Plani i Shtajnerit për Mitrovicën

ÇMIMI I DALJES NGA STATU QUOJA

Plani prej shtatë pikësh për Mitrovicën i Mihajl Shtajnerit, nuk është vetëm kontributi më i madh me ide të reja, në kontekstin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 26 tetorit në Kosovë. Edhe pse u bë publik pikërisht në kuadër të kësaj fushate, dhe me qëllim të motivimit të serbëve të Kosovës që të dalin në votime, plani ka një radius shumë të të gjerë të ndikimit në të adhmen e Kosovës.

Plani i Mihajl Shtajnerit, faktikisht është një rrugë për dalje nga statu kuoja, ku janë bllokuar serbët e Kosovës e bashkë me ta edhe proceset e integrimit dhe të demokratizimit të plotë të Kosovës. Rrjedhimisht, plani ka pasur para sysh këtë situatë të ndërlikuar dhe e ka projektuar në një varg koncesionesh për serbët, në mënyrë që t'i inkurajojë që të lëvizin nga pozicioni i tashëm i ngurtësuar dhe të fillojnë një proces kompleks të integrimit. Është e qartë se pa koncesione të tilla, ky proces nuk mund të lëvizet, sikundër që është e qartë se proces të tillë nuk mund të lëvizin institucionet vendore kosovare. Jo vetëm për mungesë të potencialeve të pushtetit, po edhe të nivelit të ulët të besimit ndëretnik, që ende mbretëron ndërmjet shqiptarëve e serbëve të Kosovës.
Prandaj, dalja nga statu kuoja është e mundur vetëm me koncesione serioze dhe me paraqitjen në rolin e realizuesit, të subjektit që ka pushtet faktik në Kosovë, sikundër është Përfaqësuesi Special.

Të gjitha koncesionet që parashihen, e që do të jenë aftagjata për zhvillimet e tërësishme politike e ekonomike në vend, janë të kushtëzuara nga dalja e komunitetit serb në zgjedhjet lokale të 26 tetorit. Paralajmërimi i serbëve se mund t'i bojkotojnë zgjedhjet loale të 26 tetorit, është treguar shqetësues, për faktin se rrezikon kthimin prapa të procesit të pjesëmarrjes së tyre në institucionet kosovare. Për këtë shkak, Mihajl Shtajner ka ndërtuar një skemë jashtëzakonisht të favorshme për serbët, në mënyrë që t'ua heq adutet atyre që propagojnë bojkotin. Ndalimi i kthimit të dhunshëm nga jugu në veri, bashkëqeverisja pas zgjedhjeve, decentralizimi i komunave, zhvillimi ekonomik dhe organizimi i një konference dinatorësh vetëm për Mitrovicën, janë shtylla të një plani koherent, i cili me një rezon logjik nuk mund të refuzohet nga serbët. Interesat e tyre kësisoj fitojnë hapërirë maksimale të realizimit brenda kontekstit kosovar, duke u shndërruar në faktor të vendimmarrjes substanciale.

Sa u përket shqiptarëve, duket se as ata nuk kanë gjetur shkaqe që ta refuzojnë një plan të tillë. Së pari, për shkak të vërtetimit të pafuqisë e tyre për t'i lëvizur gjërat nga vendi. Së dyti, për shkak të të kuptuarit se procesi i integrimit të plotë të Kosovës është më kompleks se retorika patriotike, e cila shitet lirë.Vlerësimi pozitiv për planin e Shatjnerit, i shprehur nga kryetari aktual i komunës së Mitrovicës, i cili është njohës autentik i problemit, lë të kuptohet se kjo linjë do të jetë dominuese në vlerësimet serioze të faktorëve politikë shqiptarë.
Nga ana tjetër, plani i Shtajnerit tashmë ka fituar mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, për çka fillimisht u pozicionua ministrri i punëve të jashtme të Gjermanisë. Përkrahja e SHBA-ve dhe e NATO-s për planin, praktikisht e ka vulosur
arsyeshmërinë e tij dhe ka shpalosur shpresat e reazlizmit të tij të plotë.

Tri vjet pas ndarjes faktike të Mitrovivës dhe të veriut të Kosovës, planit të Shtajnerit i japin përmasën e planit të shpresës. Ky plan mund ta evitojë procesin e ndarjes së Kosovës. Por, si kompensim, ai inicon një proces politik që mund të shpjerë edhe drejt krijimit të dy entiteteve politike, në nivelin e vendimmarrjes politike. Ndoshta vetëm për aq sa nuk do të realizohet procesi i integrimit të brendshëms kosovar dhe procesi i integrimit të Kosovës në institucionet euro-atlantike.

 

shkruan
Milazim Krasniqi
Radio Evropa e Lirë
Copyright www.agimi.com 2002