|
E
shtunë 02.02.02
Në
botën bashkëkohore perëndimore është e
zakonshme komunikimi institucional që bëhet nëpërmjet
përfaqësuesve të autorizuar.Secili nga ne tashmë
duhet t'a pyesim vetëvetën deri kurë bashkëkombasit
tanë që kanë përjetuar targjeditë familjare
t'i fokusojnë dhe t'i nxjerrin disa probleme aq të ndijeshme
të Jurisprudencës Kosovare.Sa janë angazhuar subjektet
vendore të gjyqësisë, për të senzibilizuar
mangësitë dhe për t'iu vënë në dijeni
autoriteteve ndërkombëtare se ligji nuk bën të
zbatohet në mënyrë arbitrare dhe në vijë
nacionale?!
Nuk është për tu habitur nëse trupat paqruajtëse
të KFOR-it të bëjnë bastisjen e objekteve dhe
shtëpive private duke arrestuar njerëzit pa vendime gjyqësore,bastisje
dhe arrestime që në vendet evropiane nuk njihen dhe as
që zbatohen ndokund.Edhe problemi i integrimit të Mitrovicës
është njëherit edhe problem i Kosovës si tërësi
për çka edhe KFOR-i tashmë duhet të kyqet
përfundimisht me afatë të caktuar në çrrënjosjen
e rezultateve të pastrimit etnik.Problemi i moslëvizjes
së lirë në disa zona të enklavizuara nga ekstremistët
serbë dhe mbajtja e 195 pengjeve shqiptare në burgjet
e Serbisë është rast i volitshëm për Sërbinë,sepse
për shkaqe taktike ajo insiston për ndonjë tregëti
të ardhshme me bashkësinë ndërkombëtare,
me qëllim që të përmirësojë imazhin
e saj në botë dhe ta bëjë shkëmnbimin e
tyre me serbët kriminelë të luftës që ndodhen
në burgjet e Kosovës.
Njëri prej atyre kriminelëve është edhe Sava
Matiq,i akuzuar për implementimin e tij në vrasjet e 42
civilëve shqiptarë nga fshatart e komunës së
Rahovecit, gjatë luftës në Kosovë,rasti i të
cilit para disa ditëve është paraqitur përsëri
në Gjykatën e Qarkut të Prizrenit.Por, në mungesë
të avokatës mbrojtëse të viktimave dhe shkaqeve
tjera procedurale kryetarja e trupit gjykues e kësaj seance
znj.Hanjellka Karpati, gjyqtare ndërkombëtare e ka shtyer
seancën gjyqësore për datën 5 shkurt të
këtij viti.Opinionini kosovar edhe më herët është
informuar për këtë rast, si një rast i rallë
dhe shumë diskutabilë në praktikën gjyqësore.
Ky rast gjyqësor është një shembull par excellence,
që ka ndikuar te bashkëkombasit tanë të ngacmojnë
çështjet e funkcionimit të organeve të gjyqësisë.Populli
ynë përvojën e vetë shekullore e ka pasur shumë
më herët para se të na servohen ''Rregulloret'' që
e rregullojnë përbërjen e kolegjit gjyqësor
varrësisht prej përkatësisë nacionale të
të akuzuarit.Në këto rrethana shumë dilema dhe
pyetje paraqiten vetëvetiu. Cilat janë metodat e punës
të gjykatësve ndërkombëtarë dhe a iu përshtaten
rrethanave specifike që veprojnë në Kosovë?A
janë ata të prviligjuar dhe të favorizuar kundruall
gjykatësve tanë vendorë?!
Kanë kaluar kohërat kur qendrat e padukshme të vendosjes
politike kanë udhëhequr organet gjyqësore, ku gjykatësit
janë zgjedhur në bazë të përshtatshmërisë
moralo-politike,ku misioni i tyre nuk ka qenë të veprosh
si gjykatës i paanshëm por të veprosh dhe të
punosh ashtu si kanë kërkuar ata të cilët edhe
i kanë vendosë në këto organe të gjyqësisë.
Siç dihet në fillim të procesit, njëherit
gjykatësit ndërkombëtar në këtë rast
i'a kanë lejuar vehtes një luks, se po u paguaka që
të luhet me provat dhe argumentet, duke mos e kyqur as porotën
gjyqësore.Kjo metodë e punës së tyre është
kthyer si bumerang. Është fituar një përshtypje
gjoja se gjykatësit shqiptarë nuk disponojnë përvojë
dhe njohuri të mjaftueshme, mu për këtë edhe
ata janë këtu.Këta zotërinjët nuk e njohin
sa duhet zanatin e filigranit,ajo që është karakteristikë
e banorëve prizrenas,puna e drejtësisë është
shumë më komplekse se sa paramendohet nga ana e tyre.Në
shtetet perendimore me traditë juridike asnjë trup gjyqësor
nuk mund të funkcionojë me formulën 2+1=PNA (përkatësia
nacionale e të akuzuarit).Prandaj për shkak të shumë
mangësive, me të drejtë edhe Gjykata Supreme e Kosoves
rastin në fjalë e ka shqyrtaur dhe e ka kthyer lëndën
për rishqyrtim pranë Gjykatës së Qarkut në
Prizren.
Po të analizohet me gjuhen juridike protestat e bashkëkombasve
tanë që janë paraqitur kohëve të fundit
sinjalizojnë se sistemi gjyqësor në Kosovë është
vërtetë para sfidave të mëdha.Misioni i Kombeve
të Bashkuara në Kosovë është i mveshur
me të gjitha fuqitë ekzekutive dhe legjislative,të
cilat tash ushtrohen nga kryeadministratori i Kosovës.UNMIK-u
ka mandatin të administrojë sistemin e drejtësisë
në Kosovë.OSBE-ja si pjesë UNMIK-ut e mban përgjegjësinë
për sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të
njeriut,që t'i zhvillojë dhe t'i përkrahë mekanizmat
nëpër gjykata dhe struktura tjera gjyqësore në
pajtim me standardet ndërkombëtare të së drejtës
penale .
Në sistemin gjyqësor edhe më herët janë
vërejtur praktika të keqaplikimit të ligjit që
shpesh kanë rezultuar në shkelje të drejtave të
njeriut.Mbrojtësit juridik shpesh kanë dështuar në
përdorimin e dispozitave ligjore të cilat sigurojnë
mbrojtje aktive,duke i lënë shumë të damtuar
pa përfaqësim efektiv.Vitin e kaluar, anshmëria në
kolegjet gjykuese ka brengosur opinionin dhe tash duhet të
ndërmirren hapa konkret në këtë drejtim.Gjatë
hetimeve ombduspersoni Marek Antoni Novicki gjer më tani nuk
ka gjetur bashkëpunim me policinë e UNMIK-ut, prokurorisë,
prokurorisë së qarkut dhe asaj ndërkombëtare.Kthimi
i dokumenteve civile të qytetarëve të Kosovës
që janë marrë nga autoritetet serbe. Ka edhe shumë
probleme tjera përbrenda sistemit juridik kosovar,që duhet
rregulluar me qëllim që të sigurohet mbrojtje e shtuar
e të dëmtuarëve.
Mund të kuptohet ndoshta brengosja e ndërkombëtarëve
për profesionalizimin e gjykatësve tanë në lidhje
me eksperiencen e tyre përkitazi me ligjet esenciale për
të drejtat e njeriut.Por, po që se ky argument parashtrohet
për rastin e përmendur më lartë apo edhe për
raste tjera, atëherë këtu ndërpritet çdo
logjikë.Në këto momente është krijuar një
skenë komfuze, ku apriori, roli dhe pozita e gjykatësve
ndërkombëtarë është më i favorizuar
prej atyre gjykatësve vendor.Nuk bën të përziet
roli i gjykatësve ndërkombëtarë me atë
të mbrojtjes. Populli i Kosovës nuk e ka qëllim të
nëpërkëmb rolin dhe pozitën e UNMIK-ut,por ai
dëshiron vetëm t'iu përkujtojë se ata janë
këtu për korrektësi,efektivitet të mirëfilltë,
dhe së bashku me kuadrot vendore si një corpus të
angazhohen me qëllim që sistemi gjyqësorë në
Kosovë të pësojë ndryshime dhe përmirësime
të mëtejme.Të gjithë karshi ligjit duhet te
kemi trajtim dhe status të barabartë.
Standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
njëherit janë edhe pjesë e ligjit të aplikueshëm
në Kosovë,e cila edhe i obligon gjykatësit ndërkombëtarë
që t'i mbështesin standardet e pranuara për të
drejtat e njeriut.Këto standarde janë të detalizuara
në Marrëveshjen Ndërkombëtare për të
Drejtat Civile dhe Politike,në Konventën Europiane për
të Drejtat e Njeriut si dhe në marrëveshjet tjera
të KB-së.Prandaj,bartësit e pushtetit gjyqsorë
janë të obliguar për korrektësinë në
procedurën penale prej momentit kur personi arrestohet dhe
paraburgoset nga autoritetet deri në vendimin final.
Se a do ta kryejnë misionin e vet zotërinjët dhe
zonjat gjykatësit ndërkombëtarë në pajtim
me përgjegjësitë e tyre profesionale,le të mbetet
në ndërgjegjën e tyre, ndërsa brengosja e popullatës
kosovare për këto dukuri të hidhura është
e kuptueshme.Gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave
elektronike kursesi nuk bën të pengohen në përcjelljen
e gjykimeve dhe në marrjen e informatave në lidhje me
rastet që paraqiten në praktikën tonë gjyqësore?
A është sistemi gjyqësor në Kosovë para
sfidave të mëdha?A injorohet në gjykatat tona Parimi
i së Drejtës për Gjykim të Drejtë? Tash
është momenti që ekspertët e lamisë juridike
së bashku me përfaqësuesit e pushtetit gjyqësorë
t'iu ndëgjohet zëri i argumenteve,e jo zëri i indiferencës
profesionale, këtë bashkëkombasit tanë e presin
prej tyre.
|