|
Një kapitull i zgjedhur dhe i përkthyer
nga libri i ALFRED ADLER-it "Wozu leben wir" (Për
çka jetojmë)
Që nga çasti i lindjes foshnja kërkon lidhjen
me nënën. Ky është qëllimi i lëvizjeve
të saja. Shumë muaj me radhë nëna luan një
rol jashtzakonisht të rëndësishëm në jetën
e saj (foshnjes); gati se plotësisht gjithçka varet
nga ajo. Në këtë situatë zhvillohen fillet e
aftësive për jetë në bashkësi. Nëna
i ofron foshnjes lidhjet e para me një krijesë tjetër
njerzore, dhe interesi i parë në dikënd tjetër
se vetëvetja. Ajo është ura e parë për
jetë në bashkësi, dhe një foshnje, e cila nuk
mund të krijoj lidhje me nënën e saj apo ndonjë
njeri tjetër, i cili e merr rolin e saj mbarimi (i foshnjes)
do të ishte i pashmangshëm.
Kjo lidhje është aqë e thellë dhe e gjërë
sa që ne në vitet e mëvonshme kurrë nuk do të
jemi në gjendje çfarëdo tipari ta cilësojmë
me siguri si ndikim i trashigimisë. Çdo prirje që
ne do mund ta konsiderojmë si trashiguese është përshtatur
nga nëna, e ushtruar, e formuar dhe gjithëmonë është
tejkaluar. Shkathtësitë e saja, apo mangësia e tyre
kanë ndikuar në të gjitha mundësitë ekzistuese
në fëmijën. Me 'shkathtësinë' e një
nëne ne nuk mendojmë asgjë tjetër përveç
aftësisë së saj të bashkpunoj me fëmijën,
ta përfitoj për bashkpunim në këtë shoqëri.
Kjo shkathtësi nuk mund të mësohet nëpërmjet
rregullave. Çdo ditë sjell situata të reja. Mirëpo,
ka raste në të cilat ajo duhet të dëshmoj zgjuarsinë
dhe mirëkuptimin e saj për nevojat e fëmijës.
Ajo mund të jetë e shkathët vetëm nëse
ajo e përgjon fëmijën me përplotë dashuri,
nëse ajo përpiqet të fitoj simpatinë dhe për
t'ia siguruar shëndetin dhe mirëqenien.
Qëndrimi i saj tregohet në të gjitha veprimet e saja.
Kurdo, sa herë që ajo e merr fëmijën, e mban
fëmijën në krah, bisedon me të, e pastron apo
ushqen ajo ka mundësi t'i ngushtoj lidhjet edhe më shumë
me fëmijën. Nëse ajo për detyrat e saja nuk
është e edukuar apo nukë qanë kokën për
to, ajo nuk mund të ndihmohet dhe fëmija bënë
rezistencën e tij. Nëse ajo kurrë nuk ka mësuar
se si duhet pastruar fëmijën, a është ky pastrim
për atë (fëmijën) një përvojë
e pakëndshme, të cilën nëna nuk ia mëson
por i jep shkas të zbrapset. E shkathët duhet të
jetë mënyra e nënës kurë ajo e vënë
fëmijën në krevatin e tij, megjithë lëvizjeve
dhe zhurmës që shkakton ajo, të vendosë se a
duhet ta lërë vetëm apo duhet të qëndroj
pranë tij(fëmijës). Ajo duhet t'i kuptoj të
gjitha rrethanat e fëmijës - ajrin e pastër, temperaturën
e dhomës, ushqimin, kohën e gjumit, zakonet trupore, pastërtinë.
Çdo herë ajo krijon mundësinë për fëmijën
që ta dashuroj atë, apo të mos e dashuroj, të
bashkpunoj me atë (nënën) apo të refuzoj këtë
bashkëpunim.
Shkathtësia e nënës në vete nuk ka asgjë
enigmatike. Çdo shkathtësi është rezultat
i ushtrimit shumëvjeçarë dhe flijim. Përgatitja
për nënësi në jetë fillonë shumë
herët. Hapat e parë mund të vërehen në
qëndrimin e vajzave ndaj fëmijëve të vegjël,
në dashurinë e tyre ndaj fëmijëve të vegjël
dhe ndaj dëshirës së tyre për të ardhmen.
Nuk është e preferueshme djemt dhe vajzat të edukohen
ashtu sikur të kenë para veti saktësisht detyra të
ngjashme. Nëse dëshirojmë të kemi nëna
të shkathëta, dhe ashtu që ato ta pranojnë parashikimin
që ato të behën nënë, dhe nënësinë
e shofin si veprim krijues dhe nuk dëshprohen nga roli i tyre,
nëse në jetën e mëvonshme qëndrojnë
para kësaj.
Fatkeqësisht sot në kulturën tonë rolin e nënësisë
së gruas shpeshëherë e trajtojmë si diçka
të rangut të dytë. Nëse djemt duhen më
shumë se vajzat, nëse roli i tyre vlenë si i epërsuar,
është e natyrshme se vajzat detyrën e tyre të
ardhshme ta pranojnë me neveri dhe antipati. Askush nukë
mund të jetë e/i kënaqur me një pozitë
dytësore. Nëse vajzat (të cilat nuk e pranojnë
pozitën dytësore) e tilla martohen dhe perspektivën
e tyre e kanë tek/me fëmijët ato do shprehin neverinë
e tyre në një apo tjetër mënyrë. Ato nukë
gëzohen për këtë, ato nuk e ndiejnë atë
me pasë fëmijë si vepër krijuese dhe interesante:
ndoshta kjo është vështërsia më e madhe
e shoqërisë sonë e që shumë pakë po
punohet në mposhtjen e saj. E mira e gjithë shoqërisë
njerzore varet nga qëndrimi i grave përballë nënësisë.
Gati gjithëkund roli i gruas në jetë nënvleftësohet
dhe shikohet si e rangut të dytë. Që nga zvoglimi
djemt shikojnë punët shtëpiake nga lart poshtë
sikur të ishin një send i shërbëtorëve,
sikur të ishin nën dinjitetin e tyre, që ndonjëherë
të ngrehin, lëvizin njërën dorë për
ndihmë në punët e shtëpisë. Ekonomia dhe
puna shtëpiake shumë shpeshë nuk konsiderohen si
punë, punë këto që mund t'i bëjnë
gratë, por si rropatje për të cilat (gratë)
janë të dënuara. Nëse për një grua
punët e shtëpisë janë një art që i
lidhë interesat e saja dhe nëpërmjet saj ajo ndritë
jetën e bashkënjerzëve të saj dhe pasuron, nga
kjo ajo mund të ndërtoj një punë të ngjashme
me çdo punë tjetër në botë. Nëse,
nga ana tjetër, kjo punë për burra vlerësohet
si e nënçmuar, ne nuk duhet të habitemi nëse
gratë e refuzojnë rolin e tyre femrorë, ta kundërshtojnë
dhe të shkojnë në atë drejtim e të argumentojne
- çka duhet të jetë e vetëkuptueshme - se
gratë janë të barabarta me burrat, dhe se ato nuk
kanë më pakë të drejta për vëmendje
dhe në mundësinë për zhvillimin e aftësive
të tyre. Është e vërtetë se, aftësitë
mund të zhvillohen vetëm me anë të ndjenjës
së përgjegjësisë sociale; por ndenja shoqërore
do t'i shpiej gratë në rrugën e drejtë, poashtu
poashtu edhe pa kufizimet e jashtme dhe ngushtimit të rregullave,
të cilat pengojnë zhvillimin e tyre.
Aty ku roli i gruas nënçmohet, harmonia në martesë
është e prishur. Nëse një grua edukimin e fëmijës
e shef si punë të pavlerë është e pamundur
të gjejë durimin, përkujdesjen, mirëkuptimin,
që janë aq të nevojshme për t'iu mundësuar
fëmijëve një pozicion të përshtatshëm
për hyrje në jetën e tyre. Një grua, e cila
është e pakënaqur me rolin e saj dhe ka një
qëllim të jetës që i pengon asaj të mbajë
lidhjet më të mira me fëmijët e saj. Qëllimi
i saj nuk ka drejtim të njejtë sikur edhe ai i fëmijëve;
ajo merret më shumë me atë të argumetoj mbizotërimin
e saj; dhe për këtë fëmijët janë shkurt
një ngarkesë dhe një shmangie. Nëse ne rasteve
të dështuara iu kthehemi mbraba dhe i përcjellim,
gati gjithëmonë gjejmë se nëna nuk i ka përmbushur
mirë detyrat e saja, ajo nuk i ka siguruar fëmijës
një fillim, start të përshtatshëm. Nëse
nënat dështojnë, nëse ato me detyrat e tyre
janë të pakënaqura dhe skanë kurrëfarë
kënaqësie me to, e tërë njerzia është
në rrezik.
Megjithëatë ne nuk mund ta fajsojmë nënën
për dështimin e saj. Nuk ka faj. Ndoshta vetë nëna
nuk është e edukuar për bashkëpunim. Ndoshta
ajo në martesën e saj është e shtypur dhe e
pakënaqshme. Gjendja, që ndodhet ajo e huton dhe turturon
vetëvetën, nganjëherë ajo humbë shpresën
dhe dëshprohet. Zhvillimi i shëndoshë i një
jete familjare është i kërcënuar nga shumë
pengesa. Kurë nëna është e sëmurë
ajo ndoshta ka dëshirën më të mirë ta ndërtoj
mardhënien e plotkuptimt me fëmijët, mirëpo
ajo ndihet shumë e dobët për këtë. Nëse
ajo shkon të punoj kurë të kthehet në shtëpi
ajo ndihet e lodhur. Nëse kushtet ekonomike janë të
këqia fëmija vuan nga mangësia në ushqim, veshëmbathje
dhe strehimi i pamjaftueshëm. Së këndejmi nuk janë
përvojat e fëmijës që përcaktojnë
veprimet e tija, por rrjedhimet që vijnë nga përvojat
e tija. Nëse ne hulumtojmë jetën e një fëmiju
që duhet kujdesur për të ne gjejmë vështërsitë
në mardhëniet mes tij dhe nënës; mirëpo
të njejtat vështërsi i gjejmë edhe te fëmijët
tjerë. Këtu kthehemi te një pikëpamje themelore
të psikologjisë individuale: nuk ka asnjë shkak të
detyrueshëm për zhvillimin e cilësive të caktuara,
mirëpo fëmija mund t'i shfrytëzoj përvojat në
kuptimin e qëllimit të tij dhe ato t'i kthej në thellësi.
Ne psh. Nuk mund të themi se, një fëmijë do
të bëhet kriminel nëse ai është i ushqyer
keqë. Ne duhet të shofim çfarë rrjedhimesh
ka nxjerrë.
Është lehtë për tu vërejtur nëse një
grua, e cila është e pakënaqur me rolin e saj femrorë,
pëson vështërsi dhe tensionime. Hulumtimet kanë
vërtetuar se nevoja e nënës për t'i mbrojtur
fëmijët e saj është më e madhe se çdo
mbikqyrje tjetër. Te kafshët, psh. te mijtë e kanaleve
dhe majmunat, shtytja nënë është më i theksuar
se shtytja seksuale dhe ushqimore; nëse ato do duhej të
vendosnin se cilin qejf do ta dëgjonin më parë, roli
i nënës do të kishte vendin e parë. Bazë
e kësaj shtytjeje nuk është seksualiteti por nevoja
për bashkësi. Nëna e ndien shpesh fëmijën
e saj si pjesë të trupit të saj. Nëpërmjet
fëmijëve ajo është e lidhur me gjithë jetën;
ajo ndihet si mbretëreshë për jetë a vdekje.
Secila nënë pak a shumë e ka ndjenjën e spikatur
se ato nëpërmjet fëmijëve kanë realizuar
një vepër krijuese. Ne gati mund të themi ajo ka
ndjenjën se, ka marrë pjesë në krijim, sikur
që është marrë edhe vetë Hyu - nga asgjëja
ajo ka krijuar një krijesë të gjallë. Drejtimi
për nënësi në fakt në njërën
anë është synim drejt epërsisë, të
synimit të ngjajshëm si ai i Hyut. Neve na ofron një
nga shembujt më të kjartë për atë se si
ky qëllim mund të përdoret për të mirën
e njerzisë në të mirë të të tjerëve
dhe me ndjenjën më të thellë shoqërore.
Nëna, natyrisht, ndjenjën se fëmija është
një pjesë saj, mund ta ekzagjeroj dhe ta bëj të
përdorshëm për qëllimin e epërsisë
personale. Ajo, pastaj, mund të përpiqet që fëmija
të jetë i varur plotsisht nga ajo dhe t'ia zotroj jetën,
që të jetë e lidhur gjithëmonë me atë.
Më lëjoni ta tregoj një rast të një gruaje
shtatëdhjetëvjeçare të një fshatari.
Fëmija i saj, pesëdhjetëvjeçar, jetonte ende
me ate dhe të dy njëkohësisht sëmuhën nga
ndezja e mushkrive. Nëna mbijeton, shërohet; ndërsa
fëmija i saj dërgohet në spital dhe vdes. Kurë
nëna merr lajmin mbi vdekjen e të birit, thotë: 'e
kam ditur gjithmonë se djaloshin tim kurrë nuk do ta mund
ta rris të shëndoshë'. Ajo ndjehej përgjegjëse
për gjithë jetën e të birit. Ajo kurrë
nuk ishte përpjekur që atë ta bëj anëtar
të barabart të bashkësisë sonë. Ne tani
gradualisht mund të kuptojmë se çfarë gabimi
është, nëse nëna lidhjet që i ka marrë
me fëmijën, nuk i zgjëron dhe nuk e udhëzon
që ta renditë në mënyrë të barabart
në shoqërin e njerzëve të vet.
Mardhëniet e një nëne kurrë nuk janë të
lehta, poashtu edhe lidhja nënë-fëmij nuk guxon të
theksohet jasht masës. Këtë e kërkon e mira
e fëmijës, por edhe e nënës. Aty ku një
detyrë theksohet jasht masës, duhet të vuajn të
gjithë të tjerët, edhe vet detyra e jonë e veçantë,
me të cilën ne tani po merremi, mund të zhgjidhet
më lehtë, nëse ne nuk i japim masë të madhe.
Një nënë mbanë mardhënie me fëmijët,
burrin, dhe me gjithë bashkësinë e rrethit të
saj. Këto tri lidhje kërkojnë përfillje të
barabartë: te triat duhet të merren parasysh në mënyrë
të qetë dhe të arsyeshme. Nëse nëna e merr
parasysh vetëm lidhjen me fëmijët, ajo medoemos ata
do t'i llastroj dhe mësoj keq. E pastaj për ata (fëmijët)
është shumë vështirë të zhvillojnë
pavarsinë dhe vetëdijën e bashkësisë. Nëse
asaj i ka shkuar për dore të lidhë një lidhje
të qëndrueshme mes vetit dhe fëmijës, detyra
tjetër e saj është ta zgjëroj pjesëmarrjen
e tij në drejtim të babait; mirëpo kjo është
gati e pamundur nëse për vetë atë (nënën)
babai është i parëndësishëm. Ajo duhet
poashtu ta udhëzoj për jetën në bashkësi
me rrethin, motrave dhe vëllezërve tjerë, shokëve,
të afërmëve, dhe njerzëve të tjerë
në përgjithësi. Pra detyra e saj është
e dyfisht. Ajo duhet t'ia ndërmjetësoj fëmijës
besimin e bashkkrijuesit; dhe pastaj ajo duhet të jetë
e gatshme dhe të jetë në gjendje, këtë
besim dhe këtë shoqëri ta zgjëroj deri sa t'i
bashkohet bashkësisë njerzore.
Nëse nëna përpiqet ta lidhë fëmijën
vetëm me vetën, më vonë ai do të refuzoj
çdo përpjekje për pjesëmarrjen e të tjerëve
tek ai. Ai do të besoj vetëm nënës së vet,
kurse të gjithë të tjerët dhe secilin do ta
konsideroj si armik në të cilin ia merr mendja se ai është
si një rival konkurend për dobin e tij. Çdo pjesëmarrje
që e tregon ajo për bashkshortin apo fëmijëve
të tjerë, do t'i konsideroj si cenim të të drejtave
të veta dhe të fitoj bindjen: 'nëna ime më takon
mua dhe askujt tjetër.' Psikologët modern e kanë
keqkuptuar gjendjen shumë. Sipas teorisë së FREUD-it,
nga kopleksi i Edipit, për shembull supozohet se, fëmijët
anojnë për atë të dashurohen në nënat
e tyre dhe të martohen me ato si dhe babain e tyre të
urrejnë e ta vrasin. Një gabim i tillë nuk mund të
lind kurrë, nëse ne e kuptojmë zhvillimin e fëmijës.
Kompleksi i Edipit mund të lind vetëm te fëmija që
dëshiron të posedoj vëmendjen e plotë të
nënës dhe përjashton çdo njeri tjetër.
Kjo dëshirë nuk është e kufuzuar në gjini.
Është dëshira për ta vënë në
zgjedhë (sklavëroj) nënën, atë ta kontrolloj,
zotroj plotësisht dhe ta bëj si shërbëtore.
Kjo është e mundur vetëm te fëmijët të
cilët janë llastruar nga vetë nënat e tyre,
dhe atyre nuk iu është bashkuar edhe ndjenja shoqërore
e/me botës tjetër. Në rastet e ralla ka ndodhur që
një djalosh i cili ka qenë plotësisht i lidhur me
nënën e tij, atë(nënën) e bënte pikë
qendrore të përpjekjeve të tija, për t'i zgjedhur
problemin e dashurisë dhe martesës; mirëpo kuptimi
i një sjelljeje të tillë do të ishte se ai nuk
mund ta paramendoj një shoqëri tjetër përpos
asaj me nënën e tij. Asnjë grua tjetër nuk do
ta luaj rrolin e saj, e flijimit të plotë. Kompleksi i
Edipusit do të ishte gjithmonë rezultat artificial i një
edukimi të gabueshëm. Nuk është e nevojshme
animi i trashiguar ta marr si incest apo këtë fare ta
paramendoj, se një gabim i tillë në bazë ka
të bëj diçka me gjininë.
Nëse fëmija, i cili është i lidhur vetëm
me nënën, do të vijë në një pozitë
kurë do të heqen lidhjet me nënën, dhe do të
fillojnë vështërsitë. Kurë të shkon
në shkollë, apo nëse luan me fëmijët, do
të jetë përherë qëllimi i tij që të
mbes në lidhje me nënën e tij. Sa herë që
të ndahet prej saj, ai vuan. Ai dëshiron ta ketë
nënën e tij përherë pas vetit, t'ia tërhjekë
vëmendjen, të jetë përherë në përkujdesje.
Dhe ka shumë mjete që mund t'i përdor. Ndoshta bëhet
një djal i nënës, gjithmonë i butë dhe
i ëmbël, dhe i uritur për dashamirësi. Ndoshta
qanë ai për çdo vështërsi të vogël,
ose sëmuret, për të treguar se sa urgjentisht ka
nevoj për përkujdesje të përhershme. Ndoshta
mund të ketë raste tërbimi, ku është i
padëgjueshëm, dhe i kundërshtueshëm, për
ta kthyer vëmendjen e nënës nga vetja. Ne gjejmë
te fëmijët që kanë nevoj për përkujdesje
mijëra lloje të tilla lojrash të fëmijëve
të llastruar, të cilët luftojnë për vëmendjen
e nënave të tyre dhe kundërshtojnë çdo
kërkesë të rrethit të tyre.
Fëmija fiton përvojë të shpejt në zgjedhjen
e mjeteve më të përshtatura për tërheqjen
e vëmendjes. Fëmijët e llastruar shpesh kanë
frikë nga ajo që të lihen vetëm, posaqerisht
në errësirë. Nuk është vet errësira
që i frigohen ata; por ata e përdorin frikën për
ta detyruar nënën, që të qëndrojë
afër tyre. Një fëmij i tillë i llastruar bërtitëtë
përherë në errësirë. Kurë nëna
e tij njëherë natën shkon te fëmija pas bërtimës,
e ka pyetër atë: 'pse po frigohesh?' 'Sepse është
errësirë', përgjigjet ai. Mirëpo nëna e
kishte hetuar qëllimin e sjelljes së tij. 'Dhe tani që
jam këtu', i thotë ajo, 'a është më pak
errësirë?' Vetë errësira nuk është
me rëndësi dhe frika nga kjo do të thotë vetëm
se nuk dëshironte të jetë i ndarë nga nëna.
Nëse ky rast paraqitet te një fëmijë i tillë
gjitha emocionet e tija, gjithë fuqia shpirtërore dhe
aftësitë e tija janë të drejtuara për ta
krijuar një situatë për të cilën nëna
duhet të vij e të marrë kontakt përsëri
me atë. Më anë të bërtimës, thirrjeve,
pagjumësia apo të tjera ai përpiqet ta sjell, gjejë
nënën. Një mjet i vëçantë, që
ka tërhjekur vëmendjen përherë të psikologëve
dhe edukatorëve është frika. Në psikologjinë
individuale nuk merremi me shkaqet e frikës, por me çështjen
e qëllimit të frikës. Të gjithë fëmijët
e llastruar vujan nga frika. Me ndihmën e frikës së
tyre mund të shkaktojnë tërhjekjen e vëmendjes
mbi ta dhe për këtë ata ndërtojnë këtë
ndjenjë në stilin e jetën së tyre. Ata përfitojnë
nga kjo që qëllimin e tij - (ri)fitimin e kontaktit me
nënën- ta arrijnë. Fëmija frikacak është
një fëmij i cili është i llastruar dhe dëshiron
të jetë edhe mëtutje i llastruar.
Nganjëherë fëmijët e tillë të llastruar
ëndërrojnë ëndrra të këqia dhe bërtasin
në gjumë. Ky është një symptom i njohur;
por përderisa gjumi konsiderohej si e kundërta e gjendjes
zgjuar, nuk mund të kuptohej. Por kjo ka qenë gabim; gjumi
dhe zgjuarja nuk janë kurrëfarë kundërshtimesh,
por lloje të lojës të sjelljes. Fëmija sillet
në ëndrrat e tija gati njëjt sikur edhe gjatë
ditës. Qëllimi i tij, për ta ndryshuar gjendjen për
përfitime të tij, ndikon trupin si dhe mendjen e tij;
dhe pas disa ushtrimeve dhe përvojës e gjenë rrugën
më të suksesshme për t'iu ofruar qëllimit të
tij. Bile edhe në mendimet në gjumë i vijnë
në kujtesë pamjet dhe mendimet, që i shërbejnë
për qëllimin e tij. Fëmijët e llastruar pas
disa përvojave gjejnë mendimet që shpien në
tmerr, frikë, që janë shumë të përshtatshme,
që lidhjen e ndërprerë përkohësisht më
nënën shpejt ta rivendosë. Fëmijët e llastruar
mbajnë bile edhe shpesh ëndrrat e frikës pran veti
edhe kurë të rriten. Ëndrrat e frikës kanë
qenë mjet i mirë për tëhjekjen e vëmendjes,
që më vonë është mekanizuar si zakon.
Ky pëdorim i frikës është i përhapur aq
shumë sa që ne do të befasoheshim shumë, nëse
do të dëgjonim nga ndonjë fëmijë i llastruar
se, ai natën kurrë nuk ka shkaktuar telashe. Numri i trikave
për nxitjen e vëmendjes është shumë i pasur.
Disa fëmijë ankohen për krevatin e papërshtatshëm
ose kërkojnë ujë; disa të tjerë frikohen
nga hajdutët ose kafshëve të egra. Poashtu disa të
tjerë nuk i zën gjumi, nëse prindërit e tyre
nuk ulin pran tyre. Disa ëndrrojnë; disa biejn nga krevati;
disa e lagin krevetin. Vetëm një fëmijë i llastruar,
që e shëroja unë, dukej se natën nuk shkaktonte
fare vështërsi. Nëna thoshte, vajza flenë mirë
pa ëndrruar dhe pa u zgjuar, ska pasur kurrë vështërsi.
Unë i emrova të gjitha symptomet të cilat mund të
jenë të përdorshme, mirëpo te kjo vajzë
nuk kishte diçka te ngjajshme. Më në fundë
u mjegullova. 'Ku flenë ajo?' e pyeta nënën. 'Në
krevatin tim', mu përgjigj ajo.
Shpesh sëmundja është ndihmë për fëmijët
e llastruar, sepse nëse janë të sëmurë,
llastrohen edhe më shumë se herave tjera. Ndodhë
shpesh që një fëmijë i tillë pakë
pas sëmundjes del si fëmijë që ka nevoj për
kujdesje; së pari në të shumtën e rasteve supozohet
se ende është një rezultat i sëmundjes. Në
të vërtetë kujtonë mbas shërimit vorbullin,
rrapëllimën që është bërë për
shkak të tij, kurë ishte i sëmurë. Nëna
nuk mund ta llastroj edhe mëtutje sikur që ka bërë
atëherë, dhe kështu hakmarret duke u bërë
fëmijë që ka nevojë për përkujdesje.
Nganjëherë ndonjë fëmijë, i cili përgjon,
sikur një fëmijë tjetër që nëpërmjet
sëmundjes së tij bie në qendër të vëmendjes
në rrethin e tij, dëshiron që të të sëmuret
edhe vetë; kështu ai puthë fëmijën e sëmurë
që edhe ia vetë të marrë sëmundjen e tij.
Një vajzë kishte qenë katër vite në spital
dhe ishte llastruar shumë nga mjekët dhe motrat medicionale.
Kurë kthehet në shtëpi në fillim llastrohet
edhe nga prindërit, mirëpo mbas një kohe fillon të
largohet vëmendja ndaj saj. Çdo herë që asaj
nuk i është dhënë ajo që ka dëshiruar,
ajo ka futur gishtin në gojë dhe thoshte: 'unë kam
qenë në spital'. Ajo ju kujton të tjerëve ,
se ajo ka qenë ë sëmurë, dhe kërkonte ta
rivendosë gjendjen e këndshme që kishte qenë.
Sjellje të njejtë ne vërejmë edhe të të
rriturit, të cilët me kënaqësi flasin për
sëmundjet dhe operacionet të cilave iu janë dashur
t'iu nënshtrohen.. Në anën tjetër nganjeherë
ndodhë që një fëmijë i cili iu ka shkaktuar
vështërsi prindërve, pas sëmundjes shërohet
dhe nuk bën më probleme prindërve. Ne veq ndëgjuam
se fëmijët me të meta organike për fëmijën
është një ngarkesë plotësuese, mirëpo
ne ndëgjuam poashtu se kjo nuk shpjegon në mënyrë
të mjaftueshme charaktere te këqia. Së këndejmi
ne guxojmë të dyshojmë se mos të metat organike
në vete kanë të bëjnë diçka me ndryshimet..
Një fëmijë, i dyti në familje, iu shkaktonte
prindërve merakosje të madhe. Ai ishte një gënjeshtar,
vjedhës dhe mashtrues, ishte i ashpër dhe i egër.
Mësimdhënësit e tij nuk kishin mundësi që
të fillojnë asgjë me atë sa që vijnë
deri te mendimi se ai duhet të dërgohet në një
shtëpi për përmirësim. Gjatë asaj kohe
fëmija sëmuhet. Ai vuante nga sëmundja e turberkulozit
në eshtra dhe ishte detyruar të qëndroj gjysmë
vjeti në gips i shtrirë. Pasi që ai fillon të
ndjehet mirë bëhet fëmija më i mirë në
familje. Ne nuk mund ta marrim me mendë se një sëmundje
mund të ketë një ndikim të tillë në
fëmijën, dhe kështu ne pamë se ky ndryshim kishte
të bëj me njohjen e gabimeve të mëparshme. Ai
kishte menduar gjithëmonë se prindërit po e dashurojnë
vëllaun e tij më shumë dhe se atë e kanë
lanë pas dore. Gjatë sëmundjes së tij ai vetë
gjendet në qendër të vëmendjes. Secili përkujdesej
për atë dhe i ndihmuan atij, dhe kështu ai ishte
mjaftë i aftë të kuptoj dhe të largohet nga
pikëpamja e tij se ai po lihet pas dore.
Është qesharake, të mendohet, se rruga më e
mirë është, që gabimet e shpeshta të nënës
të menjanohen, të gjithë fëmijët t'iu largohet
përkujdesaja e nënës së tyre dhe t'ju ipen kujdestareshave
apo institucioneve adekuate për këtë që të
kujdesën për ata. Kurdo që ne të kërkojmë
një zëvendësim të nënës, të shikojmë
ne ndonjë që luan rolin e nënës - e cila lidhë
fëmijën në vete, mu ashtu siq e bënë edhe
nëna. Fëmijët që rriten nëpër jetimore,
shpesh nuk kanë kurrëfarë kuptimi, ndjenje për
të tjerët: askush nuk ka qenë pran tij që të
mund të jetë një urë e gjallë mes fëmijës
dhe bashkkrijuesit(nënës) të tij. Nganjëherë
janë bërë përpjekje me fëmijët e jetimoreve,
që janë shvilluar jo-mirë. Është kërkuar
një edukatore për parashkollorë apo ndonjë moter
medicionale që fëmijës t'ia ndaj përkujdesjen
e saj personale, ose të vendoset në një familje ku
nëna do të kujdeset si për fëmijën e saj.
Rezulati ka qenë gjithnjë një përmirësim
i theksuar, nëse është zhgjedhur nëna për
përkujdesje(njerka) e mirë. Mundësia më e mirë
për të rritur fëmijë të tillë nëse
gjendet një zëvendësim për babanë dhe nënën
dhe për një jetë familjare; dhe e gjithë ajo
çka do mund të bënim nëse do t'iu marrim fëmijën
prindërve, me shumë mund do të mundeshim të
gjejmë njerëz të tjerë që do të mund
t'i merrnin detyrat e prindërve.
Domethënia e dashamirësisë së nënësisë
dhe përkujdesjes nënësore del nga fakti se, ka aq
shumë dështime që vijnë nga rrethi jetimave,
të fëmijëve nga prindërit pa kurorë, fëmijëve
të padëshirueshëm dhe fëmijëve nga kurorat
e prishura. Është e njohur se, rroli i nje njerke është
shumë i vështirë dhe fëmijët shpesh e refuzojnë
atë. Në të vërtetë vështërsia
nuk është e pazgjidhur, dhe unë njof raste ku me
rezultat të mirë është tejkaluar; mirëpo
vetëm shpeshherë gruaja nuk e kupton situatën. Ndoshta
lidhen shumë ngushtë fëmijët me babain, nëse
vdes nëna dhe llastrohen nga ai. Pra ndihen se do t'i' vjedhet
dashamiresia dhe kështu rezistojnë kundër njerkës.
Ajo(njerka) mbrohet dhe kundërsulmon, dhe tani fëmijët
kanë një arsye të vërtetë për të
rezistencë. Ajo i ka provokuar ata dhe fëmijët luftojnë
më shumë se kurrë. Lufta me një fëmijë
është gjithmonë e pakuptimtë; nuk mundet kurrë
të fitohet me përdorimin e dhunës apo të fitohet
për bashkpunim. Nga përleshjet e tilla del gjithmonë
si fitimtar, ngadhnjyes ai më i dopti. Kërkohet diçka
nga ai, çka kundërshton të japë, diçka
çka me anë të mjeteve të tilla, metodave të
tilla kurrë nuk mund të arrihet. Një përpjekje
e paparashikueshme në tensionim dhe harxhim i pakuptimt i energjisë
do të kursehet, nëse ne përfundimisht do të
kuptonim se, dashuria dhe bashkpunimi nuk mund të fitohen kurrë
nëpërmjet dhunës.
Roli i babait në jetën familjare është poashtu
i rëndësishëm sikur ai i nënës. Në
fillim mardhëniet e tij me fëmijën janë më
pak të ngushta; ndikimi efektiv i tij fillon tek më vonë.
Ne veq kemi parashtruar disa rreziqe që mund të dalin
nëse nëna dashamirësinë, simpatinë e fëmijës
nuk e zhgjëron edhe drejtë babait. Mund të pësoj
pastaj një pengesë të madhe në zhvillimin e
ndjenjës së tij për bashkësi. Nëse martesa
është fatkeqe, situata për fëmijën është
potë rreziqe. Nëna ndoshta ndihet e pafuqishme, që
ta përfitoj, bashkangjis babain në jetën familjare;
ndoshta ajo dëshiron që ta mbaj fëmijën vetëm
për vete. Ndoshta te dy prindërit e shfrytëzojnë
fëmijën si peng për luftën e tyre personale.
Secili dëshiron ta lidhë fëmijën për vete,
të dashurohet nga fëmija më shumë se partneri
tjetër. Nëse fëmijët ndjejnë qëndrimet,
mendimet e ndryshme të prindërve ata lagohen me shkathtësi.
Kështu krijohet një konkurencë, se kushë mundet
më mirë të sillet me fëmijën apo ta llastroj
më mirë. Është e pamundur një fëmijë
në një atmosferë të tillë të të
edukohet për vetëdije për bashkësi. Bashkësia
e parë me njerëzit e tjerë që përjeton
është ajo me prindërit; nëse ajo është
e keqe nuk mund të pritet që kuptimi për bashkësi
të zhvillohet vetëm. Fëmijët nga kurorat fatkeqe
rriten me pikëpamje pesimiste për martesë, nëse
nuk fitojnë përshtypjen e parë të mirë.
Edhe kurë të rriten do ta kenë ndjenjën, se
çdo martesë mundë të përfundoj keq. Ata
do të përpiqen ti ikin gjinisë së kundërt
ose janë të bindur se përpjekjet për afrim do
të të përfundojnë si të pafat. Për
këtë fëmija është shumë i dëmtuar
nëse kurora, martesa e prindërve të tyre nuk është
një qelizë aktive e bashkësisë, një rezultat
i jetës në bashkësi dhe një shkollë e jetës
në bashkësi. Kuptimi i martesës është partneriteti
mes dy njerzëve për mirëqenien e dyanshëm, për
të mirën e fëmijëve të tyre dhe shoqërisë,
dhe nëse ata dështojnë në njërën nga
këto pikëpamje, nuk qëndron në harmoni me kërkesat
e jetës.
Këtu pasi që martesa është partneritet, asnjëra
palë nuk do të duhej të ushtrojë mbizotërim.
Kjo pikë duhet të kihet parasyshë në mënyrë
bazore. Në gjithë udhëheqjen e jetës familjare
ska nevoj për demostrimin e forcës, dhe është
e pakëndshme, nëse një partner udhëheqë
dhe i kushtohet më shumë vëmendje se të tjerëve.
Nëse babai është një pesonalitet i fortë
dhe ngrenë tonin në familje, të rinjët marrin
një pikëpamje të gabueshme për pritjet që
janë të lidhura me rolin e tyre mashkullorë. Vajzat
vuajn edhe më shumë. Mashkujt në pikëpamjen
e tyre janë tiranik; martesa ju duket atyre sikur të jetë
një nënshtrim ose nje skllavërim. Nganjëherë
ato do të përpiqen ta shpëtojnë vetën nga
gjinia tjetër me ikjen e tyre ne perversion.
|