| EKSPANSIONI
GREK NË SHQIPËRI |
Nje nga paradokset me te dukshme te politikes se sotme shqiptare eshte
se ndersa nga njera ane Shqiperia dhe shteti shqiptar vazhdojne te
kene akoma probleme ende te pazgjidhura me fqinjet, kane si partnere
me kryesore pikerisht vendet fqinje ose me sakte Greqine. Sot Greqia
kontrollon pjesen me te madhe te ekonomise shqiptare duke kaluar ne
kete drejtim edhe shtetet e
fuqishme te Evropes si Italia e cila deri ne vitin 1997 ishte partneri
kryesor i Shqiperise sidomos ne fushen e investimeve, Gjermanine,
disa kompani te fuqishme te se ciles u penalizuan nga autoritetet
shqiptare persa i perket projekteve te tyre ne Shqiperi sic ishte
rasti i nje firme se ciles i u hoq e drejta per rikonstruktimin e
aeroportit te Tiranes dhe deri diku Frances e cila ishte nje partner
i privilegjuar perendimor i periudhes se Enver Hoxhes.
Ekspansioni ekonomik grek ne Shqiperi u intensifikua me ritme te shpejte
sidomos pas ngjarjeve te vitit 1997 gje qe perkoi dhe me ardhjen ne
pushtet te Partise Socialiste te Fatos Nanos, i njohur per deklaraten
e perbashket me Andreas Papandreun ne vitin 1993 per nje "Ballkan
te ballkanasve" dhe kunder cdo pranie amerikane. Prania teper
e rritur greke ne ekonomine shqiptare sot, duket se i ka rrenjet qe
ne ditet e para te revoltave te vitit 1997, kur ne qytetet e jugut
te Shqiperise, valet e shkaterrimeve perfshine kryesisht investimet
italiane, gje qe beri te largoheshin rreth 60 per qind e kompanive
dhe firmave te ketij vendi qe deri atehere dominonte persa i perket
pranise ne Shqiperi. Ne menyre te çuditshme, asnje nga kompanite
modeste greke ose dhe ato qe ishin "joint venture", te instaluara
ne jug te vendit nuk u prek. Natyrisht, me fillimin e normalizimit
te situates ne Shqiperi, vakumin italian filloi ta mbushte kapitali
grek, i cili filloi te shtrihej ne te gjithe vendin duke u kujdesur
me shume per jugun, te cilin, pavaresisht nga politikat zyrtare, lobe
te fuqishme greke vazhdojne ta pretendojne si pjese te Greqise. Ne
menyre konsistente, pak nga pak, kapitali grek, ndonese jo kompetitiv
pushtoi gjithe sektoret jetike te ekonomise shqiptare. Duke mos i
kushtuar kohe produkteve ushqimore dhe nje pjese te mire te mallrave
te konsumit te gjere qe jane "Made in Greece", greket tashme
zoterojne sektoret vitale te ekonomise shqiptare dhe kur te desherojne
mund te krijojne nje kolaps te pergjithshem ne kete vend qe vazhdon
te jete nje klient i bezdisshem per Evropen e te ardhmes. Deri tani,
Greqia eshte furnizuesi kryesor i Shqiperise me energji ne periudhat
e zgjatura te krizave energjitike te cilat jane kronike per vendin
i cili dikur eksportonte energji. Ne kete aspekt nje kontribut jo
te vogel kane dhene dhe politikat energjitike te drejtuesve shteterore
te ketij sektori, te cilet ne vend qe te investonin per ndertimin
e termocentraleve duke blere nafte bruto qe kushton shume me lire
se nafta greke e transformuar ne energji elektrike. Gjithashtu, Shqiperia
ndonese njihet si nje vend i cili tradicionalisht ka pasur marredhenie
te shkelqyera me vendet arabe duke qene dhe nje partner i pelqyeshem
per ta, 95 perqind te naftes per te plotesuar nevojat e saj e importon
nga rafinerite greke. Edhe sot, te gjitha kompanite shqiptare qe tregtojne
karburante ose jane thjesht filiale te kompanive greke te ketij sektori,
ose jane kliente te rregullt te tyre. Duke filluar qe para disa vitesh,
disa depozita greke u bene problem pasi kishin bllokuar portin me
te madh te vendit i cili figuron dhe si nje nga pikat nevralgjike
te "Korridorit Lindje-Perendim". Gjithashtu, nje nga sektoret
e pakte fitimprures te ekonomise shqiptare, telefonia pa tela(celularet)
keto dy vitet e fundit perfundoi ne duart e kompanive greke. Grekja
"Panafon" dhe partnerja e saj "Cosmote", kane
ne duart e tyre gjithe sistemin e telefonave te levizshem ne Shqiperi
duke zhvilluar nje konkurence ndoshta dhe me te ashper se ne vete
vendin e tyre. Keshtu, sot sipas shifrave zyrtare te tyre, "Panafon"
ka shtuar ne vendin fqinj vetem gjate tete muajve te aktivitetit 50
915 kliente ne kohen qe rivalja e saj "Cosmote" ka shtuar
vetem 33417. Nderkohe, ne vete Greqine "Panafon" ka arritur
te shtoje jo me shume se 80 mije kliente te rinj. Tani te gjitha simptomat
tregojne se edhe telefonia me tela e perfaqesuar nga koncerni shteteror
"Albtelekom", do te perfundoje ne duart e grekeve. Gjate
viteve te
shkuara zyrtaret shqiptare kane refuzuar ofertat per shitjen e "Albtelekom"
partnereve te tille "Telecom Italia", i cili arriti te fuse
ne dore telekomin serb, apo "Dojce Telekom" i cili kishte
zoteruar atehere pjesen kryesore te aksioneve te "Croatia Telekom"
dhe kerkonin te plotesonin kornizen me sistemin telefonik shqiptar.
Por, jo te gjitha perfundojne me kaq. Nje sektor tjeter ku greket
kane dominim te padiskutueshem eshte dhe ai bankar. Qeveria shqiptare
e vitit 1997 licensat e para per te zhvilluar aktivitet privat bankar
ua akordoi bankave greke. Si rrjedhim, sot ne Shqiperi operojne kater
banka private greke "Apha Credit Bank", "Tirana Banka",
"National Bank of Greece" dhe "Intercommercbank".
Sipas llogaritjeve keto kater banka kontrollojne rreth 57 perqind
te parave shqiptare. Sot sipas shifrave zyrtare te institucioneve
shqiptare, nje nga keto banka greke, "Tirana Bank" renditet
e dyta fill pas "Bankes se Kursimeve" persa i perket sasise
se depozitave te akumuluara. Pas alarmit qe coi ne terheqjen masive
te depozitave te shqiptareve nga "Banka e Kursimeve" nje
pjese e parave te terhequra do te ndryshonin destinacion duke kaluar
ne banken greke "Tirana Bank", por edhe ne sportelet e partnereve
te tjere helenike. Mbi te gjitha bankat greke plotesojne dhe pjesen
e dyte te ciklit te qarkullimit te parave te emigranteve shqiptare
duke i derdhur serish ne buxhetin grek dhe duke bere qe ne Shqiperi
te mos mbetet asgje. Ne kete sens ishte me e logjikshme qe bankat
shqiptare te hapnin filialet e tyre ne Greqi per te mbledhur parate
e emigranteve ne menyre qe keto te investoheshin ne sipermarrje te
sigurta ne Shqiperi e jo te sherbenin ekskluzivisht per zhvillimin
e Greqise. Por ajo qe eshte me e rendesishmja lidhet me urine greke
per te gelltitur sa me shume thela te sektorit bankar shqiptar . Bankat
greke shfaqen si konkurent sa here tregu ofron aksione te bankave
shqiptare sic eshte rasti i Bankes se Kursimeve. Nese greket arrijne
te fusin ne dore dhe kete banke, atehere 90 perqind e parave te shqiptareve
do te jene totalisht ne duart e operatoreve bankare greke. Dhe atehere
do te krijohen kushte ideale qe shteti shqiptar te jete totalisht
i varur nga Athina duke realizuar keshtu ne menyren me perfekte endrat
e ithtareve te helenizmit qe kerkojne aneksimin e teritoreve shqiptare.
Do te mjaftonte vetem nje mbyllje e sporteleve te bankave greke qe
ne Shqiperi te kthehej kaosi i vitit 1997, madje me pasoja edhe me
te renda. Lidhur me kete te duhet vene ne dukje se bankat greke jane
teper aktive ne nje vend si Qipro i konsideruar si nje "parajse
fiskale" kur eshte fjala per pastrimin e parave. Keshtu, "Alpha
Credit Bank" e cila kontrollon 6,6% te tregut bankar ne Qipro
ka 28 filiale ne kete vend si dhe 500 punonjes. Ka mundesi qe politikane
mafioze shqiptare nepermjet transaksioneve me bankat greke ne Shqiperi,
te depozitojne parate e tyre te grabitura ne Qipro, ku ndodhet dhe
nje pjese e kapitaleve te Milloshevicit. Por, perballe kesaj tendence
per ekspansion te grekeve, duket dhe me absurde qetesia me te cilen
zyrtaret shqiptare percjellin kete proces te dorezimit te pavaresise
ekonomike te vendit ne duart e nje vendi si Greqia, i njohur edhe
per preferencat ndaj fqinjeve te tjere me te cilet Shqiperia vazhdon
te kete probleme shekullore. Ne cdo vend tjeter, lideret politike
do te alarmoheshin nese ndonje banke e huaj do te arrinte t’i
afrohej cakut te 50 perqindeshit persa i perket depozitave te klienteve
vendas. E njejta gje mund te thuhet dhe per opinionin publik shqiptar
ne pergjithesi, i cili ndoshta i pamesuar me efeket e ligjeve te ekonomise
se tregut dhe te politikave te hapjes, nuk reagon ndaj shperdorimit
te pasurive kombetare. I revoltuar, nje intelektual shqiptar, antikomunist
i njohur arriti deri aty sa te shprehte publikisht simpatine ndaj
ish-diktatorit komunist ne kete drejtim. Megjithese "dashuria"
per Greqine mund te kete filluar edhe qe nga koha kur botohej libri
i tij "Dy popuj miq". |
|
|
|
shkruan:
|
 |
|
Dr.
Anthony Coughan
(Dakota
Sun)
|
|
|
|
  |