LLOGARIA BANKARE BKT-401030934
Biznesi dhe qytetaret nga i gjithe vendi por dhe jashte tij, dhurojne
50 milione leke te vjetra, per familjet e viktimave te tragjedise
se Vlores dhe te mbijetuarve te ngjarjes se rende. Tragjedia e dates
9 janar kur gjeten vdekjen 20 vete dhe te pakten shtate te tjere
rezultojne te zhdukur, ka sensibilizuar edhe biznesin shqiptar,
i cili ka filluar te jape ndihmen e tij, per familjet e viktimave.
Sipas burimeve nga Bashkimi i Dhomave te Tregtise e Industrise,
firma dhe kompani kane kontribuar financiarisht, sikurse edhe disa
qytetare, duke i arketuar parate, ne llogarine "Ndihme per
viktimat", 401030934, ne Banken Kombetare Tregtare. Nderkohe
edhe ne Kosove eshte hapur nje numer llogarie bankare, ku ka nisur
gjithashtu mbledhja e ndihmave te para ne euro nga bashkesia qytetare
dhe ajo e biznesit.
|