|
E
shtunë 19.01.02
Rrespektimi
i të drejtave të njeriut dhe i sundimit të ligjit
është themel i çdo shoqërie demokratike,për
çka edhe OSBE-së në Kosovë i është
besuar roli udhëheqës për çështjet që
kanë të bëjnë me ndërtimin institucional
dhe të demokracisë,me shtet ligjor dhe me të drejta
të njeriut,për të siguruar kornizë të qartë
për trajtimin e njerëzve në këtë hapësirë.
Mirëpo, pa implementimin e sistemit juridik në mënyrë
të drejtë dhe efektive është e pa mundshme të
arrihen suksese edhe në misionin e UNMIK-ut.
Paraqitja e formave të ndryshme të kriminalitetit vitin
e kaluar në Kosovë ka shkaktuar mobilizimin dhe angazhimin
e UNMIK-ut në luftimin e dukurive negative.Ky angazhim i tyre
është përshpejtuar falë edhe të medijave
vendore,të cilat bëjnë identifikimin e problemeve
konkrete duke adresuar sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi
juridik penal Kosovar.
Pa përfilljen e standardeve juridiko-nërkombëtare
nuk mund të kryhen masat dhe veprimet penalo-juridike në
mënyrë të organizuar dhe efikase në zbulimin
dhe ndriçimin e veprave penale.Pa zhvillimin e hetimeve objektive,të
plota,gjithëpërfshirëse,koherente dhe të shpejta,pa
përfilljen e parimeve themelore të kriminalistikës
në zbulimin e veprave penale dhe të kryesve të tyre,pa
monitorimin e gjithëanshëm të sistemit juridik për
të siguruar të drejtën se gjatë procesit po
realizohet me drejtësi arrestimi dhe gjykimi është
e pamundshme edhe kriminaliteti të luftohet drejtë dhe
me sukses.
Në këtë kontekst OSBE-ja është organizatë
udhëheqëse dhe përgjegjëse për monitorimin
dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e cila edhe duhet
të inkurajojë rrespektimin e të drejtave të
njeriut dhe sundimit të ligjit në të gjitha aktivitetet
e Administratës së Përkohshme të Misionit të
Kombeve Bashkuara në Kosovë.
Standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
janë pjesë e legjislacionit pozitiv në bazë
të inter alia Rregullores 1999/24,e cila obligon bartësit
e funkcioneve publike në Kosovë,duke përfshirë
këtu edhe UNMIK-un ti përmbahen standardeve të pranuara
ndërkombëtarisht mbi të drerjtat e njeriut.Këto
standarde janë të precizuara në nenet 9,10,14 të
Paktit ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe
Politike, në nenet 5,6 të Konventës Europiane për
Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut,si
dhe në Parimet Themelore mbi Pavarësinë e Gjyqësisë(të
miratuara në Kongresin e Shtatë të KB-së).Duke
marrë parasysh involvimin e akterëve ndërkombëtar
në sistemin vendor të gjyqësisë dhe Kreun 2
të Kornizës Kushtetuese të Vetëqeverisjes së
Kosovës(e cila ka hyrë në fuqi më 15.5.2001),ku
është bërë ndarja midis pushteteve legjislative,ekzekutive
dhe gjyqësore,për tërë popullatën e Kosovës
është shumë e rëndësishme dhe jetike që
ligji i aplikueshëm të zbatohet me përpikëri
profesionale.
Siç na është e njohur,vitin e kaluar është
vërejtur një tendencë shumë e rrezikshme,gati
se është bërë rregull që njerëzit
të mbahen në arrest pa vendim gjyqësor,në bazë
të urdhërit ekzekutiv,si akt administrativ i Përfaqësuesit
special të Sekretarit të përgjithshëm,siç
ka ndodhur rasti në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë(
rasti i tre të burgosurve,të pandehur për sulmin
kunder autobusit me serbë afër Podujevës).Ky rast
ka qenë tipik dhe në një anë e ka shqetësuar
opinionin Kosovar dhe më gjërë.
Reagimi dhe pakënaqshmëria e Ombudspersonit të Kosovës
Mark Antoni Nowickit drejtuar ish kryeadministratorit të Kosovës
Hans Haekkerup në lidhje me ?urdhëresën ekzekutive?
lidhur me privimin arbitrar nga liria të qytetarëve është
mirëpritur nga ana e popullates kosovare. Z. Nowicki si një
profesionist,vetëm ka sinjalizuar se kërkesat e ligjeve
ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ende
nuk po gjejnë zbatim në sistemin gjyqësor të
Kosovës.Brengosja e tij mund të kuptohet në një
anë,se legjislacioni,praktika e gjyqësisë dhe e policisë,si
dhe politika e drejtësisë penale në disa raste ka
marrë kahje arbitrare,ndërsa në anën tjetër
ai ka adresuar në ate se autoritetet e pushtetit duhet të
jenë,konsistente dhe parimore.
Së këndejmi edhe institucionet përkatëse vendore
nuk duhet të hezitojnë në kritikën e arësyeshme
ndaj ndërkombëtarëve,edhe pse në fillim në
Kosovë nuk kemi qenë aq kritikë ndaj tyre.Ata i kemi
përjetuar si çlirimtarë.Tani ka kaluar aq kohë
sa që mund të bëjmë krahasime mes zyrtarëve,mes
paraardhësve dhe pasardhësve të secilit zyrtar.Pra,me
një fjalë,tani jemi në gjendje më lehtë
ti identifikojmë dhe ti adresojme problemet dhe hallet e bashkëkombasve
tanë.Çështja e përgjegjësisë duhet
të përcaktohet dhe të rregullohet në mënyrë
institucionale dhe ligjore.
Neni 11 (j) i Rezolutës 1244 thekson se, " përgjegjësitë
kryesore të pranisë ndërkombëtare civile do
të përfshijnë - mbrojtjen dhe promovimin e të
drejtave të njeriut-".Me këtë dispozitë,
Këshilli i Sigurimit e ka themeluar qartas juridikcionin e
Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)
mbi situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë,
në interes të njerëzve që jetojnë atje.Në
këtë kontekst, se Rezoluta 1244 e ka krijuar UNMIK-un
si një zëvendësim shteti me të gjitha obligimet
përkatëse, përfshirë këtu edhe obligimin
afirmativ për t'ia siguruar të drejtat e njeriut secilit
brenda juridikcionit të UNMIK-ut.
UNMIK-u në një mënyrë është zëvendësim
i shtetit dhe, si i tillë, është institucionalisht
i obliguar jo vetëm të ketë parasysh standardet ndërkombëtare
mbi të drejtat e njeriut, por edhe t'i implementojë ato.
Këto obligime pra, nuk duhet t'i vishen vetëm zyrtarëve
publik në kapacitetet e tyre publike, por institucioneve në
emër të të cilave ata i ushtrojnë funkcionet
e tyre publike. As Rregullorja e UNMIK-ut 2000/59 e as cilido ligj
tjetër në fuqi në Kosovë ende nuk e rregullon
këtë princip të përgjegjësisë së
shtetit përkatsisht UNMIK-ut.
Këtyre ditëve Administrata ndërkombëtare në
Kosovë u ka kërkuar partive politike të gjejnë
një zgjidhje për krijimin e institucioneve demokratike.Në
të kundërtën zyrtarët ndërkombëtarë
kanë pohuar se UNMIK-u do të vazhdojë të qeverisë
vetë Kosovën.Mirëpo edhe popullata e Kosovës
në një anë pret prej sekretarit të përgjithshëm
të OKB-së Kofi Anan sa më shpejtë ta emrojë
administratorin e ri të Kosovës, i cili do ti ndryshojë
Rregulloret e UNMIK-ut, me çrast do të kufizohej imuniteti
i KFOR-it dhe UNMIK-ut në kapacitetin e tyre institucional,
dhe të eliminohet vakumi juridik, ku do të ju garantohet
individëve në Kosovë çasje efektive në
një tribunal adekuat për definimin e kërkesave civile
kundër KFOR-it dhe UNMIK-ut.
Gjithashtu pritet prej Përfaqesuesit Special të Sekretarit
të Përgjithshem të ndërmarrë hapa të
duhur për ta inkurajuar KFOR-in që të krijojë
dhe të zbatojë një politikë të qendrueshme-
përshembull lidhur me pagimin e kompensimit personave të
cilëve KFOR-i ju ka tjetërsuar ose dëmtuar pronën.E
drejta mund të zbatohet vetëm nga ata që edhe vetë
e respektojnë atë.Popullata e Kosovës nuk pajtohet
me pozitën që e ka,vetëm të jetë spektatore
e thjeshtë në sistemin juridik të Kosovës,por
asaj i takon edhe pjesmarrja aktive,për tu qartësuar parësia
e instrumenteve ligjore ndërkombëtare mbi të drejtat
e njeriut në rendin ligjor të Kosovës,që është
tashmë në ndërtim e sipër.Prandaj, për
tu zgjidhur të gjitha problemet që i rëndojnë
bashkombasit tanë duhet sa më shpejtë zëvendësuar
rregulloret e UNMIK-ut me ligjet që do të nxjerren në
Parlamentin e Kosovës.Kjo nuk mund të bëhet nëse
nuk janë të ndërgjegjshëm liderët tanë
politik.Shumë punë kanë mbetur për t`u bërë.
|