|
Washington DC; Capitol Hill: Fundjavën e kaluar më 30
Tetor 2003 në kryeqytetin amerikan, Washington DC - në
ndërtesën e kongresit e të senatit amerikan "Capitol
Hill", sallën e komitetit për mardhënje te jashtme
"Rayburn House Office Building" dëshmuan përfaqësues
të shqiptarve nga Mali i Zi në një Seancë Dëgjimi.
Senaca ishte organizuar prej Ligës Qytetare dhe dy kongresmenëve,
të Kalifornisë, anëtar të shquar të Kongresit,
në Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare,
Tom Lantosh, e kongresmenit Dana Rohrabacher, mbështetës
të njohur dhe përkrahës të fuqishëm nga
SHBA-s, të çështjeve shqiptare. Nga pala shqiptare
dëshmuan në kryeqytetin amerikan: Nail Draga, mësues
dhe ish president i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualve,
shqiptarë në komunën e Ulqinit, Anton Lacaj, profesor
në Mal të Zi, këshilltarja e çështjeve
Ballkanike, Shirley Cloyes, Xheladin Zeneli, ish antar i parlametit
malazes dhe Presidenti i LQSHA, ish kongresmeni i Nju Jorkut Xhoseph
J. DioGuardi.
Shkallëzimi i problemeve dhe shkelja sistematike, e lirive
dhe të drejtave të shqiptarve, në trojet e tyre në
Mal të Zi, kohët e fundit, vazhdon të ndodhet në
qëndër të vëmëndjes, të Ligës
Qytetare Shqiptaro - Amerikane. Liga Qyetetare, me mbështetejen
dhe përkrahjen e bordit të saj, nëpërmjet miqëve
të saj në ligjëvënsin amerikan - Kongresin Amerikan,
ka mundur t'a ngrejë zërin e saj në Uashington, për
të tërhequr vëmëndjen Administratës, që
ajo të përqëndrohet më shumë, e të
vëzhgojë më me përgjegjësi, zhvillimin
e ngjarjeve në këtë republik federale. Pasi, siç
tregoj dhe dëshmia, e së enjtes, në Capitol Hill,
Shqiptarët e Malit të Zi, thanë; se të drejtat
e tyre arsimore, gjuhësore dhe ekonomike mohohen dhe se ata
trajtohen si qytetarë të dorës së dytë
në këtë republik federale. Dhe më kryesorja
është të tregojë se ngjarje të tilla janë
të afta për të treguar para amerikanëve, diskreminin
etnik, në këtë republik të shtetit të ashtuquajtur
Sërbi Mali i Zi (SMZ).
SEANCA
DËGJIMORE: "TË DREJTAT E NËPËRKËMBURA
TË SHQIPTARVE NË MAL TË ZI"
Tom Lantosh, kryesuesi i kësaj seancë dëgjimore,
e hapi seancën e dëgjimit, duke paraqitur një përmbledhje
të shkurtër të gjëndjes së shqiptarve,
në Mal të Zi, nxjerr nga konkluzionet e tija prej vizitës
së fundit, që i bëri ai dhe delgacioni i LQSHA-s,
që e shoqëroi atë, në shtator, Malit të
Zi. Ai, tha në seancën, e së enjtes, se gjatë
vizitës në Ulqin, Anën e Malit, Krajë dhe Tuz,
në muajin shtator, kishte takuar shumë shqiptarë
"të cilët ishin inteligjentë dhe kompetentë
dhe në asnjë mënyrë nuk e meritojnë statusin
e qytetarëve të klasit të dytë që u imponon
qeveria". Nga ana e tij, zoti Lantosh, iu përgjigj disa
pyetjeve në këtë dëshmi duke thënë
se edhe hungarezët e Vojvodinës dhe serbët e Bosnjes,
mund të përdorin librat e tyre të shtypur në
Hungari ose në Serbi. Nuk ka arësye, tha ai, se përse
shqiptarët e Malit të Zi të mos kenë libra në
gjuhën shqipe të shtypur qoftë në Kosovë
apo në Shqipëri.
Lantosh, ftoi më pasë të flas rreth gjëndjes
së shqiptarve në Mal të Zi, professor Nail Dragën,
përfaqësues i shqiptarve nga këto troje. Nail Draga,
arsimtar dhe ish kryetar i Shoqatës së Artistëve
dhe Intelektualëve në Ulqin, tha në seancë se
shqiptarët kërkojnë ndryshimin e statusit të
tyre në të gjitha fushat:
"Kërkojmë një avancim të statusit të
shqiptarëve, që shqiptarët të jenë qytetarë
të barabartë në aspektin kombëtar si qytetarët
e tjerë në mal të Zi. Por këtu ekziston një
paradoks shumë i madh për arësye se edhe kushtetuta
aktuale e Malit të Zi, ua garanton të drejta shqiptarëve,
por është ky staf qeveritar i cili nuk i realizon ato
në praktikë. Problemi qendron se nuk ekziston kurfarë
vullneti politik i qeverisë malazeze, që shqiptarët
të jenë të barabartë me të tjerët
në aspektin kombëtar." Këtu, mund të përmend
komunën, e Ulqinit, ku nuk ka interesa të Qeverisë,
për sa i përket ivestimeve. Drejetorët e shkollave,
të të gjitha cikleve, vendosën nga Qeveria republikane,
pa marrë parasyshë përbërjen etnike të
popullsisë. Forcat ushtarake janë të pranishme në
të gjithë brezin kufitar, Megjithse, ka pasur kërkesa
nga popullsia shqiptare, për qeversijen lokale, për ndryshime,
ajo është njëlloj qeverisje bollshevike e pandryshuar.
Gjërat atje mundohen të zgjidhen me mentalitetin bollshevik.
Një pengesë e madhe është duke u krijuar për
ndërtimet e shkollës në Tuz, ku Qeveria republikane
megjithse premton, nuk po e ndërton shkollën nën
preteksin se nuk kanë para, duke bërë kështu
një diskriminim midis ndërtimeve në vendet sërbomalazese
dhe tek shqiptarët.
Dua të them para jush se atje ka një paradoks lidhur
me Qeverinë, se ndërsa ajo i pranon të gjitha problemet
e shqiptarve para opinonit ndërkombëtar, ndërsa në
praktikë vazhdon me avazin e saj. Ata duke marr parasyshë
këto të dhëna i kanë konsumuar të gjitha
mundësite për dialog. Parandaj mendoj që të
drejtat tona kombëtare duhet të realizohen vetëm
nën ndikmin e faktorit ndërkombëtar; ku Shtetet e
Bashkuara të Amerikës duhet të luajnë rolin
kryesor në zgjidhjen praktike të të drejtave të
shqiptarve në Mal të Zi. Vetëm në këtë
mënyre mund të bëhen ndryshime pozitive dhe thelbesore
ashtu si në vendet e tjera në botë me përbërje
multietnike, ku të gjitha etnitetet në pakicë dhe
shumicë jetojnë si të barabarte.
Anton Laçaj, arsimtar nga Mali i Zi, tha se më lejoni
të nderuar kongresmen t'iu sjell në fillim faleminderimet
tona, drejtuar kongresmenit Tom Lantosh për vizitën e
bërë para disa muajve në Mal të Zi. "Dua
të theksoj me këtë rastë, tha ai, se në
të gjitha strukturat republikane, prej drejtorve e deri tek
ndërtimet kanë një ndryshim të madh midis atyre
shqiptare, e jo shqiptare. Kështu, ata bëjnë ndërtime
në truallin e shqiptarve, pa marr lejen e shqiptarve pra, të
pronarve ligjitim. Vitet e fundit agro-kompania "10 Korriku",
në vreshtat e shqiptarve dhe me gjith protestat e popullsisë
shqiptare, ndërtoi pallate për puntorët e kësaj
kompanie në këtë truall. Shqiptarët po diskriminohen,
po detyrohen të shpërngulen, po u konfiskohen tokat dhe
po asimilohen, tha ai.
Një tjetër problem, sipas, tij mbetet në sektorin
e arsimit republikan. Tekstet shkollore janë skandaloze, të
gjitha janë bërë me përkthim nga gjuha sllavenë
shqip. Të gjitha mbas përkthimit, janë të deformuara
qëllimisht, pra kanë probleme materiale, pa folur për
gabime gramatikore. Pershembull, një mësimdhënës
i gjuhës së huaj, për shembull i gjuhës angleze,
u jep gjuhën angleze nxënësve shqiptarë, përmes
gjuhës sllave, në një kohë që nxënësit
shqiptarë nuk e njohin fare gjuhën sllave. Pra, të
mësosh një gjuhë të huaj, përmes një
gjuhe tjetër të huaj. Në këtë kontekst,
ai shtroi pyetjen, se si ka mundësi që një sllav
të përkthej në shqip më mirë se një
shqiptar?
Prishja nga ana sturkturore ka filluar prej kur Qeveria malazese
filloi të ndërtoje lagje satelite në tokat e shqiptarve.
Shkollat e shqiptarve, siç u thashë në këtë
zonë, janë në gjëndje skandaloze, shihni gjëndjen
reale të këtyre objekteve të cilat janë krejtëshit
të papërshtatëshme për të vazhduar mësimin
e nxënësve shqiptarë në këto troje. Në
të njëtën kohë kur në Podgoricë dhe
Nikshiqi, përkatësisht atje ku banon popullata sërbomalazese,
shkollat janë në gjëndje mjaftë të mirë
dhe ndërtohen shkolla moderrne. Jam plotësisht i mendimit
se "në rast se në Mal të Zi të drejtat
e shqiptarve nuk zgjidhen në bazë të konventave ndërkombëtare,
ato do të vinë gjithë duke u rënduar" mendon
Anton Laçaj, arsimtar nga Mali i Zi.
Pjesa e dytë e senacës Dëgjimore iu kushtua dëshmive
të zotit Xheladin Zeneli ish anatar i parlamentit të Malit
të Zi dhe këshilltares për çështjet ballkanike
Shirley Cloyes
Xheladin Zeneli, ish paralamentar në parlametin e parë
të Malit të Zi, ndër të tjera tha: Në të
gjitha vendet ku popullsia shqiptare është në përqindje
shumë më të madhe se ajo sërbo-mlazese, shqiptarët
janë të diskriminuar nga rregjimi serbomalazes. Dhe, kjo
për mendim tim, tha ai është rritur në mënyrë
të veçante qe nga viti 1998. Shqiptarët, ndërkohë
tha Zeneli, në Mal të Zi akuzohen nga rregjimi serbomalazes
dhe si irrendetistë e separatisë për të justifikuar
pranine policore të pushtetit diskriminues në trojet shqiptare
në Mal të Zi.
Një formë e till është përdorur pikërishtë
kur ata janë munduar të shkatërrojnë edhe moralin
dhe indetitetin tim, ndaj unë si antar i parë i paralmentit
të parë me shqiptarë në atë republike u
detyrova të largohem. Qeveria e Podgoricës, me president
Miomir Bulatoviq dhe kryeministër Milo Gjukanoviq, e filloi
qeverisjen me një mesazh të ri, me represion politik ndaj
popullsisë shqiptare. Unë, vetë kamë qëndruar
disa herë i ndaluar nga policia, sepse, me megafon u bëja
thirrje shqiptarve, të votonin për partinë tonë.
Këto dhe shumë shëmbuj të till besoj se tregojnë
në "thonjëza" sesa të drejta dhe liri,
kanë shqiptarët në Mal të Zi.
Ndërsa, për këshilltaren e çështjeve
Ballkanike, Shierly Cloyes - Dioguardi: komentet e kongresmenit
republikan të Kalifornisë Dana Rorhchbaker në këtë
dëshmi janë shumë të rëndësishme.
Cloyes, në mënyrë të përsëritur nguli
këmbë se në Mal të Zi, po ndodh një spastrim
etnik i heshtur. Është shumë rëndësishme,
tha Cloyes, që të gjithë të lexoni librin që
shkruan mbi masakrën në Tivar "Viktimat e Tivarit".
Pasi, që kjo lloj masakre e racisimi diskriminues ndaj shqiptarve
ndihet edhe sot në Mal të Zi.
Më duhet të nënvizoj tha zonja Cloyes DioGuardi,
një fakt të rëndësishëm: Italia thuhet
se është duke parë mundësine që gjuhën
shqipe t'a vendosë gjuhë të dytë zyrtare, në
këtë vend në propocion me pupollsinë. Ndërsa,
në Mal të Zi kjo mundësi ende nuk egziston. Dhe ajo
që është e pa besueshme është se atje Qeveria
republikane bën një propogande fallse.
Xhoseph J. DioGuardi bëri një ndërhyrje interesante
mbi atë që DioGuardi e quajti edhe antishqiptarizmin malazes
në këtë republike federale. Në Mal të Zi,
veçse se shqiptarët e Kosovës u çliruan
nga SHBA-s, shiten rrugëve të Podgoricës kaseta me
këngë folklorike anti-amerikane. Një kopje është
edhe kjo që unë e kam sjell këtu, pikërishtë
si një dëshmi, ku në tekstin e saj ka urrejtje të
madhe për Shtetet e Bashkuar të Amerikës deri aty
sa thuhet se "11 shtatori ishte fitore e Bin Ladenit dhe ne
do t'ua bëjmë më keq se Bin Ladeni". Kopjen
e kësaj kasete po ua dorezoj juve ta verifikoni me orgjinalin
e përkthyer në anglisht.
PËRFUNDIMI:
TË DREJTAT E LIRIT E SHQIPTARVE NË MAL TË ZI TË
NËPËRKËMBURA
Ky realitet për të cilin dhe po aplikojne malazeset,
thonë shqiptarët nuk njihet, sepse gjatë konfliktit
ballkanik në Mal të Zi nuk pati ndonjë luftë
e armatosur. Shqiptarët janë të shqetësuar se
nëse ky realitet vazhdon pas disa dekadash në Mal të
Zi nuk do të ketë më shqiptarë. Në këtë
kontekst për herë të parë, problemet e të
drejtave për shqiptarët e Malit të Zi u paraqitën
në një seancë dëshmish të organizuar nga
grupi i Dhomës së Përfaqësueve për çështjet
e të drejtave të njeriut e Marrëdhenjet me Jashtë.
Këto çështje, të cilat u shtruan në
këtë dëshmi, tha në mbyllje, shefi i stafit
të kongresmenit Lantosh, zoti King janë një sinjal
për Qeverinë e Beogradit dhe të Podgoricës.
Kongresi është në dijeni dhe po e vëzhgon me
kujdes situtën në Mal të Zi dhe të gjitha konkluzionet
në mendojmë t'ua parashtrojme autoriteteve sërbo-malazeze
dhe Kongresit Amerikan për shqyrtim.
Ndërsa shqiptarët e Amerikës të udhehqur në
këtë fushate nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane në
mbrojtje të lirive dhe të drejtave të shqiptarve
në Mal të Zi, arriten që me këtë dëshmi
te tingëlloje fuqishëm edhe si një thirrje tek Shtetet
e Bashkuara të Amerikës që të mos mbështesin
pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi në BE ose në
NATO në rast se nuk njihen dhe nuk respektohen të drejtat
e shqiptarëve në Mal të Zi.
|