|
Mendohen iniciativa për zhvendosjen e kryeqytetit
të Kosovës
Politikanë dhe biznesmenë të
njohur janë duke e shqyrtuar mundësinë që të
krijohet një lëvizje për zhvendosjen e kryeqytetit.
Lutfi Haziri, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës,
ka bërë të ditur se ekziston një tendencë
që kryeqyteti i Kosovës të bartet në Prizren,
për shkak të tërë asaj që ka ngjarë
me Prishtinën, pas përfundimit të luftës.
Jo veç për lumin, por edhe për rëndësinë
historike, trashëgiminë kulturore, pozitën gjeografike,
klimën, dhe, mbi të gjitha, për ta rikthyer historinë,
personalitete të ndryshme kosovare janë pajtuar që
kryeqyteti i Kosovës të jetëPrizreni.
"Prizreni ka qenë kryeqytet. Pse jo, mund të përsëritet
historia" kanë komentuar qytetarët prizrenas, javën
e kaluar, idenë e fundit për mundësinë e zhvendosjes
së kryeqytetit të Kosovës
Liderët
politikë kosovarë ka gjasë që Prizrenin të
mos e vizitojnë më vetëm gjatë fushatave elektorale,
por ta përjetojnë më shpesh gurgullimën e lumit,
ujin e Shatërvanit, bukurine e Kalasë, rrugët me
kalldrëm, trokëllimën e nallaneve prej druri, ngjyren
çivit të tij, tavën, pitalkat e Ramazanit apo djathin
e Sharrit Jo veç për lumin, por edhe për rëndësinë
historike, trashëgiminë kulturore, pozitën gjeografike,
klimën, dhe, mbi të gjitha, për ta rikthyer historinë,
personalitete të ndryshme kosovare janë pajtuar që
kryeqyteti i Kosovës të jetë Prizreni, ndërkohë
që politikanë dhe biznesmenë të njohur jane
duke e shqyrtuar mundësinë që të krijohet një
lëvizje për zhvendosjen e kryeqytetit.
Lutfi Haziri, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës,
ka bërë të ditur se ekziston një tendencë
që kryeqyteti i Kosoves të bartet në Prizren, për
shkak të tërë asaj që ka ngjarë me Prishtinën,
pas përfundimit të luftës.
"Është një tendencë që të krijohet
një lëvizje për zhvendosjen e kryeqytetit. Ideja
ështe që të iket kah Prizreni, si qendër historike,
si qendër kulturore. si një vend që mund t'i ofrojë
një kryeqyteti diçka më shumë se Prishtina.
Nëse vazhdohet me trendet që aktuaiisht po shkon Prishtina,
lëvizja do të ndodhë", ka paralajmëruar
Lutfi Haziri. Duke thenë se "për këtë ka
kohe", ai nuk ka dashur të deklarohet nëse është
apo jo përkrahës i kësaj nisme. "Prizreni ka
qenë kryeqytet Pse jo, mund të përsëritet historia",
kanë komentuar qytetarët prizrenas, javën e kaluar,
idenë për mundësinë e zhvendosjes së kryeqytetit
të Kosovës.
Pas themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më
10 qershor 1878, Prizreni është shpallur kryeqytet i të
gjitha trojeve shqiptare, ndërsa pas Luftës së Dytë
Botërore, për pesë vjet ka qenë kryeqytet i
Kosovës, derisa autoriteteve serbe u ka shkrepur në kokë
afërsia me kufirin e Shqipërisë.
Një vendim politik i vitit 1949 i kishte marrë Prizrenit
epitetin e "kryeqytetit", kur prizrenasi me kombësi
serbe Predrag Ajkiq, një nder njerëzit më me ndikim
në vend, i cili i takonte Partisë Komuniste, i është
kujtuar puna e kufirit dhe kishte vendosur që kryeqyteti i
Kosovës të bartej në Prishtinë. Muhamed Shukriu,
77 vjeç, ish-drejtor i Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve
Kulturore të Komunës së Prizrenit, thotë se
bartja e kryeqytetit nga Prizreni në Prishtinë ishte vendim
politik. "Vendim i pastër politik. Të hiqej nga kufiri.
Çfarë thoshte Predrag Ajkiq ashtu bëhej. Atij i
ecte fjala, sepse ishte njeri me influencë". Gjashtëdhjetë
vjet më pas ai do të ndjehej i lumtur po ta përjetonte
sërishmi Prizrenin si kryeqytet, ndonëse nuk e mban fort
shpresa se një gjë e tillë mund të realizohet
tash për tash. "Ideja mund të jetë ideale. Do
të kisha dashur shumë. Prizreni e meriton të jete
kryeqytet. Nëse ka qenë më parë, atëherë
përse të mos përsëritet historia. Por, është
e zorshme. Nuk e di nëse ka mundësi që të barten
gjithë ato organe administrative që ka sot Kosova. Punë
që s'bëhet, them unë".
Me fitu n'Prishtinë, me jetu n'Prizren, me dekë
n'Gjakovë
Pos te kaluarës historike dhe trashëgimisë
kulturore, e cila cilësohet si më e pasura në vend,
pozita e volitshme gjeografike, klima dhe burimet e ujit, numërohen
si elemente të rëndësishme për Prizrenin si
një vend të pershtatshëm për kryeqytet. Autori
i librit "Analiza historiko gjeografike e funksioneve urbane
të Prizrenit", Esat Haskuka, gjeograf, pohon se Prizreni
me shumçka mund të radhitet i pari në listën
e qyteteve të Kosovës. "Është shumë
e arsyeshme që Prizreni të jetë kryeqytet i Kosovës,
sepse ka elemente dhe faktorë që e arsyetojnë një
gjë të tillë, para së gjithash elementet natyrore,
Ka pozitën gjeografike, klimën më të përshtatshme
sesa vendet tjera, begatinë ujore, tokën e plleshme".
I bindur se Prizreni meriton të jetë kryeqytet i Kosovës,
Esat Haskuka ështe i sigurt se ky nuk do të ishte një
vendim i keq, edhe pse nuk beson se nje gjë e tillë do
të mund t'i kapërcente kufijtë e dëshirës"Shumë
ndërtesa administrative janë bërë në Prishtinë.
Vështirë të ndërrohet sot vendimi. S'e besoj
se ka mundësi ekonomike për një gjë të
tillë. Ndryshe, kjo është një ide e përkyer",
thotë ai, ndërsa kujton kohën kur Prizreni ka qene
kryeqyteti i parë i kombit shqiptar dhe qendër administrative
e Kosovës.
"Ka qenë vendimi politik që zhvendosi kryeqytetin
nga Prizreni në Prishtinë, Serbia tentonet që të
lidhte Kosovën sa më ngusht me Serbinë. Unë
mendoj se ajo që është bërë dikur meriton
të korrigjohet. Tash është tjetër kohë.
Mirë do të ishte po të rikthehej, pse jo". I
njohur si qyteti më i lashte i Kosoves, i quajtur ndryshe edhe
si Venediku i Jugut, Prizreni është shndërruar një
vend të preferuar për qytetarët e Kosovës, që
vikendeve, buzë lumit, të pihet një kafe me një
gotë uji mineral.
Të gjithë i kishte habitur, dy vjet më parë,
vendimi i veprimtarit të njohur Adem Demaçi për
të jetuar në Prizren. Duke thënë se nuk ka vend
më të mirë për ta çuar jetën, ai
ka mbledhur plaçkat në valixhe dhe është nisur
për në Prizren. Vendimin e tij ai e ka shpjeguar me një
fjalët:Me fitu n'Prishtinë, me jetu n'Prizren, me vdekë
n'Gjakovë fjalët: Me fitu"Kur të bëhem
unë kryetar i Kosovës - Prizrenin do ta bëjmë
kryeqytet", ka thënë Demaçi. Duke e cilesuar
Prizrenin si "Kalifornia e Kosovës", ai ka pohuar
se Prizreni e meriton më shumë se Prishtina të jetë
kryeqytet. "Çka ka Prishtina për kryeqytet? Pluhurin...?".
ka pyetur ai.
Prizreni kryeqytet me kusht që të ruhet
Prizreni posedon një numër të madh objektesh
me vlerë të kultures materiale, e cila është
dëshmia më e sigurt për nismën e hershme dhe
zhvillimin e jetës në hapësirën urbane të
qytetit. Sipas hulumtimeve të fundit, 1992-1994, thuhet se
kompleksi arkeologjik Kështjella e Epërme dhe Manastiri
i Kryengjujve, që gjenden në Kompleksin memorial "Gryka
e Lumbardhit, i takojnë periudhës së eneolit. Në
librin e tij "Prizreni i Lashtë, morfologjia e ecurive
për ruajtjen e kulturës materiale", Muhamed Shukriu,
libër në të cilin ka punuar 40 vjet, vërteton
se nëpër kohë janë trashëguar një
shumësi e objekteve të kulturës materiale të
cilat, pa marrë parasysh ndikimet, frymojnë me një
gjuhë specifike prizrenase.
Arekeologë kosovarë pohojnë se bartja në Prishtinë
e kryeqytetit të Kosovës, pas Luftës së Dytë
Botërore, e ka shpëtuar Prizrenin nga shkatërrimi
i trashëgimisë kulturore, ndërkohë që shprehin
dronë e tyre se rikthimi i kryeqytetit rrezikon ta shemb, ta
rrënojë e ta humbë indentitetin që ka sot qyteti.
Edi Shukriu, arkeologe, pohon se vendosja e kryeqytetit të
Kosovës në Prishtinë e ka sakatuar këtë
qytet, duke i shkatërruar objektet e vjetra e me vlerë
për tu ndërtuar të rejat. "Kam frikë se
po të kishte vazhduar Prizreni të ishte kryeqytet do ta
pësonte njësoj si Prishtina. Mbase kjo edhe e ka shpëtuar.
Shumë objekte të trashëgimisë do të ishin
shkatërruar. Dikur Prishtina së paku ka pasur disa kimenj
të vegjël. Dy lumenj të vegjëi që i kishte
mjerisht u mbuluan. Sot nuk e ka asnjë. Qyteti i cili nuk ka
lume, nuk ka jetë. Lumi nënkupton jetën, freskinë,
rrjedhën. E këtë e ka Prizreni" Mbulimi i lumit
ishte pasoj'ë e të qenit të Prishtinës kryeqytet,
njësoj si shkatërrimi i bërthamës shpirtërore
të Prishtinës, çarshisë së vjetër,
pa pasur respekt për arkitekturën e trashëguar.
Me një planifikim të mirë urban, pa cënim të
trashëgimisë, me kusht që të bartet vetëm
qendra administrative, Edi Shukriu do të pajtohej me zhvendosjen
e kryeqytetit në Prizren, ndërsa Prishtina të ngelej
si kryeqytet industrial, i zhvillimit ekonomik, njësoj si në
vende të ndryshme të botës. "Unë e përkrah,
gjithësesi. Mbase po ta merrnit kompasin edhe të shikoni
distancat e ndryshme Prizreni gati është në qendër"
Me reagimet e sojit "Ku me e marre", "A do Zoti",
"Nuk do të ishte keq" dhe "Punë që
s'behet", kanë komentuar qytetarët prizrenas idenë
për zhvendosjen e kryeqytetit të Kosovës. Nëse
do të duhej te votonte për "po" ose "jo",
Veton Nurkollar, 41 vjeç, fotograf, me me dëshirë
do të rrumbullakësonte "jo"."Nuk është
ide e keqe, Prizreni edhe ka qenë kryeqytet, por unë nuk
e përkrah. Gjithçka do të ishte ndrvshe. Prizreni
nuk do të ishte me ky që është. Do të shkatërrohej
me siguri, njësoj si Prishtina", thotë ai, ndërsa
pi një gotë bozë, në njërën nga ëmbëltoret
e qytetit, buzë lumit. Ai ka frikë së qyteti do të
burokratizohej shumë, ndërsa nuk do të kishte dashur
t'i shihte asaj ane as liderët politike kosovarë.
"Nuk kisha dashur t'i takoja në rrugë politikanët
Me qenë i sinqert, tash për tash, nuk do të kisha
dashur të ngjante një gjë e tillë. Më vonë,
ndoshta".
Qytetarët prizrenas janë pajtuar me idenë e rikthimit
të kryeqytetit në Prizren, por pa u prekur qyteti, kultura
e pa të cilat ata thonë se Prizreni do ta humbte fizionominë
e trashëguar, vet, do ta merrte rrokullimën.
Tahar Alemdar, student i Fakultetit të Arteve, pohon se edhe
ashtu pak ka mbetur nga ajo që është Prizren, pjesa
e vjeter e qytetit nuk ka kurtfarë mbrojtje, eshtë krejt
në hallakamë.
"Prizreni e meriton më shumë se secili qytet tjetër
në Kosovë që të jetë kryeqytet, por kam
frikë se do të shkatërrohej". Sidoqoftë,
Adem Demaçi ka hedhur poshtë mundesinë se Prizreni
do të dëmtohej po të bëhej kryeqytet, duke propozuar
modelin gjerman për t'i shpërndare organet administrative
në qytete të ndryshme. "Nuk do ta kishim tepruar.
Do ta dërgonim në Prizren, për shembull, vetëm
Qeverinë, Kuvendin. Minisitritë, ndërkaq, do t'i
kishin shpërndarë në qytete të ndryshme, si
gjermanët".
Në gjurmët e lashtësisë së Prizrenit
Prizreni përjetoi emërtime të shumta gjatë
ecejakeve kohore: Theranda, Prizdrijana, Peneropolis, Praeserem,
Prizna, Prizrenum, Presarin, Prisareno, Prizirendi, Prezren, Prezdin,
Prizdren, Pruzrenin, Zorrin, Torzerm, Perserin e Prizrend. Në
kuptimin krahasues figurativ Prizreni quhet Dubrovniku kontinen-tal.
Koha e saktë e themelimit të qytetit nuk është
përcaktuar deri më tash. Vendosja e qytetit antik Theranda
në hapesirën e tanishme të Prizrenit është
ende diskutabile. Arkeologët sugjerojnë se ky qytet antik
duhet të kërkohet diku ne Tarazhdë, në drejtim
të fshatit Korishë, ose në rrethinën e Suharekës
(7 km në veri të Prizrenit). Pa marrë parasysh përcaktimin
e Therandës antike ne Prizren apo në afërsinë
e tij, nga koha e hershme antike u trashëguan pak a shumë
shënime historike dhe objekte të kulturës materiale,
siç është Vrapuesja e Prizrenit, që gjendet
në Muzeun Britanik në Londër dhe Cjapi i Bronzit,
që gjendet në Muzeun e Vranjës në Serbi. PërVrapuesen
nga Prizreni, shënimet nga Muzeu Britanik tregojnë se
është punuar në bronz, se është gjetur
në Prizren dhe se i takon shek.V p.e.s. Gjetja e figurës
së cjapit në rrethinën e ngushtë të Prizrenit
është me rëndësi të posaçme. Kompleksi
Jaglenica, ku u gjet figura, shtrihet në verilindje të
qytetit, menjëherë pas kazermave ushtarake. Ura, që
tani më nuk ekziston, ka qenë mbi prockën Jaglenica,
e cila formohej nga ujërat që rrjedhnin nga Koxhaballkani
dhe rrëzeve të tij të quajtur Pusnica.
Po të pranohet se Prizreni nuk është Theranda antike,
atëhere shtrohet pyetja se ç'ka qenë Prizreni në
antikë, pasi që në hapësirën urbane të
qytetit kanë ekzistuar dhe ende ekzistojnë mbeturitiat
e objekteve primare dhe sekondare të një vendbanimi të
lashtë, të organizuar dhe të urbanizuar. Për
këtë dëshmojne:
1. Gërmadhat e termës së periudhës romake, të
zbuluara në vitin 1964 (pastaj të mbuluara) në rrugën
"Ali-Skënderi", përballë godinës për
fiskulturë të Gjimnazit "Gjon Buzuku".
2. Bazilika në lokacionin e tanishëm të kishës
"Shën Premtja".
3. Muret e periudhës romake tek Sahat Kulla, të shndërruar
në hamam në mesin e shek. XVIII, Një prej mureve
të tilla gjendet në anën e majtë nga hyrja e
tanishme në Muzeun Arkeologjik të Regjionit të Prizrenit,
tani i mbuluar me malltar gëlqeror.
4. Ara (monument votiv) e shekullit II-III, e zbuluar në rrugën
"Çlirimi i Popullit", më 1976, gjatë
hapjes së themeleve të shtëpisë.
5. Stellat (monumente mbivarrore) e shumta të periudhës
romake, Në vitin 1958 epigrafi i mirënjohur dalmatin Martin
Gabriçeviq evidentoi 18 stella në lokacionet e ndryshme
te qytetit, ndërsa në vitin 1979 u gjetën edhe 4
të tjera, që u vendosën në Muzeun Arkeologjik
të qytetit. Profesori dhe arkitekti i njohur prizrenas Stanko
Mandiq ka deklaruar shumëherë se si fëmij ka parë
mbi 50 stella të përiudhës romake, mbi të ciiat
ka luajtur në lokacionin "Batallushka stanica" si
dhe në bregun e majtë të Lumbardhit të Prizrenit,
në vendin e quajtur "Bunarllëk".
Nga këto fakte mund të konkludohet se lashtesia urbane
e Prizrenit bie në shekullin III dhe shumë më heret.
Sipas hulumtimeve të fundit arkeologjike (1992-1994) të
udhëhequr nga Mihailo Milinkoviq, rezulton se Manastiri i Kryeengjujve,
që gjendet në Kompleksin Arkeologjik, Kështjella
e Epërme dhe Manastiri i Kryeengjujve që shtrihen në
Kompleksin Memorial Gryka e Lumbardhit, i takojnë periudhës
Eneolite, respektivisht MMM vjet p.e.s.
OBJEKTET E PALËVIZSHME
1.KOMPLEKSI MEMORIAL GRYKA E LUMBARDHIT
-Ura e vjetër e gurit në Kërk-bunar.
-Manastiri i Kryeengjëjve. -Kështjella e Epër. -Hidroelektrana
"Prizrenasja". -Objektet e tjera.
2.KOMPLEKSI PËRMENDOR"MARASH"
3.KOMPLEKSI MONUMEN TAL I LIDHJES SHQIPTARE TË PRJZRENIT
4.KALAJA E PRIZRENIT
5.KOMPLEKSI I PËRMENDOREVE NËNKALA
6.POTOKMAHALLË DHE PANTELI
-Bunarllëku
-Bogosllovia
-Kisha e Shën Gjergjit
-Xhamia e sofi Sinan pashës
-Shatërvani i Prizrenirt
-Kisha ortodokse e Shën Gjergji-Ruinoviq
-Hamami i gazi Mehmed pashës
-Xhamia e Emin pashës
-Xhamia e Saraçhanes (Kukli begut)
-Minareja e Arasta xhamisë
-Përmendorja e dhjetë patriotëve të varur
-Xhamia e Myderrizit
-Xhami e Suzi Çelebisë
-Namasxha xhamia
-Kisha e Shën Premtes
-Xhamia e Mustafë pashës
-Sahat-kulla dhe Muzeu Arkeologjik i regjionit të Prizrenit
-Konkatedrala "Zonja Ndihmëtare"
OBJEKTET REPREZENTATIVE TË ARKITETKTURËS FOKLORIKE
-Shtëpia e Musa Shehzades
-Shtëpitë e Sarajit
-Shtëpia e sheh Hasanit
-Shtëpia e Shaup pashës
-Shtëpia e Ismet Sokolit
-Shtëpia e Adem aga Gjonit
-Shtëpia e Gani Dukagjinit
(Të dhënat për Prizrenin janë marrë nga
libri i Muhamed Shukriut "Prizreni i lashtë...")
HIDROELEKTRANA “PRIZRENASJA”
Hidroelektrana "Prizrenasja" - ngrihet në Grykën
e Lumbardhit, është e ndërtuar në vitin 1929,
sipas projekteve të hartuara nga firmat vieneze. Fuqia instaluese
e saj ishte 160 kVA, ndërsa pas tetë vjetësh, me
montimin e agregatit të dytë, fuqia instaluese u rrit
në 320 kVA. Hidroelekterana eshtë e vlefshme sepse është
centrali i parë i ndërtuar në hapësirën
e Kosovës. Kjo furnizoi më rrymë 44 vjet, përderisa
ndërpreu punën më 1.11.1973 për shkak të
kapacitetit të pavolitshëm kundrejt rrjetit të riformuar
të sistemit elektroenergjetik në hapësirën e
Kosovës. Objekti u shpall përmendore kulturore dhe u vu
në funksion të Muzeut të Elektroekonomisë së
Kosovës.
MENDIMET:
Lutfi
Haziri:
"Është një tendencë që të krijohet
një lëvizje për zhvendosjen e kryeqytetit. Ideja
është që të iket kah Prizreni, si qendër
historike, si qendër kulturore, si një vend që mund
t'i ofrojë një kryeqyteti diçka më shumë
se Prishtina. Nëse vazhdohet me trendet që aktualisht
po shkon Prishtina, lëvizja do të ndodhë"
Muhamed
Shukriu:
"Prizreni ka qene kryeqytet, Një vendim i pastër
politik e zhvendosi atë në Prishtinë.Të hiqej
nga kufiri me Shqipërinë. Sot, do të kisha dashur
që Prizrenit t'i kthehej kryeqyteti, e meriton.Nëse ka
qenë më parë, atëherë përse të
mos përsëritet historia. Por, është e zorshme
të realizohet"
Adem
Demaçi:
"Kur të bëhem unë kryetar i Kosovës -Prizrenin
do ta bëjmë kryeqytet. Prizreni e meriton më shumë
se Prishtina të jetë kryeqytet. Çka ka Prishtina
për kryeqytet? Pluhurin,..?. Prizreni nuk do të shkatërrohej
po të bëhej kryeqytet. Nuk do ta kishim tepruar. Do ta
dërgonim atje, për shembull, vetëm Qeverinë,
Kuvendin. Minisitritë, ndërkaq, do t'i kishin shpërndarë
në qytete të ndryshme"
Nexhmie
Pagarusha/ Artiste- PO
Po, e përkrah zhvendosjen e krveqytetit të Kosovës
në Prizren. Unë Prizrenin e dua shumë. Mendoj se
e meriton të jetë kryeqytet i Kosovës.
Faruk
Begolli / Artist- PO
Unë jam nga Peja. Peja e ka një lumë që quhet
Lumi i Bardhë. Edhe Prizreni e ka një lumë që
quhet gjithashtu Lumi i Bardhë. Prizreni eshtë një
qytet i vjetër me traditë historike, me një mentalitet
të jashtëzakonshëm. Prandaj, më gjithë
dëshirë e perkrah nje ide të tillë. Une gjithmonë
edhe kam kërkuar që Prizereni të jetë kryeqytet
i Kosovës.
Lumturie
Luci-Gashi / Doktoreshë- JO
Jo. Mendoj se Prishtina duhet të jetë kryeqytet i Kosoves.
Kur them kështu nuk e kam vetëm për shkak të
lidhjeve emocionale, por shumë më tepër për
shkak të lidhjeve praktike. Unë mendoj që ështe
investuar shumë ekonomikisht në Prishtinë, kështu
që nëse duhet të zhvendoset një gjë e tillë
duhet të jetë e arsyetuar shume.
Mehmet
Behluli / Artist- PO
Kjo ështe një pyetje e rëndë. Unë do të
isha pajtuar që Prizreni të jetë kryeqytet, po të
mos më dhimbësej Prizreni. Kam frikë se Prizrenin
do të shkaterrohej, do te bëhej si Prishtina, një
katund i madh. Nëse i kalojmë disa sëmundje të
tranzicionit në Prishtinë, e pastaj të shkojmë
"hazër" në Prizren - Po.
Enver
Hoxhaj / Analist- JO
Fillimisht jam për JO, sepse nuk përputhet më realitetin.
Pas 30 vjetësh ndoshta PO. Prizreni sigurisht në te kaluarën
ka qënë një lloj qendre administrative e Kosovës.
Sigurisht kjo nuk reflekton një situat të tillë saqë
Prizereni do të duhej të jetë edhe në të
ardhmen kryeqytet i Kosovës. Puna e kryeqytetit do të
duhej të shihej më tepër si një vend ku vendoset
administrata shtetërore, ajo mund të jetë Prishtina.
|