|
Përvoja historike e pjesës më të madhe të
popujve dëshmon se njësia e fesë ishte ndër
faktorët e rëndësishëm në procesin e integrimit
të perandorive mesjetare, kurse roli i feve në integrimin
e njësive etnokulturore e gjeopolitike kombëtare do të
shfaqet në fillet e kohës së re, në periudhën
e rilindjes, me një rëndësi të shtuar gjatë
Humanizmit, Iluminizmit dhe Rilindjes Kombëtare.1
Në trojet albanofone dhe brenda popullsive albanofone mesjetare
këtë rol integrues fillimisht e synoi feja katolike e
Principatës së Arbënit dhe pikërisht nga mesi
i shekullit XII deri në mesin e shekullit XV, kur u thye rezistenca
shqiptare e periudhës së Skëndërbeut.2
Faktet historiografike tregojnë se atë që nuk e arriti
katolicizmi shqiptar me luftë e me përkrahjen ndërkombëtare
mesjetare, do ta arrijë feja islame pa luftë dhe në
mënyrë paqësore brenda vetvetës, midis viteve
'70 të shekullit XV dhe viteve '70 të shekullit XVHI,
në periudhën e Kombësisë Shqiptare si meskategori
shoqërore e historike midis bashkësisë shoqërore
Popull Shqiptar dhe kategorisë historike Komb Shqiptar.3
Hulumtimi i shkaqeve të kalimit masiv të shqiptarëve
në islam dhe i rolit të islamit në integrimin e njësisë
etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë e të
kombit shqiptar ishte objekt interesash kërkimore i shumë
studiuesve, por hulumtimit shkencor ne mënyrë institucionale
po i qaset, për herë të parë, simpoziumi Feja,
kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët.4
Të dhënat nga hulumtimet interdisiplinore albanistike
tregojnë se roli i islamit në procesin e integrimit të
njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë
dhe të kombit shqiptar ishte i natyrës komplekse politike,
sociologjike, etnokulturore, filozofike, fetare, gjuhësore,
letrare, arsimore, artistike, juridike, eq.. Për këtë
kompleksitet flet dhe programi i këtij simpoziumi.5
Roli i fesë dhe i kulturës islame në procesin e integrimit
të njësisë etnokulturore e politike të Shqipërisë
dhe të kombit shqiptar do të kuptohet më mirë
vetëm pasi të kemi një pasqyrë sa më të
qartë të realitetit shoqëror, politik, administrative
fetar, arsimor e kulturor në trevat albanofone në periudhën
e dezintegrimit administrativ shtetëror, politik, ekonomik
e fetar të pèrandorive, pjesë të të cilave
ishin trevat e vëçanta të truallit albanofon.6
Për të sqaruar këtë çështje, paraprakisht
është e nevojshme t'e' kuptohet drejt e pa paragjykime
fakti se ku e shpiente trevën albanofone ndarja mesjetare në
shumë njësi administrative sistemesh të veçanta:
greke, sllave e latine, italiano-frënge sikurse edhe copëtimi
feudal i brëndëshëm, në kushtet e veprimit të
tri kishave antagoniste antishqiptare; greke bizantine, serbe svetisaviane
dhe katolike latino evropiane e përçarë.7 Të
ndriçohet drejt rëndësia që ka shteti unik,
njësia administrative osmane mbi trevat albanofone për
lidhjen e copave territoriale me tradita fetare, arsimore, kulturore
e shtetërore të ndryshme dhe antagoniste e séparatiste
e njërës pjesë ndaj pjesës qetër.8 Në
dritën e shkencës të shihet edhe roli i islamit si
faktor integrues i njësisë etnokulturore dhe gjeopolitike
të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar deri në
fillim të Rilindjes.9
Historiografia e huaj, e përfillur edhe nga pjesa më e
madhe e historiografisë shqiptare, kalimin e shqiptarëve
në Islam e shikoi ngushtësisht: si aspiratë të
bujari7 së shqiptare për pushtet për t'i ruajtur
privilegjet e arritura në periudhën paraosmane, kurse
kalimin e masave, si nevojë për t'i ikur dhunës ekonomike
të turqve barbarë, si dhunë aziatike barbare, si
turqizim e akulturëzim të shqiptarëve.10 Do të
përmendet në mënyrë retorike edhe mungesa e
priftërinjve shqiptarë të fesë katolike dhe
apostrofohet morali fetar diskutabil i masës shqiptare, sot
myslimane, ndaj fesë. Për soj shqiptari, për këtë
historiografi, është shqiptari i fesë katolike!?11
Nuk thuhet e vërteta se Islami fillimisht dhe masivisht i pushtoi
viset ku nuk arriti të shtrihej administrimi institucional
i kishës katolike, e cila synonte të bëhej fe gjithëshqiptare,
që do të thotë: Islami i pushtoi trevat albanofone,
në të cilat administronte, apo synonte të administronte
skizma serbe ortodokse svetisaviane, ose shkinia, siç e quante
populli shqiptar.12
Hulumtimi interdisiplinor në fushë të Islamit ndër
shqiptarët tregon se në kalimin masiv të shqiptarëve
në Islam rolin kryesor e patën motivet e natyrës
politike shqiptare kombëtare në mundësi.13 Realisht,
lufta e gjatë e lëvizjeve heretike të krishtera e
islame në Ballkan e në trojet albanofone, se paku nga
mesi i shekullit X, ngërthen në vete fillet e lëvizjes,
thënë kushtimisht, për integrimin e njësisë
albanofone dhe të kombësisë së arbërit
për distancim nga gjiri i shoqërisë bizantine e bullgare.14
Më vonë, lufta antagoniste e tri kishave që administruan
tokat albanofone: greke, serbe e katolike latine në shekujt
XII-XIV, për dominim, thënë kushtimisht, në
trevat shqiptare, irritoi dhe e largoi popullsinë shqiptare
ndaj krishtërimit në përgjithësi dhe ndaj skizmës
ortodokse svetisaviane, më agresilve, në veçanti.15
Këto kisha të huaja dhe veçanërisht kishat
skizmatike ortodokse, qysh në fillim të pushtetit osman
ne Ballkan fituan koncesione të mëdha nga Sulltani, liri
të plotë për thellimin e procesit të nivelimit
etrùk të tokave shqiptare në serbe e greke, të
filluar në periudhën bi'zantine.16 Duhet të vihet
në dukje fakti, se sipas botëkuptimeve mesjetare osmane
dhe evropiane, e kujt ishte kisha, e tij ishte dhe kombësia
e besimtarëve që e ndiqnin atë kishë, atë
fe.17
Së këndejmi, fillimet e kalimit të shqiptarëve
në Islam nuk mund të argumentohen si dhunë e drejtëpërdrejtë
e turqve mbi shqiptarët katolikë, por si dhunë e
tërthortë turko-osmane me anë të ortodoksisë
serbe e greke dhe vetëm si hap i parë më i fuqishëm
i vetë shqiptarëve për t'u distancuar nga kisha serbe
e greke, e bashkë me këtë edhe nga kombësia
serbe e greke, dhunë shpirtërore e gjenocid, por edhe
nga kishat e kombësitë kishtare të tjera evropiane,
asokohe më pak agresive.18
Fillimet e Islamit institucional osman në trevat albanofone
i hetojmë në periudhën e vasalitetit turk mbi principatat
shqiptare, në vitet '80 të shekullit XIV, por në
mënyrë triumfale nisën në fillim të viteve
'90, kur u themeluan institucionet e para islame në qëndrën
administrative dhe kulturore të Dardanisë antike, në
Shkup.19
Gjatë shekullit XV në qëndrat kryesore të Dardanisë
dhe të ish-provincës romako-bizantine Maqedoni, në
të cilat jeton popullsia etnike shqiptare muslimane në
vazhdimësi historike dhe dominante20, u hapën mejtepe,
medrese e biblioteka dhe u ngritën teqe, xhami, zavi e shumë
objekte shoqërore të prejardhjes lindore islame. Në
shekullin XVI Islami u bë fe zotëruese në të
gjitha viset shqiptare islame historike.21
Për t'i kuptuar më mirë sukseset e Islamit në
trojet albanofone, duhet të nisemi nga fakti se sistemi shoqëror
osman fillimisht ishte progresiv, më civilizues dhe më
human se sistemet feudale të korruptuara të vjetra bizantine,
serbe e latino-anzhuine, të cilat populli shqiptar i barti
mbi kurriz shekuj të tërë.22 Të kihet parasysh
edhe fakti se Islami i periudhës së depërtimit në
trevat albanofone ishte fe dhe kulturë me një zhvillim
të plotë, ishte më progresiv, më liberal, më
i ri, më humanist se sa krishtërimi në përgjithësi,
e katolicizmi në veçanti, që, atëbotë,
kishte rënë në një krizë shoqërore,
në një dekadencë e imoralitet që pasqyrohet
mirë në veprat letrare të Dantes e të bashkëkohësve
të tij, në veprat si ai, ne ve-prën shkencore të
Galileut e të mendimtarëve si ai në veprat filozofike
e fetare të ideologëve të reformacionit në kishën
e Perëndimit dhe në veprat filozofike e historiografike
të materialistëve frënge. Zaten ajo dekadencë
në kishën katolike nxiti lindjen dhe zhvillimin e reformacionit,
e me këtë edhe fillimet e integrimit të kombësive
evropiane.23
Realisht, populli shqiptar mbijetoi në sajë të kthesave
të mëdha kulturore e politike historike.24 Kur shumë
sisteme pushtuese me shumë sovranë armiqësorë,
të huaj e të vendit u zëvëndësuan nga një
pushtues e nga një sovran, nga sulltani osman-turk, shqiptarët
në viset më të rrezikuara nga proceset integruese
sllave, greke e latine - italiane e kroate, me Islamin synuan arritjen
e unitetit dhe të bashkimit fetar islam si korrnizë ideologjike
për integrimin e njësisë etnokulturore e politike
të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar fillimisht
nën çatinë perandorake osmano-turke.25
Se Islami në hapin e parë ishte forme e hapët e distancimit
dhe e bojkotimit shqiptar nga kisha ortodokse svetisaviane dhe nga
kishat e qera me intenca antishqiptare, dëshmon edhe fakti
se të gjitha periudhat dhe valët e kalimit masiv të
shqiptarëve në Islam vinin si pasojë e lëshimeve
të mëdha të Sulltanit e të pushtetit qendror
ndaj kishave.26 Madje, edhe fazat e shuarjes a të heshqes administrative
të kishës ortodokse svetisaviane dhe katolike në
periudhën e kombësisë shqiptare (shekulli XV-XVIII),
shënojnë jo dhunën turke aziatike islamike kundër
këtyre kishave, siç thuhet në historiografi 27,
por mbeqen e këtyre kishave pa besimtarë shqiptarë,
që ishin masë absolute, bojkotim shqiptar masiv i krishtërimit
dhe kalim në Islam.28
Për dukurinë e apostrofuar qartë flet fati i krishtërimit
të luhatur e laraman në viset e principatave shqiptare:
Balshajve, Cërnojeviçëve, Dukagjinëve, Jonimëve,
Gropajve, Zgurajve, Kastriotëve, Topiajve e pjesërisht
ato të Zenebishtëve, Muzakëve, Aranitëve e të
qerëve më në jug.29 Në arealin e principatave
veriore e lindore të trojeve shqiptare dhe pikërisht në
veri dhe në lindje të trevës albanofone historike,
Islami do të shtrihet kryesisht vetëm deri aty ku gjuha
shqipe ishte e ruajtur pa një trazim të madh, por edhe
në disa enklava ilirovllaho-shqiptare, ku kishte humbur gjuha
shqipe, por ishte ruajtur kompaktësia etnike josllave: ndër
pomakët, tobreshët, goranët dhe boshnjakët.30
Hulumtuesit të Islamit ndër shqiptarët i bie në
sy fenomeni i pandriçuar deri në fund, paraqitja e emrit
të ri, unik, për gjuhën, për popullin dhe për
vendin: shqip, shqiptar dhe Shqipëri, si bashkatdhetarë
besnikë të Islamit në tokat shqiptare.31 Emrin e
gjuhës e zuri Buzuku (1555)32 të popullit Zmajeviçi
(1703)33 dhe të vendit Thunnmani (1774)34, por kjo nuk është
dëshmi se këta emra u shfaqën bash në ato vite
kritike. Ata ishin në popull së paku nga koha kur ishin
edhe emrat për gjuhën, popullin e vendin e Arbërisë,
të Epirit e të Maqedonisë shqiptare mesjetare.35
Të dhënat më të verifikuara flasin se vallja
e emrit të ri për gjuhën, për popullin dhe për
vendin u nis nga viset e Dardanisë - Peonisë antike, të
parat të përfshira nga Islami, dhe pikërisht nga
treva albanofone midis Nishit - Limit - Sharrit - Matit - Dibrës
- Strugës - Shtipit e Kumanovës, me epiqendër në
viset e Shkupit, që në shkencë konsiderohen për
djep të gjuhës shqipe, fazë moderne e ilirishtes
dhe të popullit shqiptar historik pasilirian.36
Emri i ri për popullin, emri kombëtar, duhej të ishte
emër i një popullsie dardane ilire i periudhës parakrishtere
dhe pikërisht emri i popullsisë midis Qafës së
Prushit e poshtë nën qytetitn Shkup, të cilët
Plini i shënoi si skirtarë, kurse Ptolomeu në trajtën
skyrtonë. Emri i ri muind të ishte edhe shumësi i
emrit të banorëve të Shkupit: shkyptar, shkuptar,
shqiptar - lidhje më e thellë me emrin e shpesit totem
ose Orë dardano - ilire; shqype, shqipe.37 Në momentin
kur Islami u bë fe e shumicës, fe e vendit të shqipeve,
siç do të thoshim me gojën e shumë udhëpërshkruesve
të huaj, dhe pikërisht aty deri në mesin XVII, emri
i ri, integrues i vendit, emri Shqipëri, do t'i vërë
në heshqe në mënyrë paqësore toponimet
antike e mesjetare për pjesë të veçanta të
trojeve albanofone: Dardani, Maqedoni, Arbëri, Epir, eq.. Njësia
etnokulturore e gjeopolitike Shqipëri (Arnautluk, Albania),
më së voni, deri në mesin e shekullit XVII përfshinte
rreth 110 mijë km2 sipërfaqe të Rumelisë Osmane
të banuar me shqiptarë ose me shumicën absolute shqiptarë
- albanofonë islamë, ortodoksë dhe katolikë.
Së këtejmi mund të theksohet se emri i ri kombëtar
për popullin e vendin ishte produkt i kulturës së
re shqiptare të integruar në dritën e kulturës
së re shqiptare të proviniencës islame.38
Kjo kulturë shqiptare nuk u shpif, nuk u planifiktia dhe nuk
u ndikua nga jashtë, nga ndonjë propagandë proshqiptare,
dhe për zhvillimin e saj ka meritë vetëm mendja e
gjeniut shqiptar. Në gjirin e shoqërisë osmane kjo
kulturë shqiptare ishte disidente, kaçake e kombësisë
shqiptare. Me rëndësi është të potencohet
edhe fakti se procesi i thellimit të kalimit në Islam,
kultivimi dhe ruajtja e Islamit si fe e pjesës absolute të
popullsisë, pati karakter mbrojtës gjithëshqiptar,
kurse nga fundi i shekullit XVIII për Shqipëri etnike
do të konsiderohen vetëm trevat të cilat do të
rrethohen nga brezi islam shqiptar. Ky brez, në të gjitha
kohët, do të paraqitet si digë e si mur mbrojtës
i tërësisë së Shqipërisë etnike nga
fqinjët ekspansionistë të pangopshëm.39
Të vihet në pah edhe fakti se kultura shqiptare me prejardhje
islame, duke i hapur udhë emrit të ri kombëtar për
gjuhën, popullin e vendin, ndikoi edhe në integrimin e
brëndëshëm, në heqjen e emrave etnikë antikë
të popullsisë albanofone, si arbëresh, maqedon, dardan,
epirot, që synonin të bëheshin emra kombësish
albanofone të veçanta, mandej në zbuqen dhe heqjen
e dallimeve etnokulturore dhe të aspiratave të disa fiseve
mesjetare për t'u veçuar si kombësi albanofone
me fe skizmatike svetisaviane, bizantine, greke ortodokse dhe katolike,
si kuçe, kelmende, palabardhe, labe, çame, suljote,
etj..40 Fiset dhe viset që do të mbesin plotësisht
jashtë masës islame, jashtë brezit islam shenjues
të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë
së periudhës osmane, pararilindëse, në veri,
lindje e jug, nën mbizotërimin e vazhdueshëm të
kishave të huaja, do të asimilohen në dalmatë
(kroatë), malazezë, serbë, bullgarë e grekë.
Këtu zuri fill ngushtimi i trevës gjuhësore e etnike
shqiptare historike.41
Përhapja e kulturës shqiptare me prejardhje islame do
të ndikojë si filtër për kulturën shqiptare
të përdhosur. Kjo mund të dëshmohet edhe vetëm
me një hulumtim sondues interdisiplinor në historinë
e fshatrave në arealin etnik albanofon, të cilat gjatë
mesjetës bizantine e sllave ishin prona të kishave e të
manastireve ortodokse, në fshatrat e cilësuara katunde
vllehe, ish-feude të bujarisë mesjetare serbe. Do të
shihet se bash këto fshatra ndër të parat në
rrethinën e tyre kaluan masivisht në Islam dhe se Islami
u shërbeu si filtër për ndarjen e premisave e të
relikteve fetare, kulturore, gjuhësore e toponimike sllave,
greke e latine, filtër për rikthimin në gjirin e
k-ombësisë shqiptare.42
Realisht, feia islame, me vetitë e saj toleruese, kulturës
shqiptare nuk ia mbylli prespektivën e zhvillimit evropian,
por i la mundësi të mëdha për t'u zhvilluar
mbi shtratin e traditës etnike, për t'i kultivuar më
tutje vlerat e seleksionuara të kulturës shqiptare e materiale
ilire, të ruajtura në mënyrë disidente e kaçake
gjatë periudhës së krishtërimit universel. Të
dhënat nga hulumtimi etnografik i terrenit tregojnë se
traditat dhe kultura shqiptare parakrishtere më mirë janë
ruajtur në viset të cilat, në periudhën paraislame,
ishin të përfshira nga herezitë antikrishterë,
më pak se viset ku u ruajt katolicizmi i patrazuar sesa në
enklavat katolike laramane dhe shumë më pak u ruajt në
viset ku ortodoksia nuk u trazua nga herezitë mesjetare, nga
katolicizmi dhe islami.43
Të themi edhe një fakt: Islami në integrimin e njësisë
etnokulturore dhe politike të Shqipërisë dhe të
kombit shqiptar ndikoi si kulturë me tiparet e veta egaliatre,
liberale e humane. Ai nuk ishte dogmë thjeshtë fetare,
por ishte sistem vlerash totalitare publike, mësim i hapur,
që nuk e njeh Shpirtin e Shenjtë dhe paprekshmërinë
e individit; kulturë konkretë gjithëpërfshirëse
morale, këshillëdhënëse, udhërrëfyese,
fetare, qortuese, kritike, moralizuese, juridike, shoqërore,
kodifikuese, shkencore, filozofike, mjekuese e mbi të gjitha
arsimuese. Islami nuk ishte fe turke dhe as fe e pushtuesit, por
ishte sa fe e turqve, aq edhe e shqiptarëve dhe e të qerëve
dhe turqit në ummànë (bashkësinë) muslimane
osmane paraqitnin vetëm pakicën sunduese, pa ndonjë
rëndësi të madhe për jetën e përgjithshme
dhe prespektivën e perandorisë. Shqiptarët, realisht,
që nga fillimet e kalimit në islam, nga pjesa e parë
e shekullit XV e ndanë pushtetin perandorak me turqit në
të gjitha nivelet politike, ushtarake, qeveritare, diplomatike,
kulturore, arsimore, fetare e të tjera, përpos postit
të sulltanit.44
Populli shqiptar i dha Perandorisë Osmane në periudhën
e lulëzimit të saj, pjesa e dytë e shekullit XV pjesa
e parë e shekullit XVII, po edhe më vonë, qeveritarë,
komandantë ushtarakë, dijetarë, letrarë, filozofë,
diplomate, historianë, arkitektë, mjekë specialistë,
mjeshtër profesionesh të ndryshme, të njohur në
historinë dhe në kulturën botërore. Këto
personalitete shqiptare kurrë nuk hoqën dorë nga
kombësia e tyre shqiptare, vepruan edhe si pararojë e
kombit të tyre dhe e atdheut të tyre. Veprimtaria e tyre
filozofike, letrare, artistike, historiografike, arkitektonike,
ushtarake dhe iluministe, shkruar në gjuhën e Kur'anit,
- arabisht; në gjuhën e poezisë margaritare të
Lindjes - persisht dhe në gjuhën zyrtare shtetërore
universale për perandorine - osmanisht, me vlera të mëdha
të përgjithshme do t'i hapë rrugë edhe zhvillimit
të mendimit filozofik, artistik, fetar, politik e arsimues
në gjuhën shqipe, me një ndikim vazhdues në
integrimin e njësisë etnokulturore e politike të
Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Vlerat madhore
të trashëgimnisë shqiptare në gjuhën e
Lindjes, të shkruara në periudhën osmane në
Shqipëri (1389-1912), i takojnë mendimit shqiptar, kulturës
shqipe, po aq sa edhe në gjuhën greke, latine e italiane
dhe duhet të studiohen, të shqipërohen dhe t'ia kthejnë
kulturës sonë kombëtare.45
Nuk është e tepërt të konstatohet se edhe zhvillimi
i letërsisë shqipe të prejardhjes së krishterë
katolike të shekujve XVI-XVII është rrjedhim i tërthortë
i rritës së Islamit ndër shqiptarët dhe i rrezikshëm
tek ortodoksët serbë për katolicizmin ndër shqiptarët
edhe më gjërë. Kjo letërsi shqiptare u vu në
rrugë me ndihmën morale, politike e materiale të
kishës së perëndimit dhe Papës, si reaksion
dhe masë kundër thellimit të Islamit dhe të
skizmimit ortodoks të shqiptarëve.46
Mirëpo, derisa kjo letërsi, me vlera të larta si
burim i gjuhës së shkruar shqipe, e përkufizuar kryesisht
në përkthimin e ungjijve dhe të doracakëve fetarë,
e në poezi moralizuese, do të shterret pa bërë
ndonjë ndikim të shënueshëm në integrimin
e njësisë etnokulturore dhe gjeopolitike të Shqipërisë
dhe të kombit shqiptar (sepse Evropa katolike dhe Papati për
afro dy shekuj nuk do ta ndihmojnë gjithanshmërisht çështjen
katolike të Shqipërisë), letërsia shqipe me
alfabet arab, burimet e ruajtura të së cilës vijnë
nga pjesa e dytë e shekullit XVII, sa vinte dhe zhvillohej,
sa që në vitet '20 të she'kullit XVIII, kur zuri
fillin iluminizmi evropian, u bë faktor kryesor në integritetin
e mendimit letrar, politik dhe kulturor iluminist e rilindës
të Shqipërisë.47
Letërsia shqipe me alfabet arab, e njohur si letërsi e
bejtexhinjve, alhamiada shqiptare e shkruar mbi një sintaksë
shqipe të mirëfilltë, ishte e përhapur në
të gjitha viset shqiptare. Ajo nuk ka qënë me ndikim
të kufizuar, siç thuhet në shumë histori të
letërsisë, por ishte pronë e jetës shpirtërore
e masave shqiptare.48 Përshkruhej, përhapej dhe mësohej
përmendësh, si luqe e si këngë. Fakti se ishte
e mbytur në orientalizma dhe veçanërisht moralizuese,
nuk do të thotë se ishte e pakuptueshme për lexuesit
dhe absorbuesit, sepse ato fjalë orientale ishin nocione filozofike
e fetare të kuptueshme për kohën, aq sa janë
evropianizmat në shkrimet tona në gjuhën shqipe,
për kohën tonë.49 Ajo që e shpuri përpara
dhe e mbajti në jetë deri sot, është fryma e
saj universale dhe shoqërore e arsimuese shqiptare, sociale
e revolucionare tej mase për kohën kur qe krijuar, lirike
anakronike, kritike kastiane, arsimuese, romantike e liridashëse.
Pjesa më e madhe e kësaj letërsie u shkrua në
vargun tetërrokësh të poezisë popullore, e ndihmoi
letërsinë popullore, e veçanërisht lirikën,
dhe e përgatiti rrugën për letërsinë e
Rilindjes Kombëtare. Qysh në mesin e shekullit XIX u bë
objekt i studimit i albanologëve në zë, themelues
të albanistikës, si Hahni e të qerë.50
Duhet të vihet në dukje se përmes lidhjeve kulturore
me Lindjen dhe me anë të veprave filozofike e shkencore
në gjuhët orientale dhe në gjuhën shqipe, erdhën
dhe u ngulitën motive të Lindjes në kulturën
materiale e shpirtërore, në arkitekturë, në
artet figurative aplikative, në veshmbathje, në artin
muzikor, në kompletimin e shtëpisë, në kuzhinën
shqiptare, në mirësjelljen shqiptare, në letërsinë
popullore, në filozofinë shqiptare, me një fjalë,
në jetën shqiptare. Këto motive universale të
Lindjes, kulturës shqiptare në përgjithësi ia
shtuan frymën demokratike, universale; i dhanë gjallëri,
kolorit, frymë të re, e përtëritën dhe
e pasuruan për t'u trajtuar, dje dhe sot, si margaritar midis
kulturave të njëtrajtshme të kombëve evropiane.
Rëndësia e kësaj begatie kulturore qëndron edhe
në faktin se ajo në shumë aspekte u bë përcjellëse
e jetës shqiptare edhe të shqiptarëve të krishterë,
veçanarisht te laramanët dhe katolikët. Së
këtejmi, feja islame nuk e varfëroi dhe as nuk e akulturëzoi
kulturën shqiptare etnike, por e bëri për të
q'eenë si një kopsht me Iule shumëngjyrëshe,
siç do të thosha me gojën.e shumë romantikëve
evropianë të shekullit XIX.51
Në gjirin e kulturës së re shqiptare, të periudhës
së kombësisë, fenomeni i tolerancës fetare ndër
shqiptarët do të bëhet tipar kombëtar dhe ndër
hallkat në integrimin e ruajtjen e njësisë së
kombit shqiptar në kushte të ekzistimit të tri feve.
Realisht, nga mesi i shekullit XVIII, pjesa më e madhe e administratorëve
shqiptarë, në viset shqiptare, do të udhëheqin
politikë séparatiste shqiptare, në përgjithësi,
të mjedisit të vet ndaj pushtetit qëndror të
Stambollit. Këta qeveritarë vendas në Islam shihnin
edhe platformën e mundshme politike për bashkimin e Shqipërisë
së ndarë në njësi administrative osmane dhe
për lirinë e saj. Programi politik i luftës për
çlirim kombëtar i këtyre pionierëve të
rilindjes politike të Shqipërisë mbështetej
në traditën shqiptare të luftës çlirimtare
vëllazërore midis shqiptarëve të feve të
ndryshme dhe posaçërisht ne epokën e lavdishme
skënderbejane, sikurse paraardhësit e tyre të periudhës
së rilindjes e të humanizmit.52 Madje, se paku nga periudha
e qeveritarëve arsimues nga dera e Bushatasve dhe e Tepelenasit
shtresat e larta dhe masat shqiptare islame e bartën peshën
e luftës për bashkimin dhe çlirimin kombëtar
të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë nga robëria
osmano-turke. Ideologët që dolën nga kjo masë,
ata të periudhës së filleve të Rilindjes dhe
të mëvonshmit, bashkimin kombëtar të shqiptarëve
me fe të ndryshme do të mbështesin fuqimisht në
porositë dhe këshillat urdhëruese të Kur'anit:
Edhe Zoti ynë edhe Zoti juaj është një dhe Atij
i përulemi', pra, 'Juve feja juaj, kurse mua feja ime!53
Të konstatojmë edhe këtë: Bushatasit dhe Tepelenasit,
me politikën e tyre shqiptare rilindase, i vunë themelet
shoqërisë shqiptare pluraliste fetare moderne, thënë
kushtimisht, oborret e tyre qeveritare janë bërthama të
akademive shqiptare, në të cilat u kultivua tipari i tolerancës
fetare shqiptare në interes të luftës për çlirimin
kombëtar, të unitetit pluralist fetar shqiptar rreth unitetit
të Shqipërisë. Përvoja e tyre do të bëhet
mësim për gjeneratat e reja, për ideologët e
kombit shqiptar të periudhës së Rilindjes. Lufta
e amzës shqiptare muslimane që rreth vetes të lidhte
fuqimisht dhe përjetësisht pjesët shqiptare ortodokse
dhe katolike, pa ua prekur traditën fetare, zgjati më
shumë se një shekull, aq sa ka zgjatur periudha e luftës
për kurorëzimin e kërkesave të Rilindjes Kombëtare
Shqiptare.54 Kjo përpjekje shqiptare vazhdimisht, dinakërisht
dhe përgjakshëm u minua dhe u pengua nga kisha ortodokse
serbe, greke, bullgare e pjesërisht edhe ajo katolike, si dhe
nga qarqet politike, shtetërore, shkencore e publicistike antiislame
dhe antishqiptare ballkanike dhe evropiane. Dhe, pse të mos
thuhet qartë, faktori politik i jashtëm me ndërhyrje
të herëpashershme nga fillimi i shekullit XVII dhe me
ndërhyrje sistematike nga fundi i shekullit XVIII, Islamit
ia preu rrugën që të bëhej fe gjithëshqiptare
dhe platformë politike kombëtare ngjashmërisht me
skizmën ortodokse svetisaviane te serbët ortodokse bizantine
te grekët, ekzarkiste ortodokse te bullgarët, katolike
te kroatët, etj.55
Megjithatë, roli i Islamit si fe e rreth 88% të shqiptarëve
në trojet e Shqipërisë Etnike, në luftën
e pandërprerë për unitet kombëtar, për
bashkimin e Shqipërisë dhe për çlirimin e
popullit shqiptar dhe, mbi të gjitha, për ruajtjen e tërësisë
së Shqipërisë Etnike nga ekspansioni pushtues i fqinjëve
ortodoksë e katolikë, ishte i paluhatur dhe vendimtar.
Për këtë fakt, përpos burimeve historike të
prejardhjes evropiane e të Lindjes, është dëshmi
tradita popullore historike, kënga historike shqiptare.56
Të thuhet edhe kjo: Falë tolerancës fetare të
shumicës mulsimane, do të dështojnë të
gjitha përpjekjet e qarqeve kishtare e politike antishqiptare
ballkanike e evropiane për të shkaktuar luftë fetare
në Shqipëri, mynxyrat që i përjetoi Evropa e
krishterë dhe Lindja.57
Duke përfunduar, le të më lejohet t'u qasem shkurtimisht
disa tezave publicistike për qënien katolike paraislame
të shqiptarëve muslimanë dhe për nevojën
e kthimit të tyre në katolicizëm pra, në kulturë
të krishterë, si kusht për të gëzuar përkrahje
të Evropës për pavarësinë e Kosovës
dhe për bashkimin e Shqipërisë së copëtuar
më 1913 (!?!).58
Teza se shqiptarët muslimanë kanë qënë
të gjithë të krishterë nuk ka mbështetje
as burimore, as etnografike, as arkeologjike, as kulturore. Kjo
tezë fillimisht ishte shtruar nga kisha ortodokse serbe e greke
dhe kishte për qëllim që viset e Arbërisë
mesjetare katolike t'i tregonte për djep të popullit shqiptar,
i cili gjoja më vonë, me anë të ekspansionit
islam, të ketë vërshuar në Kosovë e gjetkë
në viset e Dardanisë dhe të Maqedonisë, në
djepin e kulturës serbe dhe të shtetit serb!? Kisha greke
shqiptarët ortodoksë i konsideronte puro grekë!?
Po, shkenca e bazuar në argumente nuk i pranon as njërën
as tezën tjetër.59
Të gjitha të dhënat flasin se islamizimi në
kulturën shqiptare nuk ka mundësi të konsiderohet
si një incident kalimtar. Një kulturë me traditë
gjashtëshekullore e një komb me mbi 88% muslimanë
nuk është aksident !?60
Atyre që kërkojnë një rikthim e një 'rirreshtim'
të shqiptarëve muslimanë 'në kulturën e
krishterë, për një kthim në rrënjën
katolike (!?!), ua rikujtoj tregimin popullor më të shkurtër
dhe më të thellë që e di profesor Anton Ceta:
Burri e thirri gruen: Oj grue, ku je !? Përtej djepit! - Përtej
djepit, përtej detit! - ia priti burri!61
Shkurt, thirrja pa mbulesë për shkurorëzim nga islami,
për një fe të re, është anakronike. Mendoj
se kanë perënduar kohët mesjetare të feve. Së
fundi, ç'të bëjmë me shqiptarët ortodoksë
që janë tre herë më shumë se ato katolikë?
T'ua falim grekëve?! Më në fund ta pyesim, veten
ose të konsultojmë historinë shqiptare: Ç'u
sollën shqiptarëve të krishterë kryngritjet
e nxitura nga Evropa e krishterë në shekujt XV-XVII?62
C'fitoi Kara Mahmut pashë Bushati dhe veçanërisht
Ali pashë Tepelena që i ofronin Evropës së krishterë
ndërrimin e fesë vetëm për të fituar përkrahjen
për bashkimin dhe çlirimin e Shqipërisë ?63
Dhe, a kemi ndonjë garanci evropiane e botërore të
krishterë se vërtetë do të çliroheshim
dhe do të bashkoheshim në Shqipërinë Etnike,
nëse rirreshtohemi në rrënjë, në kulturën
e krishterë, në katolicizëm? Duke u mbështetur
mbi përvojën historike të popullit tonë fuqimisht
mendoj se shumësia e feve në Shqipërinë etnike
është fat historik që nuk mund të zhbëhet
dhe kjo dukuri unikale nuk duhet shikuar edhe më tutje si plagë
për të ardhrnen e kombit shqiptar, por të shikohet
si pasuri e freski kulturore dhe si përparësi që
ndihmon afrimin e popullit shqiptar pa paragjykime me popujt e qerë
me fe të ndryshme.64
Ajo që është e duhet të jetë për jetë
të jetëve parësore është: shkencëtarët,
publicistët, letrarët, artistët, hoxhallarët,
priftërinjtë, mësuesit, me një fjalë, forcat
mendore kombëtare, duhet të ushtrojnë ndikim të
vazhdueshëm për ruajtjen e tiparit shqiptar të tolerancës
fetare si kusht për ruajtjen e unitetit kombëtar mbi parimet
filozofike rilindase të Bushatasve e të Tepelenasit, të
Hoxhë Tahsinit, të Pashko Vasës e të Thimi Mitkos:
Paqë të sigurtë midis feve në Shqipëri,
vëllazërim të vërtetë midis shqiptarëve
të feve të ndryshme, unitetit të Shqipërisë
mbi bazë të njësisë së gjuhës së
bashkuar, të kulturës dhe të njësisë etnokulturore
e politike kombëtare.65 Me fjalët e At Anton Harapit do
të thoshim: tolerancë fetare, tolerancë shoqërore
dhe tolerancë politike.66
REFERENCA
1. Gjërësisht, Mithridates oder algemaine Sprachenkunde
11, Berlin 1809; Allgemaine Encyclopâdie der Wissenschaften
un Ktinste, 11, Leipzig 1818; G.Ancey, Memoire sur l'Albanais dans
le Mith grec, Paris 1914: Opsta Enciklopedija Larouse, T.1, Beograd,
1971, 474-562; M.Jugoviç, Opsta istorija stari vek, Beograd,
1952, 135-144; Refonna protestasse dhe katolike, Kisha dhe historia
e saj, VII, Ferizaj-Zafreb, 1982; Sveti Sava: Beseda ose pravoj
veri. Sveti liznjatije Bogonosac. Poslanice, Beograd, 1991; F.Rahman,
Duh islama, Beograd, 1983; N.Srnailagiç, Klasiçna
kultura Islama, 1 Teolouija, Filozofija, Znanost, Zagreb, 1973,
Ilirët dhe Iliria te autorët e antikë, Tiranë
1965: Vizantiski izvori za istoriju naroda Jugoslavije, T.1, Beograd,
1955: V.Zamarovsky, Heronjtë e miteve antike, Prishtinë,
1985; S. Baliç, Kultura Bosnjaka, Muslimanska komponenta,
Vien 1973; Z. Dani'man, Koçi Bey risalesi, Ankara, 1985,
s I.D.Mitroviç, Ponovo studiji Dr. Nikse Stançica:
Hrvatska nacionala ideologija preporodnoga pokreta u Daimaciii (Mihovil
Pavlinoviç i njegov krug do 1869), Zagreb 1980, 41-143: M.Gros,
Historijska znanost, Razvoj, oblik, smjerovi, Zagreb, 1976, 83-92;
M.Xhaxhiu, Në rrucën për te pellazgët, Drita,
nr.28, Tiranë, 13.VII.1986, 10.
2. Gjërësisht, Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinë,
1969; M.Barleti, Historia e jetës dhe e veprës së
Skënderbeut, Tiranë, 1964; Jireçek-Radoniç,
Istorija srba, II, Beograd, 1952; M.Shufflay, Serbët dhe shqiptarët,
Prishtinë, 1968; Gaspër Gjini, Skopska-Prizrenka biskupija
kroz stoljeça, Zagreb, 1986.
3. Gjërësisht, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare
deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; Shkaqet
e kalimit në Islam të shqiptarëve, Përparimi,
nr.2 Prishtinë, 1991, 185-228.
4. Shih, Simpoziumi Ndërkombëtar, Drita Islame, nr. 42,
Prishtinë, 1992, 36.
5. Shih gjërësisht kumtesat në këtë përmbledhje;
M.Pirraku,Roli i Islamit në integrimin dhe ruajtjen e kombit
shqiptar dhe tërësisë së Shqipërisë
etnike, Hëna e Re, nr. 43, Shkup,1992,18-19.
6. Shih për krahasim: Historia e popullit shqiptar 1, Prishtinë,
1969; Istorija naroda Jugosllavije, 1, Beograd, 1950; J. Von Hammer,
Historija, turskog (osmanskog) carstva, 1, 2, 3, Zagreb, 1979: 1.
Djuriç Sumrak Vizantije, (Vreme Jovana VIII Paleologa), Beograd,
1984.
7. Gjërësisht, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare
deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; St. Novakoviç,
Srbi i Turci (Od kraja XVIII veka do poçetka XX veka»,
Beograd, 1979; Postanak i razvoj srpske nacije, Beograd, 1979; S.
Borkoviç, 0 postanku i razvoju cmogorske nacije, Titograd,
1974.
8. Gjërësisht, V. Vllahoviq, Revolucioni dhe krijimtaria,
Prishtinë, 1975; Istorija crkve Starozavetne i Novozavetne
srednje Skole, Beograd, 1885, 4-104; N.V. Gogolj, Razmatranie bozanstvene
liturgije, Zemun, 1981, 9-112, R. Joviç, Crka i setke, Negotin.
o. v. b., 3-25; P.Malaj, Djelovanje franjevaca dubrovaçke
provincije medju albanskim katolicima, samostan Mali braçe
u Dubrovniku, Zagreb, 1985, 223-255; J. Cvijiç, Balkansko
poluostrovo, 1, 11, Beograd, 1960; Alba Lima, Kostandin Balsiç
(1392-1402). Jistorijski roman u tri dijela, Zagreb, 1920; M. Zeço,
Viset shqiptare në kronikën politike të Efremit,
Drita, nr.32, Tiranë, 1986. VIH,10: I. Zamputi, Në emër
të lirisë përballë sulitanit dhe perandorit,
Drita, nr.28, Tiranë, 10. VII, 1988.
9. Shih M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në
Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; Islami dhe muslimanët
në Ballkan, Hëna e Re, nr.27, 12-18, Shkup VI-VII, 1991,
8; Roli i Islamit në integrimin e Shqipërisë dhe
të kombit shqiptar, Hëna e Re, mirë.48, 15.11.1993,
18; nr. 49, 1, Ill. 1993, 18; Roli i islamit në integrimin
dhe ruajtjen e kombit shqiptar dhe të tërësisë
së Shqipërisë etnike, Hëna e Re, nr. 43, Tetor
1992, 18-19.
10. Gjërësisht, Historia e popullit shqiptar 1, Prishtinë,
1969; Istorija naroda Jugoslavije, 1, Il, Beograd, 1950, 1953; I.
Zamputi, Relacione mbi gjëndjen e Shqipërisë Veriore
dhe të Mesme në shekullin XVII (vell. 1, 1610-1634), Tiranë,
1963; Vëll. Il, 1634-1650, Tiranë, 1965; Gaspër Gjini,
Skopsko-prizrenska kroz stoljeca, Zagreb, 1986; Simpoziumi për
Skenerbeun (9-12 maj 1968), Prishtinë, 1969.
11. Zamputi, Relacione 1, II; Thekse të posaçme në
këtë drejtim nga Don Lush Gjergji, në Simpoziumin
Shqiptarët dhe Evropa dje dhe sot, 23 maj 1991; Po aty, Engjëll
Sedaj, dt.25.V.1991; Ismail Kadare në intervistat e tij gjatë
viteve 1991 1993.
41. Po aty; Si shën. 36; Një korçar (i krishterë),
duke u folur për rëndësinë e islamit ndër
shqiptarët, shkroi me 1900 se shqiptarët musliman e bartën
barrën e ekzistencës kombëtare të shqiptarëve
dhe të shqipërise: "S'janë vallë muslimanët
shqiptarë që mbajtën në këmbë gjer
më sot ato zakone të të vjetërve tanë që
çuditën botën?! S'është e vërtetë
se pa muslimanët, të cilët besa i bëri të
largohen nga të tjerët, nga kaurët, do të ishin
që shumë shuar e harruar këto zakone?! Të mos
ishin këta tradhëtarë të fesë, si thonë
ca tradhëtarë të mëmëdheut, Shqipëria
nuk do të ishte aq e madhe sa është sot, do të
ishte përgjysëm, një e katërka nga shkaku i
Shqehvet (Sllavi) që na kishin pllakosur gjer në kërthizë
të Shqipërisë ). Muslimanët shqiptarë vunë
frenë përhapjes së detit shqah (... të me nepet
leje të thomë se Shqipëria e poshtme në gjendet
sot e pandarë nga trupi i Shqipërisë, kjo gjë
detyrohet gjithë muslimanëve shqiptarë (... ). ata
që pushtuan islai-nizmin, muslimanët e sotëm janë
që apin Epirit karakter shqiptar (Kalendar Kombëtar, Mot'i
gjatë, Sofje, 1902, 61-72).
42. Gjërësisht, Onomastika e Kosovës, Simpozium i
mbajtur më 25-27 shkurt 1977, Prishtinë, 1979; Simpoziumi
për Skënderbeun, Prishtinë, 1969; S.Pulaha, Popullsia
e Kosovës në shekullin XV dhe XVI, Tiranë, 1984;
Pesëdhjetë vjetori i 28 Nëntorit shqiptar, Izmir,
1968, 10; Eqrem Telhaj: Vetë Skënderbeu, shprehja më
e bukur dhe më shkëlqyer e racës sonë, u rrit,
u përgatit, u forcua në shkollën osmane dhe në
shpirtin e fortë luftarak të kësai shkolle dhe të
asaj kohë të ndritur ... Dalja e ushtrive të sulltanit
në Ballkan e ndaloi përparimin sllav, kurse shqiptarët
filluan të rimëkëmben në fillim të sliekullit
XVI kur hynë në një radhë me turqit, fituan
shumë të drejta, sidomos kur përqafuan vullnetarisht
fenë islame. Duke hyrë në besimin e ri, shqiptari
u largua më tepër nga sllavi, ndërroi fenë,
por shpëtoi fisin. Sikur të mos kish ndërhyrë
me kohë fuqia e Perandorisë Osmane, sot në Kosovë
, në Dibër dhe në Maqedoninë shqiptare do të
kish mbetur vetëm një pakicë shqiptarësh në
proces të shpejtë sllavizimi. Veçanërisht
minaretë e Kosovës - që sot (vitin 1943, kur ishte
arritur bashkimi i Shqipërisë etnike - MP) nuk ka më
shkak të lozin një rol politik dhe kombëtar - një
kohë kanë qënë mburojat e Shqipërisë,
fortesa të pathyeshme për mbrojtjen e rodit arbëresh;
prandaj, duhet (pavarësisht nga rëndësia që
kanë edhe sot në lëmën fetare dhe etnofilozofike)
që, shqiptarët të çdo besimi, t'i nderojnë
dhe t'i konsiderojnë si monumente kombëtare. Edhe për
këtë shkak 500 vjet jete me Dovletin nuk rënduan
mbi Shqipërinë ashtu siç rënduan mbi të
tjerët kombe të Perandorisë. Gjatë kësaj
kohë shqiptari ka mbetur pjesërisht i lirë, ka patur
edhe privilegje; nuk ka paguar rregullisht taksa, nuk ka bërë
rregullisht shërbim ushtarak (ose e ka bërë kur ia
ka dashur qejfi si vullnetar), nuk ka toleruar padrejtësi dhe
nuk ka duruar zgjedhën e Valiut dhe të Pashait... (Ne
dhe Turqia, Kosova, Nr. 15, Tiranë, 19.Xll. 1943).
43. Qjërësisht, Udhëpërshkrues evropianë
në tokat shqiptare, Dituria, Tiranë, për vitet 1927,
1928 dhe 1929; M. Pirraku, Kultura Kombëtar Shqiptare deri
në Lidhjen e Prizrenit; Kalendari Kombiar, Sofje, 1902; Les
albanai musulmans, UAlbanie, nr. 2, Lausanne, I.X. 1915; Kosova,
nr, 15, Tiranë, 19.XH. 1943.
44. Gjërësisht, si në shënimet 38, 39, 40, 41,
42, 43; Shqiptarët gjatë këtyre shekujve të
fundit kanë zënë vende me rëndësi në
gji të perandorisë,; janë bërë nëpunësa,
oficera, diplomate, sadrazema. Shqiptari nuk ka qënë i
robëruar, ay nuk ka qënë i sunduar por ka sunduar,
ka qeverisur me zotësinë e tij popuj që jetonin në
suazën e Perandorisë, të asaj perandorie që
fillonte në Danub dhe mbaronte në Aden dhe në Tunizi
(... ). Mund të shqojmë edhe se, në qoftë se
pushtimi dhe më vonë sundimi turk i hoqën popullit
shqiptar pjesërisht lirinë e vet, në anën tjetër
ai i ka ndihmuar të ruajnë individualitetin e tij kombëtar
prej rrezikut të asimilinùt sllav (... ) - Eqrem Telhaj,
Ne dhe Turqia, Kosova, nr. 15, Tiranë, 19.XII. 1943.
45. Po aty; Muslimanët shqiptarë janë të parët
që hartuan e përpunuan programet dhe Levizjet Kombëtare.
Këta nuk i bënë këto për interesa të
veta personale, përkundrazi, këta ishin njerëz me
pozita të larta në shoqëri, me respekt të madh
dhe të cilët rrezikonin çdo gjë që kishin.
Shqipëria i dha Perandorisë Osmane 24 vezirë të
lartë (38 sipas Kosova, 19.XII.1943) -M.R), një tufë
gjeneralësh dhe burra shtetërorë pa numëruar
mijëra funksionarë të lartë të të
gjitha degëve të administratës. Vetëm nga Cuperlitë
ishin pesë vezirë të lartë deri te Ferid Pasha,
e gjenerali Rexhep Pasha e shumë të tjerë. Të
gjithë këta burra të njohur me kreni e quanin veten
shqiptarë dhe në mesin e bashkëatdhetarëve e
flitnin gjuhën kombëtare dhe nuk hiqnin nga mendja shtetin
e tyre kombëtar. Këta shqiptarë me emër, pa
marrë parasysh se cili ishte, të cilësdo hierarki
administrative apo ushtarake, nuk shihnin ndonjë prespektivë
pa emancipimin kombëtar dhe shtetin. Këta shqiptarë
duke studiuar historine e huaj mësuan ta duan kombin e vet.
Këta janë farkëtuesit e nacionalizmit shqiptar...
(Shqipërim i lirë nga artikulli Les albanais Lausanne,
I.X. 1915).
46. Gjërësisht, Dh.S. Shuteriqi, Shkrimet shqipe në
viset 1332-1850, Prishtinë, 1978; Meshari i Gjon Buzukut (1555),
I, H, Prishtinë, 1985; Budi, Poezi 1618-1621, Prishtinë,
1986; P.Bogdani, Ceta e Profetëve 1, Prishtinë, 1990;
M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen
e Prizrenit, Prishtinë 1989.
47. Gjërësisht, si nën 46; 0. Myderrizi, Letërsia
shqipe me alfabet arab, Buletin për shkencat shoqërore,
II, Tiranë, 1955; IH1956; Tekstet e vjetra shqip me alfabetin
arab, Konferenca e parë e Studimeve Albanologjike, Tiranë
1965; Arif Gjyli, Zenel Bastari vjershëtari i gjysmës
së parë të shekullit XIX, BUSH, SSH, I, Tiranë,
1961; H. Kalesi, Albanskaalhamiado knjizevnost, Prillozi za Orjentalnu
filologiju, XVI-XVH 1967/68, Saraievë, 1970; Prilog poznavanju
arbanaske knjizevnosti iz vremena preporoda, godisnjak Balkanoloskog
instituts, I, Sarajevë, 1957; Arbanaska knjizëvenost na
arapskom alfabetu, GBI, 1, Sarajevë, 1956; Neki problenii izuçavanja
kultume istorije pologa za vreme turskog perioda, Bigorski sabori.
177-189.
48. Shih, Historia e letërsisë shqipe që nga fillimet
deri te Lufta Nacionalçhrimtare, Tiranë 1983; M.Pirraku,
Kultura kombëtare shqiptare; Disa mendime rreth filleve të
Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Cështje të studimëeve
albanologjike, II, Prishtinë, 1987.
49. Gjërësisht, M.Pirraku, Gjurmë të veprimtarisë
letrare shqipe me alfabet arab në Kosovë, Dituria, nr.1-2,
Prishtinë, 1978; Giurmë të shkrimit shqip me alfabet
arab në Kosovë (U). Gjurnùme albanologjike, SSHF,
IX-1979, Prishtinë, 1980; Gjurmë të shkrimit shqip
me alfabet arab në Kosovë (11), Gjurtnime albanologjike,
SSHF, IX-1979, Prishtinë, 1980; Gjurrnë të shkrimit
shqip me alfabet arab në Kosovë (111). Gjurmime albanologjike,
SSHF, IX-1979, Prishtinë, 1980; M.Hysa, Tri pyetje kontestuese
nga letërsia e vjetër, Fjala, nr. 9, Prishtinë, I.V.1986;
Vepra poetike e Nazim Frakullës, Fjala, nr. 13, 14, 15, Prishtinë;
Koncepti islam në poemën Erveheja të Muhammed Kyçykut,
Dituria Islame, nr. 50, Prishtinë, 1993; N.Krasniqi, Vepra
Ilahi shqip e Hysejn Nexhatiut, Dituria Islame, nr. 48, Prishtinë,
1993.
50. Shih, J.G. von Hahn, Albanesische studien, 11, Jena, 1854, 123-150-,
si shënimet nën 46,47, 48, 49.
51. Gjërësisht, Dituria, Tiranë, për vitet 1927,
1928 dhe 1929, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri
në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; Islami, megjithatë,
është paqe dhe jo dhunë!, Kosovarja, nr. 16, Prishtinë,
Prill 1991, 4; E vërteta për të vërtetat, Bujku,
Prishtinë, 4.1.1991; Bujku, 7.I.1991, fq.7; Insinuatë
me pasoja politike, Buiku, Prishtinë, 15.VI.1993, 6, Marketing
pseudopublicistik?, Bujku, Prishtinë, 25.Vl. 1993.
52. Gjërësisht, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare;
Shkaqet e kalimit në Islam të shqiptarëve, Përparimi.,
2/1991; Kalendari Kombtar, Sofje, 1902; 12AIbani, Lausanne, I.X.1915;
Tiranë, 19.XH.1943.
53. Gjërësisht, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare;
Th. ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve
shqiptarë nuk ekziston kurrfarë antagonizmi, edhe kjo
ka vazhduar me breza të tërë. Faktori i bësimit
nuk ka qënë shkak për ndasi në mes tyre (Povijesti
Islama, Sarajevë, 1899, 215); Kultura Islame, nr. 1, Tiranë,
1943-1 R.M della Rocca, Nazione e religions in Albania (1920-1944),
Bologna, 1990; G.Jaray, Au jeune royaume d'Almabie, Paris, 1914.
54. S.N.Naçi, Pashallëku i Shkodrës nën sundimin
e Bushatllinjve, Tiranë, 1964; Përtëritja e Pashallëkut
të Shkodrës nën qeverisjen e Ibrahim Pashë Bushatit
dhe karakterin e saj, Studime Historike, 1, Tiranë, 1983; Udhëpërshkruesit
evropianë në Shqipëri, në Dituria, Tiranë,
për vitet 1927, 1928, 1929; M.Pirraku, Kultura kombëtare
shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989,
253290.
55. Po aty; Shkaqet e kalimit në Islam, në Përparimi,
2/1991.
56. Gjërësisht, Y.Jaka, Lidhjet letrare shqiptaro-frënge,
Prishtinë, 1979; Srpske narode novine, Pesna, 9.I. 1844; Ipirotiqi
estia, Janinë, 1967; P. V. Prenushi, Visari Komtar I, Kângë
popullore blâ i parë. Kângë popullore gegnishte,
Sarajevë, 1911; Th.Mitko, Bleta shqyptare, Vjenë, 1924;
K.Taipi, Zâna popullore (Këngë popullore), Volumi
I, Shkodër, 1993-, Rev. Dituria, Tiranë, 1927, 1928, 1929.
57. Gjërësisht, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare
dhe shkrimet e tjera të cituara më sipër.
58. Gjërësisht, M.Pirraku; Përgjegjësia për
fjalën e shkruar, Dituria Islame, nr. 37, Maj 1922, 20-22.
59. M.Pirraku, Shtypi dhe diplomacia serbe kundër bashkimit
kombëtar shqiptar dhe tërësisë së Shqipërisë
etnike në periudhën e Aleancës Ballkanike, Simpoziumi
80 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë,
Tiranë, 24-25 nëntor 1992. Botuar në Flaka e vllazërimit,
Shkup. 9-23.XII.1992; Demistifikimi i paragjykimit: Kosova është
zemra e Serbisë!, Gjurmime albanologjike SSHH 22-1992, Prishtinë,
1994.
60. Koncepte që i hodhi në shtypin frëng shkrimtari
Ismail Kadare më 1991-1993 dhe të përvetësuara
verbërisht nga shkrimtarët e cazetarët Teki Dervishi
dhe Rushit Ramaboja. Shih Drita Islame, 37/1992. Këtë
lojë e luan edhe dr.Zekeria Cana në Bujku, 24 e 25.XII.
1993.
61. E shënova me 14 tetor 1992.
62. Shih tërësisht, Historia e Shqipërisë, 1,
Tiranë, 1984; gj S.Ptilaha, Qëndresa e popullit shqiptar
kundër sundimit osman nga shekulli XVI deri në fillim
të shekullit XVIII (Dokumente osmane), Tiranë, 1978; S.Rizaj,
Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII, Prishtinë, 1982;
R.Ismaili, Hyrje në veprën e Budit, Poezi (16181621),
Prishtinë, 1986; Simpoziumi për Skënderbeun, Prishtinë,
1969.
63. Gjërësisht., D.N.Nikaj, Historia e Shcypniis ç'me
fillesë e deri më kohë kur ka ra në dorë
të Turkut, Bruksel, 1902; S.N.Naçi, Pashallëku
i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve (1757-1796), Tiranë,
1964; M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen
e Prizrenit, Prishtinë, 1989, fq. 175-346.
64. Shih gjërësisht, M.Pirraku, shkrimet e botuara në
Hëna e Re, Kosovarja, Bujku, Dituria Islame, të cituara
në këtë studim.
65. Teksti i këtij kooreferati, pa fusnota, u botua në
Hëna e Re, nr. 48 dhe 49/1993.
66. Cështja e elementeve shqiptare në Shqipëri, Bujku,
7, 9 janar 1995 Marrë nga: Feja, kultura dhe tradita
islame ndër shqiptarët, simpozium ndërkombëtar,
Prishtinë, 1995.
|