PARADOKSI I SHOQËRISË KOSOVARE

E martë 13.04.04

Të bëjmë një digresion- nëse kafeja në Slloveni konsumohet me shpejtësi dhe atë në këmbë për dy minuta,në Kosovë njerëzit i gjen këmbë përmbi këmbë nëpër lokale duke tjerrur muhabete dhe thashetheme pa fund.Në një farë mënyre kjo është realiteti dhe paradoksi i shoqërisë kosovare.

Thjesht- edhe shtetet po eksponohen si subjekte afariste dhe ndërmjet veti po konkurojnë në rrethanat,të cilat i krijojnë për ndërmarrjet vendore dhe ato të huaja,për investitorët vendor dhe të huaj,për fuqinë punëtore vendore dhe të huaj.Disa prej këtyre shteteve janë më fleksibile dhe në rethanat e reja të globalizimit botëror më shpejtë po ristrukturohen,ndërsa të tjerët më ngadalë.Thjesht- njejtë sikur që vlen për ndërmarrjet afariste.

Qytetarët e Kosovës tash e ndiejnë veheten më të sigurtë,pasi që tashmë ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal dhe ai i Procedurës Penale.Siguria juridike është një kusht, që edhe ne si shoqëri të ristrukturohemi dhe të shkëputemi nga filozofia e sistemeve të kaluara.Thjesht- kur saktësisht do të bëhet transferimi i kompetencave në fushën ekonomike dhe të sigurisë?

Pa siguri nuk do të ketë as mirëqenje ekonomike.Por edhe pa ekonomi siguria do të jetë e brishtë.Ti kthehemi realitetit aktual të shoqërisë kosovare!Ëndra e pjesës më të madhe të njerëzve në Kosovë është të jetojnë në një qytet të madh si Prishtina,një qytet ku ka kaq shumë hotele,kafene,kaq shumë luks dhe sport me sportist të huaj.

Natyrisht,zotrinjët vijnë në qytete,blejnë ose zëjnë ngastra të vogla toke dhe ndërtojnë shtëpia trekatshe pa kurfarë funksionaliteti arhitektonik.Shumë njerëz tani janë penduar për gjithë këto hapa të pamenduar mirë.Prishtina,Prizreni dhe shumë qytete të Kosovës në kohën e turbullirave të 17,18Marsit ishin qytete të zymta.Indiferenca qytetare ishte e theksuar përtej mase.Tashmë, kur pritet të implementohet infrastruktura e re ligjore e sigurisë, qytetarët duhet t’i kthehen mirëqenjes ekonomike.

Shumë qytetarë ëndërojnë të gjejnë ndonjë punë të ndershme dhe të sigurojnë kafshatën e bukës.Papunësia shkakton tek njerëzit të mos jenë dinjitoz.Kategoria e intelektualëve është ajo që sot më shumë është e nëpërkëmbur,ajo që më shumë se çdo sektor tjetër po vuan papunësinë.Kemi doktorë shkencash,ku institucionet arsimore po sjellen shumë ashpër me ta.Është e papranushme që një profesor universiteti t’i mbajë 3-4 lëndë mësimore!

Intelektualët sot në Kosovë janë në krizën më të madhe të identitetit njerëzor.Pjesa më e madhe e kanë marrë rrugën e mërgimit.Ndërsa pjesa tjetër thjesht është duke mbijetuar.Papunësia tek të rinjët është çështje më shqetësuese.Kjo plagë sociale vjen edhe si rrjedhim i mungesës së informaconit në të dy drejtimet-punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Ekonomia e tregut ka të mirën e saj por edhe shumë anë të errëta.Një pjesë shumë e madhe e studentëve sot zgjedhin fakultetin ekonomik,juridik dhe të mjekësisë.Ata pretendojnë që me mbarimin e studimeve mund të gjejnë më lehtë punë në kushtet e sotme të shoqërisë kosovare.Mjekësia është fakulteti ku duhet të derdhësh një numër të madh parash dhe është një nga profesionet më fitimprurës në të gjitha kohërat.

E vetmja lami që funksionon pa pengesa është tregëtia.Tregëtia po lulëzon,aq sa të jepet përshtypja se të gjithë kosovarët i janë kthyer tregëtisë.Për shembull nëse mirret Prizreni si qytet tregëtarësh,problemi që parashtrohet është mirë që tregtohet kaq shumë, por me çfarë arrijnë të blejnë qytetarët kur ka kaq shumë të papunë dhe kur ekonomia familjare është e dobët. Kësaj pyetjeje nuk di si t’i përgjigjet askush.Reale që ka kaq shumë dyqane,daqit edhe në qorrsokake- irrealja qëndron në faktin se ku gjinden gjithë këto para?!

Shumë lehtë mund të vërehet se biznesi më frytëdhënës është ai i lokaleve hoteliere.Gati në çdo fshat do të gjen hotele.Po krijohet një përshtypje sikur askush nuk punon sepse të gjithë njerëzit dhe miqët do ti takoje nëpër çajtore,kafeteri dhe hotele.Të bëjmë një digresion- nëse kafeja në Slloveni konsumohet me shpejtësi dhe atë në këmbë për dy minuta,në Kosovë njerëzit i gjen këmbë përmbi këmbë nëpër lokale duke tjerrur muhabete dhe thashetheme pa fund.Në një farë mënyre kjo është realiteti dhe paradoksi i shoqërisë kosovare.Thjesht- Kosovës i nevojitet dituria dhe ajo duhet të ndahet me të tjerët.

shkruan:

Valentin Batalaku
Copyright www.agimi.com