INTELEKTUALËT - PËR TË DALË NË SYRET

12.04.04
Ana tjetër e medaljes

Mungesën e ndikimit të intelegjenices në jetën shoqërore, e pasqyroi edhe shpërthimi i valës së dhunës në ngjarjet e 17 e 18 marsit. Heshtja e shumicës së intelektualëve dhe e institucioneve dhe e asociacioneve që i grumbulojnë artistët dhe profesionistët e ndryshëm, ishte pasojë e inferioritetit që u është imponuar atyre në shoqërinë e sotme kosovare. Ideja se shoqërisë i mjaftojnë vetëm përfaqësuesit politikë, ndërsa intelektualët, nuk kanë pse të përzihen, në shoqërinë kosovare të pasluftës është mbjellë me presion psikologjik dhe faktik.

Pozita e vështirë materiale e intelegjencies kosovare, është njëri nga faktorët që e mban shoqërinë në një gjendjeje jostabiliti latent. Mungesa e kontributit sistematik dhe të ndjeshëm të intelektualëve për alternativat e zhvillimit dhe të projektimit të së ardhmes së shoqërisë e të vendit, ka bërë që qytetarët të jenë më pak të informuar.
Informacionet që ata konsumojnë nga udhëheqësit politikë, zakonisht janë të njëanshme, dhe të pamjaftueshme për ta kuptuar se si janë punët në shoqëri. Fjala vjen, në kohën kur papunësia shënon rritje të vazhdueshme, ka politikanë që vzhdimisht qytetarëve u flasin për zhvillim ekonomik e vende të reja të punës, e kjo shkakton hutim dhe pasiguri.
Mungesën e ndikimit të intelegjenices në jetën shoqërore, e pasqytoi edhe shpërthimi i valës së dhunës në ngjarjet e 17 e 18 marsit. Heshtja e shumicës së intelektualëve dhe e institucioneve dhe e asociacioneve që i grumbulojnë artistët dhe profesionistët e ndryshëm, ishte pasojë e inferioritetit që u është imponuar atyre në shoqërinë e sotme kosovare. Ideja se shoqërisë i mjaftojnë vetëm përfaqësuesit politikë dhe të tjerët, ndërsa intelektualët nuk kanë pse të përzihen, në shoqërinë kosovare të pasluftës është mbjellë me presion psikologjik dhe faktik.
Vetë bodigardizimi i personave që mirren me aktivitete publike, intelektualët i ka bërë që të stepen. Shumë sish e kanë ndjerë se angazhimi i pavarur në shoqëri nënkupton rrezikun. Prandaj, ose kanë heshtur ose u janë bashkuar grupeve politike, por duke humbur dimensionin e angazhimit të mirëfilltë intelektual
Nga ana tjetër, pozita skajshmërisht e vështirë e profesorëve universitarë, e shkrimtarëve dhe e artistëve të tjerë, dhe e profesionistëve në përgjithësi, i ka bërë ata që të mbyllen ne vete dhe të preokupohen me ekzistencën matriale të vetes e të familjeve të veta. Këshu, ata edhe janë përjashtuar veten nga angazhimi.
Është e njohur kudo se kur qevera nuk i ka në një situatë kapacitetet e duhura për të mbajtur qetësinë sociale ose politike, shfaqet instanca morale që ndikon në qetësimin e situatës. Kjo instancë zakonisht vjen nga personalitetet e njohura të kulturës, shkencës, të arsimit ose të besimit. Mirëpo, edhe për këtë veprim stabilizues, kërkohet që intelegjencia të ejtë e motivuar, pra të ketë një ofertë serioze. Ndërsa, në Kosovë nuk është vu re një gjë e tillë. UNMIK-u për pesë vjet ka krijuar iluzionin se mud të mëbshtetet te e ashtuquajtura shoqëri civile, duke e financuar me para të majme dhe duke u mbështetur në servilizmin e saj. Ndërsa, institucionet e Kosovës, kanë financuar ose financojnë intelegjencinë sipas preferencave partiake.
Një shembull se nuk po mësohet nga ngjarjet tronditëse të marsit, është mediatizimi i inferioritit të themelatave të larta të dijes. Ta zëmë, këto ditë udhëheqja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, po i kalon në pritje të zyrtarëve të lartë, të cilët japin premtime se do të ndihmojnë ndërtimin e një godine për Akademinë. Vetë fakti që Akademia edhe tash pesë vite është pa godinë, është tregues i shkallës së kujdesit ndaj saj. E prej këndej edhe i mungesës së autoritettit të Akademisë në jetën shoqërore të vendit.
Fotografitë e përbashkëta të akademikëve me ministra e me komunarë, nuk janë menduar si raste që të rrisin autoritetin e kësaj themelate të lartë të dijes, po që të gjenerojnë autoritetin e cënuar të atyre që shkojnë atje për t’u fotografuar.
Ndërsa, lënia e intelegjencies në pozitë të vështirë, ka qenë njëri nga lëshimet e të mëdha të administratës së pasluftës. Tek intelegjencia, administrata ka mundur të gjejë një aleatë, që do të luante rol stabilizues në shoqëri, por kjo deri tash nuk ka ndodhur.
Koha e humbur nuk do të thotë se nuk duhet të provohet ndryshimi i kësaj gjendjeje tash e në të ardhmen. Është e pritshme që Kosova të përjetojë faza të vështira të ndërtimit të vet të përgjithshëm politik e social, prandaj, kontributi i intelegjencis është e pashmangshëm. Por se a do të jetë ky kontribut për projektet jashtëistitucionale ose për ato ndërtimit të qëndrueshëëm institucional e demokratik të Kosovës, nuk varet vetëm prej saj.
Varet edhe nga oferta që do t’i bëjnë akterët kryesorë të jetës politike e shoqërore. Por, në rend të parë, varet nga adminstrata. Nëse ajo e lë edhe më tutje që të mbahet për shkopin e lypësit, atëherë ka rrezik se mund të ndodh mercenarizimi i saj, në projekte radikalizuese.

shkruan

Milazim Krasniqi
Copyright www.agimi.com