|
E
shtunë 19.04.03 Situata aktuale politike,ekonomike dhe
e sigurisë në Kosovë ze një vend tepër
të rëndësishëm në punën e gjykatave.Presionet
nga jashtë janë faktorë domethënës për
të kuptuar llojet e kërkesave që vijnë para
gjyqësorit, individët,grupet,autoritetet vendore dhe ndërkombëtare
që vënë ligjin në lëvizje. A marrin gjyqtarët
vendime të caktuara në varësi të erërave
që fryjnë në opinionin publik? A i kushtojnë
ata vëmendje të veçantë faktit nëse një
çështje ndiqet nga një individ që ngrihet
kundër një grupi të interesusr? Si mund të arrijmë
që të kuptojmë shkaqet dhe pasojat që sjellin
konfliktet sociale ndaj rendit gjyqësor të punës
dhe marrjes së vendimeve?
Këto përbëjnë çështje të rëndësishme,
për sa i përket,ndikimit të faktorëve të
mjedisit mbi vendimet gjyqësore.Para gjykatave të rregullta
në Kosovë ekziston problemi i ngarkesës së çështjeve.Por,
të mos harohet se këtu gjykatat janë njëherit
edhe ndihmëse të dialogut politik dhe të proceseve
për ndërtimin e politikës të institucioneve
vetëqeverisëse.Mirëpo, duhet cekur se në Kosovë
ekziston një qëndrim instrumental ndaj gjykatave, një
pamje varësisht prej personave të cilit komunitet i takojnë.Disa
palë po mundohen të përpiqen që ta përdorin
gjykatën si pjesë e një strategjie të caktuar
për t'u marrë me ndryshimet që ndollin ose për
të ndikuar në njëfarë mënyre në zhvillimin
e tyre.
Në një anë, në kohën kur duhet të
ringjallet ekonomia kosovare,të bëhet privatizimi i ndërmarrjeve
shoqërore,në anën tjetër përkeqësohet
gjendja e sigurisë, ku edhe vetë çështjet
gjyqësore shtohen edhe më tepër mu për shkak
të paraqitjes të këtyre dukurive kriminale.Paraqitja
e akteve të dhunës edhe më tepër e prish imazhin
e Kosovës përball investitorëve të huaj.Për
shembull, në qoftë se veprimtaria e një gjykate në
Kosovë stërngarkohet nga paditë për zgjedhjen
e çështjeve pronësoro-juridike,nga paditë
për vjeljen e detyrimeve dhe tash edhe nga paditë penale,
atëherë ekonomia lokale do të ndodhet në një
gjendje edhe më të keqe,sepse investitorët do të
jenë të painteresuar ta plasojnë kapitalin e tyre
në këto treva.Prandaj, kjo është një provë
e rëndësishme që duhet të nxjerret në pah
roli i gjykatave dhe mënyra e përdorimit të tyre
për t'i përforcuar marrëdhënjet ekzistuese të
pushtetit poloitik-ekonomik të UNMIK-ut në një anë
dhe institucioneve legjitime vendore në anën tjetër.
Është krijuar një përshtypje se në Kosovë
nuk funksionon hierarkia gjyqësore.Cili grup gjykatash meriton
vëmendje? Vendi më i qartë nga ku mund të nisemi
është Gjykata Supreme e Kosovës- vendimet e së
cilës arrijnë shkallën më të lartë
të vëmendjes, ka një fuqi të jashtëzakonshme
dhe të gjërë ndikimi,e cila themelon parime,udhëzime
ose vërejtje gjyqësore.Pse hesht Gjykata Supreme e Kosvës?A
duhet çelësi të kërkohet jashtë sistemit
gjyqësor?! Deri sa vazhdon vakumi juridik ekspertët vendor
gjejnë mënyra që t'i senzibilizojnë çështjet
nga lamia gjyqësore.Prandaj, edhe qytetarët e Kosovës
e përshëndesin punën dhe angazhimin e Këshillit
për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut,
e cila prej datës 25 deri më 27 prill do ta mbajë
Konferencën rajonale për punën e funksionimit të
sistemit gjyqësisë në Rajon.Tash ka ardhur koha t'ju
ndëgjohet zëri i ekspertëve tanë vendor si prsh.:të
Zejnullah Grudës,Nekibe Kelmendit,Fatmir Fehmiut,Rexhep Haxhimusës,Ejup
Sahitit,Osman Kadriut,Luan Omarit,Ilir Pandës etj.
Të bashkëpunosh me organet e gjyqësisë dhe
policinë kundër kriminalitetit dhe formave tjera të
dhunës është nder dhe gjest patriotik ndaj Kosovës.Në
Kosovë ende ekzistojnë krimet mbi baza etnike,por ato
janë reduktuar dukshëm në krahasim me vitet e mëparshme.Sipas
të dhënave të Komisarit të policisë së
UNMIK-ut, Stefan Feller, vetëm vitin e kaluar në afro
400 kontrolle policia ka arritur të shpëtojë 1800
gra,të cilat janë dyshuar të kenë ushtruar prostitucionin,janë
arrestuar 280 makro,kundër 90 personave janë ngritur aktpadi.Vitin
e kaluar ka pasur 68 vrasje,106 rrëmbime dhe 64 tentim rrëmbime,114
dhunime,ndërsa janë regjistruar 463 sulme serioze dhe
365 plaëkitje.Në mesin e të vrarëve janë
60 shqiptarë,6 serbë dhe 2 të nacionaliteteve tjera.Ndërsa
për vrasje janë arrestuar 43 shqiptarë dhe 2 serbë.
Çka tregojnë këto të dhëna të mësipërme?!
Qëndrim i përgjithshëm është se ligji pasqyron
shoqërinë. Në këtë drejtim, ligji dhe institucionet
në Kosovë njëherit pasqyrojnë në mënyrë
të drejtpërdrejtë edhe shoqërinë kosovare,ndërsa
raportet brenda komuniteteve shkaktojnë në mënyrë
të pashmangshme ndryshime në ligje dhe në veprimtarinë
që kryhet nga gjykatat.Prandaj, sistemi gjyqësor në
përgjithësi ndikohet nga raportet, ndryshimet dhe fërkimet
që ndodhin në shoqërinë kosovare.
Kërkesat për shërbime gjyqësore zmadhohen me
zhvillimin e shoqërisë kosovare,por për shkak të
zgjerimit të nevojave, gjykatat mbingarkohen dhe bëhen
më pak të afta që t'i përgjigjen numrit më
të madh të paditësave të mundshëm.Ligjet
dhe rregullat procedurale që po përgatiten për t'u
miratuar po bëhen më të ndërlikuara dhe konfuze
për qytetarët e zakonshëm.Shpenzimet e euros-€
që lidhen me paraqitjen në gjykatë ngrihen në
mënyrë automatike me shpenzimet për informim dhe
zvaritjet e kohës.Në këtë mënyrë çmimi
i gjykimit të një konflikti prek jo vetëm aftësinë
e njerëzve për t'u futur në sistemin gjyqësor,por
zvoglon interesin për t'ju drejtuar gjykatës.Pra shpenzimet
e mëdha krijojnë pengesa që e bëjnë sistemin
gjyqësor praktikisht të pamundur për ato palë
që nuk mund t'iu
sigurojnë burimet e nevojshme dhe për shumë persona
të tjerë që e kanë këtë mundësi,sistemi
gjyqësor bëhet jo tërheqës.
Shoqëria kosovare do të përballet me shumë
paradokse dhe të gjithë neve do të na shtyejë
që të mendojmë, se gjykimi përbën, në
mënyrë të pashmangshme,një shkathtësi që
kërkon nga secila palë të grumbullojë mjetet
e nevojshme dhe të përdori sistemin juridik me qëllim
që të krijojë avantazhe strategjike dhe të mbrojë
një grup interesash vis-a-vis kundërshtarit.Deri sa po
përballemi me mungesën e euros,në fund të fundit
?të kamurit? do të fitojnë ndaj më pak të
fuqishmëve ?të skamurit? sepse ata i përdorin gjykatat
për sigurimin e këtyre rezultateve.Të paktën
le të shpresojmë se Konferenca rajonale për punën
e funksionimit të sistemit të gjyqësisë do të
jetë në anën e të skamurve.
|