PROPAGANDA NË NORVEGJI KUNDËR SHBA-së DUHET TË NDËRPRITET

(Artikull i botuar në ditoren prestigjoze norvegjeze "DAGSAVISEN", datë 15.11.03)

Nga: Gëzim Mekuli

Shqiptar nga Kosova, student Uni. Oslo (Media, Film dhe Kominikacion)

Kohëve të fundit kam lexuar mjaft artikuj, komente e libra mbi dhe për politikat e USA-së dhe NATO-së. SHBA-të dhe NATO kritikohen ashpër për intervenimin në Irak dhe Afganistan. Këtu vie në dukje edhe lufta në Kosovë. Si rrjedhojë, unë, jam duke e ndier vehten të provokuar dhe jam duke u ballafaquar me një shqetsim të brendshëm shpirtëror.

Në mediat norvegjeze është duke mbijetuar një fushatë e paspsjegueshme ndajë poltikës amerikane! Posa lexova librin "Krigens retorikk" (Retorika e luftës) të shkruar nga profesoresha e shkencave të komunikacionit në univeritetin e Oslo-s, Elisabeth Eide, u bëra helm e vrerë; u zhgenjëva dhe u shumdëshpërova. Autorja kritikon dhe gjykon intervenimin amerikan në Afganistan, Irak dhe në mënyrë indirekte edhe në Kosovë.

Unë s’kam qenë asdhenjherë në Afganistan apo Irak, por, unë, si europian, kam përjetuar regjimin serb. Ishte NATO nën lidershipin e USA-së, që më shpetoj jetën. Këta sollën paqen në Kosovë, Kroaci, B e H, e pse mos të ceki edhe në vet Serbinë. Të prodhosh paqe e qetësi duhet kohë!

Disa media dhe qeveri janë duke udhëhequr propagandën mediale dhe thonë se aksionet e NATO-s kanë shkaktuar valët e refugjatëve shqiptar për në Shqipëri dhe Maqedoni. Kjo lloj propagande është shumrezikshme. Ishin forcat serbe të cilat vetëm brenda 3 orëve spastruan/zbrazën qytetin tim Pejën (90.000 banor). Ishin forcat e organizuara serbe të cilat vranë shumë shokë, të afërm dhe të njohur, nder ta edhe dhëndrin tim, i cili u dogj për së gjalli!

Pasenjë sistemi aparteidi të ushtruar mbi shqiptarët, për më shumë se 10 vite, që përbëjnë popullsinë me mbi 85-90% të Kosovës, regjimi serb ushtroj terrorin, masakrën dhe dogji fshatra e qytete të tëra. Dhe këtë vetëm e vetëm për të spastruar Kosovën nga shqiptarët. Në lidhje me këtë fenomen unë pyes: Ku ishin politikanët e Europës? Përse këta nuk intervenuan që të ndalojnë gjenosidin serb ndaj shiptarëvet?! Për dhjet vite rresht populli shqiptar iu përgjigjen këtijë regjimi me padëgjueshmëri civile, protesta paqësore dhe opozitë politike. Politika shqiptare në Kosovë alarmonte për shumë tragjedi dhe pasqyronte shembuj se c’fare kishte ndodhë në ish-Jugoslavinë: B dhe H (afër 230.000 të vdekur) dhe Kroacia (afër 50.000). Dhe shumica e politikanëve europian vetëm mbanin fjalime (të zbrazta/kota) ; vetëm provonin që të shkaktojnë vëmendje mediatike duke lansuar rezolutat e tyre. E regjimi ushtarak serb, i ndihmuar nga intelektualet serb, përgjakosnin njërezit nepër Ballkan. Populli shqiptar dhe diplomacia e sajë e ka të qartë, se pa politikën e SHBA-s dhe pa intervenimin ushtarak, humbjet në njërëz do të ishin akoma më te larta.

Sistemet demokratike politke (si SHBA dhe NATO) u futën në Kosovë për shkak të terrorrit. Regjimi serb reagoj me dhunë dhe zbatoj një fushatë kundërshqiptare të ashpër ushtarake e politke. Keta organizuan edhe transportimin masiv të shqiptarëve, me të vetmin qëllim që të zbrazin Kosovën nga shqiptarët. Dogjen, ushtruan dhunë dhe plaqkitën. Sot na mungojnë jo më pak se 900 shqiptar! Në javët e fundit (03.09.03) u kthyen eshtrat e 40 shqiptarëve të vrarë civil nga Serbia (Batajnica, qytet afer Beogradit) në Kosovë…

Sistemet politike demokratike në rafshin ndërkombetar dhe populli shqiptar në Kosovë e di mirë, se bombardimi i aparatit të Millosheviqit dhe infrastrukturës komuniste bëri/detyroj që regjimi serb të falimentoj/kapituloj. Se serbët kapituluan, nuk do të thot se në serbi gjindeshin (dhe sot akoma nuk gjinden) levizje demokratike kundër atijë regjimi, që bëri gjenocide ndaj shqiptarëve të Kosovës. Regjimi ushtarak serb u detyrua të dorëzohet, sepse përditshmeria e tyre u bë e veshtirë për vet popullin serb!

Shqiptarët e ndjekur janë kthyer në shtepitë e tyre. Kosovarët jetojn në një shoqeri të sigurtë. Institucionet jan duke u ndërtuar me ndihmën e shoqerisë përendimore. Kontributi norvegjez në rindërtimin e infrastrukturës dhe politikës në Kosovë është i një rëndesie të madhe. Kosova ka Qeverinë e sajë, Presidentin dhe Kuvendin, ku të gjithë pakicat marin pjesë aktive në proceset politike. Se një gje e tillë ka ndodhur është e një domethenjë kapitale për sistemin politk demokratik të Kosovës. Dhe kjo duke ju faleminderuar, kryesisht, SHBA-s dhe NATO-s.

Me gjith përparimin e madh, ka raste që disa shqiptar hakmirren, dhe si cak sulmi kanë pakicën serbe (e cila sot është duke u instrumentalizuar nga Beogradi), e që une si një shqiptar, vetkuptohet, ndiej keqardhje të fuqishme. Shqiptarët nacionalist duan të krijojn një atmosferë frige, e cila do të bënte që pakica serbe të braktis Kosovën. Por që të barazpeshosh aksionet e hakmarrjes së kohës së pasluftës me sjelljet e regjimit fashist serb që nga viti 1989, është plotesisht e papraneshme dhe e jo logjikshme; si për nga madhësia, intervali kohor dhe hiq me pak për nga renditja e ndodhive.

Përgjegjesia, mendoj unë, gjindet, katërcipërisht, tek intelektualët serb, të cilët nuk u distancuan (dhe nuk po distancohen) me kohë nga ideologjia fashiste, për procesin që ata e lindën dhe e filluan ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kundërshtarët e politikave të SHBA-s, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo terthorazi, janë ndihmësit e mrekullueshëm dhe aleatet e Bin Ladenit, Millosheviqit dhe Sadamit.

Unë, që kam provuar në lëkur regjimin më të ashpër të Ballkanit, ndjejë dhimbjeloti për keto qëllime!

shkruan:
Gëzim Mekuli
Copyright www.agimi.com