INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS I MUNGON STRATEGJIA GJYQSORE

procedurat gjyqsore te mbyllura ne kafazNë kushtet kur mungojnë mundësitë e zakonshme për përdorimin e mjeteve kërkimore dhe të shfrytëzimit të të dhënave ata që interesohen për gjyqsinë kosovare,shpeshherë, janë të detyruar që të udhëtojnë nëpër shtigje,deri diku, të përdredhura për marrjen e informatave të caktuara.Këtë udhëtim tashmë po e bëjnë gazetarët tanë, të cilët fatkeqësisht ndodhen në një qorrsokak sa i përket pranisë së tyre në proceset gjyqsore,që po zhvillohen kundër personave që kanë qenë ish luftëtarë të UÇK-së. A ndikojnë mikro-makro nivelet e autoriteteve vendore dhe qendrat e vendosjes ndërkombëtare në marrjen e vendimeve gjyqësore në Kosovë?

Në lidhje me ushtrimin e diskrecionit gjatë veprimtarisë vendimmarrëse gjyqtarët ndërkombëtarë siç po shihet po mbështeten kryesisht në qëndrimin e tyre ideologjik për marrjen e vendimeve.Vendimet e gjyqtarëve janë në funkcion të asaj që ata preferojnë të bëjnë, gjyqtarët që kanë sens për liri dhe barazi shfaqin prirjen që të votojnë në mbrojtjen e vlerave të luftës,ndërsa ata që janë konservativë anojnë nga votimi kundër këtyre vlerave.Gjyqtarët ndërkombëtar dhe vendor vlerat e luftës i kuptojnë në mënyra të ndryshme, madje edhe për sa i përket interpretimit të dispozitave ligjore që janë në fuqi.

Në këtë mënyrë mund të besojmë, se botkuptimi i atij që merr vendim përbën një pjesë të rëndësishme për njësimin e vendimeve, ndoshta përbën edhe pjesën më të rëndësishme. Ata që dëshirojnë të kuptojnë veprimtarinë e marrjes së vendimeve gjyqsore nuk mund të injorojnë rolin që luajnë preferencat ideologjike të gjyqtarëve.Mirëpo në anën tjetër edhe makro-niveli institucional politik ndikon në marrjen e vendimeve gjyqsore, e cila vuan nga tendenca që t'i shikojë gjyqtarët sikur ata veprojnë brenda një boshllëku dhe jo në një botë të gjallë politike të mbushur me kërkesa të ngutshme që kanë individët dhe grupet ndaj vendim-marrësve.

Shpeshherë, gati është bërë standard, se gjyqtarët nuk mund të veprojnë ashtu siç dëshirojnë ose as në mënyrën që mendojnë se duhet të veprojnë. Në vend të kësaj, qëndrimi i tyre ngushtohet nga strukturat e institucioneve të UNMIK-ut dhe mjediset më të gjëra politike ndërkombëtare- ata pengohen nga ajo që ata e gjykojnë si të përshtatshme për të bërë.Ajo që gjyqtarët preferojnë të bëjnë nuk është e thënë që të pajtohen me atë që ata inkurajohen apo lejohen për të bërë.Kjo tashmë po ndodh me sistemin gjyqsor në Kosovë.UNMIK-u në vend se të ndërtoj procedura institucionale të rregullta gjyqsore- ajo këto procedura i fut në një "kafaz papagallësh" duke demonstruar autoritetin gjyqsor me tanke dhe autoblinda para qytetarëve të Kosovës.

Në këtë kontekst,po kështu, edhe mjedisi ndërhyn në veprimtarinë e gjyqtarëve, duke kufizuar rrugët në të cilat ata mund të ushtrojnë diskrecionin e tyre.Arrestimet ndaj ish pjestarëve të UÇK-së dhe kriza qeveritare që është shkaktuar me shkarkimin e Ministrit të shëndetësisë do të përcaktojnë një sfond të rëndësishëm për marrjen e vendimeve gjyqsore.Tash është koha që të vijë në shprehje edhe autoriteti i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Nevoja për të ruajtur legjitimitetin dhe mbështetjen, si nga institucinet politike dhe nga qytertarët e Kosovës, ndikon, dukshëm në veprimtarinë e gjyqtarëve. Mospërfillja e kësaj bote më të gjerë politike paraqet rrezik për shoqërinë kosovare. Megjithse, duhet pranuar se ekzistojnë rrugë të tjera krejt legjitime, nëpërmjet të cilave opinioni publik mund të ushtrojë ndikim në veprimtarinë e gjyqtarëve.Për shembull, gjyqtarët ndërkombëtarë fare mirë mund të marrin parasysh konceptet dhe mentalitetin e qytetarëve të Kosovës, për rastet që marrin ndonjë vendim në lidhje me mbrojtjen e vlerave të luftës apo në lidhje me lirinë e shtypit.

Gjyqtarët në një anë ndikohen nga punëdhënësit-institucionet ku shërbejnë dhe në anën tjetër nga mjedisi ku ndodhen,që don të thot se në Kosovë aktualisht po krijohet një "situatë juridike e niveleve të kryqëzuara" që do të ketë ndikim në marjen e vendimeve gjyqësore.Pra, shumica e proceseve gjyqësore që zhvillohen aktualisht ndaj ish pjestarëve të UÇK-së dhe protestat e qytetarëve nuk përceptohen në mënyrë të njejtë nga të gjithë njerëzit dhe institucionet vendore, sikurse nuk binden që të gjithë njëlloj.

Reagimet ndaj autoriteteve institucinale dhe presionit të shoqërisë kosovare, ndryshojnë sipas llojit të individëve.Megjithse ky lloj qëndrimi mund të akuzohet për thjeshtim të tepruar-mbështetja më shumë se ç'duhet në supozimin se "shuma" mund të zvoglohet në "pjesët" e saj përbërëse- përpjekjet që bëhen për të modeluar ndikimet e procesit të nivelit makro në marrjen e vendimeve duhet ,së paku, të skicojnë proceset e mikro-nivelit që prezymohet se mund të ndodhin. Çështja e prononcimit të krerëve politikë dhe autoriteteve qeveritare për momentin është shumë e rëndësishme, sepse ato mund të përcaktojnë kahjen e zhvillimit të analizave të kryqëzimit të niveleve vendimmarrëse.

Në këtë kontekst ngelin një numër problemesh interesante, që mbesin për tu zgjidhur.Ne dimë pak rreth rrugëve të ndërlikuara nëpërmjet të cilave,orientimet ideologjike dhe të detyrës bashkëveprojnë me përceptimin e fakteve për formimin e vendimeve gjyqsore. A i përceptojnë gjyqtarët ndërkombëtar faktet njësoj si gjyqtarët vendor? A vlerësohen faktet e njejta, në mënyrë të ngjashme? A mbështeten gjyqtarët e ndryshëm në llojet e ndryshme të fakteve për marrjen e vendimeve? A dallohen gjyqtarët ndërkombëtar me ata vendor nga llojet e fakteve që ata i konsiderojnë të nevojshme apo të dobishme për marrjen e vendimeve të duhura?

Faktorët që ndikojnë për marrjen e vendimeve nga gjykatat kosovare ndryshojnë, ndërsa proceset nëpërmjet të cilave ato bashkëveprojnë janë të ndërlikuara.Shumë lloj ndikimesh hasen në mikro-nivel - për shembull preferencat ideologjike të gjyqtarëve.Po kështu edhe influencat e makro-nivelit, siç është prononcimi i krerëve politik dhe opinioni publik, kufizojnë veprimtarinë e këtyre gjykatave duke ngushtuar diskrecionin që zotërojnë gjyqtarët.Prandaj, bashkëveprimi ndërmjet faktorëve të mikro-nivelit dhe makro-nivelit është njëra ndërmjet çëshjet më të rëndësishme që për momentin ende nuk kemi gjetur përgjigje.Kosovës i mungon një strategji gjyqësore.Mirëpo, strategjia gjyqsore nuk mund të krijohet nëse Institucioneve të zgjedhura të Kosovës nuk iu mundësohet kyqja trendeve të përgjithshme të zhvillimit të shteteve demokratike.

shkruan:

Valentin Batalaku
Copyright www.agimi.com 2002