lulëzonte. Vullneti për ta mundur hidrën komuniste autorizonte të gjitha mjetet. Por ajo kohë kaloi. Komunizmi u avullua, Demokracia e Krishterë u dezintegrua. Sot, Giulio Andreotti vuan dënimin prej 45 vjetëve ndërsa mafia po humb gjithnjë e më shumë para. Sadopak lidhjet politike të mafias me shtetin kanë rënë dukshëm. Kjo shihet qartë në aksionet e karabinierëve për arrestimet e shefave të mafias në Itale që për fat të keq janë me numër të madh. Klanet mafioze shumë rëndë ta rimarrin veten. Anija mafioze po ngec në cekëlinë.
Me një optimizëm diskret, disa nga shefat e formacionit të luftës kundër Mafias në Itali, duket se e kanë të qartë perspektivën, nëse jo edhe fitoren, ose thjeshtë zbrapsjen e kriminalitetit të organizuar.
Sipas Pierluigi Vigna, prokuror në Firencë, “disa shenja, madje edhe disa prova duket se tregojnë që Cosa Nostra së bashku me të tjerët janë duke u thyer”.
Një nga sprovat e kësaj ishte arrestimi i Leoluca Bagarellas, njërit nga kriminelët më të kërkuar të vendit, tashmë i dënuar për vrasje, i vënë në dyshim se është „nga burrat e nderit“ me influencë dhe i akuzuar mes të tjerave për disa nga krimet më spektakulare që i ka bërë mafia në vitet e fundit.
Se a do të fitojnë grilat e burgut klanet mafioze në Itali apo jo, mundet të shihet qartë nga teritori që kontrollojnë dhe kativitetet e tyre me të cilët edhe jetojnë.
Ja se kush është mafia në Itali:
CAMORRA – Kampania
Vepron kryesisht në Napoli, Salerno dhe në Kazertë. Comorra karakterizohet me një stru kturë horizontale, përkundër tentativës së riorganizimit që nisi kumbara Raffaelo Cutola në vitet e 90-ta.
Aktivitetet kryesore: trafiku i drogës, reketi, lojërat me bixhoz.
Numri i anëtarëve: 11 klane, reth 700 anëtarë.
COSA NOSTRA – Sicili
Vepron para se gjithash në perëndim të ishullit Palermo , Agrixhente, Tropani dhe Kaltaniseta. Pranimi i “burrave të ndërit” në Cosa Nostra bëhet me një ceremoni inicuese me betim. Kohëve të fundit megjithatë, për të penguar rrezikun e ikjes dhe informatorëve, disa ceremoni bëhen në mënyrë sekrete.
Struktura është shumë e hierarkizuar, e vënë mbi ndarjet administrative: familja (cosche), kantonet (mandamenti), komisionet regjionale, komisionet interregjionale (cupola). Në krye të Cupolas është capi deo capi.
Kush e trashëgoi koroleanin Toto Rina, që u burgos më 1993? Brenando Provenzano, Pietro Aglieri apo Giovani Brusca?
Asgjë nuk mund të thuhet me siguri se kush e zëvendësoi „egërsirën“.
Aktivitetet kryesore: trafiku i drogës dhe i armëve, ankandet, reketi i fondeve, fajdeja, shpërlarja e parave të ndyta.
Numri i anëtarëve: 161 klane me përafërsisht 5.700 anëtarë.
SACRA CORONA UNITA – Pulia
E krijuar në vitet '80. Mban lidhje me Ndragheta-n dhe Cosa Nostra.
Aktivitetet e saj: trafiku me drogë dhe me armë, dhe së fundi klandestinët duke shfrytëzuar pozitën gjeografike, kundruall ish Jugosllavisë. Themelues i Sacra corona Unita është Giuseppe Rogoli i cili sundon mbi një organizatë me hierarki të fortë.
Numri i anëtarëve: 45 klane me 1.600 anëtarë.
NDRAGHETA – Kalabri
Pas luftës së brenshme që shkaktoi më shumë se 500 të vdekur në vitet '80, klanet fituese të Ndragheta-s janë vënë në një strukturë piramidale mbi modelin e Cosa Nostras, me të cilin mafia kalabreze mban lidhje shumë të ngushta.
Shumë ndraghetianë janë edhe gjithashtu anëtarë të mafia siciliane. Familjet kryesore janë Mamoliti, Piromalli dhe Di Stefano.
Aktivitetet kryesore: trafiku i drogës dhe i armëve, grabitjet dhe reketi.
Numri i anëtarëve: 150 klane me 5.500 anëtarë.
STIDDA – Sicili
Stiddarët, që operojnë në jug të Sicilisë (Xhela, Kaltaniseta, Agrixhente) janë mafioz të shkëputur nga Cosa Nostra. Për dallim nga kjo organizatë, Stidda nuk ka përbërje hierarkike.
Aktivitetet kryesore: trafiku i drogës dhe reketi ndaj ndërrmarjeve publike.
Numri i anëtarëve: 150 klane me rreth 5.600 anëtarë. |