|
Petrit
Grezda, drejtor i Asociacionit Ndërkombëtar në Luftë
Kundër Drogës dhe Narkobiznesit-Kosovë
Asociacioni
Ndërkombëtar në Luftë Kundër Drogës
dhe Narkobiznesit në Kosovë është regjistruar
për herë të parë vitin e kaluar, si degë
e asociacionit ndërkombëtar që me karakter është
joqeveritar dhe joprofitabël. Asociacioni ndërkombëtar
kundër drogës zhvillohet përmes programeve të
veta të ndryshme të cilat janë të shtrira në
54 shtete. Ai eshtë i përbërë nga katër
shtylla, mbi të cilat është ndërtuar edhe dega
kosovare e tij. Shtylla e Parë nënkupton databazën
e kompiluar në bashkëpunim me ministritë e shëndetësive
të vendeye respektive dhe informacioneve: sa është
numri i të rinjëve të varur nga përdorimi i
narkotikëve, cila është mosha e tyre, në çfarë
gjendja sociale janë dhe cilat janë rrethanat që
i kanë bërë të jenë të varur nga narkotikët.
Duke i mbledhur, analizuar dhe studiuar këto të dhëna,
asociacioni, në bashkëpunim me ministri dhe partenerë
të ndryshëm, përcaktojnë programin e rehabilitimit
dhe socializimit të tyre. Petrit Grezda, udhëheqës
i Asocacionit Ndërkombëtar në Luftë Kundër
Drogës dhe Narkobiznesit në Kosovë, thotë se
dega e këtij asociacioni në Kosovë do të përpiqet
që programet e ndryshme të rehabilitimit dhe socializimit
t'ia përshtasë rrethanave dhe kushteve konkrete këtu.
"Kushtet nuk janë të njëjta për një
narkoman në Gjermani dhe për një narkoman në
Kosovë". Shtylla e Dytë nënkupton dërgimin
e narkomanëve për shërim në spitale dhe qendra
rehabilitimi. Shtylla e Tretë parasheh realizimin e projektit
,për punësimin dhe socializimin e të rehabilituarve.
Shtylla e Katërt i takon orientimit politik. Asociacioni Ndërkombëtar
në Luftë Kundër Drogës dhe Narkobiznesit në
Kosovë ka filluar projektin me slloganin "Me lule kundër
drogës".
Urbania:
Në çfarë projekti po punoni aktualisht?
Petrit Grezda: Ne kemi filluar më një program të
Qeverisë Holandeze, i cili ka një vlerë kapitale
prej 5.860.000 eurosh. Presim që më 14 prill Qeveria Holandeze
ta aprovojë këtë kredi. Ky projekt ka slloganin "Me
lule kundër drogës". Ky projekt përbëhet
nga një cikël i mbyllur. Fillon me ndërtimin e objektit
nga Qeveria Holandeze dhe vazhdon pastaj me prod-himin e luleve
të cilat eksportohen në Holandë. Pas pagimit të
kësaj kredie, objekti i mbetet personit në tokën
e të cilit është ndërtuar ai, me kusht që
të eksportojë lule me të njëjtin qëllim
edhe për njëzet vjet të tjera, sepse për aq
kohë është garancioni i bankës holandeze. Pos
këtij projekti të parë, ne kemi edhe projekte të
tjera, për shembull, ushqimi ekologjik. Ta zëmë,
në shishet e ujit mineral të shkruhet sllogani: "Përdoreni
ujin në vend të narkotikut". Në kuadër
të ushqimeve ekologjike pastaj kemi prodhimin e grurit e të
misrit, në forma ekologjike pa përdorimin e pesticideve.
Më e rëndësishmja është se këto prodhime
do të përdoren si ushqim në qendrat ku do të
rehabilitohen këta persona. Me organizime të ndryshme
në media, koncerte, ekspozita, mbrëmje letrare, do të
organizojmë tubime bëmirëse, ku një pjesë
e madhe e fitimeve do të shkojnë në Ministrinë
e Shëndetësisë për çeshtjen e narkomanëve
dhe rehabilitimit të tyre.
Urbania: A planifikoni të ndërtoni qendër
rehabilitimi për narkomanët në Kosovë?
Petrit Grezda: Ne kemi biseduar me Ministrinë e Shendetësisë,
por për shkaqe tashmë të njohura ne jemi detyruar
t'i ndërpresim bisedimet. Me emërimin definitiv të
ministrit, do t'i vazhdojmë ato bisedime. Ne si asociacion
kemi ofruar që 50 përqind të vlerës së
k'ëtij objekti ta financojmë ne, ndërsa pjesën
tjetër ta financojë Ministria e Shëndetësisë.
Të gjitha programet janë të një cilësie
amerikane, sidomos programet e shërimit, të cilat më
së shumti kanë treguar rezultate në këtë
fushë.
Urbania: Kur do të fillojë zbatimi i këtyre
projekteve?
Petrit Grezda: Projektet nuk kanë filluar të realizohen
për shumë arsye, jo për shkakun tonë, por nga
faktorë tjerë. Por, ne nuk kemi hequr dorë. Do të
shkojmë deri në fund. E dimë se Ministria e Shëndetësisë
është jashtëzakonisht e interesuar për këtë
çështje. Kosovës i mungon një qënder
rehabilitimi, për të cilën ka shumë nevojë.
Rinia kosovare (mosha jomadhore, 12-16 vjeç) është
mjaft e implikuar në narkomani dhe në narkobiznes. Kjo
nuk është fshehtësi. Ne, gjithashtu, jemi në
kontakt me neuropsikiatër, të cilët janë të
specializuar në këtë fushë. Ata janë të
interesuar që të ndihmojnë permes programeve dhe
projekteve të ndryshme për të cilat ata mendojnë
se janë më frytëdhënëse.
Urbania: Si mendoni ta bindni rininë që të
largohet nga narkomania?
Petrit
Grezda: Me anë seminaresh, konferencash e aktivitetesh të
ndryshme. Në këtë mënyrë mendojmë
se do t'ia dalim ta bindim rininë që të largohet
nga kjo rrugë e keqe, e cila, për fat të keq, po
rritet çdo ditë e më shumë.
Urbania: Pse nuk keni dalë më heret në opinion?
Petrit Grezda: Nuk kemi dëshiruar të dalim deri më
tash, sepse kemi dashur që të dalim me një rezultat
të prekshem, me një program të tillë si ky që
do të realizohet me datën 14 të këtij muaji.
Nuk jemi njerëz që dëshirojmë të flasim
shumë, sepse kjo fushë nuk duron shumë fjalë,
por kërkon punë shumë të madhe.
Urbania: Kur do të bëhet promovimi i asociacionit?
Petrit Grezda: Mendojmë se që nga fillimi i muajit maj
ta bëjmë një seminar ndërkombëtar, në
të cilin do të thirren Ministria e Shëndetësisë,
Ministria e Kulturës, Ministria e Punës dhe e Përkrahjes
Sociale, si dhe policia. Do të kërkohet që këto
të ndihmojnë në këtë çështje.
Urbania: Kush është duke financuar?
Petrit Grezda: Financimi momental po bëhet prej biznismenëvë
kosovarë. Kemi menduar se, asociacioni ynë duhet ndihmuar
vullnetarisht nga biznisi vendas, me donacione qytetare si dhe me
aktivitete kulturore me qëllime humanitare. Po ashtu, kemi
vënë kontakt me Zyren Amerikane dhe Holandeze, të
cilat kanë shprehur dëshirë që me donacione
të qeverive të tyre të ndihmojnë në këtë
çështje.
Prej financuesve momentalë kosovarë është NIC
HOLDING, në krye me Naser Kelmendin, i cili më së
shumti po e ndihmon asociacionin.
|