|
Qëndrime jodemokratike dhe kërkesa të paqëndrueshme
Të gjithë ata që mendojnë dhe veprojnë
kundrejt vullnetit dhe interesit të popullit shqiptar, tradita
e teorisë politike i etiketon si "shpirtëshitës"
ose "shpirtëra të degjeneruar me baltën e ligshtë
dhe të bastardosur të moskuptimit të qëllimit
të përgjithshëm kombëtar". Pavarësia
e Kosovës është problemi numër një sa i
përket moskuptueshmërisë dhe mvetësirave vetiake
të strukturave politike evropiane dhe botërore. Parashtrohet
pyetja: Pse komuniteti ndërkombëtar me anë të
sjelljes injoruese dhe dekadenciale kundërshton (është
kundër) pavarësinë (sisë) e - (së) Kosovës?
Kosova nuk ka zgjedhje dhe rrugëdalje tjetër politike
përveç se të jetë shtet i pavarur dhe demokratik
në zemrën e përvajtur të Balkanit plakë.
Në bjeshkën e nxirë të hijerëndësisë
bashkësia ndërkombëtare përdhunon mbartësit
e projektit të lëvizjes për pavarësinë
e Kosovës dhe mundohet t'u shesë mend dhe nëpërmjet
të tri argumenteve të bind se realizimi i të drejtës
së popullit shqiptar që të jetë i pavarur nuk
ka kuptim pa u integruar në proceset politike, ekonomike dhe
kulturore që ua ofron bota shqiptarve e të cilët
janë në interesin e atdhetarizmit dhe shqiptarizmit në
përgjithësi. Më bindshëm se kurrë mundohen
kosovarve t'ua diktojnë logjikën dhe dinamikën e
kësaj rruge që çon drejt pavarësisë.
Thonë se politikisht nuk ka zgjidhje tjetër, integrimi
i Kosovës dhe rëndësia e saj jetësore është
lidhur drejtpërdrejt me "RFJ", sepse ajo na paska
qenë dhe mbetur për të ardhmen, ajo që do t'na
garanton zhvillimin dhe demistifikimin e një Evrope pa Serbinë
me vlerat e reja (vlerat e reja me petkun e vjetër). Kosova
në gjeopolitkë dhe Kosova në syrin e ciklonit në
qoftë se parafrazojmë qëndrimet e interiorizuara
të dr.Shaban Sinanit dhe shkenctarve tjerë shqiptar, duhet
kapur për fyti logjikën e gabueshme të së drejtës
me karakter propagandistik dhe me shkallën më të
lartë të rrezikut se: Kosovarët besojnë në
kulturën evropiane, dhe me të drejtë thonë se
shqiptarët i takojnë kësaj kulture, dhe sa i përket
kulturës jemi gjatë kohë prezent në gjirin e
saj.
Evropeizimi i Kosovës dhe ardhja e Evropës në Kosovë
- dhe orientimi evropianoperendimor i dikurshëm i politikës
së QPK dhe tani lidershipit të PDK si dhe subjekteve tjera
politike drejt saj haptazi thënë, "kanë krijuar
një hapsirë tangendenciale të harxhimit të bahashëm
dhe të kotshëm të energjisë psiqike dhe mënyrave
tjera dezintegruese", theksuar sipas logjikës rugovase
dhe asaj serbe. Ndoshta nuk është ashtu. Fakti tregon
se të gjitha të arriturat e kësaj qeverie, PDK dhe
partive tjera politike, mediave si dhe shoqërisë civile
brenda sqenës politike kosovare dhe asaj ndërkombëtare
qeveritë evopiane mundohen që t'i habitualizojnë
me sinqertitetin dhe disproprocet analogjike të shkuarjeve
dhe ardhjeve të delegacioneve diplomatike evropiane në
selinë e këtyre partive dhe asociacioneve civile.
Politikat e ndryshme të qeverive evropiane nuk duan të
ndiejnë gjë për pavarësinë e Kosovës,
sepse komplimentet e tyre sa u përket disa proceseve që
ndodhim brenda Kosovës dhe strukturave politike që janë
në konsolidimin dhe kalimin e kësaj faze tranzitiale i
bien në zemër atyre strukturave politike evropiane (italiane,
greke, franceze) si dhe atyre kosovare (p.sh. të lidershipit
të LDK të dr.Rugovës) që në jetën
historike dhe politike të identitetit kombëtar shqiptar
kanë luajtur rolin shpërndarës dhe jokonstruktiv
- kundër interesit të popullit tonë. Më së
miri gjërat e tilla vinë në shprehje përmes
kulturës ardhacake dhe asaj vendase. Logjika perëndimore
edhe mëtutje do t'i shpërndan komplimentet e saja sa i
përket kulturës evropiane e cila është definuar
që më parë dhe standardizimi i saj i mëtutjeshëm
për hir të pavarësisë humb numrin rendor për
ta arritur ose për ta tejkaluar.
Evropa duhet ta pranojë dhe njohë pavarësinë
e Kosovës, edhepse asaj një proces i tillë politik
i duket i pakuptimtë dhe pa përmbajtje, por kosovarët
besojnë dhe janë optimist për një kërkesë
të tillë. Kosovarët besojnë se janë pjesë
përbërse e kulturës evropiane. Në qoftë
se është kultura shqiptare evropiane, njohja e pavarësisë
së Kosovës vlera e re në axhendat e iniciatorëve
dhe implementonjësve të qeverive të shteteve demokratike,
atëherë ardhja e Evropës në Kosovë dhe
nivelizimi i faktorëve politik shqiptar kërkesave të
tyre sterile dhe propagandistike servon dhe krijon situatën
e re që quhet dikcion magnum latrocinium, artikulimi i ndjenjave
shqiptare pa mos e respektuar ngjyrën e zverdhur të vullnetit
politik të Kosovës.
Bashkësia ndërkombëtare me qëndrimin e saj
arrogant dhe jodemokratik Kosovën do ta shpjen atje ku se ka
vendin, dhe njashtu sentimentet e ranosura kombëtare do të
mbesin pa pozitën e realizimin e tyre. Njëra palë
në taborrin politik kosovarë do t'iu bashkangjitet atyre
premtimeve boshe të politikës perendimore (kuptohet se
ka përkrahjen franceze, italiane, ruse) dhe kështu krijohet
tipi i ri i një procesi pritës dhe rehatonjës - huazimi
i qëndrimit politik dhe largimi prej qendrës së vërtetë
të një kërkese reale - Kosova si shtet i pavarur,
pala tjetër (kuptohet se ka përkrahjen amerikane) mundohet
që tingujve të fundit të kambanores sizifiane që
qëndroi dhe ende qëndron përkundrejt raporteve politike
të bashkësisë ndërkombëtare e cila mundohet
ta nënshtron Lëvizjen kombëtare për pavarësinë
e Kosovës të mbetet me programin e saj politik - të
parealizueshëm dhe të patundshëm - realizimi dhe
pavarësimi i plotë i Kosovës si shtet demokratik
me sovranitetin dhe lirinë e plotë politike.
Nuk duhet shkruar dhe folur se kush cilës anë të
lumit të thatë i takon dhe cila anë hap dhe mbyll
deltat e lumenjëve të tharë në shpirtin e shqiptarizmit
dhe atdhetarizmit të rrejshëm dhe " t' latrocinizuar
" (Greven, 1999 dhe sërish i theksuar po i njëjti
qëndrim në dhjetor të vitit 2000 në gazetën
franceze Le Monde). Në Kosovë bashkësia ndërkombëtare
luan me logjikën e kombinimit të elementeve superiore
dhe inferiore, vrasjeve të porositura, vetëlavdisë
dhe degradimit (poshtërimit) të mbartësve të
projektit për pavarësinë e Kosovës p.sh.z.Hashim
Thaçit dhe tjerëve, me fjalë tjera, mosrespektimi
i kontributit, rolit si dhe rëndësisë që luajti
QPK-ja, UÇK-ja, tani TMK-ja si dhe partisë politike
shqiptare PDK (këtu nuk i nënçmoj edhe kontributet
e subjekteve tjera politike dhe segmenteve të shoqërisë
kosovare brenda dhe jashtë Kosovës) që posedon(jnë)
një vizion tejet të qartë dhe largpamës për
Kosovën karshi personelit paternalist të LDK dhe shkurtpamësisë
së saj për zgjedhjen optimale të statusit politik
të Kosovës sa i përket kushteve dhe rrethanave të
tanishme do të sjell në atë gjendje që populli
shqiptar të vazhdon atje ku ka mbetur, mënyrave të
dëshprimit ju duhet dalë fundi dhe t'ju vjen fundi i mbarë.
Në qoftë se shofim se në realitet ç'ka paraqet
kultura evropiane, për të cilën aq shumë flitet
në rastin e Kosovës, përfitojmë dy përgjigje:
njëra është me karakter dhe elemente tradicionale
e tjera pak a shumë moderne.
• Etablimi dhe inkorporimi i dukurive dhe veprimeve politike
ruse, serbe, franceze dhe italiane në Kosovë
Qeveritë evropiane i kanë përvetësuar dhe riforcuar
mbrenda politikave të ndryshme për sa i përket qëndrimeve
të tyre për pavarësinë apo kundër saj.
Aspekti kulturor i modifikuar me njëqind pëlhura të
rrejshme dhe me plot kopshte ku lulet janë që moti të
thara, i rrin(ë)in karshi QPK-së, pastaj UÇK -
TMK dhe së fundi vetë PDK, LDK se ka(në) probleme
të mbrendshme dhe se ata duhen kaluar, pa mos e njohur fare
mirë brumin politik, intelektual të këtij(këtyre)
subjekti(eve) politik(e). Parafytyrimet tradicionale sadoqofshin
evropiane kulturën apo civilizimin evropianë e trajtojnë
si sinetezë boshe e asaj greke dhe romake me krishterizmin
niçean. Drejtimi më modern i cili krijon lëvizje
dhe prodhon vlerat e reja që janë rezultanta e koncepcioneve
të ndryshme demokratike, e shpien krishterizmin dhe muhamedanizmin
në vendet boshe ku flamujt e stërlodhur të multikulturalizmit
krijojnë strukturat e rrejshme dhe kahabindëse të
bashkësisë ndërkombëtare me institucionet e
saja brenda Kosovës që nuk respektojnë asapak rendin
e ditës së institucioneve legale dhe legjitimne të
Kosovës: KPAK, partive politike kosovare si dhe shoqërisë
civile kosovare sipas logjikës proserbe dhe asaj fashisoide
të minioritetit serb kosovar që s'ka të bëjë
apo fare si takon vetia popullit të Kosovës, elitës
politike kosovare që të prodhon hakmarjen dhe aplikon
dhunën politike me nyjet e gabueshme të politikës
ndërkombëtare rreth çështjes së pazgjedhur
të kombit shqiptar. Thuajse asgjë. Vetëm e vetëm
krijon fusha të tjera krize dhe e zgjat fazën e saj manifestative
për sa i përket komoditetit se çka u duhet shteti
kosovarëve?!
Përfytyrimet dhe paragjykimet e bashkësisë ndërkombëtare
për kulturën evropiane që e kanë sjellur në
Kosovë, vlerat e saja i kanë problematizuar gjer në
atë kufi saqë fshatarit të Kosovës i duken të
gabuara dhe konfuze. Bien për dheu vlerat e tilla për
shkak të dekadencës dhe provincializmit të politikës
dhe qëndrimeve mafioze të Srbisë, Francës, Italisë
dhe Rusisë. Racizmi dhe fashizmi në këta vende ka
arritur shkallën më të lartë në politikën
e qeverive të tyre (Lenain - Goodin - Lapustikin dhjetor 2000
marë prej gazetës shkencore sllovene "Ampak"
dhjetor 2000). Këtë qëndrim dhe mundësi të
fashizimit të politikave të këtyre shteteve mundohet
ta hedh poshtë vetë presidenti i të ashtuquajturës
kulshedër shmitiane "RFJ" dr.Koshtunica me aplikimin
e politikës së tij devide et impera ndërmjet shqiptarëve
të Kosovës duke ia zgjatur dorën dr.Rugovës
për pajtim dhe fillimin e negociatave për ardhmërinë
e Kosovës. Ujku ujkut.
E vërteta është se më shumë se një
dekadë po ndodh rehabilitimi i nocionit dhe praktikave fashiste
dhe etablimi i tij në strukturat e devijuara dhe të komprumpuara
politike dhe ushtarake flasin për një dukuri që politologu
francez Jean Leca e përgëzon si element kairosit më
larg se elementet e çveshura të petitio principit. Me
fjalë tjera, eksportimi dhe importimi i strukturave boshe politike
prej shteteve demokratike perëndimore në Kosovë nuk
kanë të bëjnë me realitetin që i nevojitet
dhe për të cilin realitet populli i Kosovës ka kaluar
nëpër shkallën e nëntë të ferrit.
Etablimi dhe inkorporimi i dukurive dhe veprimeve politike ruse,
serbe, franceze dhe italiane në Kosovë, në të
ardhmen hipotetiksht thënë bëjnë përgatitjen
dhe ndarjen e mundshme të trojeve shqiptare në Kosovë.
Më së paku çka mund të them për kulturën
evropiane dhe mbartësit e kësaj kulture brenda Kosovës,
është se kjo kulturë është antishqiptare
dhe e bjen në pyetje ekzistencën e popullit shqiptar,
Lëvizjen Kombëtare për formimin e Kosovës si
shtet. Vetë Evropa - ajo pra, në të cilën jetojmë
të gjithë ne, gati thuajse shekuj me radhë - nuk
është vlera por shterpë e vlerave, sa i përket
pavarësisë së Kosovës.
Idea për pavarësinë e Kosovës është
thuajse gati e vjetër më shumë se 130 vjet, por me
kohën ajo ka ndryshuar kahjen dhe intenzitetin e lëvizjes
brenda Shqiptarisë dhe ja pra tani, pas kaq dekadash ajo ide
politike kthehet sikur idea më e preferuar dhe e dashur tek
kosovarët, mbartësit e kahjetshëm për bashkimin
e gjithë shqiptareve në një shtet të përbashkët.
Evropa paraqet një klub ekskluziv, e cila është
krijesë e mendimit "gjaku i pastërt" dhe pastrimit
etnik në bazë të armiqësive gjer tek bota e
jashtme, e cila ka vepruar desrtuktivisht, dhe së fundi eleminimi
i kulturave tradicionale në mbarë Evropën. Ajo që
ka qenë konstitutive për Evropën, ka mbetur vlerë
dominante gjer në ditët e sotme. Të gjitha vlerat
evropiane dhe ideale, të cilat përsëriten me miliona
herë çdo ditë, janë pjellë e ekskluzivizmit
destruktiv.
Pak me çudi e pak me trullësi parashtrohet pyetja:
a është e mundshme që pas tri - pesë vjetësh
kur të kalon periudha e mbikqyrjes ndërkombëtare
mbi Kosovën - i njëjti klub t'i mundësojë Kosovës
që ta shpreh të drejtën e vetë për shtet
apo jo?
Do ti paraqesi si ilustrim dy qëndrime tejet aktuale përeth
kësaj pyetje të parashtruar.
I pari, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi
Anan, ka vlerësuar në një konferencë të
mbajtur për gazetarë, se bashkësia ndërkombëtare,
në vitin që po vjen, duhet të fillojë "të
mendojë seriozisht" për zgjidhjen e problemeve kushtetuese
në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë. Sipas Ananit,
"zgjidhje ideale do të ishte rregullimi i një lloj
konfederate të tri territoreve e pastaj të fillojë
qasja ndaj problemeve në bazë rajonale". Anan konsideron
që konfederata do të shtronte probleme serioze, meqë
pala shqiptare në Kosovë kërkon pavarësi, por
edhe Mali i Zi po e kërkon pavarësinë e plotë,
edhepse e ka lënë të hapur mundësinë për
një bashkësi të shteteve të pavarura.
Kjo ofertë, së pari, duhet të shikohet si ofertë
serioze, meqë bëhet nga një njeri që mban post
serioz në një qendër të vendosjes, po ashtu
qendrore ndërkombëtare. E dyta duhet vështruar këtë
ofertë në kohën e ndërtimit të pushtetit
të ri demokratik në Kosovë që në fakt ndodhi
me zgjedhjet për pushtetin vendor dhe i cili pritet të
rrumbullaksohet me zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm.
Së treti, duhet vështruar në raport me vullnetin
e popullit të Kosovës, i cili në mënyrë
plebishitare njëherë është deklaruar për
pavarësinë si zgjidhje të vetme dhe të drejtë.
Elita politike kosovare duhet të jetë e vëmendshme
me rastin e shqyrtimit të këtij propozimi sepse Kosova
gjindet (para) në (një) momenti shumë të rëndësishëm
të kthesave të mëdha, ndërsa vendimet e mëdha
merren në periudhat e mëdha kohore.
Nga aspekti kushtetues juridik në procesin e shpërbërjes
së ish-RSFJ-së, gjatë viteve 90/91, Kosova ka dalë
si entitet i veçantë federal, e jo si entitet serb,
prandaj në emër të një të kaluare të
Kosovës të qenët si pjesë e ish-Jugosllavisë,
tani të kërkohet përsëri kurorëzim me Jugosllavinë.
Nga aspekti ndërkombëtar juridik, Kosova asnjëherë
nuk ishte pjesë e Serbisë me asnjë dokument relevant
ndërkombëtar juridik. Serbia është njohur si
shtet në Kongresin e Berlinit në vitin 1878 pa Kosovën.
Kosova në fakt është aneksuar nga Serbia, prandaj
përse tani nëpërmjet konfederatës të kërkohej
rikthimi i lidhjeve që në njëfarë mënyre
Kosovës i janë imponuar, apo që kanë qenë
zgjidhje aneksimi nga ana e Serbisë.
Pse është e papranueshme "Konfederata kofiane"
duhet ta kërkojmë në faktin që Kosova në
asnjë rast dhe në asnjë mënyrë nuk ka dhënë
miratimin për krijimin e të ashtuquajturës "RFJ"
e cila në një proces të dezintegrimit ("marramendës")
u njoh si subjekt ndërkombëtar. Konfederata të cilën
e ka propozuar Kofi Annan, në esencë nuk është
asgjë e re, natyrisht se është e vonuar. Kjo ishte
përshtatur para gjendjes së luftës e përpara
deri në vitin 1992. Ajo në esencë synon ruajtjen
e sovranitetit territorial të kësaj "RFJ" dhe
mosnjohjen e subjektivitetit të plotë politiko-juridik
ndërkombëtar as të Kosovës e as të Mali
të Zi.
Termi konfederatë dallon esencialisht mjaft shumë, ngase
kemi raste në Perëndim ku me autonomi dhe konfederatë
në disa raste nënkuptohet pavarësia e plotë.
Këtu nuk flitet për një model origjinal, i cili është
njohur në të kaluarën, këtu është
fjala për një koncept të ri, pararendës i të
cilit është Daytoni. Konferenca e Dayton-it dhe kjo marrëveshje
synohet të transplantohet në kompleksin e kësaj Jugosllavie
që ekziston, nga Serbia dhe Mali i Zi, dhe të bëhet
një lloj konfederate serbo-malazeze dhe Kosova e cila do të
kishte një status më pak të avancuar sesa Mali i
Zi e Serbia. Tani është shumë vështirë
të bindet qytetari i Kosovës se ai nuk do të ketë
përfaqësitë e veta diplomatike në shtetet tjera
apo në OKB dhe organizatat e ndryshme.
Vlerësimi, shikuar nga faktori politik i vlefshmërisë
së këtij dokumenti duhet të ketë parasysh këtë
faktorë. Nëse Mali i Zi ndahet, serbët janë
definitivisht popull i cili nuk ka mundur të tregojë sens
për bashkëjetesë me kulturat sllave e jo serbe, e
si mund të jetojë me shqiptarët. Nëse Serbia
do të mundohet ta aplikon skenarin e dytë rezervë,
ndarjes së mundshme të Malit të zi do ti printe sipas
logjikës serbe dhe ndarja e Kosovës. Shqiptarët kuri
nuk do ta pranonin një ndarje të tillë. Fjala "ndarje"
e ka zërë vendin numër një tek fjalori dhe mënyrat
e artikulimit të interesit nacional serb në koriz dhe
dëm të kombit shqiptar.
Obsionet kanë zbritur në një version të vetëm
me dy etapa: Kosova shtet i pavarur si hap drejt bashkimit kombëtar.
Vetëm kështu mund të kuptohej si e dobishme ideja
për konfederatë të shtetit të Kosovës me
Shqipërinë e jo të Kosovës me Serbinë dhe
Malin e zi. Nuk do të ishte aspak e goditur që kjo ide
të përdorej për analogji me idetë që qarkullojnë
në qarqe politike dhe diplomatike evropiane dhe botërore
për të zgjidhur ngatërresat e ish - Jugosllavisë
me lloj-lloj konfederatash atrfiticiale. Para gjashtë vitesh
flitej se serbët e Bosnjës mund të hynin në
konfederatë me Serbinë se federata kroato-boshnjake mund
të lidhen me konfederatë me Ballkanin e Veriut nën
influnecën ruse dhe të një konfederate në Ballkanin
e Jugit nën ndikimin perëndimor. Projketet për konfederata
janë më shumë manevra për të kaluar radhën
se sa zgjidhje problemesh.
Studiuesi i së drejtës ndërkombëtare Y.Dinstein
thotë: " Një shtet heterogjen nga pikëpamja
etnike fetare ose gjuhësore, në organizmin e tij politik
mund të jetë ose unitar, ose federativ. Nganjëherë
mendohet se ekziston një qasje e tretë strukturore për
një shtet të tillë, konfederata. Konfederata mishërohet
me një traktat midis dy ose mashumë shtetesh dhe sovraniteti
i pjesëve përbërse është faktori vendimtar
për krijimin e saj...Konfederata si e tillë nuk përbën
një shtet".
Kombi shqiptar nuk ka arsye të joshemi pas teorive për
konfederata në gadishullin ballkanik. Për shqiptarët
rëndësi ka që Kosova të restaurojë sovranitetin
e vet. Lidhjet e saja me Shqipërinë janë punë
e brendshme kombëtare dhe kompetencë ekskluzive e dy shteteve
shqiptare sovrane, të cilët për njëfarë
kohe mund të gjejnë mënyrat për të mbajtur
parasysh kushtet dhe konjukturat politike ndërkombëtare.
Por sot problemi themelor është a do t'i nënshtrohen
shqiptarët kërkesës së diplomacisë botërore
për të pranuar edhe njëherë se Kosova bën
pjesë në Serbi?
Qëndrimi i dytë vjen prej administratorit të sapoemëruar
i OKB-së në Kosovë, Hans Haekkerupit, që e ka
bërë të ditur se funksionin e tij si administrator
i OKB-së në Kosovë, do ta marrë më 15 janar
të vitit të ardhshëm dhe do të ketë si
objektiv kryesor një ulje të dhunës dhe sigurimin
e një "autonomie substanciale". Haekkerup, që
ishte ministër i Mbrojtjes daneze, është zgjedhur
më 8 dhjetor të këtij viti, nga Sekretari i Përgjithshëm
i OKB-së, Kofi Anan, si zëvendësues i francezit Bernar
Kushner. Në një konferencë për shtyp në
Pallatin e Qelqtë, Haekkerup ka thënë se dhuna është
"tani problemi kryesor" në Kosovë, por që
vetëm një "zgjidhje politike" mund t'u bëjë
ballë problemeve. Shefi i ri i administratës së OKB-së
në Kosovë, ka shtuar se mendon të organizojë,
sa më shpejt të jetë e mundur, zgjedhjet e përgjithshme
në Kosovë, pas zgjedhjeve lokale të fundit të
tetorit. Haekkerup ka bërë të ditur se do të
punojë menjëherë për të stabilizuar një
"kuadër juridik për autonominë substanciale
të Kosovës, në kuadër të Rezolutës
së OKB-së".
Cilit opcion sipas qëndrimeve të ndërkombëtarëve
duhet tju ipet përparësi për zgjedhjen e statusit
politik të Kosovës, do të mvaret prej vetë popullit
kosovar dhe jo prej deklaratave boshe dhe dokumenteve rigjide dhe
jopraktike?
Ngurtësia dhe konfuziteti vazhdon të jeton përmes
tyre kundër vullnetit politik të popullit kosovar për
vetëvendosje. Shpeshherë në artikujt e autorëve
perendimor që i njohin fort mirë problemet e Ballkanit
i theksojnë katër faktorët, apo elementet strumbullarë,
që shprehin dhe favorizojnë pavarësinë e Kosovës.
a) realiteti kombëtar demografik territorial i popullit shqiptar
në Kosovë, b) individualiteti kompleks historik, gjeografik,
struktural kombëtar dhe politik i Kosovës, c) e drejta
natyrore e kombëtare e kolektiviteteve nacionale, pra edhe
e popullit shqiptar të Kosovës për pavarësi,
dhe d) vullneti politik dhe demografik i popullit shqiptar në
Kosovë, vullnetin politik dhe demografik të popullit shumicë
të Kosovës. (Münzel, Malcolm, Juka, Freundlich dhe
Juzhniqi). Ndërsa faktorin e katërt e konsiderojnë
si një determinantë socio-politike dhe më të
rëndësishme krahas realitetit nacional demografik të
popullit shqiptar në Kosovë. Ndoshta analizat politike
nuk dëshirojnë të japin përgjigje për pyetjet
e tilla, ndoshta për shkak të retorikës së argumentueshme
të përparësisë që ka Serbia.
Kur bëhet fjalë për statusin e Kosovës, duhet
të merren parasysh disa aspekte. Në rend të parë,
aspekti historik. Historikisht, Kosova gjithnjë ka qenë
entitet administrativ, gjeografik, kulturor, ekonomik etj. Aktualisht,
nuk mund të gjendet asnjë argument, qoftë ai historik,
politik, moral, apo ekonomik, që mund ta arsyetojë rikrijimin
e Jugosllavisë, aq më pak kërkohet nga shqiptarët,
që përjetuan tortura, ekzode, në vazhdimësi,
që të pranojnë të jetojnë sërish me
një popull, që tash e një shekull tregon shenja të
agresivitetit brengosës për tërë rajonin dhe
për tërë Evropën. Të gjitha këto u
arritën në saje të luftës, ashtu siç
u tentua edhe me Kosovën. Sikurse të ishte përfshirë
çështja e Kosovës në Konferencën e Dejtonit,
me siguri nuk do të ndodhte kjo tragjedi dhe gjithë ai
ekzod, që e rrënqethi tërë botën. Pra nga
aspekti historik, Kosova e fiton të drejtën e mëvetësisë,
pra edhe të pavarësisë.
Një gjë është e qartë qysh tani, ku shkojmë
dhe ç'ka dëshirojmë, ashtu dhe ashtu atje do të
mbrrijmë: realizimin e të drejtës sonë demokratike,
shpallja e Kosovës si shtet - pavarësia e Kosovës.
Me këtë arritje jemi apres nous le deluge më pranë
qëndrimit të arsyeshëm se Kosova do të përfiton
pavarësinë, me lojrat e ndytura dhe të mykura të
bashkësinë ndërkombëtare ose pa to. Në
rradhë për servim është populli i Kosovës.
Tjetër zgjedhje nuk ka. Mundësitë janë shtjerrur
me atë që ndodhi.
Pse bashkësia ndërkombëtare mundohet që me
përdhunë të na bind se një veprim i tillë
nuk ka kuptim? Pse nëpërmjet të hapave të bëra
të një politike të gabueshme bashkësia ndërkombëtare
mundohet ta tregojë se sa e suskseshme është politika
e saj sa i përket rolit dhe dezintegrimit të substancialitetit
të kombit shqiptar në vend që ta përkrah integrimin
e saj, përderisa politika sipas definicionit është
"zgjedhje në mes të mundësive të dhëna"
(Leggewie-Sternberger 2000:132)?
Bashkësia ndërkombëtare hedh poshtë mundësitë
e mundshme aplikative, zgjedhje nuk ka, këtu bëhet fjalë
për realizimin dhe aprovimin e diskursit autoritativ, që
është pjesë përbërse e fitonjësve
dhe atyreve që dinë diçka dhe veprojnë në
atë drejtim: qeveritë e shteteve evropiane me politika
të ndyera proserbe.
Diskursi analitik sa i përket pavarësisë së
Kosovës flet qartë dhe kritikisht se me politikën
e bashkësisë ndërkombëtare sa i përket
pavarësisë së Kosovës nuk ishte esencialisht
në rregull qëndrimi i tyre mohonjës për demilitarizimin
dhe transformimin e UÇK-së në një ushtri të
rregullt mbrojtëse të Kosovës si dhe mopranimin e
shpalljes së pavarësisë së plotë të
Kosovës si shtet i pavarur - këtë kërkesë
"shtetet perendimore e mohonin si një politikë boshe,
të paarsyeshme dhe joracionale" (Goldmayer, The Times
1999).
Diskursi analitik që tregon indikalisht një vendim dhe
sjellje të tillë arrogante dhe diskriminuese i kundërvihet
këtij veprimi dhe praktike dhe vihet thuajse kundër interesit
kombëtar shqiptar në përgjithësi. Qeveritë
e shteteve demokratike duhet ta kuptojnë se kosovarët
nuk kanë mundësi tjetër përpos kësaj që
të bashkohen të gjitha forcat politike dhe kulturore,
në çdo aspekt dhe me gjithë dëshirë t'iu
kundërvehen proceseve të tilla qysh tani kur koha punon
për shqiptarët, dhe jo pastaj pas tri vitesh ose më
shumë, tani është çasti i fundit për
ta përvetësuar njohjen e shëndoshë se rrugëdalje
tjetër për Kosovën dhe kosovarët nuk egziston
përpos pavarësisë së Kosovës.
Kosova duhet vetë t'i tregon botës për realizimin
e së drejtës së saj demokratike dhe legjitime. Nuk
mund të ketë stabilitet në Ballkan, pa stabilitet
të Shqipërisë dhe nuk mund të ketë stabilitet
në Shqipëri, pa stabilitetin e Kosovës dhe nuk do
të ketë stabilitet në Kosovë, pa pavarësi.
Pavarësia nuk do të thotë menjhëherë stabilitet
në Kosovë, por gjithashtu, nuk do të thotë stabilitet
në tërë rajonin.
Shumë mendojnë se pavarësia e Kosovës do të
jetë faktor destabilizimi në rajon, si në Maqedoni,
Bosnjë. Në qoftë se duhet të fitohet pavarësia,
duhet të ekzistojë stabiliteti në Kosovë, para
pavarësisë. Institucuionet reale, ligji etj., duhet të
zënë vend. Duhet të ekzistojë siguria themelore
për të gjithë njerëzit, pranimi i multietnicitetit
që paraqet bazën themelore të kulturës, traditës
apo gjenomit shqiptar - bazën themelore të një kulture
politike inkluzive demokratike.
Pavarësia e Kosovës është një çështje
politike e jo juridike. Progresi ekonomik është shumë
i rëndësishëm, çështja e kufijve stabilë,
rritja e sigurisë. Kosova mund dhe duhet t' i tregojë
botës se mund të ekzistojë si e pavarur, si një
vend demokratik dhe tolerant. Kosovarët duhet të jenë
të hapur në çmim dhe çmimi i tyre është
pavarësia, Kosovarët duhet të krijojnë vend
dhe të hapin hapsirën për vetëvendosjen e cila
do të vijon, forcat politike duhet të ngushtojnë
hapsirat e mosbesimit dhe moskomunikimit së bashku me pikën
kryesore të nyjes themelore të programit të Lëvizjes
kombëtare për pavarësinë e Kosovës.
Sa i përket pavarësisë së Kosovës këtu
të gjitha forcat politike duhet të jenë dakord dhe
në përputhje dhe pajtueshmëri me idealin: liria e
plotë dhe pavarësia e Kosovës. Djathtas, majtas,
lartë e poshtë interesi kombëtar e kërkon një
sjellje të tillë.
• demontimi, dekonstruktimi i shtetit kosovar, i pavarësisë
kosovare
Poanta kryesore e politikës ndërkombëtare në
Kosovë do të jetë padyshim: demontimi, dekonstruktimi
i shtetit kosovar, pavarësisë kosovare. Pjekuria politike
e subjekteve politike në Kosovë deri më tani nuk
sillet ashtu si duhet, sjellja endacake dhe moskalimi i dallimeve
politike dhe atyre jetësore mund të bëhet varri i
hijes së pavarësisë kosovare. Duhet arritur edhe
njëherë konsenzin politik me të gjithë ata që
ia duan të mirën kombit shqiptar. Duhet vepruar në
atë drejtim.
Përgjegjet kryesore sa i përket vlerës dominante
tek kosovarët nuk duhet dyshuar aspak. Pavarësia po ose
jo ngren bazat themelore për trajtimet dhe interpretimet e
ndryshme se Kosova duhet të jetë e pavarur - intelegibiliteti
dhe arsyeshmëria e një politike të shëndoshë
dhe mbrojsatore për interesin kombëtar do të ishte
qëllimi dhe politika me një strategji shumëfishore
sa i përket redefinimit të mardhënive në mes
shoqërisë civile dhe shtetit, sovranitetit të plotë
të Kosovës dhe shtetësisë së saj, s'bashku
me pavarësinë.
Pavarësia e Kosovës duhet të jetë strategji
zhvilluese, e gjallë me plot dinamizem dhe kuptueshmëri.
Kosova duhet ta arrijë pikën andrimtare të kësaj
strategjie: Kosovarët do të ecin përpara me këto
qëllime të qarta dhe kuptimplote, dhe jo me lojra të
fëlliqura për aktualizimin e luftës për pushtetin
politik. Rilindja dhe restituimi i një paranoje të tillë
mirëpërfilltazi i edukon dhe si katalizator i përcjell
prej Kosovës në botë recetat e gabueshme të
një politike të trashigimisë injoruese dhe kuri demokratike
dhe kuri shqiptare. Pushteti dhe vetëm pushteti. Lëmë
mënjanë këto ide neoromantike në fund të
shekullit XX-të. Në qoftë se Kosova nuk do ta arrin
qëllimin e luftës së saj që bëri, atëherë
interesi kombëtar kapitulon për 100 vjet vetmi lojrash
të fëlliqura dhe lakuriqe.
Interesi kombëtar i Kosovës duhet lidhur për shtetin
kosovar - shteti është garantues i vetëm i interesit
kombëtar. Shteti kosovar sipas definicionit do të jetë
sovran, përndryshe për të nuk mund të flasim.
Populli shqiptar luftoi me shekuj për pavarësinë
e Kosovës. Mbetet që kosovarët të dëshmojnë
se janë të aftë të vetadministrojnë shtetin
e ardhshëm të Kosovës, duke i respektuar të
gjitha vlerat e demokracisë përendimore dhe të dëshmojnë
se janë faktor konstruktiv dhe partner i besueshëm i bashkësisë
ndërkombëtare, në ndërtimin e stabilitetit,
paqes dhe demokracisë. Përcaktimi i statusit të Kosovës
është një problem i madh dhe i gjatë, por problemet
e mëdha kërkojnë edhe zgjidhje të qëndrueshme.
Çdo tentim i zgjidhjes së statusit të Kosovës,
brenda kornizave të "Jugosllavisë", është
i pamundëshëm dhe i papranueshëm.
Pavarësia e Kosovës është e drejtë legjitime,
demokratike e popullit të Kosovës, por faktkeqësisht
e vonuar dhe e penguar, por që politikisht dhe moralisht e
arsyeshme, kurse historikisht e pashmagshme. Kosovarët duhet
të shprehin gatshmërinë për t'i marrur përgjegjësitë
- përgjegjësitë për shtetin e Kosovës.
Çdo zgjidhje gjysmake, që i ofrohet Kosovës, si
autonomi substanciale, pavarësi e kushtëzuar, konfederatë
etj, janë vetëm shtyrje e zgjidhjes së problemit.
Shteti i pavarur i Kosovës do ta japë edhe kontributin
e vet në sforcimin e sigurisë në rajon, për
t'i ngritur dhe mbështetur të gjitha standardet perëndimore.
Si synim duhet pasur aftësimin për një bashkëpunim
dhe bashkëveprim, me focat e NATO-së. Forca e ardhshme
e Kosovës nuk do të jetë e madhe, por do të
jetë profesionale, e disiplinuar dhe do të jetë në
shërbim të gjithë popullit të Kosovës.
Do të jetë aq e aftë dhe aq e madhe, sa do të
jetë e mjaftueshme për ta mbrojtur jetën, pasurinë
e Kosovës, popullin e Kosovës, sovranitetin dhe lirinë
e Kosovës.
Duke llogaritur dhe inkorporuar dëmin që është
duke na shkaktuar bashkësia ndërkombëtare me logjikën
e saj idiotike dhe kapricioze të kalkulimeve dhe hesapeve misterioze
mundohet që anasjelltazi integrimit të mundshëm të
popullit shqiptar të vepron ndryshe, është duke mbjellë
thekër dhe mundohet të korrë grurë. Të
ashtuquajturat proceset evropiane të integrimit në Kosovë
janë për nga natyra shpërbërëse, redeviantive
dhe joakumulative sepse janë të infiltruara mbrenda trupit
dhe pasojave kundrejt rrjedhinave me karakter të dyshimtë
demokratik ((bllokimi i Mitrovicës prej thundrës së
zezë animike dhe kontrabandiste të "fashistve të
vegjël ala Milosheviq" (Horvat, 1999). Para dhjetë
viteve ky intelektual eminent kroat shkruante që "Kosova
është vend i shqiptarëve, si shumicë si dhe
i pakicave kombëtare, që prezanton aktualisht shoqërinë,
e cila duhet të përgatitet për vetadministrim, për
përballimin e sfidave, që dalin, për krijimin e realitetit
të shtetit të pavarur të Kosovës. Realitet ky,
i krijuar mbi vullnetin, apo si rezultat i vullnetit të popullit
të Kosovës."
Shteti i pavarur i Kosovës, si faktor stabiliteti në
rajon, do të vërehej në tri aspekte. Aspekti i parë
do të ishte kururëzimi i aspiratave të popullit të
Kosovës, pra të shumicës së shqiptarëve.
Populli shqiptar i Kosovës, si shumicë vendosëse
për Kosovën, do ta ndiente përgjegjësinë,
jo vetëm ndaj pakicave qytetare, por gjithësesi për
disa çështje që e karakterizojnë shtetin e
Kosovës. Në këtë rast, theksoj imazhin e Kosovës,
para faktorit ndërkombëtar. Aspekti i dytë do të
ishte ndihmesa që do të jepte shteti i Kosovës, e
që ka të bëjë me çështjen shqiptare
në Ballkan, në raport me fqinjtë. Aspekti i tretë
është mjaft domëthënës dhe ka të bëjë
me ndihmesën, që do të jepte shteti i pavarur i Kosovës,
sidomos në bazë të angazhimeve që do të
kishte populli i Kosovës, kësaj here, para faktorit ndërkombëtar.
Shkenca politike shqiptare duhet të flasë me tru dhe
të ndjej me zemër se sovraniteti i shtetit kosovar duhet
të jetë pushteti më i lartë në Kosovë:
pushtet, që nuk njeh mbi vete asnjë instancë më
të lartë të pushtetit dhe autoritetit politik. Është
e pandashme dhe absolute, pa marë parasysh regullimin e brendshëm
të saj konstitutiv të shtetit. Kjo është abeceda
e teorisë politike. Abeceda e cila duhet të zërë
atë vend që i takon ndër bartësit e projektit
për pavarësinë e Kosovës. Politologu i njohur
gjerman Karl W. Deutsch patë thënë se " pavarësia
dhe sovraniteti janë lidhur njëra me tjetrën dhe
janë identike sikur shtatëzënsia: sikur femra nuk
mundet me qenë pak shtatëzënë, njashtu shteti
nuk mundet me qenë pjesërisht i pavarur dhe pjesërisht
sovran" (1998, 159).
Kosova do të jetë sovrane dhe e pavarur ose s'është.
S'do të jetë sovrane dhe e pavarur. Shteti kosovar që
është duke lindur duhet të punojë edhe mëtutje
që të ndërton institucionet demokratike dhe pluralizmin
politik në të gjitha lamitë e jetës prej ligjshmërisë,
politikës mbrojtëse, të brendshme dhe jashtme dhe
asaj monetare. Këto duhet të jenë elementet përbërse
të sovranitetit të shtetit kosovar. Bashkësia ndërkombëtare
për një kohë bukur të gjatë sillej por
edhe tani sillet në mënyrë arrogante ndaj institucioneve
legjitime dhe legale në Kosovë, duke filluar me QPK-së
dhe forcës së saj ushtarake UÇK-së që
qe aleate deri në fitore, deri tek përdorimi i recetave
të ndryshme për rehabilitimin dhe introvertitetin e politikës
rugovase që sërish ta mer pushtetin lokal.
Analistët politik në Perendim theksojnë që
zgjidhja e statusit politik të Kosovës duhet të zhvillohet
përmes tri elementeve kryesore të një strategjie
e sajuar dhe e implementuar prej bashkësisë ndërkombëtare.
Duhet të gjendet një marrëveshje përmes dialogut
dhe është përfundimisht komuniteti ndërkombëtar,
ai që merr përgjegjësinë për zgjidhjen
e stastusit final të Kosovës. Mendoj se është
koha për gjetjen e kësaj zgjidhjeje, por ajo nuk duhet
të jetë e ngutshme. Komuniteti ndërkombëtar,
së bashku me kosovarët, do të punojnë në
institucionet e përkohshme dhe siç është premtuar,
do të organizohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Sjellje anomalike dhe shqetësuese e botës demokratike
kundrejt popullit të Kosovës me një politikë
diskriminuese sa i përket analizës objektive politike
nuk i mbulon gropëzat e saja me plot ankime dhe braktisje,
rrahje dhe malltretime të popullit të Kosovës. Pavarësia
e Kosovës është në funksion të proceseve
integruese dhe mendoj që e ardhmja e Kosovës është
qenia e saj dhe integrimi i saj si pjesë e Evropës. Unë
në punën time shkencore kam ardhur në përfudnim:
se solucuioni i Kosovës së pavarur paraqet sot soculcionin
më të drejtëpeshuar të kohës, në interes
të thellë kombëtar, jo vetëm për kombin
shqiptar në Ballkan, por edhe për atë serb. Çështja
e Kosovës paraqet një rast klasik të vetëvendosjës
dhe Kosova përmbush të gjitha elementet dhe të gjitha
kushtet sipas të cilave një populli i njihet e drejta
për vetëvendosje. Këtu duhet bërë një
hap prapa.
Le të marim njëfarë qëndrimi hipotetik, që
me bashkimin evropian formohet njëlloj shteti i madh, njëfarë
civitas maxima. Këtë e firmosi edhe marëveshja e
Nicës. Mbartësit e projektit të Evropës së
bashkuar për shkak të qëllimeve propagandistike një
gjë të tillë e mohojnë. Le të besojë
kush të dojë. Njerëzit e njëjtë flasin
për "shtetasit e Evropës". Nëse Evropa
nuk do të ishte "super shtet", flitja për "shtetësinë
evropiane" do të ishte e paqëllimshme. Në qoftë
se "shtetësia evropiane" nuk është e paqëllimshëme,
prej një perspektive kohore është absurde të
flitet le të themi për shtetësinë kosovare.
Në Evropë si një lloj shteti në të ardhmen
Kosova do të jetë si një provincë, Kosovarët
dhe Kosovaret joshqiptarët dhe joshqiptaret, që tani trajtohen
nga institucionet legale të Kosovës si shtetas dhe shtetase,
do të jenë sikur provincialkat dhe provincialkasit.
Në realitet shiquar vërejmë se me integrimin proporcional
të Kosovës në Evropë në Kosovë pritet
që të rritet provincializmi. Humbja e kulturës shtetrore
dhe zavendësimi i saj me ate provinciale në ngritjen e
shtetit të madh evropian paraqet atë që duhet Shqiptarët
në tërësi ti brengos - është adventizimi
dhe devoluimi i kulturës shqiptare dhe identitetit nacional
në përgjithësi. Identiteti kulturor dhe etnik mund
të egzistojnë edhe pa shtetin, sikur folklori, vetëvendosja
për fatin e vet me këta procese disproporcionale do ti
ngushtohet përbërja qenësisht.
Sjellja e vendimit për atë si mundet si komunitet politik
të jetojmë - më saktësisht: sjellja e vendimit
i cili ka të bëjë me mënyrën e jetesës,
të cilën eksistencë e mundëson jetësimi
i komunitetit politik dhe vetë shtetasve dhe shtetaseve të
Kosovës që do të trashigonin luftën për
egzistencë prej gjendjes së tanishme abnormale.
Sikur duket kombi shqiptar më së shumti e adhuron luftën
për egzistencë se sa jetën vetë, nuk e dij pse
në këto procese mikropsikologjike na shpien tradita apo
"budallallajki". Premtimet boshe prej komunitetit evropian
që po u ofrohen shqiptarve natë e ditë se Kosova,
Shqipëria dhe Maqedonia si anëtare të UE barabartësisht
do të vendosin për objektivat e ndryshme, që janë
për kombin shqiptar thujase shumë të rëndësishme.
Konferenca e Nicës e solli në sipërfaqe "...luftën
e tmershme dhe permanente të shteteve të mëdhaja
me ato të vogëlat për definimin e një pozite,
poli dhe pike nisëmtare të modelit të ri hegjemonist
apo hegjemonëve të rinj brenda civititas maximës"
(David Held,2000:123).
Injorojmë veten në qoftë se do të mendonim
se zëri shqiptar në Evropën e bashkuar do të
ishte i rëndësishëm sikur ai gjerman apo freng. Vlera
e përdorimit të saj do të ishte më i vogël
se sa para luftës çlirimtare të popullit kosovar.
"RFJ" ishte një monstrum, Srbija brenda saj kulshedra
e përdhosur me programin politik për krijimin e një
Serbije të madhe duke i përfshirë edhe trojet etnike
shqiptare. Ky program politik serb dështoi përgjithmonë
sa i përket Kosovës, por Serbija ende mbetet nxitësja
kryesore e ndonji lufte të re shqiptaro-serbe. Kjo gjendje
vjen duke u tensionuar brenda Kosovës lindore, sepse shteti
fashisoid serb vazhdon me strategjinë e vjetër duke menduar
se do tia arin qëllimit, dëbimit dhe eleminimit të
shqiptarëve, popullit autokton brenda trojeve etnike shqiptare.
Teoria politike ende s'ka gjetur përgjigjen për pyetjen
: sa e arsyeshme do të ishte pavarësia e Kosovës
mbrenda SHBE (Shteteve të Bashkuara të Evropës) apo
bashkimi i Kosovës me trojet tjera shqiptare?
Nuk është lehtë me iu përgjegjur kësaj
pyetje sepse ajo e humb raison d'etrin e vet. Duhet të jemi
dakord me qëndrimin e traditës demokratike të teorisë
politike të shtetit që UE apo SHBE nuk do të jetë(në)
civitas maxima. Eksekutimi i sovranitetit kombëtar dhe shpërbërja
e shtetit si mekanizem themelor për sjelljen e vendimeve të
përbashkta kolektive, të cilën e pat aprovuar koha
moderne, në realitet shiquar nuk paraqet mbartjen e komptencave
në nivelet më të larta, nuk paraqet këmbimin
e mekanizmave të vjetra politike me ata të rejat, thjeshtë
thënë paraqet "vrasjen, varrimin, mbytjen e saj"
(Wolf,1999:12), eksekucionin e sovranitetit kombëtar si asaj
pengese të tregut të lirë dhe shlyerjen e sjelljes
së vendimeve politike duke i shpallur si të panevojshme.
Në kohën moderne vlente si kusht i tregut të lirë,
sa i përket Evropës, egzistimi i sistemit të shteteve
sovrane. Nuk mund të flitej për tregun e lirë nëse
nuk bëhej fjalë edhe për shtetin sovran. Ajo që
ndodh përpara syve tanë, dhe sa kemi mundësi që
këtë gjendje ta absorbojmë në mendimin tonë
në realitet shiquar paraqet diçka tjetër. Tregu
i lirë nuk e nënshtron vetëm sistemin shtetror të
vendosjes në realitet e gëlltit (i adsorbon funkcionet
e saja primare dhe i zavendëson me funksione të reja të
një niveli dhe kategorizimi të ri "shtetror").
Vetë institucionet e sjelljes së vendimeve politike transformohen
në korporacione biznesi të cilat mundësojnë
dhe krijojnë hapsirën dhe vendin e tyre në tregun
e lirë. Për vendosjen e punëve të përbashkëta
mund të flitet më së shumti kur korporacionet e ndryshme
të tregut të lirë pa kufij, gjejnë interesin
e përgjithshëm të përbashkët. Ajo që
do të mbetet prej pushtetit është mikrofizika e pushtetit,
nivelet më të larta të cilat do të jenë
korporative.
Teza që liberalizmi sot realizon idealin fashist të shoqërisë
ka rëndësi të madhe për refleksionin shkencor
politologjik. Karakteristika kryesore e zotërimit fashist është
parasegjithash shpërbërja e shtetit: shtetësia e
Behemontit. Duke marë parasysh absolutizimin e tregut të
lirë si një treg global, parafytyrimi evropian për
"tregun e brendshëm të BE pa kufij" paraqet
një spekulim të dorës së parë. Me ngritjen
e tregut të brendshëm të pakufizuar i cili bazohet
në shkatrimin e sovranitetit nacional, Evropa me Paktin e Stabilitetit
krijon kushtet për absorbimin dhe adsorbimin e ri ekonomiko-social
të një tregu global pa kufij në Ballkan.
Në qoftë se logjikës së tanishme do ti kundërvihej
logjika e cila solli gjer tek bashkimi (zhvillimi i proceseve politiko-ekonomiko-sociale
të integrimit) i deritanishëm nëse do ti shkonte
pas gjer në fund atëherë ajo duheshte ti kundërshtonte
parimet e saja në qoftë se dëshiron të ekzistojë,
dhe kështu duhet theksuar se me rastin e Kosovës ky problem
me gjasa botërore shtyu strategjitë e fuqive të mëdhaja
të ndryshonin parimet dhe procedurën e lojës demokratike
sepse tejkaloi konfliktet e mbrendshme dhe shkaktoi konflikte me
joevropianët. Se si do të jenë këta konflikte
në të ardhmen me Joevropianët, se si do të jetë
"përmbysja e civilizatave", e tregoi qartë lufta
serbo-shqiptare në Kosovë dhe Bosnë.
Distnikcionin të cilin lirisht mund ta prognozojë do
të ishte ai se lufta në Kosovë së pari simboliksiht
shkatroi institucionet fiktive rrugovase d.m.th " institucionet
R e Kosovës si shtet - qeverinë e Bujar Bukoshit, kuvendin
dhe vetë postin e presidentit" dhe pastaj "institucionet
e pushtetit publik me karakter paralel sikur ishte QPK, UÇK",
dhe deri tek "shuarja e plotë e të gjitha institucioneve
të ngjyrave të ndryshme pa mos pasur bazën e tyre
tek legjitimizimi dhe legjitimiteti i plotë politik" si
dhe krijimit të institucioneve të reja sipas recetave
të komunitetit ndërkombëtar pa kyçjen e vetë
subjektit primar politik popullit të Kosovës nëpërmjet
të mekanizmave të ndryshme juridiko-politike drejt një
ruge për në Evropën e bashkuar", duke hedhur
fajin apo duke fajësuar popullin kosovar se mungesa e pushtetit
publik do të prodhojë konflikte me karakter të dominimit
mbi tjerët.
Nuk duhet theksuar disi se kush kujt i dominon me përdhunim
dhe sjellje cinike politike në Kosovë - shqiptarët
komunitetit ndërkombëtar apo anasjelltazi. Sepse shteti
kosovar sovraniteti, liria dhe autoriteti i saj legjitim nuk është
zavendësuar me mekanizmet tjera të vendimit primar publik,
por me anë të direktivës së një qeverie
ad hoc jolegjitime por e imponuar prej dikujt tjetër, ndërkombëtarët
e kanë të qartë se sjellja dhe aplikimi i vendime
të tilla nuk do të jenë më të mundshëm
pa mos pasur përkrahjen e popullit kosovar. Komuniteti politik
i cili nuk ka mekanizma për sjelljen e vendimeve publike nuk
mund të egziston si komunitet politik. Liria e pakufizuar e
tregut të lirë nuk mund të kontrollohet.
Të flasish për politikën e jashtme dhe të mbrendëshme
të UE është tepër kapricioze dhe e pakuptimtë
thuajse joproduktive. Funkcionet e shtetit i mbartin në një
organizëm, që nuk është as shtet por bazohet
në shpërbërjen e shtetit. Tregu i lirë pa kufij
së shpejti do ti nënshtron ato funkcione primare të
shtetit sipas logjikës së vete dhe njashtu do ti zhduk
si një "politikë." Tregu i lirë ishte mekanizem
i domosdoshëm përderisa gjendej nën kontrolin e vullnetit
politik, derisa kufijt kishin qenë të përcaktuar
prej vetë interesit kombëtar.
Liria absolute e tregut të lirë do të sjell shumë
të kqija; sepse paraqet "furivitetin e zhdukjes së
shtetit klasik". Shteti ishte garancion i sigurisë së
popullit në teritorin e përcaktuar; i ashtuquajturi shteti
social garantonte së paku sigurinë themelore sociale.
Me shuarjen e shtetit kjo siguri humbet. Ligjet e tregut të
lirë ad infinitum ngrenë joligjshmërinë dhe
jodrejtësinë.
Duke artikuluar idenë (jo) të gabueshme të (bashkimit)
- integrimit të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare mbrenda
UE, si pata filluar me një pozicion të kontrastuar se
proceset e tilla integruese sjellin humbjen e vetë aspektit
politik - sovranitetit nacional të kombit shqiptar. Edhe pse
ky proces (bashkimi) - integrimi duke parafrazuar politiologun amerikan
Robert Dahlin paraqet në realitet bashkimin struktural duke
e përjashtuar sovranitetin nacional, është përgjigjja
ime dhe argumenti im i një politologu që shenjërisht
beson në parimet themelore të traditës së teorisë
politike demokratike evropiane dhe asaj botërore, këtu
për çdo arsye e eliminoj qëndrimin e gabueshëm
të UE dhe komunitetit ndërkombëtar për përparësinë
që ka(në) çështja(et) dhe aspekti(et) ekonomik(e)
(integrimi dhe prosperiteti ekonomik), dhe se revidojë qëndrimet
e gabueshme të qendrave vendimamrëse të komunitetit
ndërkombëtar që ekonomia duhet pasur primat para
politikës për zgjedhjen e çështjes kombëtare
të pa zgjedhur të një populli - ÇËSHTJES
SË PAZGJEDHUR SHQIPTARE asaj kombëtares. Kjo paraqitet
si një proces politik me një histori politike kontinuale
drejt afirmimit dhe zgjedhjes së saj optimale për vetë
kombin shqiptar.
Ky integrim i botës shqiptare mund të jetë në
interesin ekonomik të kombit, nuk është thuajse aspak
në interesin (ekonomik) - politik të Shqyptarisë.
Me siguri që është në interes të kornizave
"tregut të mbrendshëm të UE pa kufij".
Nuk mund të jetë në interesin kombëtar, sepse
përparimi i integrimit evropian bazohet në shkatrimin
e shtetit dhe ekonomisë nacionale. Integrimi i botës shqiptare
në UE me siguri që do të sjell profite me afat kohëshkurtër
edhe disa qarqeve të biznesit shqiptar, të cilët
do të gjinden në linjën e parë të luftës
së tregut të lirë homo homini est lupus. Shumica
e popullsisë do të jeton më dobët sesa tani.
Ajo shumica dhe gjeneratat e ardhshme do të varosen në
oltarin e "katër lirive".
Shenjëtarët e këtij kulti do ti bashkangjiten historisë
me profetësinë herostratike qyrymtare. Sipas këtyre
parimeve të cilat janë paraqitur këtu shkurtimisht
nuk mbetet thujase kurgjë tjetër përpos teatralizimit
dhe spektakolarizimit të integrimit të shqyptarizmit në
UE, këtu mbetet hapur pyetja praktike se çka duhet bërë.
Kundërshtimi i mosintegrimit do të ishte joreal - gjërat
kanë shkuar larg - paraqet një pyetje aktuale, sikur thash,
si duhet shpëtuar, atë që mundim të shpëtojmë.
Edhe përgjegja për këtë pyetje duhet të
ketë karakter parimor. Bashkimin (integrimin) në UE të
botës shqiptare duhet ngadalësuar, duhet anuluar përkohësisht
hyrjen e saj mbrenda si "anëtare e plotëfuqishme",
njashtu duke respektuar axhendat e të gjitha fuqive politike
të qeverive evropiane dhe asaj amerikane Kosova dhe pjesët
tjera të etnicitetit shqiptar dashur padashur iu dorzohen në
"përdorim" interesave të furishme evropiane.
Me këtë ngadalësim ose shtyerje do të fitonim
shqiptarët në kohë, në të cilën do
të përcaktonim strategjinë e zhvillimit në trekëndshin
Tiranë - Prishtinë - Tetovë, dhe në bazë
të formulimit të një strategjie reale për zgjedhjen
e problemit kombëtar të shqiptarve.
Për shqiptarët pra, edhe pas ndryshimeve që kanë
ndodhur në Evropë, tani, në prag të shekullit
21 mbetën në fuqi vendimet e Kongresit të Berlinit
1878, konferencës së Londrës 1913, të sistemit
të Versajës, të politikës së jaltës
dhe të Maltës. Strukturave politike shtetrore, në
Kosovë dhe Shqipëri, u kërkohet të bëjnë
edhe njëherë atë që u bë më 1945 në
Prizren dhe më 1939 në Prishtinë, që shqiptarët
të vetëmohojnë të drejtat kombëtare dhe
të pajtohen se Kosova të mbetet e pushtuar dhe e aneksuar
në Serbi edhe në të ardhmen kur do të vjen deri
tek zgjedhja definitive e statusit politik të Kosovës.
Mbi shqiptarët e Kosovës po rritet trysnia nga të
gjitha anët për ti detyruar t'i nënshtrohen fatit
të keq apo mortit që ra e u pamë dhe për ta
lënë çështjen e tyre kombëtare në
tavolinën e ambicieve të fqinjëve dhe në mëshirën
e diplomacisë ndërkombëtare, si dhe mbretërve
të përkohshëm të Kosovës që vijnë
e shkojnë sikurse të kishin qenë lajmëtarët
e oreksit të masakruar të fortunës eo ipso.
Tani është koha kur mund të flitet për interesin
kombëtar në bazë të parimeve themelore të
konsenzit politik të Shqyptarisë do të përcaktonim
se ç'farë integrimi i trojeve shqiptare në një
shtet të përbashkët shqiptar do të ishte i pranueshëm
dhe adaptabil ndaj politikës së UE dhe komunitetit ndërkombëtar
pas mbarimit të luftës në Kosovë. Kahja e shtrembëruar
e kësaj strategjie jodemokratike që UE mundohet ta aplikon
tek bota shqiptare përmes Paktit të Stabilitetit për
Evropën Juglindore me siguri në dhjetvjeçarin e
ardhshëm do të sjell moskuptime dhe endje lartë e
poshtë duke iu larguar me qëllim prej problemit të
pa zgjedhur të shqiptarve çështjes nacionale.
Me fjalë tjera do të duhet që subjektet politike
shqiptare duke respektuar "fenomenologjinë e shpirtit
shqiptar" t'i kundërviheshin strategjisë së
gabueshme të komunitetit ndërkombëtar përeth
problemeve vitale të kombit shqiptar në tërësi.
Kushtet që do t'ia parashtronte kombi shqiptar komunitetit
ndërkombëtar do të ishin rezultanta e një procesi
politik të një konsenzi të gjërë midis
të gjitha subjekteve politike shqiptare, e jo pranimi i çdodoshëm
i kushteve nga ana e UE, kushte të cilat "ngrinë"
esencën e problemit aq të rëndësishëm për
ne shqiptarët, po si jo integrimi në BE por jo në
pozitën e qenit që leh dhe spo të guxohet të
të …Pa mos pasur strategji me përkrahje gjithëkombëtare
dhe me elemente të shëndosha vizionale nuk do të
mundnim ti përballonim "varfërisë politike kombëtare",
nuk do të mundnim t'ia arinim qëllimit tonë.
Duhet kuptuar dhe spiritusin e kohës se ajo që ndodh
edhe me shtetet tjera që janë duke kaluar fazat e ndryshme
të tranzicionit i ka kapluar epidemija e pritjes dhe rradhitjes
në grupacione të ndryshme, prej hyrjeve dhe daljeve në
pushtet me shantazhimin e "integrimit në Evropë"
duke menduar se s'janë në Evropë, me veprimet e tilla
formojnë tensionet e frigës dhe pritjes sipas filozofemës
sa ma parë aq ma mirë për ne, tjerët sna interesojnë
fare.
Tek shqiptarët rrjedhinat dhe ngjarjet politike të dhjetëvjeçarit
të fundit kanë pasur dinamikë dhe pasoja krejtësisht
tjera. Teprica e një kërkese që nuk ka përkrahjen
e përgjithshme të një kombi për shkak se legjitimitetin
e vet e ngren me idisiomat "Pakti i Stabiletit" është
shansi më i meritueshëm që po e ofron bota demokratike
"popujve jodemokratik" për të stabilizuar rrethanat
dhe korigjuar qëndrimet dhe parimet politike kombëtare
të të gjithëve në Ballkan - me logjikën
njërit më shumë tjetrit më pak.
Shkatrimi i vlerës numër një të një populli
- sovranitetit kombëtar si dhe shkeljen apo mënjanimin
e lirisë nga ata të cilët gadi thuajse njëqindëvjet
mundohen me të gjitha mjetet dhe mënyrat e nxira ta shkatrojnë
vlerën më madhnore sovranitetin - lirinë e kombit
shqiptar - prej kësaj që është jovlerë:
Çka ju duhet shteti i përpashkët? Çka ju
mbetet shqiptarve sipas logjikës serbe, thuajse kurgjë
përveç fuqisë së ëndrave dhe kurgjë
tjetër. Nuk mundet ndarë pjesët e trupit kombëtar
thujase asesi, edhe një absurd paradoksal në fund të
këtij shekulli ua kaplon mendjelehtësinë shqiptarve
se s'janë të zotit të kuptonin parimet themelore
të teorisë politike - unë nuk do të dëshiroja
të sjellja një përfundim të tillë mirëpo
bota empirike e veprimit politik të subjekteve politike shqiptare
flet gjallërisht për një proces të tillë
politik me karakter ndodhirash të kompromisit.
Elita politike kosovare një gjë të tillë e
pat kuptuar qysh moti por…Çështja e pazgjedhur
e kombit shqiptar mbartet si vlerë e çvlerësuar
në mijëvjeçarin e ardhshëm, kompromiset e
ndryshme ndërmjet elitave në pushtet duhet kuptuar ku
veprojnë dhe jetojnë politikisht shqiptarët alternativa
tani për tani s'ju intereson dhe s'ju konvenon sepse bashkësia
ndërkombëtare ua ofron shqiptarve Paktin e Stabilitetit
thuajse të gatshëm, thuajse me plot konsekuenca të
diktateve të nënshkruara evropiane.
Në fillim të Kontratës Sociale J.J.Rusoi pat shkruar
se "...njeriu lind i lirë dhe se çdokund pranë
tij gjinden "urat e pakalueshme" (Lacan). Ata që
besojnë se Shqyptarinë do ta nënshtronin lehtë,
thuajse po gabojnë shumë, se shpirti liridashës i
popullit shqiptar do ti tejkalojë të gjitha ata "ura
të pakalueshme" drejt bashkimit të gjithëmbarshëm
kombëtar. Mos të harojmë amanetin e të parëve
tonë: Kosova kuri nuk ka qenë Serbi!! Kosova kuri nuk
do të jetë Serbi!! Sa i përket teorisë politike
dhe përfundimeve që ajo sjell nuk duhet larguar gurin
prej vendit se bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare është
çështje e kohës.
|