|
Askush s'ka guximin të merret seriozisht me projektin e tregut
shqiptar shtatëmilionësh, si mundësi e vetme e funksionimit
dhe e ekzistimit normal të ekonomisë, deri në aderimin
e shqiptarëve në BE. Të gjithë, Idenë e
Bashkimit e kanë ose të imagjinuar ose e shumta të
simbolizuar në prognozën e motit nëpër televizionet
e Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës
Tri televizionet kombëtare në Kosovë dhe të
gjitha gazetat ditore e kane nje hapesire te vogel ne ekran, respektivisht
ne gazete, per motin sot dhe neser. Ne kete hapesire mund ta gjesh
parashikimin e motit ne tri qytete: Tirane, Prishtine dhe Shkup.
Ne pamje te pare, parashikimi i motit do te kishte domethenie te
thjeshte - prognozimi i kushteve meteorologjike ne hapesirat ku
shetisin shqiptaret. Por, e verteta e tregimit per motin ka nje
domethenie tjeter. I perngjan asaj qe dikur e bente edhe Kroacia
edhe Serbia gjate lufterave te viteve nentedhjete. Vizatimin e deshires
dhe vullnetit politik permes rubrikes: Parashikimi i motit.
Televizioni i Kroacise e tregonte motin per Bosnje-Hercegovinen,
kurse Televizioni i Serbise e tregonte motin per Republika Srpska
dhe per Republiken Autonome te Serbeve te Kroacise. Ne Shqiperi,
asnje prej televizioneve nuk e perdore simboliken e Parashikimit
të Motit për të ngashnjyer e cytur dëshira e
vullnete politike. Në Prishtinë e Shkup - po.
Ekuivalenca e parashikimit të motit
Ndoshta edhe ngjashmeritë janë të rastësishme,
por kjo tregon se ambiciet e popujve të Ballkanit jane te perqendruara
ne ide te ngjashme. Pergjasimi i Prognozes se Motit mes Serbise,
Kosoves dhe Kroacise jane te nje ekuivalence. Diferencat na paraqiten
kur nisim te flasim per strategjite e sendertimit te ketyre vullneteve,
duke na i prezantuar dallimet mes ketyre vendeve si esenciale.
Tregimi Prognozen e Motit eshte spjegimi me i mire se cfare ne
te vertete kane per vullnet popujt e Ballkanit, por per dallim nga
Serbia dhe Kroacia, Kosova dhe Shqiperia, asnjehere nuk e kane shqyrtuar
seriozisht Idene e Bashkimit. Nuk kane pasur platforme politike
dhe nuk kane pasur nje bosht, as politik, as kulturor dhe as ekonomik
qe i bashkon.
Gjate gjithe periudhave te ndryshme, kur eshte permendur Bashkimi
i Shqiptareve, organizimi politik ose ka pase, te shumten, formen
somaleze te organizimit (organizim ne forme te feudeve politike),
ose s'ka pase deshire politike per kete gje. Me e keqja eshte se
vendet ballkanike dhe vendet e tjera ne bote, ne situata te ngjashme,
e kane pasur nje autoritet fetar qe i ka bashkuar forcat politike
ne nje qellim te tille. As sot e kesaj dite nuk kemi organizimin
politik dhe nje autoritet fetar qe do t'i niste shqiptaret ne Procesin
e Idene e Bashkimit.
Nje ide e perfolur shume, e bere ne vitet e nentedhjeta nga perfaqesuesit
e Lidhjes Popullore te Kosoves, shpeshhere e vizatuar ne facoleta
me kufij sipas deshires dhe momentit, me vone u shndrrua ne idene
per lufte clirimtare dhe per bashkimin e te gjitha trojeve etnike.
Ideja e bere ne vitet e nentedhjeta, u zbeh menjehere pas fillimit
te luftes ne Kosove. Askush me nuk e permendi Bashkimin, sapo u
ballafaqua me realitetet politike, diplomatike dhe ushtarake ne
rajon, si dhe me pafuqine e shtetit shqiptar per t'i hyre nje ideje
te tille. Keshtu qe, Ideja e Bashkimit mbeti ne ilegalitet. Dhe
vazhdon te mbetet si e tille vetem ne nje kompjuter te Armates Kombetare
Shqiptare, e cila paguan web-faqen e saj vjetore, ose ne nje oaz
te Luginës së Preshevës, e cila po ashtu është
ilegale.
Reminishenca e emigracionit shqiptar
Reminishenca e emigracionit shqiptar, e paraqitur këto ditë
në formën e një Peticioni me nenshkrime te mbledhura,
kater vjete pas luftes çlirimtare, me shume eshte shpalosje
e pafuqise se kesaj levizjeje, se sa nje ide qe realisht eshte funksionale.
Me shume eshte shpalosje e te zhgenjyerve se sa e besimit ne nje
ide te tille. Por, cka solli te re ky Peticion i Levizjes Popullore
te Kosoves krahasuar me reminishencat e emigracionoit shqiptar.
Dallimi qendron ne kulturen e te paraqiturit te idese, ne formen
proceduriale te saj, dhe ne dlirjen dhe zhveshjen nga tere ajo ikonografi
kuazinacionaliste e emigracionit. Mbi te gjitha, percaktimi per
kete forme civilizuese sinjalizon dicka esenciale - heqje dore nga
cfaredo dhune.
Le ta hedhim nje shikim te shkurter ne qendren tjeter gravitacionale
te kesaj ceshtje - Shqiperi. Ne nje udhetim nga Prishtina per ne
aeroport, me Fatos Lubonjen, Remzi Lanin dhe Blendi Fevziun, sec
iu kujtua Fatosit ta hape idene per nje debat per Bashkimin e Shqiptareve.
"Pse te mbetet tabu teme", thoshte Fatos Lubonja. Mbeti
qe te niset nje debat ne Shqiperi, sa per shqyrtuar te gjitha dilemat
rreth kesaj ideje. Por, nga Tirana s'u degjua gje. As menjehere,
as me vone. Kjo ide mbeti e heshtur. Nuk e hapi askush, edhe pse
Fatosi dukej i entuziazmuar.
Remzi Lani e perseriti ate qe dikur e kishte thene ne "New
York Times" se "do te bashkohemi, nese nje force e trete
na bene kete, psh Keshilli i Sigurimit. Nuk do te ishim kunder kesaj,
ishte shprehur ai".
Dhjete vjete me vone, nje gazetar dhe ish-diplomat shqiptar, tashme
analist ne BBC, Paulin Kola, e kishte marre nje burse per ta hulumtuar
kete teme. Nje liber i botuar dite me pare ne Britani ka shpalosur
idene e Shqiperise se Madhe si te paqendrueshme. Pas nje hulumtimi
te gjate ai ka konstatuar se "idene e bashkimit nuk e gjeta
as ne Tirane, as ne Prishtine dhe jam ne kerkim te saj edhe me tutje".
Pamvaresisht nga dimensionet politike te kesaj ideje, ajo qe mund
t'i shtohet gjithe kesaj eshte se askush ne Kosove dhe Shqiperi
s'ka guximin te merret seriozisht jo me projektin politik, por me
projektimin ekonomik te kesaj ideje - Tregun Shqiptar 7 milionesh!
Tregu i Perbashket Shqiptar do mund te ishte nje mundesi e funksionimit
dhe e ekzistimit normal te ekonomise deri ne aderimin e shqiptareve
ne BE.
Tashme kemi kontraten e 1 %-it per shkembim te mallrave ndermjet
vendeve ballkanike. Ne kete kontrate rajonale hyne edhe Kosova dhe
Shqiperia. Levizjet e mallrave ndermjet nesh ende jane me te ultat.
Pse ndodh keshtu?
Sepse, te gjithe mbeten peng te nje iluzioni politik ose shprese
se dicka e tille mund te na vije nga Keshilli i Sigurimit. Te gjithe
Idene e Bashkimit e kane ose te imagjinuar ose e shumta te simbolizuar
në Prognozën e Motit nëpër televizionet e Prishtinës,
Shkupit dhe Tiranës.
|