UNMIK-U E INJORON INSTITUCIONIN E OMBUDSPERSONIT

  E shtunë 16.02.02
Institucioni i Ombudspersonit, për herë të parë në botë u krijua në Suedi në vitin 1809. Në gjuhën suedeze "Ombudsman-i" është person i pavarur i cili mbikqyr nëse autoritetet veprojnë në pajtueshmëri me ligjin. Shumë vende kanë përvetësuar modele të ngjashme duke përdorur emërtime të ndryshme, sikurse Avokat i Popullit, Ndërmjetësues Publik etj. Kohëve të fundit, institucionet e Ombudspersonit janë krijuar në tërë botën, duke përfshirë Bosnën e Hercegovinën, Hungarinë, Irlandën, Poloninë, Slloveninë, Spanjën dhe shtetet e Amerikës Latine.

Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë është krijuar me Rregullorën e UNMIK-ut 2000/38 (30 qershor 2000) më qëllim të shtimit të mbrojtjës së të drejtave të njeriut në Kosovë. Me 11 korrik 2000, me rekomandimin e Kryesuesit të Zyrës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Austri, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombëve të Bashkuara (PSSP) emëroi Marek Antoni Nowicki si Ombudsperson. Me 15 shtator 2000, PSSP-ja i emëroi tre zëvendësat në bazë të Rregullorës (Z. Nikë Lumezin, Z. Ljubinko Todoroviq dhe Znj. Donna Gomien),me ç?rast formalisht është inaguruar me 21 nëntor 2000.Pra, është institucion i cili ka për detyrë t'i marrë në shqyrtim kundërshtimet që kanë të bëjnë me deklaratat për shkeljen e të drejtave të njeriut apo keqpërdorimin e pushtetit ndërmjet individëve, grupit të individëve apo personave juridikë dhe Administratës së Përkohshme Civile apo të ndonjë institucioni qëndror ose lokal në Kosovë. Ombudspersoni pranon ankesa, inicon hetime si dhe bën vëzhgimin e politikës dhe ligjeve të miratuara nga ana e autoriteteve, që të sigurojë se ata respektojnë standardet e të drejtave të njeriut dhe kërkesat mbi qeverisje të drejtë. Me anë të punës, ky institucion, ndihmon në promovimin e të drejtave dhe qeverisjes së drejtë në Kosovë.

Z. Nowicki ka lindur në 1953. Ka qënë anëtar i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut që nga marsi i vitit 1993 deri 31 tetor 1999 dhe Zëvendes/President i Odës së Dytë ( prej dhjetorit të vitit 1997). Prej 1982, gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme në Poloni ai punoi si reporter i shtypit të fshehtë dhe si bashkëpuntor i shumë institucioneve të pavarura. Në të njejtën kohë ai ka qenë bashkë-themelues dhe aktivist i Komitetit Vështrues të Helsinkit në Poloni ( 1992 - 1991: zëdhënës ) dhe autori i të gjitha raporteve mbi situaten e të drejtave të njeriut në Poloni. Gjatë asaj kohe nga analiza e aktiviteteve të tij mbi lëvizjet e të drejtave të njeriut, atij iu ndalua ushtrimi i profesionit si avokat.
Prej viteve 1990-1993, Z. Nowicki ka qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut /FNI/ në Vjenë (1992-1993 ku ai veproi si kryetar). Ai mori pjesë në misionin e FNI për gjetjen e dëshmive në Rumani, Bullgari dhe Shqipëri. Ai është themelues dhe presidenti i Odës Polake të Avokateve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut; bashkë-themelues i Seksionit Polak të Komisionit Ndërkombëtar të Juristve (KIJ), 1992-1994-ka qenë president, që nga viti 1997: zëvëndes president; bashkë-themelues dhe zëvëndes president i Fondacionit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Varshavë. Që nga viti1987 ai është anëtar i Odës Polake dhe prej vitit 1995 anëtar i Këshillit Kombëtar të saj.
Anëtar i Këshillit të Institutit për të Drejtat e Njeriut të Odës Ndërkombëtare të Avokatëve /IDN ONA/, anëtar i Këshillit Konsultativ për të drejtat /Qëndra Ndërkombetare për Mbrojtjen Ligjore të Drejtave të Njeriut / në Londër, Këshillit Konsultativ të Qëndres Evropiane për të Drejtat e Romeve, në Budapest dhe Këshillin e Sundimit të Drejtës të Federatës Ndërkombëtare (FNH).
Ai ka qenë raportues special i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të ngarkuar me detyrë për përgatitjen e raporteve lidhur me situatën e të drejtave të njeriut në Moldavi (1994) dhe Azerbajxhan (1997). Z. Nowicki është autor i shumë shkrimeve për të drejtat e njeriut të botuara në Poloni dhe jashtë saj. Shumë prej veprave të tij janë përkthyera në disa gjuhë.
Çka duhet të jetë e qartë për popullatën kosovare në lidhje me këtë institucion shumë të rëndësishëm? Megjithatë, institucioni në fjalë për shumicën është e kuptueshme, se nuk zëvendëson gjykatat dhe nuk mundet t'i zhvilloj drejtpërsëdrejti hetimet e krimeve, nuk mundet t'i ndërrojë vendimet e gjykatave, apo të sjellë vendime fuqiplote. Ombudspersoni nuk ka autoritet dhe as që mirret me mosmarrëveshjet midis administratës ndërkombëtare dhe personelit të saj.Në këtë aspekt, kompetencat e tij janë taksativisht të definuara dhe të kufizuara.
Nëse dikush ka bërë ankesë lidhur me ndonjë veprim, mosveprim apo vendim të sjellur nga ana e autoriteteve, Ombudspersoni fillon mbledhjen e fakteve duke u ndërlidhur me persona dhe institucione relevante. Administrata e Përkohshme Civile, institucionet lokale dhe qëndrore dhe çdo person në Kosovë janë të detyruar të bashkëpunojnë me Ombudspersonin. Deklaratat mund të mirren nga dëshmitarët; dosjet dhe dokumentet tjera mund të kërkohen nga autoritetet relevante. Ombudspersoni mundet në çdo kohë të hyjë dhe të inspektojë çdo vend ku njerëzit janë të privuar nga liria, mund të jetë prezent në mbledhje gjatë marrjeve në pyetje dhe gjykime duke kyqyr këta njerëz apo duke organizuar mbledhje private me ta. Nëse Ombudspersoni vlerëson se ka shkelje të të drejtave, do t'i bëjë rekomandim me shkrim autoriteteve përkatëse për rregullimin e gjendjes. Nëse rekomandimi nuk përfillet, Ombudspersoni mund t'i drejtohet Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm me kërkesë për veprim, ose mund të vendosë që të lëshojë raport special për ta publikuar rastin.
Prej momentit kur është themeluar gjer më tani, ky institcion ka hasur në vesh të shurdhër dhe autoritetet ndërkombëtare nuk kanë përfillur rekomandimet e tij dhe as që kanë qfaqur ndonjë interesim serioz për të bashkëpunuar në çrënjosjen e dukurive të hidhura në Kosovë. Është qesharake dhe paradoksale që UNMIK-u të mos bashkëpunojë me institucionet që edhe vetë i ka krijuar.UNMIK-u tashmë po paraqitet si një organizëm me pushtet të pakufizuar,si një rregullator i jetës së përditshme në Kosovë,si ligjdhënës dhe si ekzekuteues.Kjo administratë po përceptohet si një sovrane e vetme,e pa penguar dhe e pa sunduar nga askush.Kësaj situate i ka kontribuar aq më shumë edhe bllokada institucionale vendore dhe moskrijimi i marrëveshjes paraprake ndërmjet partive tona politike.Prandaj, në mënyrë perfide nga ndërkombëtarët po shfrytëzohen gabimet tona dhe moseksperienca e autoriteteve vendore.
Dështimi më i madh i administratës së UNMIK-ut vitin që lamë pas lidhet me emrin e danezit Hans Haekkerup, i cili la një kornizë të mbrapsht kushtetuese, njerëz që ende mbahen në burg sipas urdhërit të tij, një marrëveshje katastrofale për Kosovën me Serbinë, Mitrovicën edhe më të ndarë, enklavat edhe më të forcuara serbe, një varg rregulloresh që e mbajnë Kosovën peng edhe për një kohë të gjatë, një ?roje të urës? në Kuvendin e Kosovës, një seancë kuvendi të udhëhequr në mënyrën e kohës së monizmit njëpartiak, një Kosovë me kufij doganorë të shpuar në të gjitha anët, në terr elektrik, një ekonomi të shkatërruar dhe të pa lëvizur nga vendi dhe shumë probleme tjera.
Opinioni kosovar duhet të informohet se resoret më kryesore,ai i mbrojtjes,ai i politikës së jashtme,si dhe ai i drejtësisë janë fusha ekskluzivisht të mbuluara nga shefi i UNMIK-ut,si të drejta të patjetërsueshme dhe punë me të cilat do të merret vetëm ai.Pritet një punë shumë e mundimshme në të ardhmen,sepse çdo vendim që do të nxjeret në Kuvendin e Kosovës duhet së pari të jetë e përkrahur nga ai,përndryshe do të konsiderohej jovalide.Pra, PSSP-ja po përjetohet si një ?pater familias? kosovare me pushtet apsolut.

Korniza Kushtetuese për Kosovën përfshinë edhe Institucionin e Ombudspersonit në rregullat ligjore,ku në këtë kontekst ky institucion edhe e kryen veprimtarinë e vetë ligjore.Deri më tani ky institucion ka hasur në vesh të shurdhër dhe nuk ka gjetur përkrahjen e ndërkombëtarëve në lidhje me zgjidhjen e problemeve që i preokupojnë banorët e Kosovës.Në bazë të Raportit vjetor për vitin 2000/2001 të leshuar nga Institucioni i Ombudspersonit shifet qartë se me çfarë probleme po ballafaqohet popullata kosovare.Problemet e së drejtës për marrëdhënje pronësore,çështjet për marrëdhënje punësimi,e drejta për gjykim korrekt,e drejta për liri,pandëshkueshmëria,keqpërdorimi i autoritetit,e drejta për ndihmë sociale ose standard adekuat për jetë,e drejta për respektimin e shtëpisë,lirimi nga trajtimi çnjerzor ose degradues,diskriminim/mbrojtje e barabartë dhe shumë probleme tjera.
Opinioni duhet të njohtohet për 48 rastet që iu është marrë prona pa kompenzim,për 38 rastet e dëmtimit të pronës pa kurfarë kompensimi,për 22 rastet e mospagesës së pagave,të 17 çasjeve në shtëpi ose pronë tjetër,35 rastet e dështimit për të fituar vendin e punës nëpërmjet procesit të punësimit përmes konkursit, 26 rastet e largimit nga puna, 13 raste nuk kanë pasur mundësi të ngrisin çështjen para gjykatave kompetente,6 rastet e dështimit të autoriteteve për ekzekutimin e urdhëresave ose vendimeve të gjyqit,2 rastet kur gjykatat nuk kanë qenë të pavarur dhe të paanshme,8 rastet në lidhje me çështjet e procedurave penale,ndihmat joefektive të avoketëve,zgjatja e procedurave,rastet e pabarazisë së palëve lidhur me dëshmitë,zgjatja e procedurave civile.
Mandej kemi të bëjmë edhe me 5 raste pa urdhër arresti,5 rastet pa mjete për të sfiduar ligjshmërinë e paraburgimit,4 rastet e personave që nuk janë sjellur me kohë para autoriteteve gjyqësore,4 rastet e personave të cilët nuk janë liruar në kohën e caktuar nga gjykatësit,rastet pa informata lidhur me akuzën,rastet kur personat nuk janë liruar në kohën e caktuar me ligj,rastet e dy personave të cilët nuk kanë pasur mjetet për të fituar kompensimin për paraburgim të paligjshëm,11 raste si dështim i autoriteteve administrative që përgjigjen kërkesave të duhura,5 raste vendime arbitrare ose diskriminuese nga ana e administratës ndërkombëtare dhe shumë raste tjera.
Sa i përket kërkesave për intervenime politike Rregullorja 2000/38 e ndalon Ombudspersonin të hetojë ankesat kundër KFOR-it apo kundër RFJ-Serbisë, apo entiteteve tjera qeveritare ose autoriteteve jashtë Kosovës.Mirëpo, nga praktika e gjertanishme sjellja e veprimtarëve të tillë ka ndikuar negativisht në të drejtat e njeriut të individëve brenda Kosovës. Në rrethana të tilla, rrugëdalja e vetme për Ombudspersonin është të kërkojë përkrahje politike nga personat që kanë pushtet të ndikojnë në sjelljën e këtyrë veprimtarëve.Gjer më tani zëri i këtij institucioni është ndëgjuar vetëm në mjetet e shkruara të informimit dhe në medijat elektronike.Duhet të përmendet, se Ombudspersoni gjer më tani ka bërë shumë kërkesa me shkrim ndaj autoriteteve ndërkombltare duke u drejtuar: Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombëve të Bashkuara.Ombudspersoni ka rekomanduar që PSSP-ja ta inkurajojë KFOR-in të krijojë polica të arsyeshme dhe procedura të arritshme për individët të cilët ankohën kundër KFOR-it.Për problemet dhe kërkesat e ekspozuara më lartë Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm e ka informuar Ombudspersonin se çështjet e ngritura janë "nën konsiderim aktiv" në zyren e tij dhe se konsultimet po mbahen me Shtabin e Kombëve të Bashkuara.Mirëpo, gjer më tani nuk është dhënë asnjë përgjegjje në këtë drejtim.
Problemet konkrete që u prezentuan më lartë tregojnë qartas se me çfarë peripeti po ballafaqohet popullata kosovare,dhe aq më keq kohëve të fundit është duke e kapluar edhe kontrabanda,ku më shumë se gjysma e mallrave në Kosovë hyn në rrugë ilegale.Mallrat e rëndësië së veçantë, siç janë për shembull derivatet,duhani,pijet alkoolike dhe kafja,të shumtën në Kosovë hyjnë mësheftas dhe kjo rrugë e kontrabandës nuk ka arritur të mbyllet.Duhet haptas te ceket se ajo që bën që edhe rindërtimi në Kosovë të futet në radhën e dështimeve të mëdha të UNMIK-ut është fakti i bër publik tash së voni se afër 50 për qind e mjeteve të ndara për rindërtimin e shtëpive në Kosovë nuk është harxhuar për atë për çka është destinuar.Parat kan shkuar në xhepat e atyre ndërkombëtarëve që kanë qenë të angazhuar për rindërtim.Nuk mundet më të përballohen imazhet e atyre njerëzve që edhe dimrin e tretë po e kalojnë duke jetuar nën tenda,në ahure,në kthina të improvizuara dhe strehimore.

Për shkak të këtyre arësyerave dhe shumë argumenteve UNMIK-u me dashje apo heshturazi po e injoron institucionin e vetëm në Kosovë Ombudspersonin, institucion i cili ka për synim që të ndihmojë në promovimin e të drejtave dhe qeverisjes së drejtë në Kosovë.Prandaj, ombduspersoni Marek Antoni Novicki duhet të gjejë mbështetje dhe përkrahje institucionale dhe financiare nga autoritetet ndërkombëtare, me qëllim që të zgjidhen çështjet që na preokupojnë, dhe në fund të vendoset bashkëpunimi i rregullt dhe korrekt me policinë e UNMIK-ut,me prokurorinë komunale,të qarkut dhe atë ndërkëmbëtare, këtë përkrahje bashkëkombasit tanë e presin edhe prej administratorit të ri të posa arritur në Kosovë Michael Steiner.

shkruan:

Valentin Batalaku
Copyright www.agimi.com 2002