| Ana
tjetër e medaljes
Në Serbi janë inkuadruar edhe OJQ-të në debatin
e parapërgatitjeve për bisedimet ndërmjet Prishtinës
e Beogradit, ndërsa në Kosovë, ende nuk janë
takuar liderët e partive që e përbëjnë
koalicionin qeveritar!!! Ndërsa, gjithkush e di se bisedimet
me Serbinë, në çfarëdo niveli dhe për
çfarëdo teme, janë politike dhe nuk mund të
bëhen pa pasur një platformë unike politike. Nëse
puna i lihet në barrë vetëm qeverisë, atëherë
ëshë e qartë se kjo gjë bëhet me qëllim
të dështimit të saj dhe me qëllim të dobësimit
të pozitës së Kosovës.
Presionet në drejtim të Kosovës lidhur me fillimin
e bisedimeve me Serbinë, dy javët e fundit kanë shënuar
ngritje në grafikonin e retorikës dhe të veprimeve
konkrete diplomatike e politike. Kjo më shumë duket si
një fushatë e orkestruar e disa faktorëve ndërkombëtar,
se sa si një politikë e planifikuar dhe koherente, e cila
merr para sysh realitetet në terren. Zhvillimi në formë
fushate i përgatitjes së terrenit për bisedime ndërmjet
Prishtinës e Beogradit, esencialisht nuk ka të bëjë
me “çështje teknike”, po me hapjen e çështjes
së statusit të Kosovës. Emërtimi si bisedime
për çështje teknike është figurë
për të fshehur nga opinioni publik kuadrin që është
rezervuar për këtë proces politik.
Si duket tabloja e presioneve në
drejtim të Kosovës
1. Tematizimi i Kosovës në mbledhjen
e Grupit të Kontaktit në Moskë, para dy javësh,
shënon riaktivizimin e kësaj instance vendimmarrëse
në drejtim të Kosovës, kësaj here në nivelin
e krijimt të ambientit për fillimin e bisedimeve ndërmjet
Prishtinës e Beogradit. Nominimi nga Grupi i Kontaktit i Përfaqësuesit
Special, Hari Holker, si ndërmjetës në këto
bisedime, realisht tregon mungesën e preokupimit koherent dhe
serioz me Kosovën të kësaj instance ndërkombëtare.
Hari Holkeri ka ardhur në detyrën e Përfaqësuesi
Special për Kosovën vendim të posaçëm
të sekretarit të përgjitshëm të OKB-së
dhe të Këshilit të Sigurimit. Sipas rezolutës
1244, detyrat e tij të punës kanë të bëjnë
me ushtrimin e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor
në Kosovë, ku bie edhe përfaqësimi ndërkombëtar
i Kosovës, më saktë, “ për të kontrolluar
implementimin e prezencës civile ndërkomëbëtare”.
Rrjedhimisht, ai mund të jetë pjesë e delegacionit
të Kosovës në bisedime e jo ndërmjetës.
Por, kjo zgjidhje e improvizuar dhe jologjike në shikim të
parë, ka të bëjë me një element thelbësor
që po futet në lojën politike ndaj Kosovës:
me heqjen e dimensionit ndërkombëtar të bisedimeve
ndërmjet Kosovës e Serbisë. PSSP është
pjesë e infrastrukturës së brendshme pushtetore të
Kosovës dhe sado që të ketë mandatin e deklaruar
nga Grupi i Kontaktit dhe nga institucionet e tjera ndërkombëatre,
ai mbetet që mbetet në suazat e një përfaqësimi
të brendshëm.
2. Pas trasimit të tillë të terrenit
nga ana e Grupit të Kontaktit, pasoi vizita e komisarit të
Bashkimit Europian, Kris Paten në Prishtinë dhe në
Beograd, ku u pa edhe më qartë strategjia e skicuar e
heqjes së dimensionit ndërkombëtar çështjes
së Kosovës. Kris Pateni në Kuvendin e Kosovës
deklaroi se “ deklaratat parlamentare kundër pavarësisë,
nuk janë të dobishme, sikur që nuk mund të jenë
të dobishme as deklaratat parlamenare për pavarësinë”.
Mirëpo, Kris Paten mesazhin e njëjtë nuk e përcolli
në Beograd. Paten atje takoi të gjithë zyrtartë
e pozitës dhe të opozitës, por nuk pati rast të
fliste në Kuvendin e Serbsië dhe as në kuvendin federal.
Nga informacionet që dolën nga takimet e atjeshme të
tij, nuk u duk aspak angazhimi i tij lidhur me “padobinë”
e deklaratës për Kosovën të Kuvendit të
Serbisë dhe rezolutës së Kuvendit të Serbisë
e të Malit të Zi. Përkundrazi, mesazhi i Patenit
në Beograd shkoi në drejtim të motivimit të
zyrtarëve serbë për integrimin e Serbisë dhe
të Malit të Zi në strukturat europiane, pas asnjë
lloj kushtëzimi me qëndrime më të matura ndaj
Kosovës.
3. Bashkë me riaktivizimin e Grupit të
Komntaktit dhe me presionet e Patenit, këto ditë po shënon
rritje edhe retorika e diplomacië ruse në drejtim të
Kosovës. Ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov deklaroi
më 9 shtator në Sarajevë se “Rusia nuk do të
tërhiqet nga Ballkani”. Njeherësh u paralajmërua
edhe hapja e konsullatës ruse në Prishtinë. Kjo konsullatë
është planifikuar që të jetë në kuadër
të ambasadës ruse në Beograd. KJo do të thotë
se aktivitetet e saj do të jenë të tilla që
Kosovën ta trajtojë brenda mandatit që ka ambasada
e Rusisë në federatën Serbi-Mali i Zi. Nëse
lejohet kjo zgjidhje për konsullatën ruse nga UNMIK-u,
atëherë do ë jetë edhe me e qartë se cila
është vija e riintegrimit të Kosovës në
federatën serbo-malazeze.
4. Këtë tablo e bën edhe më
të plotë deklarimi më i ri dhe pakuptueshëm
entuziast i prokurores së Tribunalit të Hagës, Karla
del Ponte, e cila ka adresuar presione dhe kërcënime të
reja në drejtim të shqiptarëve. Ajo ka thënë
se “Ne po vazhdojmë hetimet kundër UÇK-së,
kemi kërkuar dësshmi edhe nga autoritetet e Serbisë
dhe do t’i analizojmë ato. Do t’i përfundojmë
të gjitha hetimet edhe kundër pjesëtarëtve të
UÇK-së, deri në fund të vitit 2004 dhe shpresoj
të ngrisim aktakuza të reja”. Siç shihet,
dy momente janë indikative dhe alarmante në këtë
deklaratë të Karla del Pontes: e para, që ajo e pranon
se ka nstitucionalizuar bashkëpunimin e saj me autoritetet
serbe, për të cilat dihet se çfarë qëndrimi
mbajnë ndaj UÇK-së dhe çka janë në
gjendje të sajojnë për inkriminimin e saj. E dyta,
ende pa i kryer hetimet, ajo shpreson se do të ketë aktakuza
të reja, gjë që do të thotë se në
fakt e paragjykon procesin e hetimeve. Në një lexim të
mundshëm politik, kjo do të thotë se ajo qysh tash
ka lëshuar kërcënime dhe shantazhe ndaj pjesëtarëve
të UÇK-së, si mjet presioni në krijimin e
ambientit për fillimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës
e Beogradit.
5. Mbajtja e Kosovës në izolim të
fortë ndërkombëtar është një element
tjetër i presionit konkret, i cili është në
funksion të dobësimit të identitetit politik të
Kosovës dhe të dobësimit të motivit të
shqiptarëve për pavarësi. Mospranimi i dokumenteve
të udhëtimit nga shtete në rajon, veçmas nga
Bullgaria e Greqia, kanë bërë që të prodhohen
shumë zhgënjime të qytetarëve të Kosovës
me UNMIK-un dhe me administratën e vendit. Këtu bie edhe
favorizimi i marrjes së dokumenteve të federatës
serbo-malazeze, që më vite është bërë
në Kosovë dhe që favorizohet edhe në shtete
europianoperëndimore, veçmas në Gjermani.
Hari Holkeri, para se të merr detyrën e ndërmjetësimit,
do të duhej të kryente detyrën e vet që i ngarkon
rezoluta 1244, e që ka të bëjë edhe me krijimin
e kushteve për lirinë e qarkullimit të njerëzve
të Kosovës. Përndryshe nuk ka kuptim të flitet
për marrëdhënie në rajon, nëse shtetet
e rajonit mbajnë politika diskriminimi ndaj qytetarëve
të Kosovës, të cilët kanë dokumente të
lëshuara nga administrata civile ndërkombëtare e
OKB-së. Meqë këto lojëra zgjasin tash katër
vjet, këtu ose është fjala për dështimin
e autoritetit të OKB-së, ose për një politikë
ngulfatëse ndaj identitetit të Kosovës.
6. Edhe mbajtja me një konsekuencë të
paparë e Kosovës në kollaps energjetik, në jostabilitet
permanent dhe në krizë të thellë ekonomike dhe
sociale, duket si element i një stategjie të përpunuar
për gjunënzimin e vullnetit politik të shqiptarëve.
Dihet se shtylla e katërt e UNMIK-ut administrohet nga Bashkimi
Europian, ndërsa dështimet më të mëdha
në Kosovën e këtyre katër viteve, janë
pikërisht në ekonomi. Si është e mundur që
të dështojë Bashkimi Europian, në mëkëmbjen
e ekonomisë së një vendi që ka banorë vetëm
sa një qytet pak më i madh europian. Mbajtja e Kosovës
në krizë permanete ekonomike dhe në kollaps energjetik,,
realisht e mban Kosoëvn nën nivelet që ka Srerbia
e mal ii Zi, për të nxjerrë së andejmi arsyetimin
e nesërm për riintegrimin e Kosovës në një
“strukturë më zhvillim më të lartë
ekombomik dhe me shkallë më të lartë të
integrirmit në strukturat europiane”.
7. Mund të jetë se edhe rikthimi i jostabilitetit
në Maqedoni, sado që të jetë një mjet i
tërthortë, ai pashmangshëm shndërrohet në
një mjet presioni ndaj Kosovës. Është funksionalizuar
tashmë skema, sipas të cilës për jostabilitetin
rajonal fajtor kujdestar është Kosova, përkatësisht
njerëz ose struktura të saj mbrojtëse.
Çka duhet të bëhet?
Brenda këtyre zhvillimeve tërësisht të pafavorshme,
politikëbërësit shqiptarë të Kosovës
duhet të kenë koncentrim maksimal dhe përgjegjësi
maksimale, nëse duan që të mos mbeten të lagur
në fund. Duhet të ndërmerren veprime të qarta
dhe të vendosura politike.
E para, partitë politike shqiptare, që
kanë ngritur bashkërisht koalicionin e tashëm qeveritar,
duhet të hartojnë një platformë të përbashkët
lidhur me zhvillimet aktuale dhe veçmas me procesin e bisedimeve
me Beogardin për “çështje teknike”.
Në këtë kontekst, duhte të qartësohet se
çka do të thotë ky aspekjt i bisedimeve, në
mënyrë q ë të mos rrëshqasin gjatë
procesit në “bisedime për statusin”, pa qenë
të përgatitur. Vlen t’u kujtohet përvoja e
hidhur e Malit të Zi, i cili i filloi bisedimet me Serbinë,
nën monitorimin e Solanës, për çështje
teknike por që rezultuan me miratimin e Kartës Kushtetuese
dhe me thyerjen e vullnetit malazez për pavarësi. Duhet
të shpjegohet qartë formulimi “bisedime për
çështje konkrete ose teknike”. A bie këtu
tematika e importit të qumështit të Beogradit dhe
të ujit mineral Heba, ( që edhe ashtu e kanë riokupuar
tregun e Koosvës).
Por, asgjë nuk do të sqarohet nëse nuk mblidhen dhe
nuk e hartojnë një platformë politike të përbashëkt
partitë shqiptare që e përbëjnë koalicionit
qeveritar. Dihet mirëfilli se qeveria vetëm e ekzekuton
politikën, e cila hartohet nga partitë e koalicionit qeveritar.
Në Serbi janë inkuadruar edhe OJQ-të në debatin
e parapërgatitjeve për bisedimet ndërmjet Prishtinës
e Beogradit, ndërsa në Kosovë, ende nuk janë
takuar liderët e partive që e përbëjnë
koalicionin qeveritar!!! Ndërsa, gjithkush e di se bisedimet
me Serbinë, në çfarëdo niveli dhe për
çfarëdo teme, janë politike dhe nuk mund të
bëhen pa pasur një platformë unike politike. Nëse
puna i lihet në barrë vetëm qeverisë, atëherë
ëshë e qartë se kjo gjë bëhet me qëllim
të dështimit të saj dhe me qëllim të dobësimit
të pozitës së Kosovës.
E dyta, qeveria duhet të pajiset me kompetenca
më të plota e më të qarta, para së të
marrë përsipër realizimin e politikës që
do të hartohet nga partitë e koalicionit qeveritar. Ajo
duhet të ketë mandat që obligimet që i merr
të mund t’i realizojë, e jo të varet nga vullneit
i UNMIK-ut, sepse në atë rast do të kompromentohej
për josreriozitet dhe paaftësi.
E treta, institucionet e Kosovës duhet të
kërkojnë që Uashingtoni, përveç angazhimit
në Grupin e Kontaktit, të ketë edhe angazhim separat,
si në në procsin e përgatitjes ashtu edhe të
mbarëvajtjes së bisedimeve. Në rastin e Kosovës,
përveç pëgjegjësisë politike, Uashingtoni
ka edhe përgjegjësi morale.
E katërta, arritja e paqes sociale është
e domosdoshme në periudhën sa do të zgjatë procesi
i bisedimeve. Suksesi i kryeminsitrit Rexhepi në arritjen e
marrërveshjes së përkohshme me minatorët e Trepçës
dhe marrvëshjes me arsimtarët, është mjaft inkurajuese.
Por, paqja sociale duhet të jetë më gjithëpërfshirëse
dhe më e qëndrueshme, nëse nuk dëshiron qeveria
që të ketë edhe një gur më shumë në
qafën e brishtë të saj.
Në Prishtinë,
14 shtator 2003 |