|
E shtunë 12.01.02
Në prizmën e çështjes së pa zgjidhur
të statusit final të Kosovës,kur tashmë proceset
politike kane hyrë në qorr sokak, kur është
demonstruar metoda imponuese dhe voluntariste e ish kryeadministratorit
të Kosovës Hans Hakerup në seancën e parë
të Parlamentit të Kosovës, kur partitë politike
po ballafaqohen me sfiden e ndarjes/mosndarjes së pushtetit,
shtrohen vetëvetiu pyetje të caktuara në lidhje me
përshpejtimin e zgjidhjes se problemeve të grumbulluara
ekonomike në Kosovë.Mos është rasti për
partitë politike edhe për një gjysmëvjetor të
shtyjnë zgjidhjen e problemeve sociale?! A duhet paralelisht
krahas ngritjes/mosngritjes së institucioneve qendrore, partite
politike se bashku me autoritetet vendore ta koncentrojnë energjine
e tyre edhe në lëminë e ekonomisë kosovare?Çka
sinjalizon dhe kujt i drejtohet deklarata e dhënë para
disa ditësh e drejtorit të Institutit amerikan për
studime strategjike në Evropën Juglindore,Janosh Bugajskit,se
¨politika e OKB-së në Kosovë është
ndesh me rregullat e demokracisë dhe politikën amerikane
atje¨ ?!
Të jipen këso farë lloj deklaratash nga z.Bugajski,në
kohën kur këtyre ditëve e tërë bota perendinore
është e fokusuar në Kosovë dhe rajon, tregon
se më në fund partitë politike duhet ta ndërojnë
strategjinë e tyre vepruese.Është krijuar një
përshtypje se liderët tanë plitik janë individualist
të qëndrueshëm dhe të shkëlqyeshëm.Por
telashet iu dalin kur mundohen të bashkëpunojnë ose
të bashkëveprojnë njeri me tjetrin.-"Kush dëshiron
të mbrojë të pavërtetën ka arësye
të veprojë i qetë dhe me sjellje ¨njerëzore¨,por
kush e di se e vërteta është në anën e
tij,duhet të veprojë ashpër,pa miklime".Ky mendim
i shkrimtarit të mirënjohur Gëte për partitë
dhe liderët tanë politik duhet të jetë një
mësim i mirë,por edhe për elektoratin kosovar në
veçanti.
Edhe një problem që na preokupon është se Kosovën
e kanë vërshuar prodhimet e huaja.Si të përballohet
importi dhe të mbijetojnë prodhimet vetanake në tregun
kosovar?A jemi të përgatitur në të papriturat,
ku biznesi kosovar do të ballafaqohet me globalizmin e ekonomnisë
botërore? Deri tash, ekonomia kosovare sukseset më të
mëdha i ka pasur në fushën e tregëtisë,duke
importuar prodhimet e huaja.Është krijuar një atmosferë,
se gjoja tërë forcat tona janë përqëndruar
në politikë,por bashkëkombasit tanë sukseset
i presin t'i shijojnë edhe në përmirësimin e
jetës së tyre materiale.Sa janë angazhuar autoritetet
vendore për zgjidhjen e problemeve përkitazi me rritjen
e prodhimit dhe forcimit të ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme,përgatitjes së parakushteve për
privatizimin e ndërmarrjeve,stimulimit të bujqëve
për rritjen e redimenteve bujqësore,mbrojtjes shëndetësore
të fëmijëve,invalidëve dhe pensionistëve,krijimit
të vendeve të lira të punës? Këto probleme
për momentin janë shumë të rëndësishme
dhe assesi nuk bën të margjinalizohen.
Ndihma dhe përkrahja ekonomike e bashkësisë ndërkombëtare
është e domosdoshme dhe e pa shmangshme.Por, për
ne është një ''pasqyrë e keqe'' nga perspektiva
e investitorëve të huaj.Ata që dëshirojnë
të investojnë në Kosovë,qëndrimin e vet
nuk e krijojnë në bazë të lajmeve të shkruara
ose të pashkruara,por ata vijnë këtu individualisht
në teren për të shiquar dhe mbledhur informata çka
kanë parë dhe ndëgjuar.Nuk është për
tu habitur nëse ata i lëshojnë shpejtë planet
e tyre në lidhje me investimet më parë të planifikuara.
Të jemi real, se investitorët e huaj nuk do të
vijnë te ne për shkak të fuqisë së lirë
punëtore.Për të huajt,tash ky faktor nuk është
prioritet,kjo tashmë është e tejkaluar.Investitorëve
të huaj më së shumti i intereson niveli i arsimimit
të fuqisë punëtore,shprehitë e punës dhe
prirjet e rrethit ndaj investitorëve të huaj.Mu në
këtë aspekt autoritetet vendore komunale duhet ta koncentrojnë
energjinë e tyre, e jo të merren me çfarëdo
tema dhe strategji madhore abstrakte.Nuk do të fitojmë
asgjë nëse ndërkombëtarëve iu ankohemi,ata
i presin edhe iniciativat tona,të cilat duhet të jenë
gjithëpërfshirëse,por edhe konkrete.Srukturat e ekzekutivit
të kuvendeve komunale duhet të nxisin aktualizimin e planeve
urbanistike duke krijuar hapësira për ndërmarrësi
me qëllim që ato në perspektivë të shëndrohen
në zona ekonomike.Vetë pozita gjeostrategjike e Kosovës
kërkon një gje të tillë, që të përshpejtohen
ato iniciativa, që për momentin janë të realizueshme.Tash
është koha të bëhet promovimi i gjithëanshëm
i komunave tona ndaj investitorëve potencijal që do të
dëshironin të investojnë kapitalin e tyre.Po që
se ata vijnë papritmas dhe na vërejnë se sa të
pa përgatitur jemi,atëherë të mos çuditemi
nëse na rrahin shpinës dhe na bëjnë qejfin.Kapitali
nuk njeh kufijë nacional,ai e njeh vetëm ligjin se si
ta dyfishojë vetëvetën.
A mund të përmbushen premtimet nga ana e partive politike,që
u janë dhënë elektoratit nëse vazhdon bllokada
institucionale parlamentare? Cilat janë pasojat që do
të paraqiten në sferën e ekonomisë kosovare?Në
kuadër të sferës së strukturës politike,duhet
të përshpejtohen mekanizmat, me qëllim që autoritetet
komunale t'i shfrytëzojnë instrumentet adekuate,kështu
që edhe diagnoza e ekonomisë kosovare të jetë
më e plotë.Gjendja reale e ekonomisë sonë tregon
se çfarë terapie duhet të ndërmerret,me qëllim
që të bëhen hapat fillestarë.Kjo nuk mund të
bëhet,po që se nuk ekziston vullneti i nevojshëm
politik.Pa këtë vullnet gjërat nuk mund të lëvizin
përpara.Që të ndërmirren hapa konkretë,duhet
së pari si pikënisje, ta kemi gjendjen aktuale të
ekonomisë sonë, e jo të startojmë me ide fiktive,me
plane megalomane dhe të pa realizueshme.Bashkëkombasit
tanë nuk kanë nevojë për biznismena sharlatanë
të çfarëdo lloji.Pa e bërë projektimin
e çdo subjekti ekonomik në mënyrë të
plotë nuk mund të shkojmë përpara.Tash po krijohet
një realitet i ri,ku edhe ndërkombëtarët po
e kuptojnë dëshirën tonë për të mbijetuar
dhe krijuar vlera materiale.
Kontaktet me investitorët amerikan dhe europian duhet gjithëmonë
të mirëmbahen dhe të kultivohen në frymën
e tolerancës ndaj njeri tjetrit.Sa ka me qenë i sukseshëm
aktivizimi i resurseve ekonomike në Kosovë do të
varet edhe prej asaj se çka do të ndodhë në
Bashkësinë Europiane dhe më gjerë.Po që
se recesioni ekonomik në SHBA dhe Europë do të jetë
më e thellë,atëherë edhe investitorët e
huaj do të jenë të painteresuar për rimëkëmbjen
e ekonomisë sonë.Nëse ndodh e kundërta,atëherë
autoritetet vendore së bashku me partitë politike duhet
të krijojnë bazamentin real dhe të shëndoshë
për depërtimin e kapitalit të huaj.Partitë që
kanë fituar shumicën e elektoratit duhet ta kuptojnë
imperativin e kohës se pushteti është diçka
që duhet ndahet.Vetëm i ndarë,ai është
më i fuqishëm dhe më cilësor.
Puna e autoriteteve vendore nuk duhet të gravitojë vetëm
në dhënjen e lejeve për hapjen e pompave të
benzinës,pishinave,agjencive të udhëtimit,dyqaneve
tregëtare dhe lokaleve hoteliere,por banorët e Kosovës
presin diçka më tepër prej tyre. Tash është
koha të mendohet për privatizimin e ndërmarrjeve
ekonomike,të përshpejtohen proceset në lidhje me
çështjet e privatrizimit të subjekteve tjera ekonomike,të
qartësohen projektet e privatizimit me afate të caktuara
kohore.Të mos e justifikojmë mosefikasitetin tonë
me mungesën e ligjeve të privatizimit.Bashkësia ndërkombëtare
i pret edhe iniciativat tona, me qëllim që edhe ata ta
njohin më mirë mentalitetin dhe rrethin tonë.
Duhet të çrënjosen paragjykimet tona ndaj investitorëve
të huaj.Po që se ata udhëheqin apo janë pronare
të ndonjë ndërmarrjeje ekonomike ose banke,nuk do
të thotë se është vënë në rrezik
identiteti ynë kombëtarë.Identiteti ynë kombëtarë
është një çështje shumë më
e gjërë se sa çështja,se kush do t'i udhëheqë
këto ndërmarrje ekonomike.Kur është në
pyetje privatizimi i ndërmarrjeve tona ekonomike,këtu
për anarkinë dhe entropinë nuk ka vend.Këtu
fjalën e fundit do ta kenë ekspertët tanë vendorë,duke
i mbrojtur interesat e të gjithë ish punëtorëve
të larguar nga regjimi i egër serb, dhe në varëshmëri
me politikën ekonomike të autoriteteve vendore dhe atyre
qendrore, të arrihen zgjidhjet optimale për çdo
ndërmarrje ekonomike veç e veç.
Çështja e privatizimit të ekonomisë në
Kosovë është çështje kapitale.Këtu
duhet të kyçen shumë njerëz profesionist,gazetarët,akademikët,të
angazhohen institutet dhe fakultetet përkatëse,të
organizohen tryeza të rrumbullakëta,në lidhje me
rrugët dhe mënyrat e privatizimit të ekonomisë
kosovare.Kosovës i nevojitet një strategji privatizimi
vetanak sui generis.Në këtë drejtim bashkëkombasit
e përshëndesin grupin punues prej 11 anëtarësh,nga
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës,i formuar nga subjektet
e ndryshme shkencore dhe politike për përshpejtimin e
privatizimit në Kosovë,e cila do të përgatis
dokumentin preliminar për strategjinë e procesit të
privatizimit në Kosovë në konferencën dyditore
që do të mbahet në Gjakovë më 21 dhe 22
janar të vitit 2002.
Ne duhet ta kryejmë punën tonë,veçanarisht
ekspertët tanë në formë lobizmi duhet të
ndikojnë dhe tju përkujtojnë Shtyllës së
Ktërt të UNMIK-ut për ekonomi,Agjencisë Evropiane
për Rindërtim,Misionit të Bankës Botërore
në Prishtinë dhe përfaqësuesve të agjencive
qeveritare dhe jo qeveritare, se ekonomia globale botërore
është shumë largë prej asaj që t'iu sigurojë
të gjithëve mirëqenje sociale.Organizatat botërore
financiare në këtë kontekst nuk bën të
jenë vetëm mbrojtës të të pasurve,apo dorë
e zgjatur e atyre shteteve me thesar të pasur shtetëror,por
duhet të bëjnë shumë më tepër në
drejtim të zvogëlimit të varfërisë ekonomike
edhe të atyre popujve që luftojnë për liri dhe
mirëqenje ekonomike,duke përfshirë këtu edhe
Kosovën në veqanti.Të mos harohet se edhe ekonomia
kosovare është një pjesë e ekonomisë botërore.Ajo
çka ndodh jashtë,reflektohet edhe në Kosovë.Çka
do të kishte ndodhur,po që se borza e Njujorkut dhe tregu
i letrave me vlerë të ekonomisë së re Nasdaq
të rrënohej?! Ruana o Zot. Këtë më së
miri e dijnë ekonomistët tanë.Por,edhe partitë
politike fort mirrë e kuptojnë se koha vrapon pa u kthyer
prapa.
|