FAKTORI M: MITROVICA-MAQEDONIA

Copëtimi territorial i Kosovës mbi baza etnike rrezikon seriozisht konceptin e Maqedonisë si shtet.

1.
Gjatë vizitës së paradokohshme të diplomatit amerikan Grosman ne Ballkan, prijesit e Maqedonise u kyçën ne zgjidhjen e çështjes se Kosoves, duke kerkuar dy gjera. Njera ishte, qe tani te perkufizohet edhe zyrtarisht kufiri mes Kosoves dhe Maqedonise, e tjetra qe si pako stabilizuese, Maqedonia te pranohet ne NATO. Per te dyja pala maqedonase, sipas te gjitha gjasave, mori pergjigje te vaket, gjegjesisht, se te dy keto çështje do zgjidhur, pasi te jete i zgjidhur statusi i Kosoves.

Ajo qe eshte me interes per kete shkrim nuk jane kerkesat e pales maqedonase, por porosite e nenvetedijshme ne keto kerkesa, e ato jane se tashme gati u poqen kushtet per te percaktuar statusin e Kosoves dhe se Maqedonia duhet ta kete sigurine se ky proces do te ndikoje pozitivisht ne të.

Per me teper, duket inkurajues evoluimi brenda Maqedonise. Gjate viteve tetedhjete, politikanet maqedonas te kampit komunist qene pothuajse zedhenes radikale te politikes serbe, me katolike se Papa. Ndersa gjate tere periudhes se viteve nentedhjete, pothuajse e vetmja gje qe vinte nga Maqedonia rreth Kosoves ishte se po te pavaresohet Kosova, kjo do të destabilizonte Maqedoninë.

2.
Më duket se kohët kanë ndryshuar ne Maqedoni dhe se ne shumicen esell te politikaneve maqedonas eshte pjekur bindja se Kosova do ta perfundoje procesin e saj te pavaresimit. Por, me sa pashe, para disa javesh ne nje tribune publike ne Shkup, kjo ndjenje instinktive per zhvillimet e ardhshme ende percillet me nje doze josigurie. Dhe, s'do mend se ka arsye, ngase çdo ndryshim i gjendjes ne ish-Jugosllavi ka pasur dhe ka ndikim te fqinjet.

Ne fakt, ka arsye per brengosje edhe ne Shkup, edhe ne Prishtine. Arsyeja per brenge eshte Faktori M, gjegjesisht simboli i ndarjes etnike ne Kosove, ai i qytetit te Mitrovices. Prej fundit te luftes ne Kosove e deri me sot, pak per shkak te mungeses se sensit te lideret shqiptare per t'i prire nje politike tolerance nderetnike, e pak per shkak te projektit te vjeter serb per copetimin e Kosoves, kemi ndarjen e Mitrovices, dhe viseve te tjera te banuara me serbe, qe te gjithe te shkeputur nga administrimi i Kosoves. Arsyeja e ekzistimit te kesaj ndarjeje, me tutje, eshte e thjeshte: ne kohen kur te percaktohet statusi i Kosoves, me pavaresimin e pashmangshem te saj, politikanet ekstremiste serbe do te kerkojne qe kjo pjese te shkeputet nga Kosova dhe t'i bashkengjitet Serbise.

Efektet e metejshme te nje veprimi te ketille ne Kosove do te ishin transferimi i popullesise serbe (nga viset ku jane pakice ne vise ku do te ishin shumice), dhe njekohesisht inicimi i nje levizjeje po aq ekstremiste shqiptare e cila do ta kerkonte kompensimin ne Luginen e Presheves. Logjika do te ishte e thjeshte: nese serbet mund te shkepusin nje pjese te territorit te Kosoves, atëherë edhe shqiptarët mund ta bëjnë këtë me një pjesë të territorit të Serbisë.

3.
Çfarë lidhje ka Maqedonia me tërë këtë "tregti"? Të dyfishte. Se pari, sepse çdo destabilizim i Lugines se Presheves prek ne sigurine e Maqedonise, ngase siç kemi pare ne te kaluaren, levizjet guerile e ushtarake perqendrohen ne trekendeshin kufitar Serbi-Kosove-Maqedoni.

Se dyti, ngase copetimi i Kosoves do te ishte fitore e nje koncepti te ri, atij te territorializimit etnik. Ne Maqedoni, lufta e kaluar nxori ne shesh dy zgjidhje konceptuale: ate te territorializimit etnik, te perqafuar ne fund edhe nga ish-kryeministri Georgievski, dhe ate te integrimit te nje shteti koncensual, te perfaqesuar nga marreveshja e Ohrit. Koncepti i territorializimit etnik eshte e qarte, do te thoshte fund i Maqedonise çfare e njohim, dhe nje tmerr per qytetarin e rendomte: me qindra mije qytetare do te detyroheshin, si zakonisht me dhune, te kalonin prej pjeses "se tyre" ne "pjesen tone".

Ndertimi i nje koncepti negativ ne afersi te Maqedonise do te thoshte ftese aventuriere, qe ky koncept te etablohej edhe ne Maqedoni. Logjika do te ishte po aq e thjeshte sa edhe ne Luginen e Presheves: nese shqiptaret e serbet terheqin me ne fund kufijte ndares historike, pse kete nuk mund ta bejne shqiptaret dhe maqedonasit. Ithtaret e ketij intepretimi, te pranishem te shqiptaret dhe te maqedonasit, do te nenkuptonin edhe nje fakt te thjeshte, e ai eshte se per te bere nje perkufizim etnik ne Maqedoni do te duhej perdorur dhunen. Praktika e ish-Jugosllavise ka treguar se lufta eshte pershpejtuesi me i mire i "kembimit te popullesise", siç përshkruhet në terma ekonomikë dëbimi i qytetarëve nga shtëpitë e tyre.

4.
Në fakt, Kosovën dhe Maqedoninë, paradoksalisht nuk i lidh vetem rreziku i konceptit negativ. Po te kthehet perspektiva ndryshe, dhe perkunder dallimeve evidente ne te dy shoqerite, ato kane nje investim te perbashket ne konceptin tjeter, ate pozitiv te integrimit te shtetit koncensual. Ne Maqedoni, investimi me i madh politik sot eshte Marreveshja e Ohrit dhe reformimi i nje shteti qe u ndertua ne baze te dominimit mbi shqiptaret. Per Kosoven, ky duhet te jete nje mesim. Edhe ne Kosove, me me shume mund se sa ne Maqedoni, eshte i mundur koncepti i ndertimit te drejtave dhe obligimeve te qytetareve e bashkesive etnike, ashtu qe ata te ndihen te integruar ne shtetin e ri.

Ç'ështe e verteta, kjo eshte nje sfide, si per kosovaret, ashtu edhe per Beogradin, i cili deri tani ka lozur vetem ne letren e mbajtjes se serbeve peng per negociatat e ardhshme per statusin.

Me duket se pyetja themelore qe duhet ta shtrojne politikanet maqedonas sot nuk eshte se a do te pavaresohet Kosova, por ne çfare permbajtje do ta beje kete dhe si te ndertohen marrëdhëniet e mira që tani me shtetin e ri të njohur ndërkombëtarisht.

nga:
Veton Surroi
Copyright www.agimi.com 2002