|
Një debat i cili ka pushtuar prej
disa kohësh faqet e medias shqiptare. A ekziston një pakicë
etnike vllahe dhe sa janë ata? A ekzistojnë realisht vllehët
e ardhur nga Rumania? Çfarë pretendon Atlasi Gjeografik
i Popullsisë së Shqipërisë dhe pse u kundërshtua
ai
Çudirat me minoritete në Shqipëri skanë të
sosur. Maqedonasit nga nente fshatrat e Prespes dergojne haber se
i kane kaptuar te 500 mije anetaret. Romet papritur konstatojne
se jane edhe ata me e pakta 300 mije fryme. Perfaqesues te organizatave
te minoritetit grek buzeqeshin me maturi dhe nuk zene ngoje shifra,
ndonese tere ortodokseve te Shqiperise u prin nje kryepeshkop i
ritit te tyre - e dhene kjo gjaknxehese per shume njerez - megjithe
respektin ndaj Fortlumturise se Tij, te urtit Anastas. Ne kete Shqiperi
3 milione banoreshe, shqiptaret mbeten te vetmit nga minoritetet
qe skane artikuluar ende ndonje pretendim numerik. Mbase ngaqe nese
do te merreshin parasysh kerkesat e minoriteteve, shqiptaret do
te mbeteshin me te paktet ne nje atdhe ku ska me vend per ta.
Por ne Shqiperi ka me shume vend nga cmund te mendohet. Me 25 Nentor
ne Hotel Tirana International ku zhvillohej nje konference shkencore
nderkombetare nen kujdesin edhe te Ambasades Gjermane, u prezantua
Atlasi Gjeorgrafik i Popullsise se Shqiperise, vepra e pare enciklopedike
e ketij lloji ne vend. Atlasi i cili ishte hartuar fale nje bashkepunimi
te Universitetit te Tiranes, Qendres se Studimeve Gjeografike te
Akademise se Shkencave, Universitetit te Prishtines, atij te Potsdamit
ne Gjermani dhe shkolles se larte teknike te Karlsruhes, nxirrte
nje perfundim te cuditshem rreth minoriteteve ne Shqiperi. Per here
te pare pakicat etnike kalonin kufirin e 10% te popullsise apo dominonin
ne qytete si Gjirokastra. Ne Atlas jo vetem qe kapercehej shifra
zyrtare prag e cila u referohet si 2 - 3% te gjitha minoriteteve
etnike ne vend, por arrinte deri aty sa te quante minoritete etnike
disa grupime kulturore si arumunet, romet etj, kurre deri me sot
te perfshire ne kuotat e pakicave. Ky Atlas ne te vertete u kundershtua
ashper nga perfaqesuesit e Fakultetit te Histori- Filologjise ne
UT dhe nga Akademia e Shkencave. Keto institucione kane kritikuar
me force dy hartuesit kryesore te ketij Atlasi, pergjegjesin shqiptar
te projektit profesor ne UT, Dhimiter Doka dhe Arqile Berxollin,
shefin e qendres se Studimeve Gjeografike te Akademise, per shkak
te nje ndryshimi radikal te shifrave dhe te dhenave qe ata ofronin
ne kete Atlas krahasuar me shifrat zyrtare dhe akademike te deritanishme.
Profesor Gjovalin Gruda dekan i Fakultetit te Histori- Filologjise,
eshte nje nga me te revoltuarit. Sipas tij, nje nga te dhenat me
te pabaza qe paraqiste ky atlas ishte percaktimi i minoritetit kulturor
arumun si nje pakice etnike, madje si pakica me e madhe etnike me
rreth 120 - 130 mije anetare. Kjo eshte me te vertete e turpshme
dhe ky punim nuk mund te quhet kurrsesi shkencor. Une do te kerkoj
te marten nje takim ne ministri per kete ceshtje dhe Fakulteti yne
i Histori- Filologjise do te kerkoje pezullimin e botimit te ketij
punimi joprofesional. Une do te shkoj deri aty sa ti hedh ne gjyq
keta manipulatore, thote profesor Gruda. Vete Arqile Berxolli, njeri
nga hartuesit e Atlasit, thote no comment per kete ceshtje e cila
sipas tij eshte polemizuar ne menyre te pameshirshme nga mediat.
Ne mes te dhjetorit Atlasi do te botohet dhe do te dale ne shitje,
ata qe nuk e pelqejne mund ta flakin ne kosh, eshte fjalia e vetme
qe prof. Bexolli artikulon, i lodhur sic shprehet edhe vete, nga
komentet e shumta qe iu bene ne shtyp punimit te qendres se tij.
Megjithate, ceshtja nuk mund te mbyllet me lehtesine e hedhjes ne
kosh te nje shuku letrash pa vlere. Botimi prej 128 faqesh i cili
do te dale ne drite pas nje libralidhjeje luksoze me financim gjerman
do te hidhet ne qarkullim jo vetem ne Shqiperi, por mund te sherbeje
si reference per punime te tjera shkencore dhe vleresime statistikore
gjithandej neper Europe. Ne te, studiuesit por edhe cdo lexues i
thjeshte, sipas profesor Grudes do te hase ne iluzionin se pakicat
etnike ne Shqiperi jane realisht 10,8% e popullsise se pergjithshme
vetem e vetem sepse perqindja e tyre eshte rritur artificialisht
duke perfshire ne to ne menyre te papergjegjshme edhe komunitetet
arumune dhe ato rome. Sipas tij, problemi nuk eshte vetem tek rritja
fiktive e perqindjes se pergjithshme te minoriteteve ne vend, por
tek fakti se per here te pare arumunet do te konsideroheshin nga
nje vend ku ata ndodhen, si nje pakice etnike. Edhe profesore me
origjine arumune ne Universitetin e Tiranes e kane pranuar vete
se ata nuk jane nje pakice etnike por nje minoritet kulturor ne
gjirin e popullit shqiptar, thote dekani Gruda.
Nga ana e saj, edhe Ministria shqiptare e Puneve te Jashtme e ka
kundershtuar perfshirjen e arumuneve ne perqindjen e minoriteteve
etnike. Agron Tare, drejtor ne Zyren e Minoriteteve ne kete ministri
thote se ndonese nuk ka nje percaktim te sakte zyrtar per pakicat,
sidoqofte, ajo arumune ne Shqiperi eshte nje pakice kulturore. Nga
ana e qeverise se Rumanise ka ne menyre konstante kerkesa formale
per ti konsideruar pakicat kulturore arumune ne Shqiperi minoritet
etnik gje qe do tu siguronte atyre disa te drejta te nje kategorie
tjeter krahasimisht me ato te minoriteteve kulturore dhe ne jemi
treguar gjithmone te gatshem ti zgjidhim kerkesat e arumuneve ne
kuadrin e Rekomandimeve te Asamblese Parlamentare te Keshillit te
Europes. Problemi i vetem eshte se ne zyren tone nuk ka mberritur
kurre ndonje kerkese specifike ashtu sic e kerkon ligji, e nenshkruar
nga te pakten 34 anetare te ketij minoriteti, thote Tare. Pervec
nje kerkese per hapjen e nje shkolle private ne Divjake, e cila
gjithsesi nuk ka nenshkrimet e 34 anetareve te te vetequajturve
minoritare arumune, ai nuk di ndonje kerkese tjeter qe do te provonte
se ne zona te tjera te Shqiperise ekzistojne grupime te mirefillta
etnike ose kulturore qofshin keto, me perkatesi arumune e kesisoj
te ndryshme nga ajo e pergjithshme shqiptare. Ai e mbeshtet kete
fakt me referimin se te drejtat e minoriteteve ne baze te Rekomandimeve
te KE jane individuale. Per te, nuk ka baze pretendimi i ngritur
ne Atlasin Gjeografik te Popullsise se Shqiperise se pakica arumune
ne Shqiperi numeron rreth 130 mije anetare. Eshte praktikisht e
pamundur per vete faktin se ndonese Shqiperia eshte nje nga vendet
meme te arumuneve, ajo nuk eshte vendi me numrin me te madh te tyre.
Sipas vete raportit te paraqitur ne Keshillin e Europes, numri i
pergjithshem i arumuneve ne bote eshte rreth 250 mije, dhe ketu
perfshihen pervec Shqiperise edhe Maqedonia, Greqia e Bullgaria
si vende meme, ndersa edhe Rumania, SHBA, Gjermania e deri Australia
si vende me migrime arumune. Eshte e pamundur qe me shume se gjysma
e arumuneve, te jetojne ne Shqiperi, arsyeton Tare. Sipas tij, te
dhenat te cilave u eshte referuar Atlasi nuk jane aspak te besueshme,
pasi nuk behet fjale as per te dhenat e INSTAT-it e as per ato te
vete Ministrise se Jashtme. Atlasit i mungon recencuesi, ai nuk
mund te merret per baze, mbeshtet dekani Gruda. Ndersa pergjegjesi
i projektit, Dhimiter Doka i ka thene nje te perditshmeje shqiptare
se nuk ka nevoje per recencues pasi ne Atlas u jane referuar burimeve
zyrtare, INSTAT-it dhe arkivave te shtetit dhe punen e recencuesve
e ka bere nje keshill redaktorial. Me sa duket, eshte kjo redaksi
e Atlasit e cila ka vendosur qe arumunet te jene pakice etnike prej
rreth 130 mije anetaresh.
Ndonese shume prej tyre i jane afruar me kohe qendrave te medha
urbane dhe jane angazhuar me sukses ne jeten intelektuale te vendit
arumunet identifikohen ne shume rajone te vendit me popullsi baritore
e madje ne disa raste quhen edhe cobane per shkak te zanatit te
hershem te shume prej tyre. Jo me kot eshte nje kerrabe simboli
dallues i gjithe arumuneve qofshin keta te Shqiperise, nga malet
e Pindit ne Greqi apo nga Maqedonia. Ne Shqiperi, te perqendruar
kryesisht neper fshatra, arumunet sipas studiuesit Jani Gusho origjinojne
kryesisht nga disa zona specifike ku permenden Llenga e Pogradecit,
Grabova e Gramshit, Sqepuri i Beratit, Divjaka, Stan-Karbunara,
Kolonja dhe Gradishti i rrethit te Lushnjes; katundet Luar, Suk-Strum,
Cipllake, Peshtan, Drize, Kraps, Dukas, Pojan, Ndermanas ne zonat
rurale te Fierit si dhe ne disa zona te Permetit, Vlores, Sarandes,
Korces e Gjirokastres.
Por cfare problemi ka nese arumunet konsiderohen nje pakice kombetare?
Fundja a jane ata realisht nje minoritet i mirefillte etnik? Agron
Tare rreshton disa kritere qe e bejne nje grupim personash qe identifikohen
si te ndryshem nga pjesa tjeter e popullsise qe te quhen nje pakice
kombetare. Atyre nuk duhet tu mungoje ndonje prej kritereve ku futen
gjuha, ndergjegjja kombetare, besimi shpesh i perbashket fetar,
institucionet ose organizatat e tyre te perfaqesimit, si dhe nje
shtet meme. Ne rastin e arumuneve nuk plotesohet ky kriter i fundit,
pasi ndonese disa e ngaterrojne kete popullsi me ate rumune, gjuha
arumune eshte e ndryshme nga rumanishtja zyrtare dhe shteti meme
i arumuneve te Shqiperise eshte Shqiperia, thote Tare.
Edhe vete studiuesi i njohur, drejtori i Bibliotekes Kombetare Aurel
Plasari, i cili ka dhene nje kontribut mjaft te madh ne zbardhjen
e ceshtjes arumune, pranon ndryshimet qe ekzistojne midis rumanishtes
dhe gjuhes arumune, ndonese i quan ato gjuhe te te njejtit trung.
Para pak kohesh ai ishte ne qender te nje debati te ashper rreth
origjines se Nene Terezes se Kalkutes, e cila ndonese konsiderohet
bije e nje familjeje shqiptare katolike nga Shkupi i Maqedonise,
sipas Plasarit ka origjine arumune nga krahu ateror i familjes se
saj. Kjo deklarate e Plasarit gjeti nje reagim me te vertete te
ashper nga nje numer studiuesish, diplomatesh e madje edhe politikanesh.
Per disa jave vazhdoi ne faqet e shtypit polemika e Plasarit me
historianin dhe diplomatin Pellumb Xhufi rreth kesaj ceshtjeje te
ndezur dhe dy profesoret e nderuar ia dolen me sukses madje edhe
te cenojne gjakftohtesine e njeri- tjetrit. Ajo qe sipas Plasarit
konsiderohet si nje tabu e rrezikshme e nxjerrjes ne shesh te perkatesise
aromane te shume njerezve te shquar te Shqiperise ka te beje ne
thelb te gjithckaje me nje mosnjohje dominuese te vete identitetit
te aromaneve dhe origjines se tyre si dhe nje prirje ekstremisht
ksenofobe per te quajtur te huaj gjithcka qe nuk eshte e pelqyeshme.
Ne nje tekst te tijin, botim i vitit 1999 me titull Biopolitika
a ekziston ne Shqiperi, Plasari trajton pikerisht dukurine e damkosjes
me termin te tjere te te gjithe atyre qe nuk u vijne pas avazit
grupimeve te caktuara politike. Ne kete vit te luftes ne Kosove,
referencat per origjina joshqiptare te personaliteteve te ndryshme
ne jeten e vendit metonin te ushqenin nje prirje euforike qe konsideronte
negative gjithcka joshqiptare, thote profesor Plasari. Ai vete ka
qene nje nga te shenjuarit e kesaj prirjeje. Vendosen te ishte vllah.
Une kam deklaruar vetem se gjyshja ime ishte nga Voskopoja. Jane
pikerisht disa nga ata qe e quajne Voskopojen vater te kultures
shqiptare qe menjehere me pas nxitojne te konsiderojne aroman kedo
qe eshte prej andej. Une nuk dua te bej percaktime etnogjeografike.
Une kam treguar vetem origjinen e familjes sime nga Voskopoja, thote
Plasari.
Ne nje kontekst me pak retorik, vete Plasari eshte nje nga mbeshtetesit
e mendimit se aromanet e Shqiperise, si edhe gjithe komunitetet
aromane ne pergjithesi ne Ballkanin jugor, jane pasardhes te popullsive
te latinizuara trakase, popull antik ky i cili se bashku me iliret
perben nje nga damaret qe ushqyen kombin e sotem shqiptar. Ne thelb,
nje element komplementar i kombit shqiptar, aromanet sipas Plasarit
jane ne shtepine e tyre ne Shqiperi. Nje pikepamje kjo e mbeshtetur
ne vite te gjate studimesh te autoreve te njohur qe kane hulumtuar
thelle ne erresiren e etnogjenezes se kombeve te ketyre hapesirave.
Midis tyre edhe rumune te famshem si Capidan, Poghirc apo Nikolla
Jorga, gjuhetar te cilit shqiptaret i dine per nder zbulimin e dokumentit
te pare ne shqip; Formules se Pagezimit. Agron Tare, drejtor i zyres
qe Ministria e Jashtme ka ngritur per te qendruar me prane problemeve
te minoriteteve dhe qe njekohesisht edhe monitoron zhvillimet e
grupimeve brenda tyre, permend edhe nje shoqate te arumuneve te
Shqiperise e cila sipas tij per hir te se vertetes eshte grupuese
dhe proklamuese e ndjenjes atdhetare shqiptare te anetareve te saj.
Ne fakt, kjo e aromaneve si ish-shqiptare te latinizuar eshte vetem
njera nga te tri rrymat te cilat dominojne sot te gjithe ata qe
vetekonsiderohen sipas rastit si arumune, aromane, fersherote, vllehe
apo cobane. Tare, dallon gjithashtu nje krah qe identifikohet me
minoritetin grek ne Shqiperine e Jugut.
Nje tjeter fraksion me teper ndikim ne radhet e aromaneve te Shqiperise
eshte ai i lidhur me shtetin e Rumanise, i cili vit per vit akordon
bursa studimi per te rinjte e ketij komuniteti dhe financon aktivitete
kulturore ne gjirin e tij. Fale edhe me afrise midis gjuheve, shume
prej ketyre te rinjve jane te gatshem te flakin identitetin aroman
ne kembim te atij kusheri- rumun dhe disa lehtesirave ne shkollim.
Ceshtja e aromaneve me shume se problem kulturor mbetet gjithsesi
nje problem i zbardhjes se etnogjenezes se shqiptareve te sotshem
dhe burimeve etnike dhe kulturore nga u furnizua dikur ky damar,
sot kaq i vecante. Pse identiteti aroman eshte sot kaq i nderthurur
me ate shqiptar? Pse anetaret e ketyre dy komuniteteve kane pasur
marrdhenie kaq te natyrshme? Pse Rumania kerkoi qe ne pamundesi
te ndertimit te nje shteti vllah me 1912, territoret e diskutueshme
aromane te Greqise ti liheshin nen administrim Shqiperise? Dhe me
ne fund, pse ne mars te 1913-es ne Kongresin Kombetar te Triestes
princ Alberti i Rumanise proklamonte se ne qofte se duam te jemi
pasardhes te denje te Skenderbeut duhet te rrokim armet per nje
Shqiperi brenda kater vilajeteve? Pergjigjja me e thjeshte do te
ishte njekohesisht edhe me radikalja dhe provokativja. Ndoshta te
jesh aroman nuk te perjashton nga perkatesia shqiptare, ndoshta
eshte e njejta gje? Ndoshta pertej gjuhes dhe besimit shpesh te
ndryshem, shqiptare dhe aromane i pergjigjen instiktivisht njelloj
nje origjine te perbashket.
Per kete arsye bota akademike dhe shkencore ne Shqiperi duhet te
nise ti kushtoje nje vemendje edhe me te madhe kesaj ceshtjeje derisa
te sqarohet cdo keqkuptim dhe tu vere nje here e mire fre shpikesve
periodike te identiteteve, minoriteteve, enklavave dhe OJQ-ve me
honorare nga kryeqytetet komshi. Ne te kundert sdo ishte cudi qe
jo vetem Nene Tereza mund te mos na rezultonte realisht dhe teresisht
shqiptare, por te tille do te rrezikonin te mos na mbeteshin as
kryeministri i vendit, presidenti i Republikes, tri a kater ministra,
shumica e ortodokseve te Kuvendit, kryetari i Akademise se Shkencave,
kryebashkiaku i Tiranes e kushedisesa kryebashkiake te tjere te
haperdare lart e poshte qyteteve ku ortodoksia eshte si ne shtepi.
Nga kombesia duhet te zhvisheshin pa e bere llafin dy edhe nje numer
i pabesueshem artistesh, piktoresh, shkrimtaresh, kineastesh, mesuesish,
shkencetaresh, gazetaresh, veprimtaresh politike, rilindasish, figurash
te tjera te se kaluares te verifikuar historikisht ose krijesa legjendare,
perfshi ketu princa mesjetare dhe kreshnike te eposit. Perqindja
e joshqiptaritetit do te gelltiste madje edhe kontigjentet e veta
te deshmoreve, kooperativisteve, pishtareve te demokracise dhe kengetareve
te rockn roll-it derisa me ne fund, puritanizmi si qellim ne vetvete
do te kthehej shume kollaj ne nje kobure vetevrasese per gjithe
cindentifikohen sot me shqiptaret; kete race krenaresh dhe te cuditshmish.
|