PRONËSIA - ÇËSHTJE E ZGJIDHSHME APO E PAZGJIDHSHME ?!

Institucioneve legjitime të Kosovës, tashmë i ka ardhur koha që të ballafaqohen dhe të angazhohen fuqimisht me çështjen e pronave, e cila ngelet një nga problemet më të medha e më të vështir për tu zgjidhur.A do të zgjidhet çështja e pronësisë në Kosovë? Nëse po, kur,e prej kujt?! Në kohën kur tërë forcat politike po angazhohen në drejtim të realizimit të vullnetit të popullit për pavarësinë e Kosovës, vallë a duhet paralelisht këtë vullnet të popullit edhe institucionet qendrore ta përkrahin me aprovimin e ligjeve sistemore?Për ta mbeshtetur projektin dhe synimin tonë për shtetin e pavarur në një anë, a duhet në anën tjetër edhe çështjet pronsore-juridike të zgjidhen ashtu siç janë zgjidhur në shtetet evroperëndimore?

Çështja e pronës përgjithësisht nuk zgjidhet lehtë, nëse më parë nuk do të analizohen me përpikëri marrëdhëniet pronësore që kanë mbretëruar disa shekuj në këto anë të Kosovës.Ajo strukturë juridike që ka mbretëruar në të kaluarën ka lënë gjurmë të thella në koshiencën e popullatës, gjurmë të cilat ndihen edhe sot e kësaj dite, ku tash në kohën e vakumit juridiko-ligjor nuk është për tu habitur, nëse edhe qytetarët tanë i frekfentojnë zyret e dofarë avokatëve - “shpëtimtarëve të pronave”, agjencive mbi ndërmjetësimin e paluejtshmërive dhe orientalistëve habersëza. Prandaj, ky është shkaku që instituconet qeveritare dhe komisionet parlamentare, para se të miratohen ligjet nga Kuvendi i Kosovës, t'i kushtojnë një vëmendje të posaçme këtyre çështjeve pronësore.

Problemi më i rëndë është fakti, se në Kosovë kur është te çështja e zgjidhjes të kontesteve pronësore-juidike, në këto anë në të kaluarën ka ndodhur një gërshetim dispozitash të rendeve të ndryshme juridike, të cilat në një farë dore edhe kanë koekzistuar, janë përjashtuar nga njëra-tjetra, por edhe janë ndërplotësuar, derisa gati një shekull nuk ka mbizotëruar pushteti serbosllavo-kolonizues.Sot nuk është për tu çuditur, nëse na ofrohen opcione të së drejtës tradicionale,sepse ende te popullata është e ngulitur vetëdija tradicinale juridike.

Natyrisht, se çështja e pronës ështe çështje madhore dhe të presësh që kjo të zgjidhet sa hap e mbyll sytë është ëndërr me sy hapur. Kjo për arsyen se Kosova nuk ka as strukturë dhe as buxhetin të tillë që të mund të përmbushi detyrimet ndaj pronarëve në ato raste kur prona e tyre është uzurpuar apo përdorur për shërbime publike si ndërtesat, shkollat, godinat ,rrugët etj. Kjo çështje është shumë e rëndësishme dhe do të gjejë zgjidhje në një periudhë kohe disa vjeçare, kohë kjo që nevojitet për funkcionimin e institucioneve komunale dhe qendrore, dhe mbi te gjitha të drejtësisë.Në këtë kontekst, gjykatat dhe autoritetet qeveritare duhet ta luftojnë korrupsionin dhe elementet mafioze kudo që paraqiten, sepse rëndësia e këtij problemi është madhore për rendin e ri juridik që po ndërtohet në Kosovë, se prona private është shtylla kryesore e një shoqërie, prandaj edhe duhet përqëndruar të gjitha potencialet intelektuale në këtë drejtim.

Pra, inovacionet normativo-juridike së pari duhet bërë në planin legjislativ, ekzekutiv dhe atë gjyqësor. Si gjithmonë ai që futet ndërmjet është korrupsioni që nuk i le edhe gjykatësit të jenë të drejtë në vendime. Qoftë me të mire e qoftë me të keq- për çka edhe po ndodhë në praktikën gjyqsore, se shpesh puna kryhet në anën e atij që ka forcën monetare dhe atë politike.Përkundrejt faktit, se sorollatjet e palëve në gjykata dhe grindjet personale janë shumë të përhapura- kjo është e pa pranueshme dhe e dëmton imazhin e Kosovës përball bashkësisë ndërkombëtare.Ky imazh çka është edhe më tragjike tash është njollosur edhe me emrimin e gjykatësve dhe prokurorëve nga ana e Kryeadministratorit të Kosovës dhe atë pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës. Pa e zgjidhur çështjen e pronësisë, Kosova nuk ka për të shkuar përpara.Askush nuk investon në një taban të lëvizshëm që nuk dihet se i kujt është.Ajo çka është primare për momentin, se duhet çdo qytetari ti sigurohet barazia për të drejtën e pronësisë, në të kundërtën, problemet do të zgjidhen me vetëgjyqësi.

Përsa i përket pronave në të cilin janë konfiskuar ose nacionalizuar në të kaluarën, autoritetet duhet t'i dëmshpërblejnë ish-pronarët kundrëjt vlerës reale komerciale të pronave.Pra, jo duke bërë vlerësime paushale nga komisione të përziera të vendorëve dhe ndërkombëtarëve, por me një kundërvlerë reale dhe strategji transparente dobiprurëse për të gjithë ish-pronarët.
Çështjet në lidhje me pronësinë në Kosovë janë shumë të koklavitura.Gjërat duhet shiquar nga një kënd tjetër, e jo ashtu siç jemi mësuar gjer më tani, apo siç na kanë mësuar mentorët tanë në të kaluarën. Duhet të lirohemi prej koncepteve dhe shabloneve kuturu të ndërkombëtarëve që na servojnë nëpërmjet ekspertëve të tyre,sepse ata nuk i njohin sa duhet veçoritë dhe format e veçanta të pronësisë që kanë mbretëruar në trevat tona.

Prandaj, ekspertët juridik vendor duhet t'i ofrojnë autoriteteve qeveritare skemat juridike, të cilat përmabjnë ato elemente, aribute dhe atë natyrë juridike të cilën vërtet e kanë, me të gjitha veçoritë e ngastrave që ekzistojnë në Kosovë. Këtu në Kosovë mbretëron një mentalitet tjetër në krahasim me ato të shteteve evroperëndimore- edhe pse synim e kemi t'i arrijmë standrdet e tyre.Të mos harrojmë se niveli i zvhillimit ekonomik të Kosovës duhet ta përcaktojë dinamikën, kualtetin dhe kuantitetin e zgjidhjeve të çështjeve pronsoro-juridike.Skema hap pas hapi është më e përshtatshme se sa eksperimentimi i disa modeleve që na ofrojnë disa specijalista ndërkombëtarë.

Pronësia është një çështje e cila çdoherë gjindet në fokusin e pyetjeve dhe të përpjekjeve për tu përgjigjur.Kështu që edhe autoritetet qeveritare duhet ta përqëndrojnë energjinë e vetë në këtë drejtim.Bashkëkombasit tanë gjithmonë kanë qenë të lidhur me tokën, ku në të kaluarën mjeti kryesor i prodhimit ishte toka.Në aspektin psikologjik toka ishte faktori esencial i familjes, por njëherit ishte edhe forma më e rëndësishme e pronësisë, që ishte edhe pronë e të gjitha gjeneratave.

Siç dihet, në të kaluarën interesi i tërësisë ishte më i rëndësishëm se sa ai individual, kurse tash më e rëndësishme është prona individuale.Prandaj,në këtë kontekst individët veç e veç duhet t'i grumbullojnë dhe t'i prezentojnë titujt juridik- tapijat si prova për vërtetësinë e pretendimeve të tyre.Sistemi tokësor dhe ai pronësor ka ndryshuar strukturën e vetë, kështu në Kosovë me të madhe paluejtshmëritë kanë filluar të bëhen objekt tregu- i shitjes dhe i blerjes, si të thuhet kanë filluar të bëhen objekte koncentrimi dhe kondicionimi të disa personave të privilegjuar, ku këta po e shfrytëzojnë me dinakëri vakumin juridik në Kosovë.Në këtë vazhdë edhe autoritetet e institucioneve të Kosovës duhet ta përshpejtojnë hartimin dhe miratimin e ligjeve sistemore, me qëllim që të eliminohen këto dukuri të hidhura.

Duhet të jetë e kuptueshme për të gjithë neve, se çështjet pronësore janë të rënda dhe se nuk bën të nxitohet që ato të zgjidhen me anë shablonesh kuazi-juridike, por me një angazhim studioz dhe pragmatik të ekspertëve vendor.Natyrisht, këtu duhet marrë parasysh kushtet dhe veçoritë lokale,historike dhe konfiguracionin e patundshmërive.Shumë është e rëndësishme për autoritetet qeveritare, që gjatë hartimit të projektligjeve, t'iu largohen disa nocioneve dhe përkufizimeve skematike të ish sistemeve juridiko serbo-sllave. Kur janë në pyetje çështjet pronësore projektligjet duhet të hartohen në bazë të analizave të kujdesshme e të thelluara të ekspertëve juridik vendor dhe ato gjithsesi duhet të jenë të kapshme për opinionin e gjerrë.

Kosova nuk ka nevojë t'i imitojë superstrukturat juridike të shteteve prëndimore, sepse niveli i zhvillimit ekonomik të Kosovës nuk lejon një gjë të tillë, prandaj duhet t'i hedhim poshtë improvizimet që vijnë nga disa qendra të vendosjes ndërkombëtare.Ndërkombëtarët nuk e njohin sa duhet mentalitetin dhe kulturën e popullit të këtyre trevave.Çështjet pronsore apriori me akte të gatshme normative nuk mund të zgjidhen.Prandaj,në këtë drejtim duhet të kyqen edhe gjykatat e rregullta të Kosovës,ku së bashku me gjykatësit e besueshëm dhe ekspertët vendor,ta japin fjalën e fundit.

Zgjidhjen e çështjeve pronsore duhet elaboruar në aspektin praktik,e jo teorik.Popullata kosovare nuk i kushton edhe aq vëmendje skemave teorike, ajo kontestet pronësore i shikon nga aspekti praktik.Neve nuk na nevojiten formulime teorike të përgjithshme, sepse tashmë jemi ngopur në ish sistemet jugo-serbo-sllave.Kohëve të fundit si po duket është krijuar një përshtypje, se në Kosovë ekziston një konglomerat interesash- çoftë partiake,institucionale,vendore,ndërkombëtare dhe personale. Në këtë vazhdë, po krijohet një atmosferë pasigurie tek njerëzit e zakonshëm, një frustracion: “se çka do të ndodh me pronat e baballarëve të tyre”, që ngërthen në vehte edhe një inferioritet dhe mosbesueshmëri ndaj institucioneve vendore.

Kuvendi i Kosovës kur është në pyetje mbrojtja e paprekshmërisë së pronësisë duhet ta përligj ate në pajtim me përvojat e disa sistemeve perëndimore më të avansuara juridike,por gjithmonë duke përfshirë edhe elementet dhe specifikat e të drejtës zakonore ekzistuese në Kosovë.Në ligjet e reja që do të aprovohen duhet në disa nijansa të përfshihet edhe e drejta zakonore,pra të përkrahen njera prej tjetrës.Me rëndësi është se pronësia duhet të jetë si e drejtë ekskluzive dhe jo ndonjë e drejtë e më të fortit, siç pretendohet nga disa persona të pamoralshëm, ku me manipulime të çfarëdolloji mundohen t'i legalizojnë veprimet e tyre në kundërshtim me dikcionin e ligjeve në fuqi.Pa përjashtim, secilit qytetar duhet t'i sigurohet mundësia, që lirisht ta shpreh ndjenjën lidhur me përkatësinë e paluejtshmërive dhe mundësinë e provimit të bazës juridike të pronësisë para gjykatave të rregullta.

Pra, pronësinë duhet ta konceptojmë si një të drejtë natyrore të pacënuehme dhe të shenjtë, e cila pronarit i jep të drejtën e shfrytëzimit, të përdorimit dhe të disponimit.Prandaj, kjo edhe të gjithëve na obligon juridikisht dhe moralisht, që ta respektojmë këtë të drejtë të njerëzve tjerë.Mirëpo,kjo e drejtë nuk bën të mistifikohet.Natyrisht, përpos që pronari duhet ta ketë pushtetin absolut ndaj patundshmërisë- ky pushtet duhet të lëviz brenda suazave të ligjit në fuqi.Duhet përkujtuar autoritetet qeveritare, se gjatë hartimit të akteve ligjore duhet në mënyrë precize t'i parashohin kufizimet në lidhje me pronësinë.Kufizimet ndaj pronësisë private mund të ndërmerrën, vetëm nëse këtë e kërkojnë interesat më të larta të shoqërisë kosovare.

Vetëm në këtë mynyrë zhvillimit ekonomik të Kosovës do t'i japin mundësi edhe këta kategori të qytetarëve, mundësi për të investuar e tregtuar në shume fusha,pasi Kosova është vend strategjik si ne Ballkan edhe në Evropë. Planet e Evropës së Bashkuar kalojnë nga Kosova dhe është më mirë që qytetarët të përqëndrohen të ardhmes se sa të kaluarës. Pronat të gjithë ish-pronarët mund t'i kërkojnë konform ligjit në fuqi dhe në bazë të atyre që do të aprovohen më vonë, dhe këto të drejta t'i kërkojnë nëpër gjykatat e rregullta. Është nonsens që të heqim dorë nga kërkimi i pronës, por thjeshtë tash është koha që të sensibilizohet kjo çështje, se problemi i pronës është problem i trashëguar që nuk do të gjejë zgjidhje brenda një apo dy viteve, por me dekada. Sidoqoftë, shumkushi pajtohet me thënjen: »se pitja është ngrënë,por tepsija ka mbetë«, për çka edhe ish-pronarëve dhe pasardhësve të tyre iu mbetet të besojnë në angazhimin dhe seriozitetin e institucioneve të Kosovës.

Kosovarët qysh moti e kanë kuptuar, se prona është njëri nga synimet më të larta të qenjes njerëzore, e cila e përfaqëson edhe shkallën më të lartë të lirisë njerëzore, sepse në vetëvete përmban edhe lirinë e njeriut.Prandaj, me të drejtë edhe popullata pret prej njerëzve kompetentë që t'i inicojnë procedurat e rregullta për përgatitjen dhe hartimin e një bazamenti të ri ligjor, me qëllim që kjo e drejtë e tyre të sigurohet dhe të mbrohet.Zatën edhe kjo është njëra prej atyre parakushteve të zhvillimit ekonomik të Kosovës.Ka kaluar koha kur normat juridike kumbonin si fraza boshe.Kosovës nuk i nevojiten improvizimet.

 

shkruan:

Valentin Batalaku
Copyright www.agimi.com 2002