|
Njeriu gjatë tërë jetës, mundohet të bëjë
seleksionimin e kujtimeve.Disa gjëra, vërtetë duhet
harruar, nga se ngarkojnë dhe rëndojnë trurin. Zakonisht
njeriu tenton të eliminojë apo zbehë nga kujtesa
e tij ngjarjet dhe gjërat e pakëndshme. Shpesh mendojmë
se ia kemi arritur këtij qëllimi, por prap gjatë
jetës, në momente të caktuara vie deri te riaktivizimi
i tyre, si pasojë e ndonjë provokimi të fortë
nga jashtë.
Kohëve të fundit , kjo dukuri ndodhë si pasojë
propagandës agresive dhe luftënxitëse sërbe.
E gjithë kjo të përkujton kohën e vetë
satanës kur ishte në pushtet, kriminelit të luftës
dhe kasapit të Ballkanit Millosheviq. Nxënësit dhe
pasardhësit e tij, prap dëshirojnë të bëjnë
karrier në kurriz të Kosovës.
Gjithë populli shqiptarë në Kosovë ishte dëshmitar
i asaj që ndodhi në vitet 1998/99, dhe seicili nga ne
kemi nga një histori të tmerrshme nga ato ditë. Çdo
rrëfim nga ne përbënë në vehte një
skenar filmi horror.
Si fëmijë kisha dëgjuar nga disa njerëz të
urtë një thënje të pabesuar dhe të pa kuptueshme
për atë kohë. Ata shumë shpesh thoshnin: “
Do të vijë koha kur të gjallët do të ju
kanë lakmi të vdekurve ” ! Gjatë kohës
së bombardimeve të NATO-s në Kosovë, si shumë
tjerë edhe unë me tërë familjen mbeta në
Gjakovë, nuk patëm fatin të evakuohemi me kohë.
Bandat kriminale paramilitare sërbe, të cilëve ju
kishin ardhë në ndihmë edhe shumë vëllëzër
tjerë sllavoortodoks, i kishin duart e lira për të
qëruar hesapet me popullatën duarthatë shqiptare.
Luftë i thoshin kësaj, por këtu nuk kishte vijë
të frontit si në luftërat e zakonshme.! Armiku sërb
ishte brenda në qytet dhe në prag të shtëpisë.
Nuk kalonte natë apo ditë , e të mos atakohej ndonjë
lagje e qytetit. Vriteshin njerëzit e pafajshëm dhe pastaj
improvizoheshin krematoriumet , duke djegur shtëpitë së
bashku me viktimat e masakruara.Qyteti i Gjakovës çdo
ditë e më tepër i ngjante Vukovarit. Ishte “
fatlum ” ai i cili vritej me armë zjarri. Kriminelët
sërb ekzekutonin shqiptarët me armë të ftohta
dhe me përpikëri, ashtu si i kishte mësuar Vasa Qubriloviq
dhe Artemija. Gjysëm harku i “ PATKOJ” - it, nga
plani famkeq sërb për lufën e fundit në Kosovë,
sa vinte e zgjërohej nga brenda. E gjithë kjo masakër,
udhëhiqej nga serbomalazezët “ vendas ” të
cilët ishin akterët kryesor në aksionet vrastare.
Ata ishin prijetar, nga se ishin rritur pran shqiptarve dhe tereni
për ata ishte i njohur. Çdo natë tubohej shtabi
i tyre në Kuvend të Komunës. Kryetari i dhunshëm
dhe shefi i atij shtabi Momqillo Stanojeviqi, ishte shumë i
knaqur nga raportet që vinin nga tereni. Sipas parimit të
njohur sërb, vetëm shqiptari i vdekur është
i mire, u ekzekutuan foshnjët, gratë, burrat, pleqtë…
Masakra në Familjen Vejsa me dt.01.04.1999, ku u masakruan
dhe u dogjen 22 fëmijë dhe gra, është shembulli
më tipik i veprimtarisë “ heroike ” të
luftëtarëve sërbë. Kjo ngjarje tragjike në
mesin e shumë masakrave që u bënë në Gjakovë,
do të mbetet në kujtesen e shumë gjeneratave të
këtij qyteti të lashtë. Gjatë kësaj kohe,
numri i viktimave në qytet dhe rrethinë arriti në
disa mijë.Në ato ditë të errëta , jeta
e shqiptarit nuk vlente asgjë. Ajo ishte koha kur unë
kuptova mesazhin të cilin e kisha dëgjuar si fëmijë.
Mesazh shumë apsurd , por shumë i vërtetë nga
se personalisht admiroja të vdekurit ! Ajo ishte dhe koha kur
me të vërtetë numri i sërbëve në Kosovë
kishte arritur në më shumë se treqind mijë.
Ky numër u arritë , me ardhjen e soldateskës çetnike
nga Sërbia, ” Republika Sërbe ”, Mali i Zi
… në ndihmë vëllëzërve të tyre
minoritar në Kosovë dhe së bashku të japin goditjen
e fundit në luftën e tyre të“ shenjtë
“ për dëbimin dhe asgjësimin e popullit autokton
shqiptarë.
Gazetari sërb Miroslav Antiq në tekstin e tij “
Prodaja ili Predaja Kosova ” si dhe shumë zyrtarë
sërbë, pikërisht këtë numër e kan
theksuar , për të “shpërngulurit ’ serbë
që duhet kthyer në Kosovë.!!! Popullata serbomalaziase
vendore e involvuar thellë në krime, u shpërngul
vullnetarisht nga këto troje duke ju bashkangjitur bandave
paramilitare dhe ushtrisë sërbe gjatë tërheqjës
së tyre të turpshme nga këto troje.Ata nuk u dëbuan
nga shqiptarët, ata ikën të vetëdijshëm
për atë çka ju bënë fqinjëve të
tyre shqiptarë. Këto fakte si duket me qëllim dëshiron
të anashkaloj dhe harroj dikush. Gënjeshtrat sërbe
i kan specifikat e veçanta, ato shkojnë në rritje
në trajtë të progresionit gjeometrik dhe përsëriten
tërë kohën, për deri sa të filloj të
besoj dhe vetë autori i sajë.
Sikur ne të mos kishim jetuar atë kohë në Kosovë,
dhe mos të kishim qenë dëshmitarë në ato
vite të luftës, padyshim kishim filluar edhe ne të
besojmë në trillimet sërbe, ashtu si kan filluar
të besojnë shumë nga zyrtarët e jashtëm
dhe … Edhe pse për një kohë mendoja , se është
mirë të zbehen disa kujtime , për hirë të
ardhmërisë, ato sa vijnë dhe kthjellohen kohëve
te fundit. Saktësisht mund ta dijë dhe numrin e tyre në
qytetin tim, nga se të gjithë ishin udhëheqës
dhe drejtorë me“ kualifikim të lartë ”
fillor.
Si duket na bëjnë mire gënjeshtrat sërbe !
|