| Në Kosovë më pothuajse
nuk konsiderohen lajme rastet kur policia ndërhyn në lokale
të ndryshme dhe gjen se janë punkte të prostitucionit.
Është indicative që rastet më të shpeshta
të kësaj forme të krimit, policia i gjen në
qytete si Prizreni, Prishtina a Gjilani, të njohura për
vlera tradicionale në të kaluarën.
Por, Kosova nuk është e vetmuar në këtë
shëmti. Sipas një raporti më të fundit të
Stejt departmentit, Shqipëria vazhdon të jetë vend
ku “problem mbetet puna e fëmijëve të mitur,
trafikimi i tyre dhe i grave, të cilat nuk janë të
mbrojtura”. Poashtu, muajt e fundit është raportuar
shumë shpesh për punkte të shumta të prostitucionit
në Maqedoni, veçmas në zonat e banuara me shqiptarë,
ku kanë ndodhur edhe raste të vrasjeve të disa prostitutave.
Nga kjo tablo, është e qartë se në hapësirën
që nostalgjikët e papërmirësueshëm romantikë
ende mund ta quajnë botë shqiptare, po ndodh njëra
nga dukuritë më të shëmtuara, që ka prodhuar
mendja dhe veprimi i çrreguluar njerëzor.
Si e ka përfshirë kjo shëmti tërë “botën
shqiptare”? Duket se është fjala për një
zvetënim moral në pako, e që ka shkaktar të
ngjashëm ose të njëjtë, edhe pse është
fjala për shoqëri me shkallë të ndryshme të
zhvillimit social ekonomik.
E ashtuquajtura botë shqiptare, në tërësinë
e vet, megjithatë ka jetuar për gjysmë shekulli në
një sistem komunist, i cili nga studiues të tij, si fjala
vjen Zbigniev Brzhezhinksi, është cilësuar si çmoralizuesi
më i madh i shoqërisë. Jeta në një gjysmë
shekulli nën presionin e ideologjisë e cila e mohonte
Zotin, vlerën e pronës private, atakonte traditat dhe
pastërtinë morale të familjes, ka prodhar nusporodukte
në shoqëri, që shfaqen në variantin më
agresiv të grabitjes materiale dhe çoroditjes morale.
Rastet e shitjes për prostituim të fëmijëve
nga prindërit ose të gruave nga bashkëshortët,
që raportohen kaq shpesh nga media, janë shkalla më
ekstreme e atij çmoralizimi, që “njeriun e ri”
në fakt e ka zbritur në nivele më të ulëta
se të kafshës. Nuk është e rastësishme
që kontigjentet më të mëdha të prostitutave
vijnë më së shumti nga Moldavia, nga Ukraina, nga
Rusia, nga Bullgaria, nga Serbia, pra nga ish kampi socialist, ku
ëhstë bërë një indoktrinim gjysmëshkekullor
i rrënimit të dnërgjegjes morale.)
Në luftën kundër kësaj dukurie të shëmtuar,
policia përpiqet të bëjë punën e saj të
pengimit a të ndëshkimit, megjithëse nuk janë
edhe krejt të rralla rastet kur segmente të saj, siç
ka ndodhur në Shqipëri, në Maqedoni, në Serbi,
gjenden të implikuara edhe vetë në këto rrjete.
Rasti më drastic u gjend në mal të Zi, ku zëvendësprokurori
republican ishte kreu i rrjeteve të trafikimit të prostitucionit.
Por, policia megjithatë bën diçka. Ajo që
është më e habitshmja në tërë këtë
histori tragjike, ka të bëjë me indiferentizmin e
shoqërisë civile dhe të popullsisë në përgjithësi.
Ka që duan të argumetojnë se popullsia është
e frikësuar. Natyrisht, që ka raste kur është
ashtu, por popullata që nuk mobilizohet kundër të
keqes, mandej paguan çmim shumëherë më të
rëndë, kur ai krim fuqizohet, sikundër ka ndodhur
jo rrallë në histori.
Por, ky vetëdijësim i popullatës sikur po vonon,
ndërsa shumëkëmbëshi i krimit po fuqizohet gjithnjë
e më shumë. Madje ka pasur raste në Maqedoninë
Perëndimore, ku intervenimi i policisë kundër ndonjë
punkti të prositucionit në fshatrat thjesht shqiptare,
është paraqitur si provokim i policisë ndaj banorëve,
duke ndezur edhe reagimin e qytetarëve të manipuluar.
Kësisoj, pengimin e luftës kundër rrjeteve kriminale
të prostitutcionit kanë dashur ta ambalazhojnë edhe
si patriotizëm shqiptar!!!
E drejta, as shtetet perëndimore, të cilat kanë krijuar
institucione të qëndrueshme, nuk kanë munduar ta
mposhtin plotësisht këtë dukuri në vendet e
tyre. Por, ato i kanë legalizuar shtëpitë publike
dhe disi e kanë izoluar ose më saktë e kanë
vu nën kontroll këtë shëmti sociale dhe morale,
duke e getoizuar dhe duke e mbajtur nën presionin e etikës
qytetare.
Po shoqërive shqiptare dhe vendeve ballkanike me jostabilitet
insittucionesh e me kriza të rënda ekonomike, çka
u mbetet të bëjnë? Para së gjithash një
kuadër ligjor më rigoroz që do të dekurajonte
kriminelët. Së dyti një bashkërëndim insitucional
të luftës kundër prostittucionit, të këtyre
vendeve dhe të vendeve të tjera të rajonit. Së
treti, është i domosdoshëm një proces i shpejtë
dhe shumëplanësh i ringritjes morale të njerëzve.
Pa e krijuar një prag etik të fuqishëm, i cili i
bën njerëzit të reagojnë kundër dukurive
të shëmtuara, sikundër është edhe prositucioni,
policia dhe shteti e ka të pamundur të fitojë luftën
me këtë murtajë të re. Në fund të
fundit, para se ta dijë policia se ku vepron një shtëpi
publike, atë gjë e dinë fqinjtë dhe qytetarët.
Prandaj, mos ta rrejë mendjen askush se është i larë,
nëse pranë tij kutërbon fëlligështia.
|