| Fillimi i punimeve në
rrugën Durrës-Kukës-Morinë
30.11.03 Pragfesta me shënimin e fillimit
të punimeve në rrugën Durrës-Kukës-Morinë
tashë është edhe një rast i humbur për
të shpalosur mendësi integruese në përmasat
europiane. Edhe kësaj here dominoi logjika partiake në
Shqipëri dhe logjika proivincialiste në Kosovë. E
meqë raste të tilla si fillimi një rruge të
këtyre përmasave në një festë kombëtare
nuk ka edhe aq shesh, mbetet që të pritet një tjetër
rast, ku do të inaugurohet një sjellje tjetërfare
të politikës shqiptare.
Nga mënyra se si filluan zyrtarisht punimet në rrugën
Durrës-Kukës-Morinë, nëse i përmbahemi
thënies se dita e mirë shihet në mëngjes, nuk
është e lehtë të parasikohet një mbarim
i suksesshëm i saj. Edhe pse ky akt solemn u bë në
prag të festës kombëtare shqiptare, ngjyrat e tij
nuk lanë mbresën e një solemniteti që rrezaton
në përmasa të mëdha.
Shiritin që shënoi fillimin e punimeve e prenë kryeministri
i Shqipërsë dhe minsitri i mbrojtjes, por pa pjesëmarrje
të personaliteteve të tjera të larta shqiptare. Meqë
kjo rrugë ka karakter nacional, atëherë konform kësaj
rëndësie, në solemniteti do të ishte normale
të merrte pjesë i gjithë kreu i shtetit, bashkë
me opozitën. Por, duket se konfliktet politike që kanë
përfshirë edhe shumicën qeverisëse, kanë
minuar mundësinë që kjo ngjarje të paraqitte
një moment mobilizimi dhe pajtimi.
U vërejt edhe mungesa e plotë e zyrtarëve nga Kosova
në këtë ngjarje. Prerja e shiritit të një
rruge lokale, që lidh Shajkocin me Besianën, dhe fillimi
i ndërtimit të një shtëpie të kulturës
prej shtatëqind metrash katrorë në Fushë Kosovë,
kanë tërhequr si magnet një pjesë të zyrtarëve
kosovarë.
Përderi sa në rastin e parë, mungesa e personaliteteve
të larta të Shqipërisë, ka të bëjë
me konfrontimin e brendshëm politik, në rastin e dytë
, kjo ka të bëjë me theksimin e karakterit porvincial
të politikës. Edhe kësaj radhe konfliktualiteti iraciona
dhe provincializmi banal, janë dy anë të të
njëjtit litar.
Kultura politike në Kosovë, duke ruajtur karakter vërtet
lokalist, më shumë e ka forcuar prirjen e saj që
të jetë manifestive se sa vepruese. Në natën
e 27 nëntorit kanë vërshuar telegramet e urimit për
festën nga të gjita zyrat dhe nga të gjitha kabinetet.
Edhe ps enë kryeqytetin e Kosovës nuk u shënua asnjë
prerje shiriti, telegrame urimi ka pasur më shumë se në
cilindo kryeqytet të botës.
Fillimi i punimeve në rrugën Durrës-Kukës-Morinë,
edhe në një kontekst politik të konfronuar dhe me
mendësi provinciale, megjithatë do të duhej të
ishte një ngjarje më e shënuar. Rëndësia
e kësaj rruge për Kosovën është jetike.
Meqë edhe korridori i tetë edhe korridori i dhjetë
e anashkalojnë Kosovën, atëhetë rruga Durrës-Kukës-Prsihtinë
është ajo që e lidh Kosovën me të dyja
këto korridore. Në Durrës fillon korridori perëndim
lindje, i cili përshkon Shkupin e Sofjen dhe përfundon
në Burgas, duke u lidhur me Turqinë. Ndërsa me korridorin
e dhjetë, që përshkon Salsburgun-Lubjanën-Zagrebin-
Beogradin-Sofjen- dhe përfundon duke u degëzuar për
në Igumenicë dhe Selanik, Kosova lidhet afër Nishit.
Lidhja në korridoret e mëdha europiane, qoftë dhe
vetëm si ide, në një rast tjetër, do të
mobilizonte të gjitë faktorët politikë dhe ekonomikë
dhe vetë qytetarët. Sepse integrimi për të cilin
flitet në mënyrë poashtu manifestative, nuk është
një vulë në një letër me dy tri fjali,
po një lidhje shumëplanëshe, që nga rrugët
dhe ekonomia e deri te respektimi i të drejtave të njeriut
dhe të pakicave kombëtare.
Pragfesta me shënimin e fillimit të punimeve në rrugën
Durrës-Kukës-Morinë
tashë është edhe një rast i humbur për
të shpalosur mendësi integruese në përmasat
europiane. Edhe kësaj here dominoi logjika partiake në
Shqipëri dhe logjika proivincialiste në Kosovë. E
meqë raste të tilla si fillimi një rruge të
këtyre përmasave në një festë kombëtare
nuk ka edhe aq shesh, mbette që të pritet një tjetër
rast, ku do të inaugurohet një sjellje tjetërfare
të politikës shqiptare.
|