|
E
DIEL 11:05.03 Po të flasim në përgjithësi
për gjyqësorin kosovar vetëm një gjë mund
të konstatohet- kjo po ndeshet me burokracinë ndërkombëtare.Kjo
situatë tashmë solli shumëllojshmëri dhe ndërlikim
më të madh juridik si dhe varësi të reja ndaj
koalicioneve dhe autoriteteve në rajon.Në kohën kur
për herë të parë përfaqësuesit më
të lartë të UNMIK-ut po shqyrtojnë çështjet
e ekstradimit të personve të dyshuar,qytetarët kosovarë
dinë pak rreth gjyqësorit dhe veprimtarisë së
saj,shprehin interesim të pakët në lidhje me personelin
e saj.Kjo po ndodh sepse punëdhënësi Steineri po
përceptohet si paterfamilias i sistemit gjyqësor.
Menjëherë pas përfundimit të luftës, shoqëria
kosovare kaloj një fazë që çoj zhvendosjen
e zgjeruar të rrjetit të raporteve ekzistuese.Siç
na është e njohur, kushtet e tjetërsuara na sollën
një listë të re problemesh, shumë nga të
cilat po përfundojnë nëpër gjykata,duke krijuar
kështu radhë të re kërkesash ndaj bartësve
dhe reprezentuesve të sistemit gjyqësor. Në Kosovë
janë aktuale gjykimet për zgjidhjen e martesave dhe aksidentet
automobilistke, të cilat kohëve të fundit po rriten
në shkallë marramendëse.Kërkesat e kësaj
natyre,ashtu si dhe çështjet tjera,janë simptoma
të pasigurisë dhe rreziqeve që përballojnë
njerëzit në kushtet e mjedisit të fazës së
pas-luftës.
Keqësimi i situatës sociale dhe çuarja e shoqërisë
kosovare në kufinjtë e të patolerueshmes nga UNMIK-u
pasqyron shqetësimin që ndjejnë njerëzit, të
cilët përpiqen që të përballojnë një
atmosferë konkuruese dhe jonjerëzore që e zotrojnë
në shkallë minimale dhe të mangët.
Për çudi, tash rrahjet,sharjet,fyerjet,dëmtimet
e shëndetit të personit dhe të drejtat e tij të
personalitetit po përjetohen si ngjarje të zakonshme.Mirëpo,
edhe takimet e ndërkombëtarëve dhe bartësve
të mediave kosovare në lidhje me gjyqësorin nga opinioni
i gjërë po përceptohen si rutinë e zakonshme
ditore.
Shoqata e Avokatëve të Kosovës duhet ta ngrit zërin
dhe t’i identifikoj çështjet,të propozoj
zgjidhje adekuate në lidhje me transparencen dhe çasjen
e mediave ndaj gjyqësorit.Ajo duhet ta përçëndrojë
veprimtarinë e vetë në drejtim të sundimit të
ligjit,e cila në fakt paraqet gurthemelin e shoqërisë
kosovare.Për deri sa nuk përmbyllet procesi i bartjes
së kompetencave nga ana e ndërkombëtarëve tek
vendorët- takimet nëpër seminaret improvizuese janë
të kota dhe humbje kohe,sepse këto seminare nuk do t’i
parandalojnë degjenerimet eventuale të proceseve gjyqësore,por
ato përball opinionit do të figurojnë vetëm
si alibi.Nëpër këto takime çështjet e
veçanta nuk vlerësohen.Rastet e veçanta sakrifikohen
në interes të kërkimeve për zbulimin e prirjeve
dhe skemave të përgjithshme. Pse të mbushen xhepat
e atyre njerëzve të cilët i organizojnë këso
farë lloj seminaresh?
Natyrisht, në rrethanat e reja çdo padi gjyqësore
do t’i ketë aspektet e saja të veçanta dhe
histori vetanake.Evulucioni i konflikteve dhe shtigjet personale
,në fund të fundit,kanë për t’i çuar
të paditurit dhe të pandehurit në gjykatë.Prandaj
informatat duhet kërkuar brenda përbrenda gjykatave,e
jo nëpër kuleare kafanesh.
Të mos harojmë,se ligji luan një rol ndërmjetës
në konfliktin që ekziston ndërmjet njerëzve.Shumica
e gjykatave në Kosovë kanë të bëjnë
me rastet si përshembull: pronarët kundër qiramarrësve,kreditorët
kundër debitorëve,të damtuarit nga aksidentet kundër
organizatave siguruese,nëpunësit kundër punëdhënësve
etj.Vendosja e gjykatave dhe e veprimtarisë që ato përmbushin
në këtë drejtim, bën të nevojshme se çfarë
përfaqësojnë gjykatat në Kosovë dhe cilat
janë rolet që ato luajnë në shoqëri? Duhet
pranuar dhe është evidente se kuptimi që kemi për
marrëdhëniet ndërmjet gjyqësorit dhe mediave
është tepër i mangët.
Prandaj, po kështu, ndoshta, duhet edhe mediat e shkruara
dhe elektronike të bëjnë vëzhgime të shumta,gjatë
kohëve të ndryshme,me qëllim që të shmangin
nxjerrjen e përfundimeve të gabuara për shkaqet dhe
pasojat.A neglizhohet roli i mediave në sistemin gjyqësor
kosovar?A duhet të kujdesemi që gazetarët të
mos jenë kasnec të gjyqëtarëve?A ekziston boshllëku
i besimit ndërmjet mediave dhe gjyqësorit? Çështja
nuk është nëse gjyqtarët bëjnë ligjin,por
kur,si dhe në çfarë mase-kjo është ajo
që ka mbetur për tu zgjidhur.
|