AVANSIMI I PROCESEVE VENDIMMARRËSE NË KOSOVË - PËRKRAHJE APO JO?!

E shtunë 08.11.03
Në prag të fundvitit shoqëria kosovare edhe më tej po përballet me një mori problemesh politike,ekonomike dhe sociale,pa një mekanizëm të fuqishëm vendimmarrës vendor.Në kohën kur autoritetet vendore po shqyrtojnë mundësitë rreth ndryshimeve në Kornizën Kushtetuese të Kosovës,ku disa subjekte politike paralajmrojnë se këto ndryshime do të ndihmojnë krijimin e bazës ligjore për sendërtimin e vetëqeverisjes substabciale,si dhe do të përgatisin terrenin për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Mirëpo,para se të bëhet kjo që është paralajmëruar duhet së pari të zgjidhen disa çështje paraprake. Sa janë identifikuar çështjet për ndryshimin e Kornizes Kushtetuese të Kosovës?A ekziston konfuzioni mes autoriteteve të UNMIK-ut dhe Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë?

Në qoftë se hedhim një vështrim më të përgjithshëm në çështjet për kompetencat mes qeverive lokale dhe asaj qendrore të Kosovës, mungesa e edukimit të zyrtarëve të zgjedhur mbi rolin, mandatin dhe përgjegjësitë e tyre, mungesa e ndarjes së legjislativit dhe ekzekutivit në nivelin komunal si dhe e mbikëqyrjes së ekzekutivit nga legjislativi, mosangazhimi i duhur i institucioneve dhe i zyrtarëve të zgjedhur për zhvillimin e mekanizmave për të përfshirë edhe shoqërinë civile në zhvillimin e politikave dhe të proceseve legjislative, mosinteresimi i mjaftueshëm i shoqërisë civile për të qenë pjesë e proceseve në Kosovë- çështjet të cilat adresojnë se diçka nuk është në rregull me Kornizën Kushtetuese të Kosovës.

Korniza Kushtetuese si një akt më i lartë juridik nuk e bën në mënyrë të mirëfillte ndarjen e pushteteve dhe gjithashtu nuk krijon kontrollet e pushtetit në mënyrë që asnjë degë të mos gëzojë sovranitet absolut brenda fushës së vetë të ndikimit.Edhe fëmijët kosovar e kuptojnë se sovranitetin absolut e ka Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Qytetarët e Kosovës i përkrahin reagimet e deputetëve me rastin e fjalimeve të deputetëve serbë të cilët, Kosovën vazhdojnë ta quajnë edhe më tutje me termin “Kosovë e Metohi”, që është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe me Kornizën Kushtetuese.Pse UNMIK-u dhe Administratori i Kosovës tolerojnë dhe nuk ndërmarin asgjë në këtë drejtim?

Mirëpo, në Kuvendin e Kosovës është vërrejtuar një dukuri e hidhur- praktika e lëshimit të seancave plenare në mënyrë demonstrative.Kjo sjellje është jo produktive.Eshtë krijuar një përshtypje që anëtarët e Kuvendit nuk janë përherë të përgatitur për diskutime kuptimplota rreth pikave të rendit të ditës, kështu që paraqitjet e tyre zakonisht rezultojnë me fjalime të ngarkuara me fraza dhe emocione në vend të vështrimeve analitike.

Votimi i deputetëve i mbështetur në vija partiake apo etnike e brengos opinionin dhe e pengon zhvillimin e demokracisë në përgjithësi. Kuvendi i Kosovës ende nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për përpilimin e projektligjeve. Si pasojë e kësaj, Kuvendi varet ekskluzivisht nga projektligjet e propozuara nga Qeveria. Deri më tash Kuvendit të Kosovës nuk i është ofruar asnjë projektpropozim nga shoqëria civile,nga ana e qytetarëve apo grupeve të interesit.

Procedura e nënshkrimit nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së
të ligjeve të miratuara nga Kuvendi prolongon kompletimin e infrastrukturës ligjore në Kosovë dhe paraqet edhe një fushë të antagonizmave të shprehura mes Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë dhe UNMIK-ut.Nëse vazhdohet edhe mëtytje me këtë mënyrë të punës
atëherë do të vije në pyetje zhvillimi dhe avancimi i proceseve në Kosovë.A është zbehur mirëbesimi mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare?A duhet institucionet ta shohin njëra-tjetrën si partnerë apo të shkaktohen paraliza dhe ngecje të proceseve?

Nëse sistemi gjyqësor edhe më tytje vazhdon me avazin e vjetër proceset do të ngecin. Prandaj,Gjykata Supreme e Kosovës si instanca më e lartë e gjyqësisë edhepse mund t’i bllokojë veprimet e legjislativit dhe ekzekutivit nëpërmjet rishikimit gjyqësor,por ajo nuk e përdor këtë fuqi.Të tri degët e qeverisjes- Legjislativi,Ekzekutivi dhe Gjyqësori kanë mundësi që të bashkëveprojnë njëra me tjetrën,por kjo nuk po ndodh në Kosovë.Proceset do të avansohen vetëm nëse ato përkrahen nga Përfaqësuesi Special dhe nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë.Nëse kjo nuk ndodhë,atëherë i mbetet vetëm qytetarëve të përfshihen në proceset vendimmarrëse!

shkruan:

Valentin Batalaku
Copyright www.agimi.com 2002