|
E
hënë 22.09.03
Gjyqësia vazhdon të jetë pikë e dobët
për një Kosovë të pavarur dhe demokratike, ku
numri i të punësuarve në sistemin gjyqësor është
tepër i vogël, që rezulton në vonesa të
gjata në punën me rastet dhe zgjidhjen e tyre. Edhe kur
gjykatat kanë përfunduar shqyrtimin e tyre të rastit
dhe aktgjykimi ka marë formën e prerë, vonesa e UNMIK-ut
për të themeluar apo emëruar pozitat e zyrtarit për
ekzekutim në gjykatat civile ka pasur efektin t’i bëjë
këto aktgjykime jo efektive pasi që askush nuk ka qenë
përgjegjës për ekzekutimin e tyre.
Pagat e ulëta për gjykatësit dhe të punësuarit
tjerë në gjykata, posaqërisht së bashku me kërcënimet
për jetën e tyre dhe të familjeve të tyre nëse
marrin vendime të caktuara, do të thotë që shumë
nga këta punonjës profesional braktisin pozitat e tyre
gjyqësore në mënyrë që të fillojnë
praktikën ligjore private apo të kryejnë punë
të tjera. Si rezultat, gjykatat në Kosovë nuk janë
në gjendje të luajnë rol të rëndësishëm
në administrimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të
drejtave të njeriut.
A ekziston kaosi ligjor në Kosovë? Gjer më tani
është bërë pak të qartësohet ligji
i aplikueshëm në Kosovë. Një nga parakushtet
themelore të sundimit të ligjit është ai që
ligji duhet të publikohet në mënyrë që
të mund të konsiderohet si ligj, në pajtim me standardet
evropiane që qeverisin “ligjshmërinë”
- qasja, parashikueshmëria dhe kualiteti i ligjit - të
cilat bashkohen për ta mbrojtur individin nga veprimet arbitrare
të qeverisë. Lidhur me qasjen, ligjet e lëshuara
nga UNMIK-u apo të shpallura nga Kuvendi i Kosovës nuk
publikohen në pajtim me ligjin e aplikueshëm që qeveris
publikimin zyrtar të tyre. Duket që, edhe pse UNMIK-u
e konsideron publikimin në faqen e tyre të internetit
si një gjë që plotëson kushtet e kërkuara,
ata prapëseprapë dështojnë të publikojnë
Rregulloret e tyre edhe në këtë medium.
Aq ma keq disa ligje kryesore nga UNMIK-u publikohen vetëm
në gjuhën angleze dhe serbe si për shembull:
UNMIK/REG/2003/26
- 6. јул 2003. године-
О
ПРИВРЕМЕНОМ
ЗАКОНУ О КРИВИЧНОМ
ПОСТУПКУ
КОСОВА
UNMIK/REG/2003/25
- 6. јул 2003.
године- О
ПРИВРЕМЕНОМ КРИВИЧНОМ
ЗАКОНУ
КОСОВА
Fatkeqësisht, këto dy ligje shumë të rëndësishme-
Ligji i përkohshëm mbi procedurën penale të Kosovës
dhe Ligji i përkohshëm penal i Kosovës, ende nuk janë
publikuar në gjuhen shqipe nëpër mediat e shkruara
dhe elektronike.
Në këtë kontekst,vlen të merret në konsiderim
situata e palakmueshme e gjykatësve, zyrtarëve të
gjykatave dhe të gjithë të tjerët që praktikojnë
ligjin, kanë qasje shumë të kufizuar në internet.
Edhe pse gjykatave, me vonesë të konsiderueshme, u shpërndahen
verzionet me shkrim të ligjeve të aplikueshme, kopje të
këtyre ligjeve nuk i ofrohen të gatshme publikut. Ligjet
në Kosovë duhet të publikohen në të tri
gjuhët zyrtare. Fatkeqësisht, mungesa e përkthimeve
vazhdon të jetë një problem, dhe kualiteti i përkthimeve
të atyre ligjeve që përkthehen është aq
i dobët sa që ata që e praktikojnë ligjin dhe
që punojnë në gjuhën shqipe shpesh nuk mund
ta përcaktojnë kuptimin e tyre.Vallë, përkthyesi
i mirrë a duhet të jetë njëherit edhe njohës
i atyre materialeve që përkthen? Në Kosovë tashmë
dominojnë lingustët dhe kjo tregon se ata po merren edhe
me çështjet juridike.
Një problem tjetër i vazhdueshëm është
mungesa e periudhës vacatio legis (periudha kohore prej nënshkrimit
të ligjit deri në hyrjen e tij në fuqi) lidhur me
Rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjet e shpallura nga Kuvendi i Kosovës.
Rregulloret dhe ligjet deklarohen të jenë në fuqi
prej momentit të nënshkrimit nga ana e PSSP-së ose,
në rastet më të mira, brenda disa ditëve nga
data që nënshkruhen. Pothuajse të gjitha Rregulloret
e UNMIK-ut përfshijnë një dispozitë përmbledhëse
që deklaron që Rregullorja shfuqizon çdo dispozitë
të ligjit apo Rregullores në fuqi që është
në kundërshtim me Rregulloren e re. Shumë nga to,
e në veçanti ato që marrin formën e deklaratave
të paqarta mbi politikën e jo atë të strandardeve
të qarta ligjore, gjithashtu përfshijnë dispozita
që për qëllim të implementimit efikas të
tyre lejojnë lëshimin e udhëzimeve administrative
dhe akteve tjera nënligjore . Në anën tjetër,
deri në atë kohë kur të lëshohen këto
akte nënligjore, nga autoritetet qeveritare dhe ata që
praktikojnë ligjin pritet ta zbatojnë atë Rregullore
të paqartë.Ata që janë të ngarkuar me implementimin
dhe zbatimin e ligjit ballafaqohen me vështirësi të
mëdha gjatë përmbushjes së obligimeve të
tyre profesionale. Prandaj, e tërë popullsia, si e tillë,
gjendet në një paqartësi ligjore.
Një atribut i rëndësishëm i respektit të
sundimit të ligjit është që dega ekzekutive
e qeverisë të mos konsiderohet të jetë mbi ligjin.
Në Kosovë, pasi që ekzekutivi dhe legjislatura janë
një individ i njejtë, ky parim është automatikisht
i rrezikuar. Largimi i një kategorie të caktuar të
ankesave lidhur me të drejtat e njeriut nga juridikcioni i
gjykatave, vendosja e tyre nën kontroll të organeve administrative
të UNMIK-ut dhe pamundësia që vendimet e marra të
shqyrtohen në pajtim me ligjin konfirmon që shkrirja e
funksioneve ekzekutive me ato legjislative, së bashku me anulimin
e rolit të gjyqësisë nuk ka shërbyer në
interes të të drejtave të njeriut në Kosovë.
Qytetarët e Kosovës po përballen me një kategori
të problemeve që kanë të bëjnë me
pranimin kontradiktor të dokumenteve civile (certifikatat e
lindjes, vdekjes ose martesës) të lëshuara nga UNMIK-u.
Në Kosovë, individët që paraqiten për të
pranuar përfitime të caktuara, për shembull ato që
u takojnë individëve që janë paaftësuar
apo familjarëve të personave që kanë vdekur
gjatë konfliktit, duhet të paraqesin dokumente të
UNMIK-ut në mënyrë që të konfirmojnë
marëdhëniet e tyre familjare. Për shembull, autoritetet
në Kosovë kanë refuzuar të pranojnë certifikata
tjera të martesës përveç atyre të lëshuara
nga UNMIK-u, edhe në rastet kur martesa është bërë
shumë kohë para se të themelohet UNMIK-u si administratë
“e përkohshme” civile në këtë territor.
Në anën tjetër, disa shtete të jashtme, për
shembull Gjermania, refuzojnë të pranojnë certifikatat
e martesës të lëshuara nga UNMIK-u, edhe kur martesa
është bërë pranë autoriteteve të UNMIK-ut.
E vetmja mundësi për një çift që dëshiron
që martesa e tyre të pranohet jashtë Kosovës
është që edhe njëherë të kalojnë
nëpër ceremoninë e martesës pranë një
autoriteti paralel në ndonjë rajon serb brenda Kosovës,
në mënyrë që të marrin një certifikatë
të martesës që është e pranuar në
të gjitha vendet. Probleme të ngjajshme paraqiten edhe
për individët që përpiqen të marrin vizat
për udhëtime jashtë vendit në rastet kur ata
mund të paraqesin vetëm certifikatën e lindjes të
UNMIK-ut.Kjo që u cek më lartë ndryshe nuk mund të
emërtohet përveçse KAOS LIGJOR.
|