GODITJET NDAJ SISTEMIT GJYQËSOR KOSOVAR

E diel 21.07.03 Vendimi i gjykatësve ndërkombëtar kundër katër ish-eprorëve të lartë të UÇK-së, Rrustem Mustafës - Remit, Nazif Mehmetit, Latif Gashit e Naim Kadriut,gati nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në Kosovë është kualifikuar si një turp i madh për drejtësinë dhe për procesin e përgjithshëm në Kosovë. Gjykatat po dalin shumë më tepër në qendër të vëmendjes,ato tashmë edhe fizikisht po sulmohen.Rrethanat aktuale diktojnë që disa pyetjeve ka mbetur për t’u përgjigjur.A mundet Gjykata që t’u japi formë pikëpamjeve të publikut dhe, në rast se po,në cilat rrethana? A mundet opinioni publik të influencojë gjykatat? Deri në çfarë mase e bën publiku kosavar dallimin ndërmjet respektit për sistemin gjyqësor dhe mbështetjes për vendime të veçanta? Çfarë ndikon në mbështetjen e opinionit kosovar? Si dhe përse ndryshon mbështetja që tregohet për gjyqësinë kosovare ,me kalimin e kohës?

Në Kosovë është prezente një tendencë e gjykatësve ndërkombëtar, se ata janë këtu për t’i operacionalizue urdhërat e punëdhënësve të tyre, sipas së cilës gjyqësia kosovare do të duhej të bazohej në aftësitë bindëse.Faktet relevante të parashtruara nga ana e mbrojtësve injorohen.Gjykatësit ndërkombëtar nuk e kuptojnë faktin, se parimisht vendimet e tyre rigoroze i prekin të gjithë banorët e Kosovës.

Tash është paraqitur një polarizim i qytetarëve në lidhje me vendimet gjyqësore.Janë paraqitur dy tabore: kundërshtarët e vendimeve gjyqësore-shqiptarët dhe përkrahësit e këtyre vendimeve-serbët.Kompetencat e rezervuara të UNMIK-ut e kanë regjenerue një gjendje të tillë.Në fakt, gjykatat në Kosovë nuk mund të konsiderohen institucione përfaqësuese në të njejtin kuptim si institucionet vetëqeverisëse (Kuvendi,Qeveria),edhe pse shpeshherë kosovarët mbajnë një qëndrim të tillë sikur ata presin që gjykatat,së paku,të përmbushin disa funksione përfaqësuese.

Është evidente,se në Kosovë shkalla e përputhjes ndërmjet opinionit dhe politikës është më e madhe për ’’çështjet e mbrojtjes së vlerave të luftës’’ sesa për politikat ekonomike dhe të mirëqenies.Në kushtet kur dihet se ndërmjet gjykatave dhe popullatës kosovare mungon lidhja elektorale,ekziston një boshllëk,ekziston një shkallë më e vogël e pajtimit midis popullatës dhe politikës së UNMIK-ut për gjykatat sesa për Qeverinë apo Kuvendin e Kosovës.

Për ta kuptuar këtë gjendje të gjyqësisë kosovare autoritetet vendore duhet t’i zbulojnë mekanizmat që kanë shkaktuar atë.Me argumente të sqarohet lidhja kauzale midis institucioneve vendore dhe opinionit publik,me qëllim që qytetarët e Kosovës të përcaktohen qartë ndaj vendimeve të gjykatësve ndërkombëtarë. A ndikon opinioni ndaj qëndrimit që mbajnë gjyqtarët ndërkombëtarë për shqiptimin e dënimeve për çështjet penale? A duhet që opinioni publik të ushtroj ndikim të drejtpërdrejtë ndaj gjykatave apo janë institucionet tjera vendore që ndërmjetësojnë?

Nëse dëshirojmë një vizon të pastër të sistemit gjyqësor kosovar,atëherë mbetet që gjyqtarët ndërkombëtarë t’i peshojnë me më kujdes rrethanat e mjedisit për shqiptimin e vendimeve.Goditjet dhe denimet rigoroze vetëm se po kompromitojnë drejtësinë në përgjithësi.Dështimet dhe boshllëqet që po ndodhin në sistemin gjyqësor nga ana e gjykatësve ndërkombëtarë tregojnë ashiqare,se huazimet, adaptimet ,taktikat dhe akrobacionet gjyqësore po e dëmtojnë imazhin e tyre përballë autoriteteve vendore dhe popullatës në përgjithësi.

shkruan:

Valentin Batalaku
Copyright www.agimi.com 2002