|
Analizë
Doktrina dhe përvoja historike e marrëdhënieve
politike ndëkombëtare, ka provuar se, “nuk ka probleme
kontradiktore dhe të pazgjidhura, që nuk mund të
zgjidhen me mjete paqësore, në marrëveshje të
ndërsjellë ndërmjet vendeve të interesuara”.
Kjo tezë parimore e së drejtës dhe e diplomacisë
ndërkombëtare, pa asnjë pengesë mund të
merret si bazënisje edhe për zgjidhjen përfundimtare
të çështjes koloniale të Kosovës, po
qe se protagonistët kryesorë të bashkësisë
ndërkombëtare (Amerika dhe Bashkimi Evropian) janë
të gatshëm dhe të vendosur për t’i respektuar
ligjet pozitive të së drejtës ndërklombëtare
dhe dispozitat e Kartës së OKB-së për njohjen
e vetëvendosjes popujve dhe vendeve të kolonizuara, siç
është edhe rasti i Kosovës në relacionin me
Serbinë kolonizatore. Mirëpo, fatkeqësisht, politika
zyrtare e qeverisë së Serbisë së “demokratizuar”
(2000-2004) e Zoran Zhivkoviqit (kryeministër), e Nebojsha
Çoviqit (nënkryeministër) dhe e Vladan Batiqit
(ministër i Drejtësissë) nuk njeh as parime, as standrade
të së drejtës ndërkombëtare, as të
UNMIK-ut e as të Amerikës, kur është fjala për
shkolonizimin e Kosovës nga ana e SMZ-së.
Këtë konstatim tonin e justifikoi praktikisht qeveria
e Serbisë, e cila më 8 dhjetor 2003, e hudhi poshtë
Planin preliminar për ardhmërinë e Kosovës,
të propozuar nga Kombet e Bashkuara, dhe të mbështetur
nga Amerika dhe Bashkimi Evropian (BE-ja). Ky është edhe
një argument më shumë që flet se, Serbia me
çdo kusht synon të integrohet në strukturat përkatëse
të Bashkimit Evropian dhe në procesin e stabilizimit dhe
të aderimit të vendeve perëndimore ballkanike në
BE, si dhe në partnerizmin për paqe të Aleancës
së Atlantikut Verior(NATO-s), por me “Kosovën si
pjesë territoriale dhe administrative serbe”(!)
Mirëpo, it cannot be done, sepse Kosova historikisht ka qenë,
është, edhe do të jetë territor i Shqipërisë
Etnike. Në asnjë mënyrë Unioni i SMZ-së,
nuk ka gjasë që të përfshihet në proceset
integruese rajonale, evropiane dhe transatlantike me Kosovën
si barrë koloniale edhe në fillim shekullin XXI. Këtë
fakt të pashmangshëm Serbia dhe Mali i Zi, duhet ta kenë
pasur parasysh, pavarësisht nga vardisja e politikës së
tyre hipokrite “paqësore” ndaj Shqipërisë,
Evropës, dhe në veçanti Amerikës, që
Kosovën dhe territoret e tjera etnike shqiptare, t’i
mbajnë edhe më tej nën sundimin e tyre të egër
kolonial. Mirëpo, këtë “devizë politike”
të Serbisë kolonialiste, që është projekt
strategjik afatgjatë i Serbisë së madhe të Slobodan
Milosheviqit, tanimë e kanë “lexuar” dhe e
kanë kuptuar në detaje si Amerika, Organizata e Kombeve
të Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Evropian.
Është fakt i pamohueshëm se pas rënies së
regjimit gjenocidal-militarist shtetëror të Slobodan Milosheviqit
(tetor 2000), bashkësia ndërkombëtare, në veçanti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Organizata e Kombeve
të Bashkuara (OKB) dhe Bashkimi Evropian(BE) kanë bërë
përpjekje të jashtëzakonshme diplomatike dhe ekonomike,
që Serbinë jo vetëm ta rikthejnë në gjirin
e tyre, dhe në organizmat e tjera ndërkombëtare,
por edhe ta shpëtonin nga katastrofa ekonomike dhe kaosi politik
i saj, si rrjedhim i shterimit të tre agresioneve të saj
gjenocidale në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë
gjatë periudhës së viteve 1990-1999 të fundshekullit
XX. Mirëpo, përkundër gjithë këtij investimi
kapital të këtyre faktorëve më relevantë
të bashkësisë ndërkombëtare, politika dhe
propaganda e regjimit serbomalazez e Beogradit dhe e Podgoricës
deri tani (2000-2004) praktikisht dëshmuan se, edhe pas dorëzimit
të Slobodan Millosheviqit në Tribunalin Ndërkombëtar
të Hagës, nuk janë të gatshme të shkëputen
nga prirjet dhe strategjia e kolonializmit serbmalazez kur është
fjala për Kosovën, Anamoravën (Presheva, Bujanoci
dhe Medvegja) dhe Malësinë e Mbishkodrës (Tuz, Hot,
Grudë, Plavë, Guci, Ulqin dhe Tivar).
Të gjitha përpjekjet dhe aranzhmanet katërvjeçare
të diplomacisë serbomalazeze me institucionet dhe me organizatat
e bashkësisë ndërkombëtare janë zhvilluar
me “moton” deklarative për rindërtimin ekonomik
dhe reformat politike e demokratike në Serbi, duke synuar integrimin
rajonal me shtetet fqinje në kuadrin e Paktit të Stabilitetit
të Evropës Juglindore, dhe “statusin e merituar”
integrues në Bashkimin Evropian(BE), më 2007. Mirëpo,
në këtë kontekst, praktikisht ende nuk kanë
dhënë asnjë rezultat konkret për shkak se edhe
qeveria katervjeçare e koalicionit serbomalazez, e identifikuar
me Vojislav Koshtunicën (ish-president i Serbisë dhe i
Malit të Zi), me Zoran Gjingjiqin (ish-kryeministër i
qeverisë Serbisë), me Nebojshqa Çoviqin (nënkryetar
i qeverisë së Serbisë) dhe me Svetozar Maroviqin
(kryetar i Unionit Serbomalazez) ende është duke vazhduar
“këngën e vjetër” të politikës
pushtuese hegjemoniste të regjimit hollokaustik serbomadh të
Slobodan Milosheviqit.
Natyrisht, regjimi “demokratik” i Svetozar Maroviqit
dhe i Nebojsha Çoviqit nuk përputhet me taktikën
agresive të politikës propagandistike dhe luftarake të
regjimit të juntës paramilitare, policore e ushtarake
të Slobodan Milosheviqit, kurse me strategjinë afatgjatë
të tij, është tërësisht kompatibil, dhe
paraqet të njëjtën simetri të rrezikut si për
Kosovën, ashtu edhe për pjesët e tjera të kolonizuara
të Shqipërisë Etnike. Dimensionet e paralajmërimit
të një rreziku të tillë për shqiptarët,
sheshit pasqyrohen edhe në vendimet dhe në deklaratat
zyrtare të Qeverisë dhe të Kuvendit të Serbisë,
që i referohen mohimit të pavarësisë së
Kosovës. Sipas tyre, del krejtësisht e qartë se Unioni
i Serbisë dhe i Malit të Zi, Kosovën ende e konsiderojnë
“territor etnik serb”. Mbi këtë bazë
fallso, antihistorike dhe antiligjore Kosova është sanksionauar
edhe në Kushtetutën e re të SMZ-së. Pikërisht,
këtu qëndron poenta kyçe pse politika kolonialiste
serbomalazeze i ka hudhur poshtë si të papranueshme “standardet”
për Kosovën, të miratuara nga administrata ndërkombëtare
e UNMIK-ut, të cilat u proklamuan zyrtarisht në mënyrë
ceremoniale nga Hari Holker, më 10.XII.2003 në Prishtinë,
me ç’rast promovimi publik i këtyre standardeve
u mbështet nga ana e përfaqësuesve më të
lartë të politikës zyrtare shqiptare të Kosovës,
Ibrahim Rugova (kryetar i Kosovës) dhe Bajram Rexhepi (kryeministër
i Qeverisë së Kosovës).
“Anatomia” e ndërrimit të tezave serbomëdha-test
për Hari Holekrin dhe për Amerikën në Kosovë
Refuzimi në formën korale i standardeve për Kosovën
(në inicimin, në ideimin dhe “përpunimin”
e të cilave kanë marrë pjesë edhe vetë
specialistët e politikës dhe shkencës juridike serbe
të Beogradit) nga ana e Unionit të SMZ-së, nxjerr
në pah faktin se Serbia dhe Mali i Zi janë të gatshme
të bashkëpunonë me Amerikën, me OKB-në,
përkatësisht me UNMIK-un, me BE-në dhe me OSBE-në,
vetëm po qe se vjen në shprehje realizimi i njëanshëm
dhe subjektiv i “anatomisë” së ndërrimit
të tezave serbomëdha në disfavor të pavarësisë
së Kosovës dhe të diplomacisë mbështetëse
të saj nga ana Shteteve të Bashkuara të Amerikës
dhe e UNMIK-ut, përkatësisht e Kombeve të Bashkuara.
Siç pohon politika propagandistike shoviniste antiamerikane
e Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi, shkas kryesor
i kontestimit dhe i refuzimit të standardeve të Planit
të Hari Holkerit për Kosovën, qenkanë këto
“fakte” : “ Iniciativën dhe draftin e këtij
dokumenti nuk e kanë përpiluar Kombet e Bashkuara ose
UNMIK-u, por kjo është “një letër”,
të cilën në Prishtinë e solli Mark Grosman,
nënsekretari i Stejt Departamentit Amerikan?! ‘Procedimin’
e mëtejmë të këtij dokumenti e mori përsipër
Dejvid Ros, këshilltar në misionin e UNMIK-ut” etj.
Sipas përmbajtjes së kësaj teze të trilluar
dhe të ndryshuar sipas “oreksit” të uzansave
tradicionalë të propagandës së zezë dhe
të bardhë të regjimit kolonial të Beogradit,
del se Projekti i standardeve të theksuara për Kosovën,
qenka hatrtuar nga epspertët e njohur të politikës
shtetërore amerikane, që atë edhe ia paskanë
“imponuar” kryeadministratorit të UNMIK-ut, Hari
Holker. Ja, ky është preludi i gënjeshtrës dhe
i dezinformimit të opinionit publik nga ana e propagandës
së politikës zyrtare të Beogradit, që për
qëllim të fundit ka kompremtimin e politikës dhe
të rolit paqësor të SHBA-ve në Kosovë,
përkatësisht në Ballkan.
Në këtë vështrim, njëri nga patrtizanët
e ndërrimit të tezave në disfavor të UNMIK-ut
dhe të Amerikës, është Nebojsha Çoviqi
(kryear i Qendrës Bashkërenduese për Kosovën
dhe nënkryetar i qeverisë së Serbisë), i cili
në frymën euforike të nacionalromantizmit serbomadh,
në stilin e dikurshëm të mesijes së tij,Slobodan
Milosheviqit përmes deklaratve të tij dhënë
masmediave të ndryshme serbe është shprehur se Plani
i Hari Holkerit është një përpjekje perfide
e tij, që në emër zbatimit të standardeve të
proklamuara për Kosovën, të nxjerrë jashtë
loje, Rezolutën 1244, Kornizën kushtetuese (në hartimin
e së cilës ka marrë pjesë edhe Serbia së
bashku me autonomistët juristë shqiptarë nga Kosova
dhe administrata e UNMIK-ut të Hans Hekerupit), duke evituar
kësisoj përgjegjësinë e UNMIK-ut, të KFOR-it
dhe të institucioeneve të përkohshme. Sipas cilësimit
të tezës së ndryshuar dhe të trilluar të
Nebojsha Çoviqit, miratimi i standardeve të Planit të
Holkerit, nëkupton: “Autostradën për pavarësinë
e Kosovës”(Tanjug, më 9.12.2003). Sikundër
ky konstatim hipotetik i Nebojsha Çoviqit, të përbënte
vetëm 50% e dozës së vërtetës mbi paragjykimin
e statusit të ardhshëm politik të Kosovës, atëherë
del krejtësisht e qartë se, pala shqiptare nuk ka asnjë
arsye, që të mos e mbështetë me përpikmëri
zbatimin e standardeve të Planit të UNMIK-ut. Fundja,
pavarësisht nga mesazhi tendencioz dhe jo objektiv i kësaj
teze akuzuese dhe të paqëndrueshme të nënkryeministrit
serb, Nebojsha Çoviq në llogari të kryeadministratorit
të UNMIK-ut, Hari Holkeri, zbatimi i standaredeve të theksuara
për Kosovën, pa dyshim do të thotë një
hap drejt pavarësisë së Kosovës, që do
të ishte faktori kryesor i stabilizimit të paqes dhe të
sigurisë në Ballkan, i pëlqeu kjo apo jo politikës
virusoide kolonialiste të Unionit të Serbisë dhe
Malit të Zi.
Ndërkaq, për sa u përket akuzave të subjekteve
politike serbe (pozitë-opozitë), se “njohja e pavarësisë
së Kosovës, do thotë përflakjen e Ballkanit”,
kjo është tezë absurde dhe e paqëndrueshme e
politikës zyrtare serbomalazeze, e lansuar nga regjimi gjenocidal
serbomadh i Slobodan Milosheviqit, dhe nga politika e Kishës
Ortodokëse Serbe. Përkundrazi, po qe se ndodhë që
politika pushtuese serbomalazeze nuk heq dorë me rrugë
paqësore (me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Amerikës)
nga kolonizimi i Kosovës, atëherë, vërtet, do
të përballemi me rrezikun e shpërshtimit të
një lufte të re me dimensione jo vetëm ballkanike,
por edhe më gjerë.
Të gjithë përfaqësuesit legjitimë të
politikës serbomalazeze, dhe populli serbomalazez, tanimë,
duhet ta kenë të qartë njëherë e përgjithmonë
se, Kosova është territor i Shqipërisë Etnike,
e jo i Serbisë, as i Malit të Zi, të cilën e
kanë shkëputur nga trungu i saj indigjen, që nga
viti 1912, në saje të luftërave gjenocidale të
hordhive serbomalazeze, dhe të ndihmës së aleatëve
të tyre-Fuqive të Mëdha të Evropës së
asaj kohe. Tanimë, edhe Amerika, edhe OKB-ja, edhe Bashkimi
Evropian e kanë të qartë se Kosova është
shqiptare, por në të jetojnë edhe pakica serbomalazeze,
si dhe të tjerë, çka do të thotë se të
drejtat e tyre në asnjë segment nuk do të ngulfatën,
as nëpërkëmben me t’u pavarësuar Kosova
nga sundimi kolonialist serbomalazez.
Pavarësisht nga destruktiviteti dhe shovinizmi i politikës
serbomadhe se “Kosova është tokë serbe”,
gjë që kjo është vetëm një ëndërrë
dhe utopi e shkretë, që e shfrytëzojnë dhe e
kapitalizojnë për qëllime të marketingut politik
për pushtet liderët dhe grupet e ndryshme të interesit
përbrenda Serbisë dhe Malit të Zi, sepse Kosova më
kurrë nuk ka gjasë, që të kthehet brenda kufijve
kolonialë të Serbisë dhe të Malit të Zi.
Në këtë vështrim, asnjë argument nuk është
në favor të së drejtës historike serbomalzzeze
mbi Kosovën, por është e kundërta.
Politika serbomalazeze mund të ushtrojë kërcënime,
shpotitje ironizuese se “shqiptarët nuk do ta shijojnë
kurë pavarësinë e Kosovës, por janë duke
parë ëndrra etj.”.Mirëpo, të gjitha këto
“mjete moralizuese” të propagandës dhe politikës
serbomalazeze, assesi nuk do të ndihmojnë në rikthimin
e terrorit dhe të gjenocidit të institucionalizuar shtetëror
të Unionit Serbomalazez në Kosovë. Ç’
është e vërteta, Beogradi dhe Kisha Ortodokëse
Serbe në Kosovë kanë filluar të ngrejnë
institucione paralele shtetërore si pandan Qeverisë së
Kosovës dhe UNMIK-ut. Këtë e ka deklaruar edhe Hari
Holkeri, duke nënvizuar se :”pushteti i Serbisë
kohëve të fundit po vazhdon me forcimin e strukturave
paralele në Kosovë, posaçërisht në shkallë
komunale, gjë që kjo është në kundërshtim
me Rezolutën 1244, dhe është duke rrezikuar ndërtimin
dhe zhvillimin e shoqërisë multietnike në Kosovë”.(The
Guardian,10.12.2003). Mirëpo, të gjitha këto përpjekje
të KOS-it dhe të politikës serbomalazeze për
të rikthyerë sovranitetin kolonial mbi Kosovën, së
shpejti do të dështojnë, si rrjedhim i njohjes së
subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës.
Të gjitha koketimet dhe deklaratat e politikës zyrtare
serbomalazeze, se dakordohen me kursin e politikës së
jashtme amerikane në Ballkan dhe në Evropë janë
të pasinqerta, dhe pa asnjë përmbajtje reale të
zhvillimit të marrëdhënieve miqësore reciproke
me SHBA-në, sepse kanë për qëllim vetëm
shfrytëzimin e favoreve të saj në emër të
gatishmërisë së luftimit të terrorizmit ndërkombëtar,
dhe të vjeljes së ndihmave dhe të kredive financiare
për të ringjallur bankrotin ekonomik dhjetëvjeçar,
e në anën tjetër të murkullojnë dinakërisht
terrorizmin e tyre kolonial mbi Kosovën dhe territoret e tjera
të Shqipërisë Etnike.
S’ka dyshim se, në çdo kohë, Serbia dhe Mali
i Zi janë të gatshme t’i dërgojnë trupat
e tyre ushtarake në Afganistan, në Irak, dhe kudo, në
cilindo qoftë skaj të botës, vetëm ta “bindin”
Amerikën se “Kosova është serbe, dhe shqiptarët
janë terroristë dhe separatistë”. Ky është
i tërë sensi i vërtetë i vardisjes së politikës
së sotme “demokratike” dhe të “disiplinuar”
të Unionit Serbomalazez ndaj politikës zyrtare amerikane,
politikë kjo, e cila në esencë për serbët
dhe për malazezët racistë, e ka humbur besimin dhe
kredibilitetin e saj që nga ndërhyrja ushtrarake e NATO-s
në Kosovë kundër forcave militare, paramilitare dhe
policore të Serbisë dhe të Malit të Zi, të
cilat e patën djegur Kosovën, dhe shpërngulur me
dhunë dhe me terror mbi 800.000 mijë shqiptarë në
IRJM, në Shqipëri, në Turqi, në Evropë,
në Amerikë dhe në Australi etj.
Natyrisht, edhe politika zyrtare amerikane nuk është infantile
dhe, aspak e "përgjumur" nga "evolucioni"
i politikës zyrtare të Unionit të SMZ-së ndaj
saj, sepse tanimë si regjimi hollokaust i Slobodan Milosheviqit,
ashtu edhe ai regjimit "demokratik" të "DOS-it"
i kanë dhënë mjaft argumente të pamohueshme,
se politika serbomalazeze, patjetër duhet të lirohet nga
recidivat e mitologjisë mesjetare dhe të kolonializmit
mbi popujt e tjerë fqinj të Ballkanit. Ndryshe, do të
vijë në pikëpyetje serioze "idili" i marrëdhënieve
ekonomiko-tregtare e diplomatike i Amerikës me Unionin e SMZ-së,
marrëdhënie këto, të cilat ende qëndrojnë
në "këmbë të qelqta", sepse Unioni
i SMZ-së, akoma nuk e ka dhënë "provimin e maturës"
nga politika e jashtme në rastin e zgjidhjes së statusit
përfundimtar të Kosovës, sepse ende po ushqehet me
vlerësimet negative të politikës antishqiptare dhe
antiamerikane të regjimit fashistoid kriminal të ish-kryetarit
të Serbisë, Slobodan Milosheviq. Këtë e dëshmoi
edhe potezi më i ri i gabuar i Qeverisë së Serbisë,
e cila më 9 dhjetor 2003, i hudhi poshtë si të papranuara,
standardet për Kosovën, të sajuara nga ana e UNMIK-ut,
dhe të miratuara nga politika shqiptare e Kosovës, si
dhe nga Bashkimi Evropian(BE) më 10.12.2003.
Arritjen e një konsensusi të këtillë politik
të palës shqiptare me faktorët e bashkësisë
ndërkombëtare në miratimin e Planit të kryeshefit
të UNMIK-ut, Hari Holker për zbatimin e standardeve për
Kosovën, pushtetarët dhe politika propagandistike zyrtare
e qeverisë së Serbisë, me në krye Nebojsha Çoviqin,(nënkryetar),
Zoran Zhivkoviqin (kryeminkistër),Goran Svilanoviqin (ministër
i Jashtëm) i Unionit të SMZ-së, si dhe i "trabantëve"
të tyre nacionalshovinistë në Kosovë, Oliver
Ivanoviq, Rada Trajkoviq dhe Momçilo Trajkoviq etj., e cilësuan
si "teori komplloti" dhe ndërhyrje direkte në
çështje të brendshme të Serbisë nga ana
e Amerikës dhe UNMIK-ut, në favor të përgatitjes
dhe të promovimit të ardhshëm të pavarësisë
së Kosovës.
|